Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edmond Shallvari: Nga libri në shkrim, "Unë në Dy"

Shko poshtë

Edmond Shallvari: Nga libri në shkrim, "Unë në Dy" Empty Edmond Shallvari: Nga libri në shkrim, "Unë në Dy"

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 18, 2009 11:57 am

Edmond Shallvari: Nga libri në shkrim, "Unë në Dy" N1580929290_8850
Edmond Shallvari: Nga libri në shkrim, "Unë në Dy"

Këtë kohë padukshmërie me Unin tjetër, dua të merrem vetëm me veten e çastit, të çdo çasti, të depërtoj në çdo pjesë të labirinthit të saj, pa ndrojtjen dhe egon mospranuese të anëve të errëta, fshehur skutave të tij.
E di, që sado pak ndriçimi të bëj, sado pak sipërfaqshëm t'i shfaq, sytë e njerëzve do ndrojnë llojin e derisotëm të shikimit, truri i tyre do ndrojë përpunimin e derisotëm të mendimeve për mua.
Aah, moj ego, që më ke frenuar deri më sot t'i tregoj botës ç'përmban errësira në pjesën më të thellë të honit të subkoshiencës!
"E pse u dashka bërë kjo?", më pyet kjo botë, që aq sa do, aq dhe i trembet ndriçimit të honit njerëzor.
Do, për të patur me se të merret ditën e natën, për ta bërë mizën-buall e buallin-mizë, sipas qejfit dhe interesit të saj, por edhe s'do, sepse vetë ajo, kush e di sa hone të errëta ka dy pjesëve të trurit të saj, koshiencës dhe subkoshiencës.
Por, mos prit ndonjë çudi të madhe, moj botë, se honi im nuk të thyen kokën, as të çon rrathëve të ferrit. Ka rrathë të tjerë pastrues të shpirtit, mes ferrit e parajsës, për llojin mëkatues të tij.

Ç'më ka hipur në kokë dhe mua, që dashkam të bredh aty ku më nxe vetëm krusur e me pishtar drite në dorë? Po lere o, këtë copë shpellare të paeksplorueshme, se s'u bë qameti! Ç'kujton se do zbulosh, origjinën e prejardhjes tënde, apo ndonjë profeci të së ardhmes?
Mirë, bëj si të duash, veç kujdes kur të dalësh jashtë, se mos gëlltitesh nga goja e hapur e botës.
E dini që më qeshet me këto mendime e antimendime?
E dini, që dhe nëse nuk ekziston honi brenda meje, tani dua ta krijoj atë, vetëm për botën, për egon e saj?
Këtu po, ka vend për "sikur", pra, sikur të jem honist, si do më presë kjo botë?
Po sikur mos jem, ç'pamje do marë?
Kjo e dyta dihet, ç'pyet kot? A s'po them deri tani, që kjo botë s'më njeh për honist? Tjetër gjë sa më ka besuar deri më sot.
Sepse, kjo botë, më shumë se besimin, njeh trillimin. Jam i sigurt që dhe honizmin tim, tjetërlloj do ta besojë, pra trillojë.
Atëhere, ç'më duhet t'ja tregoj? Jo, ti s'ke ecur me këtë parim rrëfyes në jetë. Ti, pavarësisht nga trillimi i botës, i ke rrëfyer asaj aq sa i ke rrëfyer, pa çka se ajo të ka besuar sipas trillimit të saj.
Mos vetëm ty kështu?
Që në ngjizjen e saj, kjo botë ka besuar nëpërmjet trillimit. Atje i qoftë!
...vazhdon...





T'i besoj afinitetit të kësaj femre, që s'më ngjiti aq në shikim të parë? Jo nga mungesë bukurie, simpati tiparesh, formë trupore, që s'ju gjej ndonjë mangësi, por nga këndvështrimi im, apo më saktë, nga energjia shikuese që ju jap syve pa ato fushat e llojit tërheqës, ndaj çdo fenomeni në marrëdhënie pune. Aq me efekt është ky lloj shikimi, sa jam bindur që ka qënë i vërtetë ndaj realitetit ekzistues, në rastin konkret ndaj femrës. Jo se e ka shëmtuar, deformuar, por s'di pse, më ka bërë aq mospërfillës ndaj saj. Ky imunitet shqisor e trupor bashkë, më ka dhënë të drejtën moralizuese deri në mburrje, të rezistencës të mashkullitetit tim, ndaj seksit tjetër.
Kështu do kalonte dhe këtë rradhë, siç kishin kaluar të tjerat më parë, por ku paska një Trojë, u krijoka dhe një Kalë për të. Dhe Troja ime, s'do shkelë ligjin mijravjeçar të këtij dualitetit të pandashëm.
Kali shfaqet para syve si pranim i statukuosë ekzistuese në favorin tim, duke shfuqizuar kështu energjinë e tyre rezistuese.
Femra e zakonshme mbase më shumë se e zakonshme, por e kthyer në më pak të zakonshme nga sytë e truri im pak më parë, tani po merr nga magjia e Helenës, duke më rrezatuar dobësinë e Parisit.
Gjithçka po ndodh fijeve nervore të trupit, me një forcë përcjellëse, pa pikën rezistuese të asaj energjie të mëparshme imunitare. Vendin e më pak, apo të zakonshmes, po e ze e mbizakonshmja, por kursesi e mbipreferuara, që është gruaja ime.
Pres që fuqia e mbipreferencës ta shtyjë e zbresë nga mbi-ja të zakonshmen dhe çdo gjë të marë formën e të mëparshmes. Por ajo qëndron gati indiferente përballë saj, bile mospërfillëse. Dhe ka të drejtë.
Kështu ka qëndruar qysh në fillim e qysh atëhere e deri këtë çast, ka triumfuar. Këtë çast? Pse tani mos po rrezikohet triumfi dhe po ndodh humbja e parë?
Prisni, mos u nxitoni! Këtu jemi. Skutat e honit tim, tani po shfaqen. Apo filluat menjëherë trillimet për honin, duke parë vetëm një skutë të tij?
Më pak se një Paris jam unë dhe ajo më pak se një Helenë. Sepse jam më shumë Unë, që ka gruan e vet. Qoftë kështu dhe për të, të jetë më pak Helenë, duke patur Unin e saj më shumë për të shoqin.
Parisi dhe Helena janë aty, në skutën e honit tim. Fshihen e shfaqen, sa herë më gjejnë të vetëm me veten, në dobësinë e saj njerëzore.
Ditkan të zbulojnë këtë ekzistencë timen, edhe kur në krah kam gruan, edhe kur vetëm përfshihem dhe humbas trupit të saj. Gjejnë gjithmonë edhe boshësinë më të padukshme të vetes sime, për t'u bërë pjesë e lojës erotike. Mundohem t'i dëboj jashtë saj, ta boshoj atë boshësi, por vetëm për pak çaste.
Tashmë jam bërë pjesë frenuese e shtytëse e seksit, pjesë munduese e shkrehjesh mendimesh e fantazish e tij.
Pse frenuese? Pse munduese?
Sepse ndeshem me të shumtën e ndërgjegjshme e të ndjeshme të Unit tim, që s'pranon asnjë lloj mëkatimi ndaj gruas.
Por ama, diçka po më ndodh, qoftë dhe në padukshmërinë e saj.
Helenmbartësja, edhe nëse ka burrin e saj, kërkon Parismbartësin, qoftë dhe në përmasën e mjaftueshmërisë të plotësimit të tekave të saj erotike.
Pse, mos i mungon pak Paris burrit të saj?
Sa naiv!
Në çdo burrë një grua mund të gjejë mungesën për Parisin e ëndërrave e dëshirave të saj erotike, sikurse dhe burri në çdo grua, Helenën e tij të munguar.
Por kjo s'do të thotë kursesi, që sejcila palë të rendë drejt kompensimit praktik.
Palët e harmonishme në lidhjen e tyre dashurore, nuk vuajnë nga mungesa të tilla, sepse vetë harmonia bën kompensimin reciprok mes tyre. Si e qysh, e dinë vetë ata, sikurse e di dhe unë.
E di, po pse jam atëhere në këtë gjendje të mundimshme?
Sepse ja, është ai honi aty thellë, që si ato vrimat e zeza rufitëse të universit, thith pjesë të qënies sime, për t'i rufitur skutave të tij.
Dhe kjo ndodh fillimisht pa cënuar harmoninë, pa sinjalizuar gruan time, e cila cënohet, qoftë dhe fantazisht. Edhe unë, jam ende i pacënuar në masën ekzistuese të harmonisë.
Çfarë ndodh në këtë lojë paradoksesh, ku harmonia sa cënohet, aq dhe ekziston mes saj?
Ç'më vjen në mendje në ndihmë të favorshme, argumenti, krahasimi me reagimin tkurës të trurit brenda kafkës, kur kjo pëson goditje jashtë saj. Për aq sa goditja nuk depërton tej kafkës, tkurja e trurit e mbron atë nga dëmtimi. Ndryshe....
E njëjta gjë dhe me harmoninë.

Edmond Shallvari: Nga libri në shkrim, "Unë në Dy" 11545_1219399776728_1580929290_542312_6212704_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi