Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: Si Ta Shërojmë Shpirtin E Ta Ndryshojmë Jetën ?

Shko poshtë

Gjakush Tana: Si Ta Shërojmë Shpirtin E Ta Ndryshojmë Jetën ? Empty Gjakush Tana: Si Ta Shërojmë Shpirtin E Ta Ndryshojmë Jetën ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 20, 2009 8:10 pm

Gjakush Tana: Si Ta Shërojmë Shpirtin E Ta Ndryshojmë Jetën ? N1289294870_4901

Gjakush Tana: Si Ta Shërojmë Shpirtin E Ta Ndryshojmë Jetën ?

Ditar i shkruar me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Ditar ;
10.02.2008



Mentori i lëndës së studimit Luiza.L Hej më në fund më shtriu dorën dhe me një buzëqeshje të ngrohtë tha :Exeuse me. Goodbye !

Nuk e di a ia ktheva përshëndetjet. Megjithatë dola nga zyra e saj, me një mendim që më rrokullisej nëpër mendje.

Vallë! Do të gjejë komunikime të tilla për këtë lëndë ?

U nisa duke shikuar se si rendin me saktësi , ku secili ec në drejtim të planifikuar . Vetëm unë do të shkëputesha, të sjell e risjell përshtypje të vendlindjes sime në këtë mes ku shkenca e tërësishme përpiqet të zbulojë gjithçka !

Kjo është gjithë literatura e komunikimit ! Pasi të lexosh, Adams, Jemes Truslow, Baerns, Barbara, Dies, Berkowitz Leonard...., e tj, etj, që i kisha radhitur në koferin për të bashkëjetuar me ta në vendlindjen Llagu të Uskanës Ilire., që nuk e kisha parë me vite, heshta , por mendimet më ikën larg, larg !


11.02.2008
në Llag të Uskanës

Koka më kishte pushuar nga uturima e aeroplanit! Dhe nuk e di përse vetja më dukej sikur kisha rilindur.Një gjërësi frymuese ndjeja në brendi të kraharorit sado sytë më sillnin një portret zbrazëtie.
Kodra të mbetura qyshkur i kishte krijuar vetë dora e padukshme e All'llahut ! Rrugë pa sens të ndërtuara. Gropa. Hedhurina !
Pastaj, po ajo shprehi që e kisha lënë në shkëputjen time të para ca viteve nga ky mes. Njerëz që të puthnin në të dyja faqet përse i kishte marrë malli ! Të tillë që mblidheshin në dhomë dhe me biseda bënin pazar gjithë thashethënat e botës! Ashtu siç i dëgjonin edhe bisedat për zjarrin e Xhehnemit , u besonin edhe lajmeve të ditës së një radio lokale. Dhe, kënaqeshin padyshim ! Duke qeshur e duke iu gëzuar gjithë asaj që thuhej kot. Edhepse dita shkonte, e pastaj nata që i mblidhte shuk nëpër shtrojat të bëjnë gjumë !
Desha të klith, por rrotullova mendjen !
Qysh se në atë qytet të përmbushur plot e përplot me gjëra kur në komunikimin njerëzor mbijeton zbrazëtia ...?



11.02.2008
Në Llag të Uskanës

U shmalla me të gjithë ata që i pashë ! Dhe qesha e kuvendoja shkurt sepse kisha të tjera qëllime !

Ditët janë të numëruara e studimi duhet bërë !

Ku e si të vendos transhenë për komunikim kisha shumë dilema? Ndaj, qysh në fillim ia thash troç Fenerit !

Ai heshti një çast ! Pastaj bëri një sqarim se si e shikonte hyrjen dhe rrumbullakësimin e idesë ! E shikoj në sy ! Dhe përpara më dilte Luiza .L. Hej, mentorja e temës për të bërë magjistrimin.

- Po ky sikur...!, pëshpërisja i habitur .

-Shkojmë ! më tha preras Feneri dhe u ngrit. Ashtu siç u nda edhe profesoresha !


E njëjta ditë !
Në Llag të Uskanës.

Në Kafeinternetin Flakroni u bëra anëtar . Aty e bëra rezervimin e një kompjuteri për të marrë lidhjen me gjithë ata që do të zhvilloja për studimin.

Ishte ideja e Fenerit, dhe mua më pëlqeu. Ai më ndihmoj të frekuentoj edhe faqet prej nga do të bëhej komunikimi me shtresa të ndryshme e me qëndrime në botëkuptime .

Në realitet, as që më shkonte ndërmend se bota e tillë ishte edhe shkencë edhe art unikat ! Më vinte të bërtas nga gëzimi sepse vetë takimet me gjithë ata që hynin e dilnin sikur më hapnin dritaren dhe më thoshin:

- Ja shiko ! Këta janë aktorët e intervistës suaj që me devotshmëri mund të të japin të dhëna ! Ja! në botën e civilizuar ku i ke takuar këta ? !


Pa datë


Sa herë që mbetja në vetmi në dhomën time të gjumit më ndërlidheshin gjithë ato që kishim studiuar dhe këto që po i kalonim në vendlindjen time. Prej saj nxora përfundimin se ne dhe bota në relacionin e së vërtetës që është :

- Ne jemi 100 % përgjegjës për ato që na ndodhin,

Grindjet, shamatat, mohimet, kërcënimet, të gjitha si pako vinin dhe shpërndaheshin në Kafe internetin Flakroni .

Djem të ri , pa ia vënë briskun fytyrës krijonin emailin e tyre dhe hynin të shpërndajnë përshëndetjet. Ashtu siç kisha bërë edhe unë një komunikim intensiv me anëtarë, moderatorë, supermoderatorë, administratorë. Dhe, në këtë valle studimi, për të përmbushur gjithë kërkesat e planprojektit studiues për temën, mbaja shënimet ! Hapa edhe duelin me politikanë, me poetë, kritikë , studiues të ndryshëm që pak t'ua pickoje idenë të gjuheshin të të mbysin!

Atë çast më shpërthente e qeshura ! Dhe bashkë me mua qeshnin edhe ata që ishin prezent. Djelmoshat e ri që frekuentonin pandal, dhe me shpirt kishin krijuar afërsi, më afroheshin me dashamirës!

- Hë çka të tha ! Të puthi! E puthe ! Të do ! Të pret ...

Çdo mendim në atë moment e përcaktonte ardhmërinë !

- Fillimi i ardhmërisë : Harroje të kaluarën !



12.o2.2008
Rishikim i postimit në Pm

11-02-2008, 18:05
Në Llag të Uskanës
Festa e beqarve

Ju dallëndyshe që fluturoni
në vendin tim kur të kaloni,
po ua lë një porosi :

Mujin tim mos e zemroni
se më la qysh në rini !

Prej gjithë asaj që lexova deri në mesnatë u binda se Forumi vlonte me ide.

Regjistroheshin anëtarë të rinj ! Largoheshin anëtarë me paralajmërime se kanë thyer rregullat ! Vështronin moderatorët gjithkah për të krasitur teprimet dhe për të vënë nivelin e duhur sipas rregullores !

Zemra më bëhej mal ! Dita më ikte rrëmbimthi! Ishullohesha në atë botë që vlonte nga energjia e një brezi që sfidonte një ndërgjegje të kafshuar të gjeneratës së prindërve që i ndrydhi dhe i shtrydhi ideologjia!

- Po si të hapeshin ata ! Si t'i arrinin gjithë këto dëshira për një jetë tjetërfare. Ashtu siç e jetonin të rinjt e Londrës, Nju Jorkut , Qikagos !...

Qëndrimi ma i keq ishte bindja : Unë nuk jam shumë mirë ! Ndaj, të gjithë që hynin në Kafeinternetin Flakroni pyeteshin: Si je ?

Dhe përgjigjeja shpërthente : Shumë mirë !

Edhe ata që hynin pa një lek në xhep, edhe ata që nuk e kishin një orë punë gjatë ditës, edhe ata që ishin peng i dashurisë...përgjigjeshin shumë mirë!

Harroni gabimet personale dhe të të tjerëve ! Falja është rruga e shërimit edhe nëse i sëmuri lëngon nga kanceri !, meditova .



Mesnatë 12.02.2008

Shkrim i dërguar me email

E nderuara Luiza L. Hej

Ja ! Më në fund vendosa t'ua shkruaj këtë letër !

Në këtë mesnatë rri dhe meditoj si të bëj përmbushjen e gjithë atij planprojekti për studim ! Në fillim, kur i shtronim tezat kisha shumë dilema ! Pëshpërisja ato çaste përderisa ju më jepnit sinjalet e një horizonti për studim :

- Po si mundet në këndin e asaj skaj-jete ku linda, dhe ndodhem, të jetë kaq e përsosur një lëndë studimi! Si do të mund ajo plotësisht t'i përmbushë qëllimet ?

Megjithatë tani jam bindur se jeta gradualisht gjithkah ndryshon!

Nuk paska as fund , as fillim por një rrethxhirim të theksuar pantarei , i cili, i vë në lëvizje materien dhe përjetimet.

Më beso e nderuara profesoreshë ! Përjetoj gjëra të bukura këto çaste ! Kam harruar të ha ndërsa për pije, as që nuk më shkon ndërmend ! Nektari i jetës për të bërë studim në këtë anë ku nuk ka shkelur mendje studiuesi, të ngop me gjithçka ! Sepse jeta kurrë nuk ndalet !

- E di e nderuara profesoreshë ? Këtu bëre dhe e pickove pak në bisht atë që merret me krijim, kosherja e bletëve të sulet ! Nuk e di kush është Amza e cilët janë bletët ! Të ngopin me gjithfarë thimthash dhe të hekurosin mendimet se :

I fortë bëhesh me forcën që e jep për të bërë qartësimin e kreimit çka do të ndodhë.

Megjithatë gjithmonë ndjehesh i kthjellur !



Pas Mesnate 13.02.2008


E nderura Luiza L.Hej

Hello ! Good morning !

I thelluar nga gjithë ajo që desha t'ua rrëfej harrova t'u them lamtumirë !

Ndaj u riktheva me këtë shkrim të dytë.

Më vinte keq se duke ua treguar gjithë ndodhinë e gjendjes sime studiuese në një mes që ju më bindët se ka shumë lëndë studimi, unë jam magjepsur prej saj. Dhe tashti, harroj të komunikoj edhe me ju, edhe, atëherë kur komunikoj, harroj t'u përshëndes për:

Mirupafshim!

Unë e di se ju jeni qenie me forcë që jepni arsye, sepse ua ka falur që nga lindja All'llahu, siç e besojmë ne, e pastaj edhe jeta, gjithë mundësinë për të krijuar për ngjarjet që ndodhin sipas parashikimit!

Këtu , ku jam vendosur në një skaj të Kafeinternetit të Flakronit, e kam numrin tre ! Mbase përputhet me numrin e kompjuterit ! Por edhe sipas asaj që në vendlindjen time dy kanë mbaruar specializimet dhe tashti në radhë jam unë ! Megjithatë i pari, Shaqa, i cili një kohë në Kryeqendren e Kosoves, në P., ishte gazetar i TV dhe emitonte lajmet, sado që ishte talent, dhe, nuk i shpëtonte gjë nga imagjinata , e shpërblyen me dajak ! E futën në burg dhe e vunë në karrigën elektrike ! Tashti endet, dhe me të , qeshin rrugëve , përse bisedon vetmeveti.

I dyti, Feneri, ky që ma dha idenë dhe vizionin se si të bëhej transheja e vendosjes dhe si do të bëhej gjithë ky rrumbullakësim i studimit, ishullohet !

E para, sepse i vardisen gjithfarë vashash dhe ai, nuk e di ku ta ndalë grepin e peshkimit ! Por, si duket ka rënë në grepin e njëfarë " Emëangjelina" që e frekuenton Forumin, dhe ajo e ka shpallur të pandehur, bile ia ka ngritur akuzën sipas një neni të shkruar në Kushtetutën e këtyre trojeve për dashuri!

E nderuar Luiza L Hej, është neni 47 ai, që Kushtetuta juaj shekullore as që e ka paraparë !!!Alineja e ti parashikon burgim të përjetshëm në zemër !

Dhe unë i treti, Gjakushi, e nderuara profesoreshë , për hirë të mentalitetit dhe tradicionalizmit kam ndërruar kodin e gjinisë. Jam bërë anëtare në forum, me emrin Sulltana ! Dhe, si e tillë, më vijnë shumë mesazhe dashurie , perkrahje, urime, oferta...

E di se do të qeshish !

Me respekt !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi