Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste...

Shko poshtë

Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste... Empty Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 20, 2009 3:35 am





Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste... U1_HilmiSaraci
Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste në Druar të komunës së Vushtrrisë, me 25 nëntor 1944





Nga Prof. Hilmi Saraçi





Lajmi i rrejshëm për rrëmbimin e armëve në stacionin e trenave





Në Druar të komunës se Vushtrrisë forcat partizane komuniste me 25 nëntor 1944 pushkatuan 21 shqiptarë si hakmarrje për vrasjen e shtatë partizanëve serbo çetnik të cilët kishin hyrë në fshat pas një lajmi që kishin marrë se gjoja fshatarët e Druarit kanë rrembyer një sasi të armatimit në stacionin e trenit duke menduar kështu që të vrasin dhe te terrorizojnë banorët shqiptarë. Për pushkatimin e fshatarëve dhe për rrjedhen e kësaj ngjarje tragjike në Druar, flet njëri ndër deshmitarët e gjallë të kësaj ngjarje , Hazir Haziri, pensionist nga fshati Druar tani me vendbanim në Vushtrri i cili kishte shpetuar pa u pushkatuar fal fatit dhe kujdesit të Hasan Malokut nga fshati Shallc në momentin kur fshatarët e Druarit forcat partizane çetnike i kishin ndarë për pushkatim. Ai më parë tregon se me 21 nëntor 1944 ishte çliruar Vushtrria me rrethinë nga forcat okupuese gjermane, për ta lidhur këtë ngjarje me Brigadën e III-të Partizane nga Shqipëria që operonte në këto anë me Ramiz Alinë, komisar dhe Brigadën 21 Partizane komuniste serbe nga Serbia. Këto brigada partizane komuniste kishin filluar një aksion ndaj të gjithë atyre që nuk pajtoheshin dhe kundërshtonin sistemin komunist, kështu në këtë kohë qarkullimi i këtyre forcave komuniste partizane ishte prezent në këtë hapsirë, në fshatrat që shtriheshin në lindje të Qyqavicës, për të treguar se në Qyqavicën legjendare rezistenca kundër sistemit komunist ishte ende e pranishme. z. Haziri në këtë kohë ishte vetëm 15 vjeqar, kur kishte ndodhur kjo ngjarje, prandaj i kujtohet mirë rrjedha e zhvillimit të kësaj tragjedie. Deri vonë nuk është ditur si kanë mësyer partizanët serbo komunist në fshatin Druar, ku qenderonte arsyeja dhe kush ishte personi që kishte ndikuar dhe kishte lajmëruar se në Druar janë rrembyer armët në stacionin e trenava nga fshatarët e Druarit- thotë z. Haziri.





Kush ishte Milorad Piliqi dhe çka kishte biseduar më Hazir Hazirin







Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste... U1_HazirHaziri
Hazir Haziri tregon varrezat e të pushkatuarve
Ai (Haziri) për ta sqaruar dhe për ta lidhur më mirë këtë ngjarje të dhëmbëshme dhe tragjike, shpiegon për takimin e tij, më vonë, me njërin pjesëmarrës direkt të operacionit në këtë ngjarje tragjike. Ky ishte komisari i Aradhes partizane të Brigades 17 të Majevicës, me emrin Milorad Piliq. z. Haziri gjatë mobilizimit dhe sherbimit ushtarak kishte qenë korier i shtabit në këtë brigadë, në kohen e çlirimit të Sarajevës në vitin 1945.


Milorad Piliq kur kishte kuptuar se në brigaden e tij ishte një i ri nga Druari e kishte thirr një ditë në shtab dhe kishte biseduar për rrjedhat e luftës në Druar në vitin 1944- vrasjen e shtatë partizanëve komunist dhe për pushkatimin e 21 shqiptarëve nga fshati Druar të komunës së Vushtrrisë- tregon kronologjinë e ngjarjes z. Haziri. Ky komisar me nofkën “Piliqi” i kishte shpieguar z. Hazirit se ai kishte qenë në mesin e atyre shtatë të vrarëve partizanë dhe kishte shpetuar i vetmi nga të gjithë shokët e tij, për ta shpieguar se si kishte ndodhur kjo ngjarje:


Një ditë pas çlirimit të Vushtrrisë me rrethinë, me 22 nëntor 1944 organizohet një manifestim me lojëra sportive në fshatin Nadakovc, ku merrnin pjesë një numër i të rinjëve edhe nga fshatrat Mavriq, Sfaraqak, Pestovë të komunës së Vushtrrisë. Tubimi dhe manifestimi ishte mbajtur në Shkollën fillore të Nadakofcit, komuna e Vushtrrisë- i kishte shpieguar z. Hazirit se gjatë manifestimit sportiv kishte ardhur një serb nga fshati Druar me emrin Nikolla Skuliq dhe kishte lajmëruar se në stacionin e trenave ka ardhur një transport me armatim të llojeve të ndryshme dhe të gjitha armet janë plaçkitur dhe rrëmbyer nga fshatarët shqiptarë të Druarit. Tregon se këto armë janë mshehur në kullën e Hysen Bojkut nga Druari dhe propozon që të ndërmirret një aksion kundër “plaçkitësve” të armëve sa më parë, deri sa nuk është bërë vonë. Pasi ishte vonë, në këtë kohë nuk ndërmarrin kurgju. Të nesermen, me datën 23 nëntor 1944 të përgatitur mirë, Milorad Piliqi, komisar i Brigadës 21 të Serbisë bashk me komandantin e aradhës me emrin e çuajtur Çedomir kishin organizuar shtatë të rinjë serbë të fshatrave ku mbahej manifestimi sportiv, në krye me Nikolla Skuliqin i cili kishte lajmëruar rastin dhe që e njihte mire terenin, pasi që ai ishte i Druarit. Kishin mësyer për në Druar dhe kishin arritur në ora 12,00 të ditës në kullën e Hysen Bojkut. Aty nuk kishte pasur asnjë mashkull përveç femrave dhe fëmijve dhe nuk kishin gjetur kurfarë armesh të paralajmëruara, prandaj kanë dalur prej oborrit të Hysen Bojkut dhe janë nisur për Vushtrri.





Shqiptarët vrasin shtatë serbë çetnikë, njëri prej tyre, Çedomiri kishte bërë vetvrasje





Mirëpo, po sa kishin dalë, fshatarët të organizuar fillojnë sulmin dhe hapin zjarrë kundër tyre, kështu gjatë kësaj përleshjeje u vranë shtatë veta në krye me Nikolla Skuliqin. Kanë shpetuar në këtë moment vetëm Miloradi dhe Çedomiri nga kjo ekspoditë. Ata kishin shkuar deri të lumi Sitnicë që ishte i mbërthyer nga vërshimi i ujit nga të dy anët e bregut. Për të shpetuar janë detyruar që të hyjnë në ujë dhe kështu uji i ka bartur 50-60 metra, megjithatë kanë arritur të dalin në rrugën kryesore Prishtinë- Vushtrri. Mirëpo papritmas duke ikur në këtë drejtim Miloradi kishte degjuar, në afersi, një krizmë të armës,për të ra në tokë i tmeruar. Kishte thirrur disa herë komandantin me emrin Çedomir, por nuk kishte degjuar asnjë zë. Çedomiri kishte vra vetën, rrevolja ende i qënderonte në dorë, ndersa gjaku i shkonte rrke prej ballit. Pastaj kishte dalur në rrugën kryesore, duke hypur në një kamion të ushtarëve bullgarë dhe kishte shkuar në Shtabin e komandës ushtarake në Vushtrri. E kishte lajmëruar rastin që kishte ndodhur në fshatin Druar. Menjëherë ishte bërë organizimi dhe mobilizimi për ta marr trupin e pa jetë të komandantit dhe të shtatë të vrarëve të tjerë serbë në Druar dhe kishin ndërmarr aksionin tragjik kundër fshatarëve shqëptarë të Druarit…


Hazir Haziri tani deshmitar i gjallë tregon më detalisht si kishin ardhur këta serbë çetnik në krye me Nikolla Skuliqin, më parë në oborrin e Hysen Bojkut, por për fat të mirë nuk kishin gjetur armë as burra, Në kullë i veshur me rrobe të femrave kishte qenë vetëm i biri i Hysen Bojkut, Zymeri . Ai nga dritarja kishte dalë dhe kishte lajmëruar fshatarët që ishin të tubuar në ledinë , ndër lisa të varreve që më shumë ishin të ikur nga Llapi e vise të

Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste... U1_HazirHaziri-SadikImeri
Hazir Haziri dhe Sadik Imeri , dy dëshmitarë të gjallë të ngjarjes në Druar
tjera të Kosoves duke thirrë se kanë ardhur çetnikët dhe kanë filluar të ndermarrin masa kundër banorëve të fshatit- shpiegon z. Haziri, për të shtuar se pas këtij alarmi ata që kishin armet, me shpejtësi i sulmojnnë këta serbë çetnikë. Gjatë këtij luftimi mbeten të vrarë shtatë serbët çetnik, ndersa njëri prej tyre, si duket kishte shpetua. Ky ishte Milorad Piliqi i njohur me nofken “Piliq” që kishte folur për ngjarjen tragjike në Druar. Pas kësaj menjëherë ishte caktua roja, për të përcjellë lëvizjet dhe ardhjen e partizanëve komunist pas kësaj ngjarje. Në atë ditë nuk pati lëvizje të menjëhershëm deri të nesermen kah ora 7 e mengjesit –tregon z. Haziri. Për ngjarjen tragjike flet edhe Sadik Zymeri. Ai në këtë kohë ishte vetëm 14 vjeçar kur i kishin pushkatuar babën , Zymer Imerin, prandaj mirë i kujtohet kjo ngjarje tragjike. Sadiku në këtë rast i kujtohet edhe Ramiz Alija si komisar i Brigadës së III-të të Shqipërisë që në këtë periudhë kohore gjendej në këtë hapsirë dhe drejtonte brigadën si komisar në luftë kundër luftëtarëve që rezistonin kundër forcave komuniste, por ai (Sadiku) nuk kishte njohuri të tregojë se a ishte i pranishëm Ramiz Alija në këtë ngjarje tragjike, në pushkatimin e 21 shqiptarëve nga Druari dhe për qendrimin e z. Alija për këto ngjarje dhe kohë të vështira të shqiptarëve në këtë rrethinë. Mirëpo ai shtoi se në vendimin për pushkatimin e 21 shqiptarëve nga Druari, Ali Shukriu ishte njëri ndër kryesorët.





Thirrja në gjuhen shqipe i kishte mashtruar që të dorëzohen dhe të pushkatohen





Të nesermen ishin parë partizanët komunistë të Ura e Pestovës, të rreshtuar vinin në drejtim të fshatit tonë-tregon z. Haziri, për të shtuar se në këtë moment roja lajmëron ardhjen e tyre. Popullata e frikësuar ikin në drejtim të malit Qyqavicë se bashku me burrat që ishin të armatosur e që në këto momente për shkak të fëmijve dhe grave nuk deshironin të rezistojnë dhe kështu nuk shkrepin asnjë fyshek nga armet që kishin. Derisa qëndronin kështu në livadhet e qujtura “Branicë” që shtrihen rrëzë malit Qyqavicë, kanë arritur partizanët komunistë dhe e kanë thirrur popullatën në gjuhën shqipe: “ndaluni dhe mos ikni se ne jemi vëllezër shqiptarë nga shqipëria”. Popullata me të degjuar fjalët në gjuhen shqipe janë ndalur përnjëherë dhe kanë vendosur të dorëzohen. Gratë dhe fëmijtë i kanë këthyer në shtepitë e tyre, ndersa meshkujt prej 15 vjetëve i dergojnë në oborrin e Ujkan Koliqit. Në mesin e tyre më tepër kishte të ardhur nga Llapi e fshatrat: Shallc, Mihaliq, Reznik se sa të fshatit Druar. Haziri tregon pastaj se në oborr të Ujkan Koliqit kanë qëndruar deri në ora 16 të ditës dhe pastaj i kanë rrjeshtuar nga dy për t’i derguar deri në oborrin të kulla e Hysen Bojkut. Aty ishim diku afër 300 burra të ulur në tokë. Partizanët komunist në këto momente drejtojnë tytat e mitrolezëve në drejtim të tyre dhe mbajnë një fjalim para mases. z. Haziri pastaj tregon se si ishin frikësuar për se tepërmi kur kishin parë armet e drejtuara nga turma dhe kishin menduar se shpejt do t’i vrasin të gjithë.Pas një kohe partizanët komunistë kishin urdhëruar që të ngriten në këmbë dhe të dalin në anën tjetër të gjithë ata që janë nga fshati Druar, ku edhe fillojnë të rrjeshtohen.





Kush ishin të pushkatuarit shqiptarë nga forcat partizane komuniste





I pari u ngrit në këmbë dhe doli në anën tjetër Zenel Islam Qollaku (me dy vëllëzerit e tij, Musliun dhe Nebihin ), Beqir Tahir Kllopa, Bedri Bislim Hajra ( me dy djemët, Hajrën dhe Rizahun ), Bislim Mursel Kopiliqi ( me të vllain, Veliun), Selim Bahtir Shala (me të birin, Zeqirin), Hasan Tahir Kllopa ( me të birin ,Azemin), Ali Kllopa, Mon Selmani, Zymer Imeri, Shaban Imeri, Hetem Murtezi (çoban i deleve), Hazir Ibishi ( 13 vjeçar),Kadri Hysen Maçkalla, Asllan Salihu. Kështu u ndan dhe u rëndisen 21 veta. Unë tri herë desha të dalë në anën e bashkëfshatarëve të mi, por për fat të mirë me kapte për krahu Hasan Maloku nga fshati Shallc që ishte ulur pas meje dhe nuk me lëshonte që të dalë edhe unë me bashkëfshatarët e mi të ndarë nga turma, kështu në saj të kujdesit të tij mbeta gjallë-thotë z. Haziri. Pastaj këta 21 të ndarë të gjithë nga Druari, më parë i dërgojnë në Vushtrri, në shtepinë e Isak Llapashticës që në atë kohë ishte burg famëkeq për të burgosuriti. Ndersa Sadik Imeri thotë se i kishin dërguar në xhamin e qytetit (afër piacës ) deri të nesermën, ku u kishin lexuar vendimet e marra për pushkatim. Salih Zenel Salihu në dëshminë e tij tregon më dhëmbje ,si dy dëshmitërët e parë , për vrasjen e 21 bashkëfshatarëve të tij, respektivisht për vrasjen e babait , Zenelit me dy mixhallarët e tij, Musliun dhe Nebiun. Në këtë rast ai shpalosi disa kujtime për baban e tijj kur ishte në radhën e luftëtarëve të rezistencës kombëtare dhe për bashkëpunimin që kishte pasur babai i tij me Brahim Lutfiun. Pastaj sqaron se komandant i brigadës shqiptare nga Shqipëria në këtë periudhë të vështirë kohorë ishte Shefqet Peçi, për të cilin nuk pati fjalë lavdëruese. Megjithatë ai tha se në këto ngjarje tragjike, kur u vranë 21 shqiptarë nga Druari , ai (Shefqet Peçi) me brigadën e tij nuk kishte qenë pjesëmarës direkt në këto ngjarje tragjike…


Të nesërmen rrëfejnë këta dëshmitarë , me 25 nëntor 1944, i këthejnë kah ora 10 e ditës në Druar, në vendin ku ishin vrarë shtatë serbët çetnikë. Të vrarët serbë ende qendronin mbi dhe të pavarrosur. Në afërsi të tyre tre nga tre i pushkatojnë me radhë 21 shqiptarë nga Druari me rënditje : tre shqiptarë afër një serbi të vrarë. Pastaj organizojnë bartjen dhe varrosjen e serbëve të vrarë. Ishte një punë e vështirë dhe e pasigurtë për banorët e Druarit…


Gjashtë fëmijë nga fshati Druar i bartin me qerre kuajsh dhe i varrosin, gjashtë prej tyre në Sfaraçak dhe njërin prej tyre, Nikolla Skuliqin në Milloshevë të cilin e bartë me qerre kuajsh Bajram Haziri 12 vjeçar. Ndërsa 21 të pushkatuarit shqiptarë mbesin skaj rruge mbi dhe pa u varrosur deri me datën 28 nëntor 1944. Disa gra të fshatit dhe disa fëmijë (10-12 vjeçar) i kanë bartur kufomat me qerre dhe i kanë varrosur në varresat e fshatit, ku edhe sot është vendi me varrezat e 21 të pushkatuarve shqiptarë të Druarit- tregojnë z. Haziri dhe z. Zymeri nga Druari, për të numëruar me radhë listen e të pushkatuarëve shqiptarë në fshatin Druar me 25 nëntor 1944 :


1.Zenel Salih Çollaku …… … Druar


2 Musli Salih Çollaku …… Druar


3.Nebih Salih Çollaku - … Druar


4. Bislim Hajra Bajgora - ….. Druar


5. Hajrë Hajra Bajgora - … Druar


6. Rizah Hajrë Bajgora ………. Druar


7. Hasan Tahir Kllopa ……….. Drtiar


8. Azem Tahir Kllopa……… Druar


9. Mursel Abaz Kopiliqi……….Druar


10. Veli Abaz kopiliqi ……… Druar


11.Selman Bahtir Shala……….. Druar


12.Zeqir Bahtir Shala …………. Druar


13. Hetem Murtez Bojku……….Druar


14. Hazir Ibish Bojku………… Druar


15. Asllan Salih Çollaku …… Druar


16. Mon Bajra Selani ……… Druar


17. Ali Tahir Kllopa - Druar


18. Beqir Tahir Kllopa……… Druar


19. Zymer Imer Geci …………Druar


20. Shaban Imer Geci …………Druar


21. Kadri Hysen Maçkalla…… Druar


Mirëpo gjatë vizitës që bëra në Druar, respektivishr vorrezave të 21 të pushkatuarëve, hasa në një pakujdesi egzistuese në varrezat e viktimave nga terrori partizan komunist. Këto varreza kishin mbetur në stihinë e kohes, më veshtirësi bëhet identifikimi i tyre. Bashkëbiseduesit e mi më treguan se kaherë ka rrjedhë iniciativa nga fshati për rrekullimin e këtyre varrezave, respektivisht për ngritjen e një lapidari në vendin ku pushojnë eshtrat e tyre, në shenjë respekti dhe atdhedashurie për të rënët nga dora gjakatare serbo-çetnike. Për këtë iniciativë fshatarët e Druarit kanë participuar dhe kanë paraçitur iniciativen e tyre pranë Kuvendit Komunal- në Vushtrri për ta përkrah dhe për ta ndihmuar këtë iniciativë. Kuvendi Komunal në Vushtrri- siq. deklarojnë, me kujdes dhe respekt të veçantë ka pranuar iniciativën e banorëve të Druarit, prandaj brenda një afati do të realizohet kjo iniciativë e qëlluar-ishin shprehur zyrtarët komunal në Vushtrri. Mirëpo përkundër të gjitha këtyre kjo iniciativë ka mbetur ende e pa realizueshme deri me sot. Sipas Vesel Ukës aktivist i fshatit, disa nga organizuesit të këtij projekti mëndonin që për secilin nga të pushkaeuarit të ngritet përkujtimorja gjë që kërkontë shpenzime materjale. Ishte edhe mëndimi tjetër që për të gjithë të pushkatuarit të ngritet nje përkujtimore e përbashkët. Nga këto qëndrime dhe mospajtime kjo iniciativë për këtë projekt, si duket ka mbetur e pa realizueshme në vendin ku janë të varrosur. Mirëpo në Vushtrri me iniciativën e institucioneve komunale ka filluar të ndërtohet (ngritet) kompleksi memorial për martirët e kombit , Në nëntor 2009, për këta të pushkatuar nga forcat partizane komunist është ngritur, në vendin ku pushojnë trupat e pa jetë të tyre përkujtimorja …





Masakrat dhe vrasjet ndaj shqiptarëve vazhdojnë në Drenicë dhe në vise të tjera të banuar me shqiptarë





Hazir Haziri pastaj pas përfundimit të luftës (1944- 1945) tregon se brigadat partizane sllavo çetnike nga urrejtja kishin filluar represaljet, torturat , vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve edhe në viset tjera në Kosovë. Në këtë periudhë kohore janë të njohtura masakrat ndaj shqiptarëve në Drenicë, në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945. Këto brigada partizane çetnike proklamonin “çlirimin” e popullit nga fashizmi, por në të vërtetë ata punonin të kundërten, duke vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe duarthatë-shprehet Hazir Haziri, penzionist nga Druari. Ai në këtë kohë kishte qenë ushtar (korier) në këtë brigade,

Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste... U1_QamilHoxha
Qamil Hoxha
ndërsa komisar i brigades ishte Qamil Hoxha nga Gjakova Ai përkujton shumë ngjarje të tjera tragjike gjatë luftës në këto terene dhe flet se pas vrasjes së 21 shqiptarëve të Druarit kishte shkuar në Reznik dhe në Vërnicë (komuna e Vushtrrisë) së bashku me bashkëvendasit e tij Xheladin Brahim Salihun dhe Adem Bajram Murtezin. Gjatë këtij marshimi në këtë brigadë për herë të parë ishte takuar më Qamil Hoxhën nga Gjakova. Qamil Hoxha me uniformë ushtarake dhe i armatosur i kishte pritur mirë duke folur në gjuhën shqipe . Në shkollën e Vërnicës Qamili kishte mbajtur një fjalim duke u përqendruar në gjendjen dhe rrethanat e luftës në Kosovë dhe kishte sqaruar se tani mund të inkuadrohen në brigaden e tij të gjithë ata që dëshirojnë. Në u regjistruam në brigadën e Qamil Hoxhës sëbaskku me Halim Vatovcin nga Novolani. Babai tij , Ismaili në këtë rast e luti Qamilin që të këtë kujdës ndaj djalit të tij , Halimit pasi që ishte i ri –tregon z. Haziri. Pas një kohe udhtuam në relacionin Vushtrri- Mitrovicë- Skenderaj- Rakosh- Gjurakovc për të arritur në Istok (Burim). Në Istok me 20 dhjetor formohet Brigada e Tetë Kosovare ku komandant brigade emrohet Toma Zhariqi nga Dobruna, ndersa komisar i brigades ishte emruar Qamil Hoxha nga Gjakova. Në këtë periudhë kohore u furmuan edhe katër bataljone. Tre komandantë të batalonëve ishin shqiptarë, kurse komandant i Batalonit të Katërt ka qenë një serb-tregon z. Haziri dhe shton se në Batalonin e Tretë ku komandant ishte Abit Dedija, ishte caktuar korier ku gjatë shërbimit si korier kishte parë dhe përciell shumë ngjarje të vështita që zhvilloheshin gjatë kësaj periudhe …

Ngjarjet tani kishin marrë përmasa të gjera dhe me të shpejt zhvilloheshin në këtë teren. Në mbarim të muajit dhjetor 1944, respektivisht me 6 janar 1944 të gjitha brigadat e posa formuara kosovare dhe Brigada e Shaban Polluzhës ishin ftuar në një tubim të përbashkët në Skënderaj ,ku merrnin pjesë, Ali Shukriu, Qamil Hoxha, Dervish Kopriva, Abit Dedija ,Kërsto Filipoviq, Toma Zhariqi ,Vllada Raiqeviqi, Vllada Kërstiqi e të tjerë. Ndërsa nga Brigada e Shaban Polluzhës mernin pjesë Shaban Polluxha, Myftar Bajraktari, Col Bajraktari e të tjerë Kjo mbledhje e përbashkët është mbajtur në sheshin e qytetit (Skenderaj), para ndërtësës ( shtëpisë) të këshillit të rrethit Në këtë takim (mbledhje) përveç të tjerave, siq është e njohur, është biseduar dhe është kërkuar që Shaban Polluzha me brigadën e vet të shkojë në Serbi (Srem) për ta luftuar dhe ndjekur armikun nga Jugosllavia. Mirëpo Shaban Polluzha, më vonë, kishte rrefuzuar këtë urdhëresë duke u rrjeshtuar kundër forcave partizane komuniste. Në këtë takim kishin mbajtur fjalim Ali Shukriu dhe Qamil Hoxha…



Ndërkohë kishin rrjedhur informacione se në disa mese të Drenicës kanë gjetur trupa të masakruar të shqiptarëve të pafajshëm të cilët i kishin duart e lidhura me tela dhe ishin hudhur nëpër pusa dhe prroje të fshatrave. Pas këtyre masakrave të papara nga partizanët sllavo komunist ishin mbajtur disa takime për ta shikuar gjendjen dhe për ta vlërësuar masakren që ishte bërë ndaj shqiptërëve të pafajshëm.







Qamil Hoxha kishte kundërshtuar sjelljet kriminale të partizanëve çetnik, prandaj ishte pushkatuar





Kryetar i komisionit për vlerësimin e masakrimeve ishte caktuar Qamil Hoxha, komisar i Brigades së Tetë. Gjatë punës që ishte bërë ishte konstatuar se shumë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë dhe masakruar nga partizanët sllavo komunist. Disa prej tyre i kishin gjetur nëpër bunare të shtëpive. Disa të tjetë me kokë dhe gjymtyrë të prera . Qamil Hoxha ishte hidhëruar shumë kur kishte konstatuar se ndaj shqiptarëve të pafajshëm është bërë dhe po bëhët masakër e paparë, prandaj posa ishte këthyer nga tereni me proces vërbalin e përpiluar kishte qortuar dhe kritikuar udhëheqësit e brigades dhe në këto momrnte të hidhërimit kishte nxjerr revolën për ta vrarë komandantin e Brigadës Kosovare, Tomë Zhariqin i cili kishte thënë se ata ( rë vrarët dhe të masakruarit) ishin kriminelë. Këtu kishin qenë prezent edhe Ismet Shaqiri , Ali Shukriu e të tjerë të cilët e kishin penguar që ta vrasë Tomë Zhariqin i cili për të gjitha ka qenë i njohtuar dhe ka lejuar vrasjet dhe masakrat ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Qamili i mllefosur në këtë rast ishte shprehur: ”Unë si komisar i Brigades Tetë Kosovare mos të di për të gjitha këto vrasje dhe masakrime ndaj shqiptarëve!”…


Pas kësaj përpjekje dhe kundërshtimeve të tjera , nuk kishte kaluar kohë e gjatë , Qamili ishte arrestuar, ku i kishin hequr yllin pesë cepësh nga kapela dhe e kishin dërguar në burg, në një shtëpi private në Skenderaj. “Unë si korier i brigades disa ditë me radhë i kam dërguar bukën në burg”- tregon z. Haziri dhe përshkruan disa momente gjatë vizitës së tij në burg nga nëna e tij e cila i kishte sjellur ushqim , rrobe, dhe një orë. Kjo vizitë e nënës së tij ishte realizuar dy javë para se të pushkatohet, por ajo nuk e kishte ditur as që e kishte paramënduar se një ditë djali i saj do të pushkatohet, Haziri përshkruan këtë takim të nënës gjakovare të prekshëm dhe të revoltuar për burgosjen e djalit të saj (Qamilit), por edhe për qendrimin dinjëtos dhe të patrembur të Qamil Hoxhës. Pastaj Haziri një kohë të gjatë nuk ka ditur për fatin e eprorit të dikurshëm të tij . Qamil Hoxha është pushkatuar pas një kohe të shkurtër të qendrimit në burg nga brigada partizane çetnike në fillim të vitit 1945 në Skenderaj. Qamil Hoxha ishte një patriot i shquar, trim i madh dhe shumë i vendosur për të luftuar padrejtësitë dhe për të pënguar vrasjet dhe masakrrimet që bëheshin ndaj shqiptarëve gjatë kësaj periudhe -shprehet z. Haziri.





Qamil Hoxha yll i ndritur i lirisë dhe i pavarësisë kombëtare





Vëllau i Qamil Hoxhës ,Shaniu në deklarimin e tij me thëmbje, por edhe me krenari flet për biografinë dhe veprimtarinë atdhetare të Qamil Hoxhës që nga mosha më e re . Ai për pushkatimin e vëllaut paraqet një motiv ( version) tjetër të ngjarjes nga ai i Hazir Hazirit që ishte korier në brigadën, ku ishte komisar Qamil Hoxha, por që këto motive janë mjaft identike , sa i përket ngjarjeve që janë zhvilluar në këtë kohë kur burgoset dhe pushkatohet Qamil Hoxha…Gjithashtu sipas librit nga ekspozita e Muzeut të Kosovës: “Lufta e popullit shqiptar në Kosovë kundër pushtimit serbokomunist, nëntor 1944- shkurt 1945 ” – botuar në Prishtinë ,2002 , autor Mr. Mehmet Gjoshaj, në mes të tjerave thuhet se në këtë shtëpi, në Skënderaj, në janar të vitit 1945 janë zhvilluar bisedimet ndërmjet Fadil Hoxhës dhe Shaban Polluzhës për ta bindur këtë të fundit që të shkojë për në Srem”…Si Hazir Haziri ashtu edhe Shani Hoxha nuk përmendin pjesëmarjen në këto bisedime të Fadil Hoxhës…


Qamil Hozha u lind me 2 tetor 1919 në Gjakovë nga një familje e shquar atdhetare . Ende pa e kryer shkollën fillore , në moshën 11 vjeçare kalon kufirin dhe del në Shqipëri për të vazhduar shkollimin në gjuhen shqipe, pasi në atë kohë mungonte shkollimi në gjuhën amtare në Jugosllavi (Kosovë) . Më parë vëndoset në Krumë të Hasit. Aty kreu shkollën fillore , pesëklasshe me sukses të lartë . Në qërshor të vitit 1935 regjistrohet në shkollën e mesme bujqësore në Golem të Kavajës të cilën e kryen me sukses . Gjatë shkollimit mësoi disa gjuhë si anglishtën , frengjishten , italishten, gjermanishten e të tjera .Kështu gjatë qëndrimit, shkollimit në Shqipëri u edukua në frymën e patriotizmit duke luftuar me mish e shpirt për liri dhe pavarësi kombëtare . Me rastin e sulmit (invadimit) të Italisë fashiste në Shqipëri, organizoi dhe mori pjesë në demostratën 7 prill 1939 në Tiranë . Më vonë duke parë se Kosova ka nëvojë për njerëz dhe kuadra të shkolluara vendos më disa shokë të tjerë të këthehet në Kosovë , në vëndlindjen e tij ,në Gjakovë . Në vitin 1941 punësohet në fidanishtën shtetërore në fshatin Skivjan ku ushtron detyrën e drejtorit dhe të agronomit. Me dekret të veçantë shtetror, më vonë, transferohet në Skënderaj (Drenicë), ku gjithashtu ushtron detyrën e drejtorit dhe të agronomit në fidanishtën e Skënderajt. Kontributi i tij gjatë qëndrimit në Drenicë ishte i madh. Ai vizitonte fshatrat për rreth duke ndihmuar në ngritjen dhe kultivimin e traditës kombëtare . Ishte luftëtar i madh kundër analfabetizmit dhe mbrapameturisë, në këtë drejtim ka dhënë kontribut të veçantë në afirmimin dhe edukimin e gjeneratave të reja . Në këtë kohë ai ishte njëri ndër organizatorët për rezistencë kombëtare në Drenicë , ku me këtë rast u formuan aradhat e para luftarake kundër okupatorrit fashist dhe pushtuesve të tjerë të vëndit…


Në Istok të Pejës, me 20 dhjetor 1944 formohet Brigada e VIII e UNÇ-së për Kosovë , ku në këtë brigadë zgjidhet (caktohet) komisar politik Qamil Hoxha, të cilën detyrë e kryen me njohuri dhe përgjegjësi të madhe. Në këtë periudhë kohore Shtabi Operativ i UNÇ–së kishte thirrë popullin, ,përfaqësuesit e brigadave partizane të disklotuara në Skënderaj të Drenicës dhe Brigadën e Drenicës të udhëhequr nga komandanti Shaban Polluzha , me 6 janar 1945 , me qellim të luftës së përbashkët kundër armikut dhe të dërgimit të kësaj brigade në Serbi (Srem) për ta luftuar armikun. Ky mobilizim kishte për qëllim zbrazjen e Kosovës nga potenciali luftarak që pa pëngesa të ushtrohej terror i egër dhe të vëndosej pushteti ushtarak në Kosovë .


Takimi u mbajt në sheshin e qytetit para ndërtesës së këshillit të rrethit në Skënderaj, ku mernin pjesë : Ali Shukriu, Qamil Haxha, Kërsto Filipoviq,Toma Zhariq, Abit Dedija , Dërvish Kopriva , Vllada Raiqeviq, Vllada Kërstiq , Salih Haxhiu, ndërsa nga Brigada e Shaban Polluzhës mernin pjesë : Shaban Polluzha, Myftar Bajraktari , Col Bajraktari e të tjerë Në këtë takim i pari kishte folur Ali Shukriu e pastaj Qamil Hoxha. Ali Shukriu në fjalën e tij në mes tjerash kishte thënë : “Ne e dim se shqiptarët në Kosovë , veçanisht në Drenicë e kanë ndihmuar nacizmin gjerman dhe fashizmin Italian, derisa ata kanë rënë buzë të varrit. Shqiptarët kanë vrarë dhe kanë plaçkitur vëllezërit tanë serbë e malazezë- ata kanë ra viktimë nga plumbat e shqiptarëve. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata të japin llogari, kush më burg e kush me kokë”…


Pas këtij fjalimi antishqiptar fjalën e kishte marrë Qamil Hoxha duke kundërshtuar fjalimin e Ali Shukriut. Qamili në mes të tjerave kishte thënë : Vëllezër e motra, shokë e shoqe. Populli i Kosovës, në veçanti ky i Drenicës me kohë i ka kuptuar qellimet e Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe shumica prej tyre e kanë ndihmuar në çdo pikëpamje këtë lëvizje . Shëmbulli më i mirë është se që katër vjet me Drenicën kreshnike e kemi zhvilluar aktivitetin dhe luftën tone kundër armikut dhe ky popull në forma të ndryshme na ka strehua, na ka dhënë bukë dhe na ka mbrojtur…. Qamili lavdëroi unitetin e popullit shqiptarë të Drenicës për liri dhe rezistencë kombëtare …


Tubimi kishte përfunduar pa sukses. Shaban Polluzha nuk ishte deklaruar që të shkojë me brigadën e tij në serbi . në frontin e Sremit … Pas këtij takimi Qamili ishte përciell dhe në çdo moment pritej burgosja e tij. Sipas vëllaut të tij Shaniut, nuk kishte kaluar kohë e gjatë kur Qamili ishte burgosur me iniciativën e Ali Shukriut. Ai në burg ishte keqtrajtuar dhe turturuar disa javë, pastaj , pa gjyq dhe pa shënjë ishte pushkatuar në afërsi të lumit të vogël “Klina”. Familja kurr nuk ka ditur deri me sot se ku gjendet varri i Qamil Hoxhës dhe trupi i pajetë i tij..


Për shëmbëlltyren e këtij luftetari atdhetar nuk ësht shkrua sa duhet-thotë vëllau i tij Shaniu, por megjithatë ai lavdëroi drenicasët për kujdesin e tyre ndaj vëllaut, Qamilit. Ata në shënjë respekti dhe ndërimi për luftën dhe veprimtarinë e tij patriotike në Drenicë i kanë ngritur pllakën përkujtimore, në mes të Skënderajt në afërsi të shtatorës së Adem Jasharit. Ai pastaj përmendi një rrugë kryesore në Prishtinë që është emërtuar : Rruga “Qamil Hoxha”. Gjithashtu shoqata e intelektualve nga Gjakova në bashkëpunim me shoqatën e vetëranëve të luftës në Kosovë-- dëga në Gjakovë dhe të pushtetit lokal në Skënderaj dhe në Gjakovë kanë organizuar tubimin përkujtimor në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me rastin e 60 vjetorit të vrasjes mizore të Qamil Hoxhës. Tubimi ishte mbajtur më 4.VI. 2005 me paraqitjen e disa referatëve që bënin fjalë për jetën dhe vëpren e Qamil Hoxhës dhe bashkëmëndimtarëve të tij. Në këtë manifestim përkujtimor pjesëmarësit kishin propozuar që ti dërgohet propozimi Qeverisë dhe instucionëve të tjera shtetrore të Kosovës, në Prishtinë për shpalljen për dëshmor të kombit : Qamil Hoxha nga Gjakova , Shaban Polluzha dhe Myftar Bajraktari nga Drenica të cilët dhënë jetën për liri dhe për pavarësi kombëtare gjatë viteve 1941-1945. Për këta heronjë kombëtar janë krijuar këngë të njohura nga këngëtari popullor. Për Qamil Hoxhën këngëtari popullor këndon:


…………………………..


Dora e zez mirë do ta di


Qamil Hoxhën e vranë në msheftësi


Po kush përveç Ali Shukrisë.


………………………………..


Se harrojnë vëllazërit e motrat


Se harrojnë ilakët se harron votra ,


O Drenica se harron Gjakova


Jo nuk e harron Kosova


Jo, jo kurr se harron Kosova …


(Shkruar dhe kënduar nga këngëtari popullor , Hashim Shala)





Burgosja dhe pushkatimi i Zeqir Gubetinit në Rakoc





Pas pushkatimit të Qamil Hoxhës Brigada e Tetë Kosovare dërgohet në Vërshac, në Vojvodinë , sipas urdhërit që kishin marrë nga lartë. Ne ishim me robe civile –thot z. Haziri. Këmbë jemi nisur nga Skenderaj duke kaluar shumë fshatra të Drenicës, nëpër Graqanicë kemi dalur në Gjilan, Bujanovc, Vlladihan dhe me 16 janar 1945 kemi arritur në Vranjë .


Mirëpo gjatë parakalimit nëpër Rakoc brigada jonë është takuar me brigadën shqiptare nga Shqipëria , Në këtë brigadë (shqiptare) ishte i regrutuar si oficer Zeqir Gubetini nga Nadakovci i Vushtrrisë i cili hypur në kali kalonte me ushtarët e brigadës shqiptare. Në këto momrnte Millosh Jariqi me nofkën “Këshilli”, Urosh Kostiqi, si dhe disa serbë të tjerë të gjithe nga Nadakovci dhe Mavriqi (fqinj të Zeqirit) , kur e kishin parë Zeqirin kishin reaguar dhe kishin kërkuar që të lajmërohet komandanti i brigadës se ky person (Zeqir Gubetini) kur ka qenë komandant i gjandarmërisë gjermane paska bërë shumë të këqija ndaj serbëve, i ka rrah , i ka maltretuar, ka shfrytëzuar femrat serbe si p.sh, Sokofronijën, prandaj kishin kërkuar që të ndahet nga brigada partizane shqiptare dhe të merren masa ndaj tij. Komandanti i brigadës shqiptare në fillim nuk ka lejuar që të ndalet dhe të merren masa ndaj Zeqirit , por serbët ishin këmbëngulës dhe në shënjë revoltimi kishin hudhur armet duke thënë se nuk do të pranojnë të shkojnë më tutje me ushtarët tjerë të brigadës pa e ndalë dhe pa marr masa ndaj Zeqir Gubetinit. Pas këtij reagimi të ashpër e ndajnë Zeqirin duke e lidhur dhe duke e dërguar në oborr të shkollës fillore të Rakocit . Serbët manifestojnë për këtë akt të tyre antishqiptar, duke vallëzuar dhe duke kënduar në gjuhen serbe në oborr, ku qëndronte i lidhur Zeqir Gubetini.. Nga Rakoci e dërgojnë në Istok, ku e burgosin bashk me Cen Bajraktarin nga Ushqa . Pas një kohe kur një ushtar shqiptar ishte në roje të tyre, para mbrëmjes u kishte lënë derën hapur. Të burgosurit kishin ikur me duar të lidhura . Kur kishte ardhur ndrrimi (rojtari tjetër), një ushtar serb nga fshati Gracë (Vushtrri), kishte parë brenda se nuk ishte kurkush, urgjentusht kishte lajmëruar ikjen e tyre , prandaj ushtarët partizanë kishin filluar ndjekjen (kapjen) e tyre, ku pas një kohe e kishin zënë Zeqirin në malet e Istokut , ndërsa Cenin nuk kishin mundur ta zënë , pasi që ai ishte i kësaj ane, e njëhtë mirë terenin. Zeqir Gubetinin prap e këthejnë në burg dhe pas një kohë të shkutër dy femra serbe, partizane e pushkatojnë.





Ngjarjet tragjike në Vërshac të Sremit





Më vonë gjatë udhëtimit për në Srem një numër ushtarësh serbë ishin ndarë nga brigada jonë dhe ishin kthyer në Kosovë. Ishte këthyer edhe i vetmi shqiptar, Halim Vatovci nga Nevolani i Vushtrrisë. Kështu Brigada e Tetë Kosovare pas shumë mundimesh kishte aritur në Vërshac të Vojvodinës dhe kishte qendruar deri në demobilizimin e plotë të saj- tregon z. Haziri


Gjatë kohës së qendrimit në Vërshac një ditë kishin ardhur disa persona nga organët e sigurimit të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë të cilët e arrestojnë Abit Dedinë, komandant i Batalonit të Tretë të cilin të lidhur me litar e kishin kthyer në Kosovë dhe e kishin gjykuar me disa vjet burg, kinse për disa vepra që kishte bërë si gjandar në kohën e pushtetit gjerman, si duket për shkak se kishte vrarë një serb nga Baja e Vushtrrisë. Në vend të tij ishte zgjedhur Dervish Kopriva. ( dërvish Kopriva deri në demomilizimin e plotë të Brigadës së Tetë Kosovare kishte ushtruar pozitën e komandantit. Pastaj pas luftës ishte përpjekur të punojë dhe të veprojë sipas rrjedhave të pushtetit si oficier komunist disa vite. Mirëpo shpejt i kishte këthyer shpinën për shkak të disa qëndrimeve që kishte pasur më herët dhe më vonë, kishte pasur konflikt me disa persona, respektivisht me disa njerëz që vërbërisht ishin të lidhur me sigurimin shtetror jugosllav në dëm të veprimtarisë së tij dhe kundër disa iniciativave të tjera që kishte filluar ti zbatojë pushteti komunist - kishte kundërshtuar dhe nuk ishte pajtuar, prandaj kishte marr armën dhe kishte dalë në mal duke luftuar kundër forcave komuniste deri në momentet e fundit të jetës, kur ishte vrarë në Padalisht (Drenicë )…


Pas dy muajve të qendrimit në Vërshac në brigadën ku ishin të mobilizuar shqiptarët ishte përhapur lajmi se në Kosovë, ndaj shqiptarëve është duke u zhvilluar terror i paparë nga brigadat partizane çetnike . Kah mesi i muajit mars 1945, diku në mes të natës degjohen krizmat e armëve dhe thirrja me zë të lartë masive e shqiptarëve: “ O hajde djalë se po shkojmë për Kosovë” dhe duke dalur nga kazerma ushtarake i vrasin tre ushtarë serbë që ishin në roje dhe drejtohen në drejtim të stacionit të trenit në Ali Bunar. Në kazermë kishin mbetur një numër i vogël shqiptarësh (7-8 veta ). Për këtë organizim nuk ishin të njohtuar: Dërvish Kopriva (komandant i Batalonit të Tretë), Shahin Voca , Salih Mazhiqi, Asllan Cakaj e tj. Sipas Sefer Hajdarit, penzionist nga Groboniqi, këtë organizim e kishte bërë Nezir Hajdari nga Broboniqi (Mitrovicë) për të cilin thotë se ishte një trim i madh dhe atdhetar i shquar. Ai si z. Haziri thotë se ushtarët shqiptarë të organizuar për t’u këthyer në Kosovë të rreshtuar katër nga katër kanë dalur nga kazerma e Vërshacit dhe kanë shkuar deri në Ali Bunar. Mirëpo në stacionin e trenave janë ndalur nga ushtria ruse dhe ushtria partizane çetnike. Në këto momente është krijuar një pshtjellim në mes të shqiptarëve të cilët nuk dinin se si të veprojnë më tutje: të luftojnë apo të dorëzohen. Mirëpo më në fund kishin vendosur që të dorëzohen, ngase ishin të rrethuar nga të gjitha anët dhe nuk kihin kurfarë mundësie që të shpëtojnë. Pas dorëzimit me roje të fortë i rikëthejnë në Kazermën e Vërshacit. Organizatorët e ikjës në krye me Asllan Hajdarin (Broboniqin) i kishin lidhur dhe i kishin vendosur në një podrum të vogël, ndërsa ushtarët tjerë i kishin vendosur nëpër dhoma të kazermes me roje të vaçantë. Të nesermen urdhërohen të gjithë ushtarët shqiptarë që të dalin në oborrin e kazermes.. Pas shenimeve të mara i lirojnë të pafajshmit .


Në këtë periudhë kohore ishte thirrur urgjentisht dhe kishte ardhur Fadil Hoxha i cili në këtë rast pas njohtimit me situatën kishte mbajtur një fjalim në gjuhen shqipe ku të pranishmit ishin njohtuar me rrjedhjrn e ngjarjeve në këtë kazermë dhe me situatën në Kosovë. Ai me ndërhyrjen dhe autoritetin e tij kishte shpëtuar 20 shqiptarë që ishih paraparë (dënuar) për pushkatim. Kështu nga 30 (tridhjetë) vet pushkatohen 10- 11 veta . Sipas Hazir Hazirit nga Druari dhe Sefer Hajdarit nga Broboniqi ndër të pushkatuarit ishin: Nezir Hajdari (Broboniq), Imer Dak Loshi ( Padalisht), Zukë Fetahu (Broboniq), Ahmet Hasani (Broboniq), Shashivar Melenica (Melenicë), Shaban Ademi (ishte vra në roje ) e të tjerë. Ndërsa Islam Kopriva kishte qenë i rrjeshtuar për pushkatim, por kishte shpëtuar në rrethana të quditshme dhe pas shumë peripetive dhe mundimeve ishte këthyer në Kosovë … Sefer Hajdari tregon, gjithashtu, se në mesin e të pushkatuarve kanë qenë edhe tre shqiptarë nga fshati Vojnik (Drenicë). Emrat e të cilëve nuk arritëm ti mësojmë …


Oorganizatorët shqiptarë të ngjarjes i kishin nxjerr nga burgu (podrumi i kazermes) dhe i kishin pushkatuar në oborrin e kazermës në praninë e ushtarëve dhe të tjerëvë që ishin të pranishëm. Dy epror të sigurimit Jugosllav me revole i qellonin në kokë të pushkatuarit- thot z. Haziri. Ndërsa Sefer Hajdari përmend eprorin serb të brigadës , Miro Milenko nga Shtërpci (mbi fshatin Kuqicë të Drenicës) i cili kishte marr pjesë në pushkatimin e shqiptarëve, pasi ai i njihte ata dhe sipas tij ishte bërë identifikimi i tyre për pushkatim .Pastaj të gjithë ushtarët shqiptarë që ishim të pranishëm me dhëmbje të madhe përcollëm këtë ngjarje tragjike dhe në shenjë mospajtimi atë ditë asnjë shqiptarë nuk ka hyrë në resht për ta marur drekën-shprehet z. Haziri …


Tani ka kaluar një periudhë e gjatë nga vrasjet mizore të shqiptarëve nga forcat partizane sllavo çetnike. Kjo përiudhë ishte e vështir për popullin shqiptarë të cilët luftuan kundër pushtuesit fashist deri në momentet e fundit, por u tradhëtuan nga forcat partizane çetnike serbe dhe kështu u vranë dhe u masakruan shumë shqiptarë të pafajshëm…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi