Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syku Pellumb: Gjysem – plot

Shko poshtë

Syku Pellumb: Gjysem – plot Empty Syku Pellumb: Gjysem – plot

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 20, 2009 11:06 pm

Syku Pellumb: Gjysem – plot N1311514780_8696
Syku Pellumb: Gjysem – plot

Era e detit paqohet ngadale e dielli
shket drejt reflektimit te vet, nderkohe shtellunga
e pluhurit ndalon kercenuese ne ajer;
bie pastaj, si perde mbi rruget e kafshuara
e mjegullen, pushtuese arash. Ikin me shfaqjen
finale te dites, fluturimthi, dritat zberdhule,
mes reve te hirta te rena mbi fushe.
Vec harketimet tona rrine pezull mes vitesh,
e dashur. Vetmojme çudshem ne breg,
me xunkthat qe nxune shtigjet e bulkthat
qe zhurmojne kembengules. Na mbetet akoma
mbremja e zhveshet, me qarkun e kuqrremte,
qe ngroh miresie dhe bregu i detit me valet
ledhatuese. Mendimet veç me shtrengojne
ne fyt pa arsye. Nuk dua te mendoj, akoma
shume na pret. Jeta eshte fragmente rastesie.
Secili tallaz do behet yni nje dite. Nje dallge
shkumbuese si anije me vela te bardha,
po vonon te gdhendet. E nderkohe sodisim detin
dhe yjet qe lahen ne blu, si vocrrake, me peshqit
vallzues. Ne shpirt jam i thyer ngaqe s’munda
te t’mbledh nje tufe yjesh, ne vend te karafilave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi