Avni Rudaku-Rudi: Epi i dështimit 2009 për Kosovën!
Faqja 1 e 1

Kolumne speciale festive:
“Suksesi i pompuar kosovar 2009”
Të synosh pa objektiva
Çdo shoqëri apo shtet i suksesshëm, kalkulon dhe bën bilanc vjetor.
Përgjatë vitit kalendarik bëhen llogaritë dhe shikohen pengesat,
rreziqet, përparësitë dhe mangësitë e asaj që është bërë (arritjet
reale) dhe asaj që do të duhej të realizohej (arritjet ideale/të
synuara). Suksesi parimisht nënkupton realizimin e
objektivave/synimeve/qëllimeve
të cilat i kemi projektuar dhe vënë para vetes. Si mund të kuptojmë se
kemi arritur suksese dhe dështime të caktuara nëse nuk analizojmë se
çfarë objektiva kemi bërë cak? Gjatë vitit 2009, në Republikën e
Kosovës, nuk mund të shkruhet aq për sukseset dhe dështimet e këtij
viti, meqë nuk kemi pasur strategji të strukturuara e profesionale
nacionale për shumë fusha kyçe të ngacmimit për një jetë më cilësore të
qytetarëve tanë. Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë
përmendur më shumë synime (deklarime të Ego ideales) sesa objektiva.
Synimet dhe objektivat nuk janë e njëjta gjë. Synimet për dallim nga
objektivat nuk janë lehtësisht të matshme, janë të përgjithshme dhe jo
të përcaktuara qartë. Synimet janë ideale që përpiqemi t’i arrijmë.
Ndërsa objektivat janë të arritshme, të matshme, të prekshme. Në çdo
projekt ideor, në pjesën për objektivat, duhet domosdoshmërisht të jemi
të saktë e të vëmendshëm se çfarë dëshirojmë realisht të arrijmë
(profite reale). Ne kemi sfidë themelore kreativitetin e dobët
menaxherial e institucional, si dhe vullnetin hipobulik (dëshirë e
ulët) politik për të shndërruar synimet deklarative në objektiva
përtokësore. Na mungon ideja e planifikimit afatshkurtër, afatmesëm dhe
afatgjatë në të gjithë dikasteret relevante. Nëse nuk e kemi konceptin
mbi planifikimin, atëherë vështirë është të pasqyrojmë një anamnezë dhe
raport vjetor të sukseseve dhe dështimeve tona. Në konceptin adlerian,
institucionet kosovare ngjashëm si qeniet njerëzore, duhet të kenë disa
“fiksione finaliste”, për të nënkuptuar qëllime imagjinare (apo reale),
që të na motivojnë në rrugët jetësore e shtetërore. Ne duhet ta synojmë
suksesin, apo siç sugjeron psikologu Adler se, “synimi për sukses shtyn
njerëzit drejt përsosjes dhe mundëson tejkalimin e pengesave…Synimi për
superioritet kontribuon në zhvillimin e komunitetit njerëzor, por ky
superioritet nuk do të thotë të jesh mbi të tjerët, por kalim nga një
pozitë e përceptuar si më e ulët tek një më e lartë, apo nga një
ndjenjë negative tek një pozitive.” Presidenca, Qeveria e Republikës së
Kosovës, Ministritë përkatëse, Parlamenti, Shoqëria Civile, Mediet,
Grupacionet partiake, etj., nuk mund të themi në dellin festiv të
2010’shit se kanë qenë autokritike saqë të posedojnë këtë synim të
suksesit adlerian dhe të shmangies nga inferioriteti. “Onania
hedoniste” nuk garanton suksesin e plotë, madje është mossukses për
t’iu kthyer vetes së pamotivuar sa/si duhet. Nëse të gjitha i kemi
realizuar gjatë vitit 2009, ne nuk kemi arritur ta krijojmë një ambient
inkurajues për të gjitha shtresat shoqërore e qytetare (përjashto
grupet me pushtet politik), e posaçërisht institucionet e Republikës së
Kosovës dhe Eulex do të duhej të dilnin nga fiksimi i stabilitetit
politik, por të nxisnin politika që minimizojnë dekurajimin qytetar.
Sukseset dhe “dështimet e sukseseve” në Kosovë
Udhëheqësit e institucioneve kosovare, por edhe qytetarët e rëndomtë,
kur reflektojnë për sukseset e shtetit të Kosovës përgjatë vitit 2009,
përmendin zakonisht antarësimin e Republikës së Kosovës në
institucionet financiare ndërkombëtare: të Bankës Botërore dhe në
Fondin Monetar Ndërkombëtar. Natyrisht se kjo ndikon jo vetëm në
aspektin e politikave financiare, por rritet edhe legjitimiteti
shtetëror kosovar në kontekstin e politikës globale. Mirëpo përfitimet
nga anëtarësimi i tillë duhet përkthyer në politika strategjike e
zhvillimore nacionale, financiare, në mënyrë që të krijohen politika të
zhvillimit ekonomik, që do të huazonim ndonjë shumë parash për
iniciativa makroekonomike e të hapjes së tregut të punës për tërë këtë
fuqi punëtore aktive. Po ashtu, miti mbi FMN’në e BB’tën, thyhet nëse
lexoni librin “Globalizimi dhe pakënaqësitë e shkaktuara prej tij”, nga
Joseph Stiglitz. Aty gjeni kritika të bindshme për politikat e këtyre
institucioneve financiare globale, burokracitë e tyre dhe kreditë e
larta bankare. Çdo këshillë prej tyre nuk duhet kapur kallëp, pa
kuptuar rrethanat kontekstuale të vendit e shtetit tonë. Ka shtete të
cilat nuk i dëgjuan sugjerimet e zyrtarëve të FMN’së dhe arritën të
dalin nga kolapsi financiar. “FMN-ja nuk mësoi shpejt nga dështimet në
Azinë Lindore. Me ndryshime të vogla, FMN-ja në mënyrë të përsëritur
aplikoi strategjinë e pakove të mëdha të shpëtimit. Me dështimet në
Rusi, Brazil dhe Argjentinë, ishte bërë e qartë se një strategji
alternative ishte e domosdoshme dhe sot mbështetja për së paku disa
prej elementeve kyçe të qasjes që unë e përshkrova, është duke u
rritur…Politikat e FMN-së në Azinë Lindore patën pikërisht ato pasoja
që bënë të sulmohet globalizimi.”(Joseph Stiglitz) Nuk them dot se nuk
ka relevancë të jesh në këto institucione financiare ndërkombëtare.
Kurrsesi! Mirëpo, të konsiderosh kritikën si “shkalla më e ulët e
agresivitetit”, është dobiprurëse në çdo relacion politik, kulturor dhe
ekonomik në raportet me institucionet e karakterit vendor apo
internacional. Edhe diçka në këtë tryezë rezonimi: As suksesi i
antarësimit në FMN e BB nuk i takon klasës sonë politike, por më shumë
përfaqësuesve të shteteve të fuqishme që na kanë përkrahur, lobuar dhe
votuar që Republika e Kosovës të përshihet në këta mekanizma. Kërkoj
ndjesë për ju që ia atribuoni vetes këtë sukses, mirëpo nuk jam
mbërthyer me emocione festive akoma! Gotat e dollisë do të jenë në
natën e vitit të ri…
Viti 2009, i pasuksesshëm. Fatkeqësisht!
Deri më tani, asnjë vit pas çlirmit nuk e kam dëgjuar të jetë
përkufizuar si i pasuksesshëm për Republikën e Kosovës. Të gjithë në
prag të festave të fundvitit dhe fillimit të vitit të ri kalendarik,
janë të prirur me apo pavetëdijshëm, të jenë më optimistë, më
shpresëdhënës dhe më entuziastë. Megjithëkëtë, vlerësimi sa më tepër
qëndron në distancë me gjendjet emocionale celebruese, aq më real është
dhe më pasqyrues i realitetit faktik. Kuptohet, si individët, ashtu
edhe shoqëritë janë të prirur të kujtojnë suksesin dhe të harrojnë
dështimet. E sidomos kjo prirje hetohet kur afrohen festat dhe
çertifikohet suksesi njëvjeçar. Pse jam aq i vrazhdë për suksesin e
vitit 2009 për Kosovën? Ka shumë arsye, dhe njëra nga më të fuqishmet
është se, “Kemi mundur të bëjmë shumë më tepër!”. Ose më mirë të
saktësojmë me cen pesimizmi realpolitik: “Kemi bërë jashtëzakonisht
pakëz!”. A kemi arritur të hapim vende të reja të punës? Sa është
zhvilluar shoqëria civile si balanc i kontrollit të pushtetit kundrejt
qytetarit? Sa kemi menduar për politikat zhvillimore të kategorive të
rrezikuara sociale? Si ka ndryshuar standardi real i jetës së qytetarit
të Kosovës? Sa është ngritur paga e secilit prej nesh? Pse nuk është
bërë progres në uljen e interesit bankar? Pse nuk kemi joshur BE’në për
liberalizimin e vizave që në janarin e vitit 2010 të ecim paralelisht
me fqinjët tanë në ndonjë shtet evropian? Pse nuk arritëm të shohim
rezultatet e zgjedhjeve lokale sa më shpejt që ishte e mundur dhe të
pritet aq gjatë madje edhe për rezultate preliminare, e sidomos
balotazhi i Prizrenit? Si nuk patëm sukses në integrimin e “pjesës
veriore të Mitrovicës” në sovranitetin real territorial dhe
administrativ të Republikës së Kosovës? Po pikat doganore 1 dhe 31? Sa
kemi pasur sukses në demokratizimin e shoqërisë në përgjithësi, duke
filluar nga aktivizimi qytetar, pjesëmarrja qytetare në proceset e
rëndësishme politike, demokracia brenda partive politike kosovare? Po
zbatimi dhe rregullimi ligjor i “kontratës kolektive”, e cila ka bërë
që punëtori kosovar të shfaq vazhdimisht ankth të sigurisë në punë në
raport me punëdhënësin e gjithpushtetshëm, i cili e largon nga puna kur
t’i teket, si skllavin në skllavopronarinë antike? Si po ecën
de-kriminalizimi dhe de-militarizimi i politikbërësve dhe atyre që kanë
krijuar një përshtypje se pa haraç e reketë nuk mund të funksionosh në
biznes?
Pushtetarët përceptojnë gabimisht (mos)suksesin vjetor
Pushtetmbajtësit nuk bëjnë dallime në mes të “suksesit të lartë” dhe
“suksesit të ulët”. Madje, “suksesi i ulët” realisht do të duhej të
definohej si “dështim i lehtë”. Edhe “Pirro korri sukses”, por me shumë
humbje të mëdha. Për të ruajtur dhe vazhduar pushtetin, politikanët me
pushtet faktik, janë me predispozita të flasin edhe për gjërat e vogla
të arritura, si “suksese të tyre”. Bile, edhe meritokracia qoftë e
rrethanave krejt të jashtme, aksidentale, spontane, nga globalizimi,
“forca e padukshme”, angazhimit individual qytetar ose të biznesmenëve,
etj., t’ia atribuojnë vetes, ndërkaq aspektet negative dhe dështimet
t’ia atribuojnë fatit, faktorëve të jashtëm, opozitës, shërbimeve
sekrete të huaja, komplotistëve, etj. Njerëzit në përgjithësi, e
sidomos vërehet në deklaratat e politikanëve kosovarë, ndoshta nga ajo
që karakterizojnë edhe shumë specie njerëzore: “kujtesa selektive”.
Gjërat që na bëjnë më të vetvlerësuar, që na rrisin vetbesimin e
vetrespektin, që na përmirësojnë vetkonceptin, na kujtohen më lehtë dhe
i përzgjedhim në memorizim. Ndërsa, ato që na kujtojnë se sa pak ishim
të angazhuar, të pasuksesshëm dhe jo pragmatikë, i harrojmë apo shtypim
në subkoshiencë. Edhe në është ndonjë sukses gjatë vitit 2009 për
Kosovën, dështimet në shumë segmente kryesore të jetës e të
shtetit(ekonomi, gjyqësi, kulturë, arsim, etj.), tregojnë se nuk është
koha t’i zmadhojmë sukseset e t’i selektojmë dështimet në shportën e
amnezisë retrograde. Viti 2009, i pasukseshëm? Po! Mossuksesi na takon
të gjithëve! E bajshim me sukses!
Shpresat për vitin 2010
Politika kosovare duhet të interesohet të nxit qytetarët e Kosovës të
mos heqin dorë nga synimi për sukses, por edhe të krijojnë shanse të
barabarta për të gjithë. Tek e fundit, të gjitha qeniet njerëzore i
mban motivi i realizimit të sukseseve, të cilat i kanë menduar për t’i
përmbushur në periudha të caktuara kohore. Hartimi i politikave të
cilat do ta lehtësonin plotësimin e nevojave bazike biologjike (motivi
i urisë, etjes, sigurisë, etj.), motiveve sociale (shoqërimi,
përkatësia sociale, regjistrimi e antarësimi në klube të ndryshme
sportive, argëtuese, kulturore, etj.) dhe atyre motiveve psikologjike
(motivi i prestigjit, vetafirmimit, vetaktualizimit, zhvillimit
profesional, etj.), do të ishte indeksi i vërtetë i definimit të vitit
kalendarik si të suksesshëm apo të pasuksesshëm.
2010/2012
Çdo vit kalendarik krijon shpresa e ambicie të reja. Ndërrimi i
kalendarit nuk ndryshon politikat, por në psikologjizmin njerëzor ka
efektet e saj. Koha është në përceptimet tona. Koha nuk gjendet jashtë
nesh. Koha nuk ndërron, por ndërrojnë përceptimet njerëzore për kohën.
Eventualisht ndonjë sukses i Kosovës në vitin 2009, do të mund të quhej
“sukses i seksiratur”, apo vetëm “sukses i pompuar” për të përfunduar
në vitin ose vitet e ardhshme. Parashikimi i Mayave për vitin 2012 të
shpresojmë të mos jetë apokaliptik për njerëzimin, ashtu si për Kosovën
2009’shi katastrofal për të papunët dhe të varfrit! Sidoqoftë, gëzuar
vitin e ri kronologjik 2010! Paqe me veten, të tjerët, natyrën,
kozmosin, engjujtë, djajtë, Zotin, alienët, fatin, politikanët…! Duke
filluar më 1 janar 2010, me dëshirën kapitale të downloadohet “peshku i
artë i shanseve të barabarta” për të gjithë qytetarët e Republikës së
Kosovës”! Gëzuar pamëshirshëm 2010’shin, bashkëqytetarë të mi!
(botuar në edicionin festiv të gazetës “KosovaSot”)
Epi i Gilgameshit të dështuar 2009!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!
» Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh!
» Avni Rudaku-Rudi: Kur prifti tundohet, po ne ?! Elaborim psikologjik mbi dëshirën...
» Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur...
» Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi