Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur...

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur... Empty Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 3:42 am

Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur...

Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur... 17276_252899153495_510038495_4406075_2885091_s


Imperialistët e ngjyrave

Të prirur për fuqi
Ecim tutje vullnetin tonë
Bëjmë gjithçka,
për të ndikuar tek të tjerët
Ose të paktën,
me ndalën ndikimin e tyre…
Me plotësuar nevojat tona
Vrasim, prejmë, grijmë, picërrojmë…
Tonat…
Motivi për pushtet
Betohet Niçe
Nxitja për superioritet
Na thotë psikologu
E njeriu pushtoi edhe ngjyrat
Sa çmenduri…


Ekologjistët kapën të gjelbrën
Komunistët në aleancë me të dashuruarit,
u shkumavën për të kuqen
Xhelozët, liberalët e homoseksualët,
u joshën nga e verdha
Liberalët ngjyrën ari e lidhin me pasuri
kapital e zotërim…
Evropianët kaltër-verdhë
Tokësorët ngjyrë kafe
Jashtëtokësorët gri
Revolucionarët e butë në Ukrainë,
…të portokolltën
Nusja me fustan të bardhë,
shënjonte virgjërinë
Konservatorët me shpirtin e tyre në konserv,
donin të kaltrën
për simbolizim qielli
Delikuentët seksual vrapojnë pas të zezës,
si mizat pas m…


Ne jemi imperialistë,
edhe për ngjyrat
Sa njerëzor që jemi
Sa të çmendur…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur... Empty Avni Rudaku-Rudi: Poezi për njeriun e sotëm: Njeriu i sotëm pavarur i nga bylmeti dhe gjiri i nënës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 3:53 am

Avni Rudaku-Rudi: Poezi për njeriun e sotëm: Njeriu i sotëm pavarur i nga bylmeti dhe gjiri i nënës

Njeriu i sotëm me çadër


Me çadër në dorë
kundër natyrës
Njeriu i sotëm

Mbrohet nga ligjet e saj të ashpra
…e të buta
Shiu ka bereqet…
Kjo sentencë për Njeriun e sotëm
…e papranueshme
Nuk varet aq nga prodhimtaria e tokës
Nuk është religjioz
Nuk ka nevojë për pritshmëri kozmike
Nuk i lutet fuqisë së erës, ciklonit e të borës
As Zotit

Njeriu i sotëm,
e ka krijuar një autonomi
botë më vete
për vete…

Njeriu i sotëm iki nga natyra
E sundoi
U sundua,
pas sundimit…
Sunduesit gjejnë sundimin
dhe bien preh e tij…
Si të ishin revolucionarë
E kontrarevolucionarë


Njeriu i sotëm krijon borën në laborator
Shpërndan retë me balona fiziko-kimik
Fekondon artificialisht
Gjiri i nënës jo me atë vlerë,
të pakontestueshme...
Qumshti i nënës si bebellak (qumshti pluhur)
Barku i nënës shihet si laborator
Jo si dikur…
Sakral.

Ka ndërruar amnorja
Dhe përceptimi për të…

Njeriu i sotëm,
nuk është si nesër
as si dje

As si futurogjik
As si nostalgjik
Sot për nesër

Njeriu i sotëm,
Prêt progresin
Si shpresë

Njeriu i sotëm
Merr çadrën
Për t’u mbrojtur nga natyra

Njeriu krijoi një armik
të paqenë
Vetë natyrën
Aty ku lindi…


Njeriu i sotëm,
rebelohet ndaj saj
Nga pafuqia për ta kuptuar
Dhe ndjerë mëshirën e saj…


Njeriu i sotëm,
E ka një armë
teknologjinë
Për ta pushtuar kozmosin
Dhe për të qenë sovrani

Njeriu i sotëm do ta pushton sistemin diellor
Një ditë
Do ta pushton…

Njeriu i sotëm,
Do të mbetet ky që është
Me dobësinë e tij
Për të mos dashuruar
Më shumë sot se sa dje
Dhe më pak se nesër…

Më shumë sot se sa dje
Më pak se nesër…



* çadër/ombrellë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi