Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe''

Shko poshtë

Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe'' Empty Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe''

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 23, 2009 12:53 pm

Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe''
Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe'' U1_AlbertZholi
Albert Zholi

PORTAT E HALLIT

Nga lindja gjer tek vdekja njeriu udhëton nëpër portat e hallit… Sa del nga një portë halli hyn tek porta tjetër. Hyn pa trokitur se ato janë të hapura në dy kanatet e padukëshme...
Dhe nga njëra portë tek tjetra, njeriu shpreson e shpreson për t’i dhënë fund asaj udhe të paudhë, por asnjëherë nuk e sheh dot fundin...
Edhe portën e vdekjes e gjen hapur ... Hyn edhe atje pa trokitur për të vazhduar udhën e pasjetesës ...
Deri në cilën portë ke arritur o njeri ?!
E gjen gëzimin duke ecur nëpër portat e hallit ?!...
Pa kaluar në ato porta nuk e kupton jetën ?!...
Si?...
E gjithë jeta është HALL?!...
Hall që jetohet?!...
Deri në cilën portë të hallit ke arritur o njeri?!...

BARBA MIHALI ME GJUHËN E KONICËS

Para një viti e kisha pësuar vetë. Punoja në një supermarket (Athine, me tregonte nje shok), por s’e pata të gjatë ...Një shoku im, që unë e pandehja shok, i pësh-pëshi në vesh pronarit: “ Ai është mysliman... merret edhe me politikë...është me atë partinë e opozitës, dhe këta të opozitës ... edhe punë më shumë ne se ai...” Këto e ca të tjera nga ai që unë e quajta shok dhe mua më fluturuan nga puna...Por si ky fat nuk më ka gjetur vetëm mua ...Kur punoja provizorisht , në një dyqan cokollatash, Barba Mihali, përgjegjësi i turnit, më tha:
-Alban, dua të bisedoj pak me ty.
Menjëherë e keqja më erdhi në tru, se pe i këputur jemi ne refugjatët.
-Si të duket ai Ilia?-më pyeti barba Mihali .
-Mirë!- i thashë pa e menduar se ku e kishte hallin përgjegjësi.
-Në Shqipëri c’punë ka bërë?
-Nuk e di – iu përgjigja dhe prisja se ku do të delte tymi...
-Po emrin Ilia e ka pasur dhe atje?
-Në Shqipëri nuk e kam njohur, por sa e njoh këtu, është djalë i mirë dhe më punëtori nga ne ...
-Eh, ju disa herë të keqen e kini nga vetja – foli barba Mihali dhe u largua...
Tre ishim ne që punonim me barba Mihalin, Ilia unë dhe Andoni...
Andoni ? Epo, ja unë, ja Andoni ka folur për Ilian...
Më bënë përshtypje fjalët që më tha barba Mihali, më foli me gjuhën e Konicësë: “ Shqiptarit, nga shqiptari i vjen e liga...”
Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe'' U1_zholi-ikja
***
VETMINI
-skice-


Ndalova në autostradën e lagjes Nea Zmirni (Athinë), përballë një dyqani të madh e të bukur, ku në vitrinë të prishnin sytë paisje qelqi e porcelani me artin e bukurisë brenda…
- Zotin Dhimitër dua, pronarin, ju luta një mesoburri që rrinte tek dera në pritje të klientëve.
- Ja tek është, më tregoi ai me dorë një burrë të shëndoshë e mbi 70 vite mbi supe.
- Eca me kujdes se mos rrëshqisja nga shkëlqimi i qelqeve, që ndjeja sikur më shikonin mua dhe iu prezantova pronarit:
- Zoti Dhimitër jam miku i Janit, erdha për atë punën.
- Oh shumë mirë,- dhe më dha dorën pastaj vazhdoi.
- Nga je mor djalë?
- Jam nga Shqipëria – dhe e pashë në sy pronarin, që do më punësonte.
- Shqiptar safi ? – më foli ai me një shqipe disi të deformuar .
- Shqeto, pa sheqer ...-ia kthej unë duke qeshur para fytyrës së tij babaxhane.
Ai u kënaq nga përgjigja ime dhe foli :
- Edhe unë rrënjën andej e kam, dhe nisi të më tregoojë greqisht, për të folur më rrjedhshëm. – Stërgjyshi im ka ardhur këtu para 200 vjetësh. Është histori e gjatë ajo e stërgjyshit tim, por unë do ta them shkurt se do punojmë apo jo ?!...
- Po.
- Stërgjyshi im ishte djalë i ri atëherë - Nuk i kishte bërë të njëzetë vjetët. Donte të ikte në kurbet siç i thonë të ikurit. Priti një javë në skelën e Durrësit sa erdhi një vapor nga përtejdetet. Vapori ishte nga Spanja, por se ku vente nuk dihej … E le të vente ku të donte, stërgjyshi im djalë ishte e donte të vente matanë botës. Priti sa u ngarkua vapori dhe fshehur e fshehur iu ngjit si kërmill . Kur iu mbush mendja se duhej të delte, doli në guvertë ... Shqyen sytë ata të vaporit . Ca donin ta mbanin në vapor, ca ta hidhnin në det ... Por kapiteni nuk bëri as njërën dhe as tjetrën. “Nuk është barbar ky,jo- tha kapiteni – është djalë i bukur , dhe nuk e tregoi atë që kish vendosur në trurin e tij...
Sa erdhi anija në molin e Pireut e zbritën “djalin e bukur”... Anija vazhdoi rrugën e saj ai mbeti i vetëm në Pire ... Punën e donte. Hop këtu e hop atje deri sa erdhi në këtë vend e nguli themelet... Kjo lagje ka qenë ferra, gurë e baltë e kuqe...Erdhën të ikurit nga Turku, që e donin jetën dhe kush e do jetën e bën e bën që të jetohet . Edhe stërgjyshi im ishte i vetëm pa nënë e pa baba, pa motra e pa vëllezër (ndaj vuri atë mbiemërPor halli të bëhet shok … Dhe bëri familje stërgjyshi im, e bëri fëmijë, e ja tek jam unë tani pas kaq brezash. Nga ajo kohë e deri më sot ne mbajmë emrin e fisit VETMINI. Edhe mua Dhimitër Vetmini më thonë. Edhe dyqani VETMINI e ka emrin, e sheh?- më tërhoqi nga krahët deri tek sytë e dyqanit, ku shkruhej me gërma të mëdha VETMINI...hë do punojmë apo jo ?- foli pastaj miqësisht dhe më tregoi se ku do të
punoja ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi