Arben Llalla: Avokat i popullit apo avokat i shtetit?!
Faqja 1 e 1
Arben Llalla: Avokat i popullit apo avokat i shtetit?!
Arben Llalla |
Kur Avokati i Popullit braktis Popullin
Nga Arben LLALLA*
Opinioni i gjerë ka mësuar nëpërmjet mediave të ndryshme në Maqedoni dhe jashtë saj për vendimin absurd të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shpalljen e personalitetit tim për herë të dytë si person i rrezikshëm që rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë. Në bazë të ligjeve të Kushtetutës së R.M., MPB është e detyruar të më sqarojë me fakte se në çfarë bazash juridike të vërtetuara është bazuar në marrjen vendimit për të më rishpallur qytetar që rrezikoj sigurinë dhe mbrojtjen e R.M., kurKushtetuta thotë :
h). Pranimi i tij në shtetësinë e RM-së të mos e rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e RM-së; Ky kusht e ngarkon procedurën për naturalizim duke e zgjatur atë për disa muaj, nganjëherë edhe për disa vite, sepse Departamenti për shtetësi merr njoftim nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim se vallë ky kusht është plotësuar apo jo. Prandaj, nevojitet që shteti t’i orientojë nga e veta drejt përfundimit të procedurës në afat prej 60 ditësh – afat i parashikuar me Ligjin për procedurë të përgjithshme drejtuese (Gazeta zyrtare e RM” numër 44/02). Risi tjetër e aprovuar me ndryshimet e Ligjit për shtetësi të RM-së e vitit 2004 në frymën e nenit 11 të Konventës evropiane për shtetësi, është sqarimi plotësues i këtij kushti në nenin 5 të të njëjtit nen 7. Në fakt, në Ligjin e vitit 1992 është theksuar qartë se organi kompetent për zgjidhjen e kërkesës për marrjen e shtetësisë të RM-së nuk është i obliguar të sqarojë shkaqet për të cilat është prononcuar negativisht. Me ndryshimet, pa mëdyshje obligohet ky organ që t’i arsyetojë shkaqet për të cilat ka marrë një vendim të tillë, duke mbajtur llogari me këtë rast për mbrojtjen e interesit publik. Me këtë, procesi i vendimmarrjes është disejnuar që të jetë më transparent sesa më parë.
Sipas këtij neni që ka hyrë në fuqi që në vitin 2004, MPB duhej zyrtarisht të më sqaronte me fakte të vërtetuara përse një historian dhe publicist është person i rrezikshëm për MPB e R.M. Pra deri më sot ende MPB nuk më ka sqaruar faktet ku është bazuar në vendimet e saja negative duke shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. Sepse MPB mban përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve të saj. Në këtë mënyrë MPB ka nxitur mosbesimin tek qytetarët e R.M., në strukturat shtetërore për drejtësi dhe rendin publik. Por në raste të tilla ku duhet ta kërkojmë të drejtën kur shteti kundërshton shtetin? Përveç mijëra organizatave joqeveritare që mund tu drejtohemi, ne mund të trokasim lirshëm në zyrat e Avokatit të Popullit i cili është mbrojtësi i vetëm i pavarur i popullit përpallë shtetit. Kështu edhe unë si shumë qytetarë në bazë të ligjeve ju drejtova zyrës së Avokatit të Popullit në Tetovë me besimin e plotë për të mësuar të vërtetën në bazë të Kushtetutës së R.M., jo për të më dhënë shtetësinë maqedonase, por për të nxjerrë faktet me baza të vërtetuara pse MPB më ka shpallur person të rrezikshëm. Pas një viti Avokati i Popullit e braktis çështjen time duke i dhënë të drejtë MPB. Pra, Avokati im nuk mbështetet tek e drejta por tek e zhdrejta. Këtë e them në bazë të fakteve të pamohueshme sepse Komiteti i Helsinkit e ka parashtruar çështjen time në raportin e muajt nëntor 2008, si shkelje e të drejtave të njeriut në Maqedoni. Në këtë rast kë duhet të besojmë? Atë që mbron të drejtat e njeriut i komanduar nga bota demokratike e pavarur? Apo atë që thirret për të mbrojtur popullin i komanduar nga shteti?
Për të mbrojtur të vërtetën dhe sqaruar opinionin po sjell disa rreshta nga raporti i Komitetit të Helsinkit - dega Maqedoni, muaj nëntor 2008, në lidhje me çështjen në fjalë.
Raporti i komitetit të Helsinkit
“Komiteti i Helsinkit me befasi dhe zëshëm pyet, si është e mundshme që Ministria e punëve të brendshme të ketë sjellë vendim me të cilin i refuzohet kërkesa për pranim në shtetësinë duke mos zbatuar paraprakisht procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 7 pika 8 nga Ligji për shtetësi, e për të njejtën z. Llalla ka pritur 1 vjet e 6 muaj.
Njëkohësisht në procedurën e zbatuar nuk është respektuar neni 7 paragrafi 5 i të njëjtit ligj ku në mënyrë të përpiktë theksohet: Në vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë me lindje sipas nenit 1 pika 8 të këtij neni, organi do t’i arsyetojë shkaqet për të cilat e ka sjellë vendimin, e me këtë rast duke mbajtur llogari për mbrojtjen e interesit publik.”
Në rastin konkret MPB ka sjellë vendim duke mos e respektuar nenin e përmendur më lartë, me ç’rast për kërkesën për pranim në nënshtetësi të parashtruar nga z. Llalla vetëm ka sjellë vendim refuzues, duke mos i arsyetuar shkaqet për vendimmarrjen e atillë, për çka është i obliguar me nenin e theksuar më lartë.
Presim që gabimin tanimë të bërë dhe mosrespektimin e Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë, MPB do ta përmirësojë gjatë vendimmarrjes së re dhe se MPB nuk do t’i nevojiten edhe 2 vjet të tëra që të nis procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë. Për të njejtën Komiteti i Helsinkit sërish ju drejtua Ministrisë, nga ku presim përgjigje kthyese.”
Ndërsa Avokati i Popullit të R.M., i jep të drejtë vendimit të MPB duke më shkruar më 21 janar 2009 se e braktis çështjen time dhe e arkivuar në sirtarin me pluhurin e harresës duke më treguar edhe rrugën për të mësuar të vërtetën në Gjykatën Administrative. Avokati i Populli te di shumë mirë se në Gjykatë duhet avokat për të mbrojtur të drejtën e popullit kur shkelet nga shteti. Por kur të braktis Avokati i Popullit kush Avokat e mbron Popullin?
Letra e Avokatit të popullit e 21.01.2009.
“Në lidhje me parashtresën Tuaj, Ju njoftojmë se Avokati i Popullit i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore (në mesin e të cilave edhe të drejtën e fitimit të nënshtetësisë së një shteti të caktuar) të qytetarëve dhe të të gjithë personave (të huajve, apatridëve dhe të tjerëve) kur ato u cenohet me akte nga organet e administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë.
Në përputhje me nenin 7, paragrafi 4 të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, vetëm organi për nënshtetësi është kompetentë për ti justifikuar shkaqet e marrjes së një aktvendimi sikur në rastin Tuaj kur refuzohet kërkesa për shkak të mos përmbushjes së kushtit-pranimi në nënshtetësi të mos e rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë.
Nga këto shkaqe, Avokati i Popullit për momentin nuk mund të konstatojë shkelje të ndonjë të drejte konkrete prandaj e ndërpret procedurën pas një numri të madh të parashtresave Tuaja, ndërkaq , më tutje, të drejtën për fitimin e nënshtetësisë së Republikës të Maqedonisë mund ta mbroni në procedurë ankimore ose në procedurë për kontest administrativ përpara Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë.”
*Autori është Historian dhe Publicist i cili jeton me dokumenta të rregullta në R.M., por është shpallur dy herë nga MPB, person që rrezikon sigurinë dhe mbrojtjen e integritetit të Republikës së Maqedonisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avokat amerikan për Nazmi Bllacën
» Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut
» Tomë GASHI, Avokat nga Prishtina:Koment Lidhur me gjykimin politik të Akademik Nexhat Daci
» Arben Llalla rishpallet nga MPB person i rrezikshëm për R.Maqedonisë
» Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit
» Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut
» Tomë GASHI, Avokat nga Prishtina:Koment Lidhur me gjykimin politik të Akademik Nexhat Daci
» Arben Llalla rishpallet nga MPB person i rrezikshëm për R.Maqedonisë
» Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi