Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milaim Delija: Letër e hapur Daut Demakut (mbi kuptimin e mendimit pozitiv)

Shko poshtë

Milaim Delija: Letër e hapur Daut Demakut (mbi kuptimin e mendimit pozitiv) Empty Milaim Delija: Letër e hapur Daut Demakut (mbi kuptimin e mendimit pozitiv)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 12:32 am

Milaim Delija: Letër e hapur Daut Demakut (mbi kuptimin e mendimit pozitiv) N1409961752_8404

MilaMilaim Delija: Letër e hapur Daut Demakut (mbi kuptimin e mendimit pozitiv)

Me Daut Demakun mua më lidhë prejardhja e përbashkët. Interesant është se ne të dy i kemi baballarët nga i njëjti katund, nga Abria. Dhe, jo vetëm kjo, edhe nënat tona vijnë gjithashtu nga i njëjti katund, nga Tica. Të dy jemi drenicak të vërtetë. Dhe, shumë krenar. Unë e dua letërsinë dhe e lexoj me kënaqësi, ashtu si kam lexuar edhe romane e tregime te Dautit. Por, nuk merrem me letërsi ashtu si është marrë Dauti, sepse unë merrem me informatikë dhe fusha ime speciale është informatika ekonomike. Në këtë aspekt e gëzoj edhe krenarinë time të dytë, pas asaj të prejardhjes sime, se kam nderin dhe besimin të punojë për industrinë automobilistike gjermane. Duke u përpjekur për të mësuar informatikën, më është dashtë ta stdioj edhe psikologjinë e edhe fizikën. Unë sot mendoj dhe them me plotë përgjegjësi se informatika nuk është asgjë tjetër veçse fizika dhe psikologjia e shndërruar me ndihmën e matematikës në numra dhe llogaritje. Kjo rrugë lëmsh mua më ka takuar qysh në vitin 1994 me mendimin pozitiv. Jam nga ata të parët, që e kam pasë në dorë Sistemin e suksesit, që mendoj se me të filloi edhe era e mendimit pozitiv shqip. Edhe sot e ruaj një letër që ma pat dërguar në atë kohë Dauti së bashku me atë librin.
Daut i dashur,
i lexoj me kënaqësi gati të gjitha prodhimet e mendimit pozitiv në gjuhën shqipe. Këto janë prodhime shumë me vlerë për shoqerinë, ato janë edhe prodhime në trend. Veprat e tua apo veprat e Dale Carnegie janë vepra që meritojnë vëmendje të veçantë, sepse ato kanë për qëllim edukimin e shoqerisë dhe përgatitjen e kësaj shoqërie për sfida.
Cka është mendimi pozitiv? Si erdhi mendimi pozitiv? Letrat sjellin lloj-lloj informatash si përgjegjie. Megjithatë e sakta vështirë që na vjen. Të thuash se mendimi pozitiv është psikologjia ose teoria e suksesit ose mendimi alternativ, nuk është asgjë më shumë se të shkarravitësh. Mendimi pozitiv nuk është as shkencë, mu ashtu sikur filozofia dhe religjioni që nuk janë kurrfarë shkencash. Mendimi pozitiv përkon me mohimin dhe pohimin e filozofisë dhe të religjionit. Përkon me mohimin e tyre, sepse ai lindi pikërisht si rezultat i paaftësisë së filozofisë dhe religjionit për t´u përballur me rrjedhat dhe problemet e shoqërisë pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht gjatë viteve 50 të shekullit të kaluar. Përballë çështjeve moderne dhe shoqërisë së konsumit vdiqën edhe filozofia edhe religjioni, predikimet ishin të pavlera. Mendimi pozitiv erdhi si rezultat i perpjekjeve të Njeriut për të rikthyer dinjitetin e humbur dhe të nëpëkëmbur nga shoqëria, gjegjësisht nga formacionet juridike dhe rregullat e demokracisë dhe të korporatave. Mendimi pozitiv është vetem një formë dhe një manifestim i vetëdijes së njeriut si komunitet ose si bashkësi. Mendimi pozitiv është vetëm vetëdije. Dhe, kjo është pika ku mendimi pozitiv përkon me pohimin e filozofisë dhe të religjionit.
Nuk dua të krijojë një doktrinë të re, por dua të them se shumë nga letrat shqipe në lidhje me këtë temë janë shkarravina, duke përfshirë këtu edhe disa nga letrat e Shqiptarit më të urtë Daut Demaku. Nuk dua të përmend tituj të veçantë, po edhe disa përkthime janë nga autorë sharlatanë e diletantë, që më shumë kanë të bëjnë me komercializëm, reklamë dhe pasurim të menjëhershëm. Përveç kësaj mendimi pozitiv është çështje botëkuptimi, çështje personale. Nuk është shkencë dhe nuk është e domosdoshme t´i besohet ose të veprohet sipas tij. Sa ka argumente për mendimin pozitiv aq ka edhe kundërargumente nga kundërshtaret e tij. Një duhet të mbetet e qartë si për ithtarët ashtu edhe për kundërshtarët: Mendimi pozitiv nuk është Mendim, po ështe Veprim duke u mbështetur në Zgjidhjet pozitive të ideve dhe vizioneve. Mendimi pozitiv është aksion, punë, dituri, teknikë. Nuk është mendim pozitiv, vetëm të mendosh se do të bëhet mirë apo të presësh se do të të vijë e mira duke pikur. Jo. Mendimi pozitiv është Zgjidhja pozitive me ndihmën e Veprimit dhe duke u bazuar jo në forca të menduara apriori por në forcat, mundësitë dhe rrethanat e sotshme. Jeta është veç Sot. Ne nuk jetojmë as dje e as nuk jetojmë nesër, ne jetojmë Sot!
Në letrat shqipe mbizotëron një subjektivizëm që jo rrallë shkon dhe bjen në lojë foshnjore ose në urtësi të tepruara pleqsh. Nuk mungojnë as stilizimet e rënda dhe ngarkimi i emërtimeve ose përdorimi i togfjalësheve që veç ashtu mbushin vend sa për të shkruar më gjatë e për të zënë më shumë hapësirë. Shkurt: Mendimi pozitiv në letrat shqipe shpesh ja fut kot!
P.Sh. : Cfarë mendimi pozitiv është nëse u mbahen njerëzve ligjërata se si duhet fituar paratë, se paratë fitohen veç me punë dhe ato nuk duhet të shpenzohen pa kontrollë? Ky nuk është mendim pozitiv. Ky është sharlatanizëm. Ky mund të jetë predikim klerik në Faltore para besimtarëve. Një ide e mirë, ndërkaq, që do të dilte nga mendimi pozitiv, dhe që do të kishte në fokus mbrojtjen a kursimin e parasë, do të dukej kështu:
Tema: Mbrojtja nga këshilltarët e paskrupullt financiare: Kur të organizoni nënshkrimin e një kontrate për kredi, sigurim a kursim, mos e nënshkruani kurrë menjëherë dhe pa e lexuar e analizuar ne çdo imtësi dhe veçanërisht pa i analizuar tekstet me shkronja të vogla. Nëse nuk jeni të sigurtë a nëse jeni të mëdyshur, i thoni këshilltarit se ju duhet kohë, sepse doni të konsultoheni me partnerin. Mos i thoni "Dua të mendoj ende", sepse këshilltari i zoti do të bën përpjekje të të bindë për ta merrë aty nënshkrimin tënd, ndërkaq konsultimit me partner nuk mund t´i rezistojë asnjë. Kjo ju mbron nga deklaratat e parakohshme dhe vendimet e shpejta.
Ose edhe nje shembull tjeter i mendimit pozitiv që përmban kështu idenë e mirë. Tema: Parashpenzuesi Automobil: këshilla më e mirë do të ishte sikur të hiqej dorë tërërisht nga ky mjet harxhues. Por, kjo nuk është gjithmonë e mundshme, e perveç kësaj vozitja na është bërë dicka si tepër për zemër. Ja një zgjidhje e zgjuar e përkohshme: shiteni automobilin e vjetër në verë (dihet nëse e keni në plan ta merrni këtë hap) dhe organizojeni që 2 ose 3 muajë të udhëtoni pa automobil. Në verë kur është moti i mirë kjo është e mundshme, do të kurseni 2-3 muajë para dhe do ta provoni se si duket pa automobil. Do të mahniteni se çfarë mundësish të tjera mund të gjenden: automjetet e trafikut urban, taxitë, bicikletat, fqinjët zemërmirë, etj.
Shkojmë më tutje.
Predikohet me të madhe për fuqinë dhe energjinë e trurit e të mendjes për të realizuar ëndërrat ose për të bërë jetën më të lumtur. Këto predikime nuk janë të reja për njerëzit, se ato dëgjohen ose lexohen edhe nga ligjëratat që mbahen nga feja dhe morali. Ky nuk është mendim pozitiv. Lumturia është organike, ajo rrjedh nga organizmi. Mendim pozitiv është nëse thuhet kjo që vijon.
A mund të mësohet njeriu për ta thjeshtuar jetën dhe për ta marrë ashtu si është? A mund të kthehen të pakënaqurit në njerëz të lumtur? Kanali televiziv anglez BBC, nuk e di se ne cilin vit, e bëri një test interesant. Psikologu i famshëm Robert Holden i mori tri subjekte, që ishin krejt të pakënaqur me jetën e tyre dhe i vendosi në një seminar për trajtim intensiv për dy muajë. Pas këtij trajtimi, nëse mund të quhet trajtim ky, gjendja emocionale dhe e personalitetit të tyre do të ndryshojë me të vertetë. Ata do të dëshmohen njerëz të lumtur, siç u tregua edhe nga një provë e sofistikuar e miratuar nga Oxford Happiness Inventory, për shkak të rrjedhave në rritje të trurit në qendrën ose sferën e lumturisë, e cila gjendet përafërsisht mbi vetullën e majtë.
Nga raportet e këtij eksperimenti, mendimi pozitiv mund t´i filtrojë 12 ide, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë objektive në lumturinë e njeriut. Këto janë të lidhura me trupin, me të menduarit dhe aktivitetin e njeriut. Këto janë fare të zbatueshme dhe nuk nevojitet ndonjë aftësi e veçantë për to. Parimi I thjeshtë është se nese shpirtërisht ndjeheni keq, atëherë duhet të paktën trupit t´i bëni të mira!
1. Organizmi i njeriut prodhon substanca të lumturisë. Kujdesu, që për çdo ditë mundësisht në ajër të pastër, së paku gjysmë ore ta vësh trupin në lëvizje. Të preferueshme do të ishin veçanërisht bicikletat, shëtitjet, aktivitetet në kopsht, jogga a ndonjë lloj tjetë sportiv, që e bën me ëndje. Hulumtuesi i lumturisë Michael Argyle tregon, se permes lëvizjeve do të lëshohet endorfina-beta në trup. Këto peptide e kontrollojnë transmetimin e informative midis qelizave nervore dhe të trurit dhe inicojnë një efekt gati sit ë opiumit: mënjanohen disponimet depressive, ndërgjegjësimi e zvogëlon dhembjen. Aktiviteti më ideal, sipas Argyle, do të ishte vallëzimi. Vallëzimi i kombinon efektet positive të muzikës me kontakte sociale! E rëndësishme është që gjatë shëtitjes ose vozitjes së bicikletës të shikosh nganjëherë ngul në qiell. Ndjeje pafundësinë e qiellit dhe të gjithësisë, i vetëdijshëm merr frymë thellë dhe lirshëm dhe ndjeje tash edhe botën nën këmbë. Kështu do të mund të liroheni nga barra dhe presioni i shtrirë mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Disa ekspertë të lumturisë dhe ideve këshillojnë që së paku njëherë në muaj të zgjoheni sa më herët që të jetë e mundur, dhe të ecni ose vozisni në natyrë të hapur dhe ta shihni e ta përjetoni lindjen e mrekullueshme të Diellit. Veprime të tjera të nxitura nga endorfina: mëngjeseve të ecet këmbëzbathur mbi barin e lagur, të notuarit nën qiellin e hapur, përjetimin e heshtjes së natyrës, etj. Epo,nëse të pret një ditë e vështirë, atëherë bë kështu: zgjohu herët dhe ecë gjysmë ore nëpër fusha a hapësira të lira!

2. Merrni një buzëqeshje të shëndetshme. Fillojeni secilin ditë me një buzëqeshje para pasqyrës. Kjo tingëllon si marri, por është shumë mire e hulumtuar dhe tregon fuqi shumë positive. Një buzëqeshje e vërtetë dhe e ndershme, kur muskujt e nofullös dhe të syrit forcohen nga tërheqja, sinjalizon trurin: Kujdes, ka sa të duash arsye për disponim të mire! Ky fenomen “facial feedback” (reagimi I fytyrës) e përshkruan teknikën: simulimi i një emocioni mund të prodhojë ndjenja. Kjo ndihmon edhe me përvojat e frustrimit ose ngjarjeve që do të prishin humor të mire. Ai që qesh, fiton.

3. Gjumi i lumtur. Ai që bën gjumë të mire e të thellë natën i shton kapacitetet e tij të lumturisë. Kësaj mund t´I ndihmojnë disa rregulla të thjeshta: nuk ka ushqime të rënda për darkë; nuk ka ushqim pas orös 20; eventualisht një çaj ose nje gotë e nxehtë e qumshtit; një ritual i përhershëm i paragjumit; nuk ka aparat elektrik prej 230V afër (radio me zile duhet të zëvendësohet me orë me zile). Për akumulim efektiv të energjisë: shkoni një here javë para orës 22 në shtrat.

4. Hani të gëzuar. Përkundër të gjitha paralajmërimeve: asgjë nuk na mbanë më mirë se ushqimi dhe të ngrënit. Lumturia nuk gjeneron sasinë por cilësinë. Duhet bërë seleksionim me atë se çfarë lejoni të kalojë mbrenda trupit. Megjithatë është e vërtetuar shkencërisht: Ushqimi nuk e ngop veç trupin tonë, por e ushqen edhe shpirtin!

Këto ishin substancat e lumturisë të cilat i prodhon vet organizmi. Po ne mund të japim edhe rrugë të tjera të cilat sigurojnë një atmosferë mendore të lumtur. Parimi do të ishte: nëse shpirtërisht nuk ndjeheni mirë, atëherë shërohuni me fuqinë e mendjes!
5. Jeta jetohet sot! Përjetojeni dhe gëzojeni momentin. Mos u fiksoni në qëllimet e ardhshme. Përqendrohuni plotësisht në atë që po ju tash po bëni, edhe nëse janë duke pritur detyrat tjera edhe nëse ka pengesa. Mos e lerni mendjen të bredhi në drejtim të së ardhmes, por jetoni momentin. Mendoni me kujdes qysh në mëngjes se cila detyrë është si e para sot për t´u trajtuar. Dhe pastaj kapni demin nga brirët! Mos mbledhni kundërargumente për atë që po bëni në këtë moment, si p.sh.: “Ah, do të ishte më mire sikur tashti…”. Ne shpesh e përdorim të tashmen e pranishme si një lloj parapërgatitjeje për të ardhmen, ose si e thoshte Blaise Pascal: “Ne nuk jetojmë, por shpresojmë që një ditë do të jetojmë përsëri”. Kështu, në këtë mënyrë, do të dobësoni potencialin e lumturisë së përditshme. Lumturia shijohet e përjetohet në çdo moment, për çdo ditë, lumturia e përditshme.

6. Jeta është e padrejtë! Praktikojeni të ushtroni në qetësi. Aktivitetet e shoqërisë sonë konsumuese na mësojnë, se ne kemi të drejtë për plotësimin e dëshirave tona, sikur këto manifestime propagandistike të reklamave të zhurmshme: „Ju e keni merituar atë“, ose „Ne i hapim rrugët“, ose „Sepse unë kam vlerë“, etj, etj. Mos jetoni sot, e japin këta mesazhin e tyre të fshehtë, por edhe në të ardhmnen: „E merrni tash, e paguani më vonë“. Si një masë e lumturisë vlen, apo më mirë të themi servohet, një kut (kuti e kliçka), se sa shpejt mund t´i kënaqim ne nevojat tona. Kështu në një terren të këtillë fiton egoizmi i thurrur mbi këtë tokë: Lumturia është nëse unë kënaqem! Në fund të këtyre masave të paskrupullta edukative komerciale do të gjendet njeriu, i cili është i paaftë ose është paaftësuar që t´i zgjidhe ose t´i durojë frustrimet, fatkeqësitë ose krizat jetësore. Shoqëria konsumuese i vë në qendër dëshirat, plotësimin e dëshirave. Nuk është konsumator, sipas kësaj psikologjie konsumuese dhe psikologjisë së korporatave, ai që harxhon para për plotësimin e nevojave, por ai që harxhon para për plotësimin e dëshirave. Kjo shoqëri është prodhuese gjigante e dëshirave nga më të përçudshmet! Mendimi pozitiv presupozon se nuk mund të tolerojmë padrejtësi. Por padrejtesitë nuk mund të zhduken menjëherë ose duke pritur se një ditë do të fitojë dashuria mbi urrejtjen, durimi mbi zemerimin dhe gëzimi mbi lakminë. Nuk ka nevojë as për thirrje masovike e për bojkote, nuk ka nevojë për gjakderdhje dhe dëmtim të rregullit, të sigurisë dhe të rendit. Të gjitha orientimet shkojnë në rrugë institucionale dhe përmes parlamentit.

7. Shpërtheni muret! Zbulojini ato bllokada, që ju pengojnë. Shpesh janë ato mesazhet e pavetëdijshme të prindërve, të mësuesve dhe të miqëve që ngrejnë mure dhe pengesa, sikur ato „Lumturia është diçka e rrallë“, „Unë nuk e meritoj të jem i lumtur“, „Si mund të jem unë i lumtur në gjithë këtë mjerim në botë“, „Çka arrihet lehtë, nuk është e mirë”. Merreni dhe mendojeni këtë nga poztita të kundërta dhe do të dilte kështu: “Është fati ynë të jetojmë të lumtur”, “Ka fat dhe lumturi me bollëk për secilin njeri në këtë botë”, “ Unë jam i krijuar për të qenë falenderues”. Ngjyra blu, ngjyra e kaltër është ngjyra e qetësisë. Ngjitni pika të kaltra ose balona të kaltër ose çfarëdo qoftë të kaltër nëpër vende dhe pozita të rendesishme në shtëpi dhe punë që sa herë t´ i shihni të mendoni në anët pozitive të strukturave mendore.

8. Festoni sukseset! Kur të bieni në shtrat mos mendoni për dështimet e ditës së kaluar apo për ato se çka ju presin nesër. Në vend të kësaj mësohu të bëhesh mirënjohës. Krenohuni me vetveten edhe nëqoftëse veç një hap i vogël është përparuar dhe binduni se secili sukses përbëhet nga hapa të vegjël. Gëzojeni autoritetin që keni te të tjerët dhe ngriteni shkallën e vlerësimit. Gëzohuni, nëse jeni vlerësuar a lavduar. Ky është një inkurajim që ju dhuron autoriteti. Amerikanët thonë: “Count your blessings”, numëroi dhuratat!

Tash do t ´i përmendnim edhe aksionet që na e mundësojnë lumturinë. Motoja do të ishte: Mos u anko, bë diçka!

9. Koncentrohu në esencë. Mos lejoni kurrë të hutoheni. Mos lejoni as që radioja ose televizioni t´ ju çorientojnë kur po bëni dicka. Mos u çorientoni kur punoni, mos luani lojëra kompjuterike kur telefononi. Shijojeni krejtësisht atë që bëni në këtë moment. Robert Holden ka gjetur te disa nga pacientët tij simptomet e anhedonisë, paaftësia për të ndier kënaqësi. Kjo ndodhë me njerëzit që janë duke u përpjekur për të eliminuar çdo zbrazëti apo mërzitje në jetën e tyre dhe të përmbushin nevojat para se të shfaqet dëshira për to. Pra, mos konsumoni rastësisht. Ushtrojeni artin e rregullit dhe të përqendrimit në esencë, në atë çka është aktuale.

10. Angazhohuni plotësisht. Lypi ato detyra që i përshtaten plotësisht aftësive tuaja aktuale e potenciale. Kjo vlen si për profesion ashtu edhe për kohën e lirë. Nëse ke angazhim nën aftësitë dhe kërkesat e tuaja atëherë kjo prodhon mërzitje, monotoni, ndërsa angazhimi me tension të tepërt shkakton stres. Dhe, ata që punojnë me të madhe dhe rëndë deri në kufijtë e tyre, ata nuk jetojnë të qetë, por fitojnë përvoja të lumturisë që punëtorët mesatarë veç mund t´ i ëndërrojnë. “Flow”, rrjedhje, i ka quajtur studiuesi amerikan Mihaly Czikszentmihalyi momentet e këtilla të lumturisë. Gjatë Flow ndjehen njerëzit të palodhshëm, ata e harrojnë kohën dhe lodhjen, dhe bien në një gjendje që mistikët e quajnë ekstazë. Në një studim të gjatë, subjektet e Czikszentmihalyi kanë qenë të detyruar të mbajnë „Ditarin e lumturisë“: ata disa herë në ditë dhe krejt rastësisht i kanë shënuar në letër momentet e tyre. Rezultati: momentet më të shpeshta të lumturisë janë përjetuar në punë. Njeriu duke angazhuar veten plotësisht e vë në sfidë talentin e vet.

11. Filklo diçka të re. Profesori i Oxfordit Robert Holden organizoi me një grup fatkeqësh, jo klinikisht depresiv, Patienten Happines-Workshops, te të cilët tregohet e nevojshme një formë e veçantë e terapisë: të fillojnë aktivitete të lira ose të marrin hobby të ri. Kështu ulen tensionet, perspektiva të reja mund të hapen në kontakt të drejtpërdrejtë me përvoja dhe njerëz tjerë. Subjektet kanë raportuar më pas, se ata kanë zbuluar dhe mësuar anë të reja të vetes, vetveten për ta dashur. Disa kanë menduar seriozisht që hobbyn një ditë ta shndërrojnë në punë të përditshme.

12. Përkujdesuni për rrethin shoqëror. Komponentet kryesore të lumturisë janë miqësia, dashuria, mikpritja dhe mirekuptimi. Shumë njerëz kanë përvoja të këqija me të tjerët, ata tërhiqen dhe izolohen. Por nevoja për kontakte dhe komunikim është e parezistueshme, kështu që edhe të tillët janë në gjendje shpejt të vendosin komunikimin dhe t ´i gëzojnë ndjenjat e lumturisë subjektive. Në shoqërinë tonë moderne pavarësia dhe individualizmi janë vlera të larta, por pa 2 a 3 miqë nuk bëhet asnjë njeri. Shoqëria e vërtetë nuk mund të zëvendësohet me asgjë, as me kolegët e punës. Organizoni rregullisht aktivitete të përbashkëta me miqtë. Investoni kohë dhe para në aktivitete të këtilla dhe mos pritni në nismat e të tjerëve ose deri të paraqitet dikush tjetër. Jepini përparësi të lartë zgjerimit të vetëdijshëm të marrëdhënieve shoqërore!

Daut i dashur,
d.m.th. nga kjo shohim se organizmi vet prodhon substanca të lumturisë (lëvizja, buzëqeshja, gjumi, ushqimi), lumturia është organike dhe ekziston në vet njeriun. Këto substanca e ngrisin gjendjen shpirtërore (shijimi i momentit, durimi, shpörthimi i bllokadave, festimi i sukseseve) dhe përmes aksionit realizohet lumturia.
Për fund:
Mendimi pozitiv është mendimi simplify dhe akti simplify. Emërtohet mendim pozitiv, por ky togëfjalesh e nënkupton edhe aktivitetin. Mendimi pozitiv është simplifylogie dhe happyologie, thjeshtësia dhe lumturia. Mendimi dhe aktiviteti simplify në jetë, në punë, në biznes dhe veçanërisht mendimi e aktiviteti simplify në organizim e në politikë. Perndryshe, në këtë mënyrën e paraqitjes së deritashme mendimi pozitiv rrezikon të kalojë në pleqnime, dhe atyre predikuesve të saj do t´u mbetet veç edhe një rrugë tjetër: të merren me pajtime! Mendimi pozitiv është vetëdija që në mënyrë simplify i gjen zgjidhjet e çështjeve dhe të problemeve. Mendimi pozitiv cakton, në të vërtetë përgatitë Vizionet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi