Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tubimi i Edvinit në përvjetorin e Stalinit, protestojnë para bashkisë shoqatat e intelektualëve të përndjekur

Shko poshtë

Tubimi i Edvinit në përvjetorin e Stalinit, protestojnë para bashkisë shoqatat e intelektualëve të përndjekur Empty Tubimi i Edvinit në përvjetorin e Stalinit, protestojnë para bashkisë shoqatat e intelektualëve të përndjekur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2009 11:45 pm

Tubimi i Edvinit në përvjetorin e Stalinit, protestojnë para bashkisë shoqatat e intelektualëve të përndjekur



Edvin Rama të ndërpresë tubimin në përvjetorin e Stalinit dhe të kërkojë falje për firmën vrasëse të babait të tij, Kristaq Rama

Të përndjekurit politik protestojnë para bashkisë së Tiranës për nderimet që Edvin Rama i bën autorëve të masakrave më të rënda njerëzore, si Josif Stalin, në nder të të cilin ka planifikuar një tubim sot para parlamentit. Duke i bërë thirrje Edi Kristaq Ramës të kërkojë falje publikisht për tubimet që organizon në përkujtim të përvjetorit të një prej diktatorëve më mizorë në historinë e botës, Josif Dzugashvili Stalin, Shoqatat e intelektualëve të përndjekur dhe të persekutuarve politikë, i kërkuan atij të ndërpresë këto akte provokuese.
“Rama kërko falje”, ishte kërkesa e të përndjekurve, të cilët mbanin në duar dhe posterat me fytyrën e një prej diktatorëve më mizorë të historisë së njerëzimit, Stalinit, ku data 21 Dhjetor përkon me ditëlindjen e tij.
Në emër të të përndjekurve foli Agim Musta, drejtues i shoqatës së intelektualëve të persekutuar, “Musine Kokalari”, i cili kërkoi që kryetari i bashkisë, njëherësh i Partisë Socialiste të kërkojë ndjesë edhe për firmën e të atit të tij, në dënimin me varje të poetit Havzi Nela.
“Të persekutuarit politikë, nga diktatura e komunizmit i kërkojnë kryetarit të PS dhe Bashkisë së Tiranës Edi Rama, të kërkojë falje për krimet e kryera nga babai i tij, Kristaq Rama, për firmosjen e ekzekutimit me litar të poetit Havzi Nela në vitin 1988. Njëherësh babai i Edit, Kristaqi është dërguar nga Sigurimi i Shtetit komunist për të nxjerrë jashtë nga ambasada e Republikës italiane, familjen Popa, e para që shënoi nisjen e eksodit të shqiptarëve në ambasadat perëndimore. Ky mision i Kristaq Ramës, dështoi me turp”, deklaruan më tej ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politik gjatë protestës së sotme para bashkisë së Tiranës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi