Engjëll Koliqi: Letër nga e Lumturuara Nënë Tereza - Lettera della Beata Madre Teresa
Faqja 1 e 1
Engjëll Koliqi: Letër nga e Lumturuara Nënë Tereza - Lettera della Beata Madre Teresa
Letër nga e Lumturuara Nënë Tereza:
LËVIZNI E MOS U NDALNI SE NJERËZIMI GJITHNJË KA NEVOJË PËR JU
Shkruan: Engjëll Koliqi
Lecco, dhjetor 2007
Ka dashtë vetë Zoti të më zgjedh si protagonist i dashurisë dhe ma ka dhënë mundësinë të depërtoj në të gjitha botërat e gjithësisë, përfshirë edhe Mbretërinë Qiellore, deri në Parajsë. Duke shfrytëzuar rastin, brenda këtij privilegji të madh, në cilësinë e protagonistit të kësaj bote, kam takuar shumë personalitete të pavdekshme, që i kanë vënë vulë të madhe të dashurisë dhe të paqes njerëzore shekullit tonë. Por, një gëzim të madh në shpirtin tim, e kam ndjerë kur e kam takuar Shenjtëreshën e Dashurisë – të Lumturuarën Nënë Tereza, e cila si bijë e tokës sime, më ka dhënë një tjetër privilegj, duke më dhënë një letër speciale, që ta sjell dhe ta publikoj në mbarë botën!
Ja ku jam këtu, që me detyrë historike, të hap Letrën e së Lumes Nënë Tereza dhe ju ftoj të gjithëve që ta lexoni. Dua që të gjithë ta lexoni dhe mirë ta kuptoni. Ja pra, për ju njerëz të vullnetit të mirë, përmbajtja e tërësishme e letrës historike, me të cilën fillojmë ta ndryshojmë botën:
“Shumë të dashur vëllezër dhe të shumëdashura motra në botën tokësore, me urimet dhe bekimet më të mira për ju, përmes këtij tim vëllau – këtij Engjëlli të Vogël Kosovar – jua dërgoj këtë letër, duke ju lutur që ta lexoni dhe ta kuptoni mirë dhe me të gjithë fuqinë të lëvizni e të bëni diç në shërbim të njerëzimit.
Në botën tokësore, mjerisht, ende ka shumë njerëz të sëmuet, shumë njerëz të varfër dhe shumë nevojtarë, që kanë nevojë t’ua zgjasim dorën! Shkoni, gjeni të gjithë dhe ndihmojini! Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë dhe duhet të jetojnë! Por, që të mund të jetojnë duhet të ushqehen, të vishen mirë, të shërohen... Mos kini frikë! Shkoni e gjeni të gjithë! Ndihmojini! Përmes mrekullisë hyjnore, unë u dërgoj të gjithë juve një forcë speciale për t’u ndihmuar njerëzve dhe ju garantoj, se kur t’i shihni njerëzit që po jetojnë mirë, falë ndihmës suaj, ju në shpirt do të ndjeni një gëzim të madh – një lumturi të vërtetë – do të ndjeheni bash krenarë! Atëherë, mos prisni! Shkoni me vrap dhe menjëherë gjeni të gjithë nevojtarët! Nëse më kërkoni se si mund t’i ndihmoni, ju mësoj unë: - Gjithçka bëhet me fuqinë e dashurisë! Së pari zbatojeni këtë këshillë timen: Duajuni së pari mes jush, e pastaj duajini të gjithë nevojtarët! Vetëm me dashuri mund të ecim përpara qetësisht, dhe mund t’i ndihmojmë të tjerët! Me inspirim të vërtetë dashurie, mund të pakësoni pak luksin dhe t’u dhuroni të mira materiale të varfërve të afërt, ose t’i ndihmoni të sëmuarit që të shërohen, duke u blerë barëra, materiale sanitare... Por, dhurata më e mirë është dashuria! Një buzëqeshje e bukur i ndihmon shumë nevojtarët. Të harruarit dhe mosnjohja e urrejtjes, është gjithashtu një ndihmë e madhe!
Shumë të dashurit e mi – vëllezër e motra në botën tokësore, le t’i bashkojmë rrezet e dashurisë së mirëfilltë – unë nga qielli e ju në tokë dhe, pa vonuar, të jemi në mesin e nevojtarëve! Sikurse që unë jam e sigurtë se nuk do të mungojnë rrezet e dashurisë suaj, llogaritni edhe ju në ndihmën e rrezeve të dashurisë sime, për njerëzit nevojtarë dhe për të gjithë ju! Atëherë, le të bëhemi bashkë ylberë të bukur në mes nevojtarëve! Zoti do të na ndihmojë me bekime speciale dhe mrekullitë hyjnore nuk do të na mungojnë në asnjë çast! N’aksionin tonë të përbashkët, në shërbim të njerëzve nevojtarë, le t’i fshijmë të gjithë kufinjtë dhe të gjithë vijëzimet dalluese – në pikëpamjet racore, rajonale, apo fetare, sepse të gjithë jemi vëllezër e motra – bij e bija të të njëjtit Zot!
Më lejoni në fund, që paraprakisht t’u falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin dhe për kontributin tuaj të pamungueshëm, në shërbim të njerëzve nevojtarë dhe bashkërisht ta falënderojmë Zotin, që me bekime speciale, shpirtërat tanë i ka mbushur me rreze dashurie! I qofshim falë Zotit sot e përjetemot! Ashtu qoftë – Amen!
E Lumturuara – e juaja:
Gonxhe-Anjeza – Tereza
Bojaxhiu
Lettera della Beata Madre Teresa:
MUOVETE E NON FERMATEVI PERCHÉ L’UMANITÀ HA SEMPRE BISOGNO DI VOI
Scrive: Engjëll Koliqi
Lecco, dicembre 2007
Ha voluto Dio stesso, mi ha scelto come protagonista dell’amore e mi ha dato la possibilità di girare in tutti i mondi dell’universo, compreso il Regno Celeste, fino al Paradiso! Sfruttando l’occasione in questo grande privilegio, in qualità del protagonista di questo mondo, ho incontrato tantissime personalità degli immortali che hanno messo il grande timbro dell’amore e della pace umana al nostro secolo. Ma, una grande gioia ho sentito nell’anima mia, quando ho incontrato La Santa dell’Amore – Beata Madre Teresa, la quale, come figlia della mia terra mi ha dato un altro privilegio, dandomi una lettera speciale per portarla e pubblicarla all’intero mondo!
Eccomi qui con il compito storico, apro la lettera della Beata Madre Teresa e vi invito tutti a leggerla. Voglio che tutti leggiate e capiate bene! Ecco per voi, gente di buona volontà, il contenuto intero della lettera storica, con la quale iniziamo a cambiare il mondo:
“Carissimi fratelli e carissime sorelle nel mondo terrestre, con migliori auguri e benedizioni per tutti voi, tramite questo mio fratello – Piccolo Angelo Kosovaro – vi mando questa lettera, pregandovi di leggere e capire bene e con tutta la forza muovere e fare qualcosa al servizio dell’umanità.
Nel mondo terrestre, purtroppo c’è ancora tanta gente ammalata, tanta gente povera – ci sono tanti bisognosi che hanno bisogno di una mano. Andate, trovateli tutti e aiutateli! Tutti quanti hanno diritto di vivere e devono vivere! Ma, per poter vivere – tutti devono mangiare, devono vestirsi bene, devono esser curati… Non abbiate paura! Andate a trovarli tutti! Aiutateli! Tramite il miracolo divino, io mando a tutti voi una forza speciale di poter aiutare la gente e vi garantisco che: quando vedrete la gente che vive bene, grazie al vostro aiuto, voi nell’anima sentirete una grande gioia – una verissima felicità – vi sentirete proprio orgogliosi! Allora, non aspettate! Andate correndo a trovare subito tutti i bisognosi! Se mi chiedete come potete aiutarli, vi insegno io: - Tutto si fa con la forza dell’amore! Per prima applicate questo mio consiglio: - Amatevi tra voi e poi amateli tutti i bisognosi! Solo con amore possiamo camminare in pace e anche possiamo aiutare gli altri! Con ispirazione del verissimo amore, potete diminuire un po’ il lusso e donare dei beni materiali ai poveri vicini, oppure potete aiutare gli ammalati a curarsi, comprando per loro medicinali, materiali e beni sanitari… Ma, il dono migliore è l’amore! Un bel sorriso può aiutare molto i bisognosi! Dimenticare e non conoscere più l’odio! Anche questo è un bel aiuto!
Carissimi miei – fratelli e sorelle nel mondo terrestre, uniamo i raggi del vero amore – io dal cielo e voi in terra, essendo così senza ritardo tra i bisognosi! Come io sono sicura che non mancheranno mai i raggi del vostro amore, anche voi potete contare su di me e nell’aiuto dei raggi dell’amore mio, per la gente bisognosa e per tutti voi! Allora, diventiamo insieme dei bei arcobaleni tra i bisognosi! Dio ci aiuterà con le benedizioni speciali ed i miracoli divini non ci mancheranno, in tutti momenti! Nel nostro agire comune al servizio della gente bisognosa dobbiamo cancellare tutti i confini e tutti i tratteggiamenti delle diversità, nei punti di vista - razziale, regionale e religioso, perché siamo tutti fratelli e sorelle – figli e figlie dell’unico Dio!
Alla fine, permettetemi di ringraziare anticipatamente tutti voi, per la vostra comprensione e per il vostro non mancato contributo al servizio della gente bisognosa, e tutti assieme ringraziamo Dio perché con le benedizioni speciali ha ricaricato le nostre anime con i raggi d’amore! Ringraziamo Dio oggi e per sempre – fino all’eternità! Così sia – Amen!
Beata – vostra:
Gonxhe-Agnesa Teresa
Bojaxhiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi: KËNGË DRITE - CANZONI DELLA LUCE
» Engjëll Koliqi: ANËS SË MALIT - NELLA PARTE DELLA MONTAGNA
» Engjëll Koliqi:100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS
» Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË
» Kadri Mani:NËNË TEREZA E SHQIPËRISË
» Engjëll Koliqi: ANËS SË MALIT - NELLA PARTE DELLA MONTAGNA
» Engjëll Koliqi:100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS
» Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË
» Kadri Mani:NËNË TEREZA E SHQIPËRISË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi