Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Mirazhi i tij!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Mirazhi i tij! Empty Lediana Kapaj: Mirazhi i tij!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2009 11:01 pm

Lediana Kapaj: Mirazhi i tij! N744374599_7342
Lediana Kapaj: Mirazhi i tij!

Sytë e mi të përlotur kërkonin të lexonin atë emër. Buzët e thara donin t’a thërrisnin, por ato kater shkronja më mblidheshin në fyt, dhe prej buzëve dilnin vetëm ngashërima. Përmes lotëve shikoja atë fytyrë, që më dukej sikur ishte bërë e huaj , e pakapshme!
Mundohesha t’a prekja, por sytë e tij më largoheshin.
Unë i flisja dhe ai smë kthente përgjigje,pasi nuk dinte çtë më thosh,nuk mund të më jepte atë dashuri qê unë i dhuroja........
Vrapoja pas tij, por rëra e ftohtë e plazhit më pengonte.
Dallgët ngadalësonin vrullin e tyre të shpejtë pranë bregut, dhe talleshin me përpjekjet e dëshpëruara që bëja!
Dikur ato dallgë, qe tani më shikonin me përçmim, shkumëzojnë të gëzuara mbi trupin tim të vetëm!
Do të doja që dashuria të më merrte në krahë dhe të shkonin ashtu të përqafuar drejt rërës së ngrohtë.
Gishtërinjtë e tij të ngatërroheshin nëpër flokët e gjatë, bjond , që shkëlqenin nën rrezet e buta të diellit.
Por tanimë, kujtimet e atyre ditëve janë kthyer në një makth pa mbarim.
Ardhja e dimrit, së bashku me rrezet e diellit, kish ftohur edhe zemrën e tij.

As ditët e para të pranverës nuk kishin mundur t’a ngrohin atë zemër. Ai iku nga une… Iku diku larg,në mes të shkretëtirës, duke lënë pas shijen e hidhur të ndarjes. Tashmë e vetme dhe e papërkrahur endem bashkë me kujtimet nën rrezet përvëluse të diellit, dhe mbi rërën e nxehtë mbeten gjurmët e mallit.
Përpara syve më shfaqet mirazhi i tij.

Zëri i tij duket sikur prish heshtjen mijëra vjeçare të shkretëtirës, dhe unë ndjej lotët të më njomin buzët e etura.Sa lot kam derdhur.....sa shumë kam qarë!
Shija e tyre e kripur më ndjek prej vitesh dhe sot më shumë se kurrë, e kujtimi i tij më rëndon shpirtin. Zemra e thyer largohet prej meje, ngjitet lart në qiellin e errët duke kërkuar më kot zemrën e tij. Por ajo zemër ishte kthyer në një diell të ftohtë dimri, e gjysëm hëna nuk mund t’a gjente më…

Dhe unë, tashmë e vrarë dhe e vdekur, kaloj gishtërinjtë nëpër flokët e mi dhe psherëtij. Gjysëm hëna më vështron nga lart, pa mundur të më thote asnjë fjalë. Dalëngadalë mëngjesi po agon, e me largimin e natës largohet edhe gjysma e zemrës sime, tashmë e tretur dhe e munduar në kërkim të një mirazhi,në kërkim të pamundësisë.....

Sa dua te fle.....sa shumë dua të bie në gjumin më të thellë të ekzistencës!Nuk kam frikë.....

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Mirazhi i tij! 20180_215082354599_744374599_2947660_1250582_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi