Serbia premton reforma dhimbshme
Faqja 1 e 1
Serbia premton reforma dhimbshme
Serbia premton reforma dhimbshme
Gazeta gjemane “Die
Welt”, nga Christoph B. Schiltz, 23. dhjetor
Kryetari Tadiç bëri
kërkesën e vendit të tij në BE – ngurrime në Bruksel:
Krimineli serb i luftës Mladic, akoma në liri
Brukel/Stokholm
– Evropa gjendet para një raundi të ri të zgjerimit. Pas hyrjes
së 12 shteteve në vitet 2004 dhe 2007, në vitet e ardhshme do të
hyjnë vendet e Ballkanit Perëndimor me 25 milion banorë. BE aderimi
u pat premtuar vendeve të Ballkanit në Selanik në vitin 2003.
Tani ata ngulin këmbë në mbajtjen e premtimit. Dje Serbia parashtroi
kërkesën zyrtare për pranim në BE.
Kryetari serb Boris Tadiç
ia dorëzoi kërkesën në Stokholm Kryeministrit, që është kryetari
radhës Frederik Reinfeldt. Tadiçi foli për një „pikë kthimi“,
për një periudhë ku se në Serbi do të pasojnë „reforma
të thella dhe nga një herë edhe të dhimbshme“. Ministri i Punëve
të Jashtme të Suedisë Carl Bild tha: „Ka një lëvizje të re
në tërë Ballkanin Perëndimor“. Kërkesa për aderim bëhet 9 vite
pas rrëzimit të kryetarit serb Sllobodan Millosheviç, i cili duhej
të përgjigjej për krime e luftës në Den Hag.
Qarqet e larta të BE presin
që Serbia t´i bashkëngjitet Unionit në fillim të vitit 2014. Një
proces i gjatë aderimi me plot barriera si në rastin e Turqisë përjashtohet
në rastin e Serbisë. Vendi, i cili gjendet mu para derës së BE-së,
sipas mendimit të evropianëve, është shumë i rëndësishëm për
stabilitetin e Ballkanit.
Në anën tjetër, shumë
vende evropiane, si për shembull Holanda apo Belgjika kanë shumë
dyshime për pranimin e Serbisë në këtë kohë. Edhe raportuesi i
Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, tërhoqi vërejtjen
se aderimi nuk duhet të ndodhë aq herët. Ata që ngurrojnë përmendin
para së gjithash se forcat e sigurisë serbe, akoma nuk kanë arrestuar
dy të akuzuar si kriminelë të luftës; shefin e armatës serbe të
Bosnjës Ratko Mladiç, si dhe udhëheqësin e dikurshëm të
serbeve të Kroacisë, Goran Haxhiç.
Përveç kësaj, e ashtuquajtura
marrëveshje për stabilitet dhe asociim, që është e domosdoshme
për bisedimet e aderimit, akoma nuk është ratifikuar plotësisht.
Me gjithë ngurrimet, shumë
Qeveri të BE-së, kryetari i radhës Suedia dhe para së gjithash
Spanja, që do ta udhëheq BE në gjashtë muajt e ardhshëm, insistojnë
në përshpejtimin e procesit. Kjo vjen edhe nga Italia. Kryesisht ishin
këto vende që inkurajuan Qeverinë e Beogradit të bëjë tani kërkesën
për aderim. Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës Miguel Angel
Moratinos do të bëjë çdo gjë që është e mundur që Serbia ta
fitojë statusin e kandidatit. Kjo është parakusht për fillimin e
bisedimeve për aderim. Kandidat, mirëpo bëhet një vend, vetëm atëherë,
kur vendosin 27 shtete të BE-së, kjo bëhet pas përgjigjeve të një
pyetësori të gjatë. Kjo mund të zgjasë shumë, siç shihet për
shembull tek Mali i Zi. Vendi ka bërë kërkesën në vitin 2008 dhe
nuk është akoma kandidat. Edhe Shqipëria duhet të presë ende për
statusin e kandidatit. Qeveria e Tiranës në prill të këtij viti
ka bërë kërkesë aderimi. Para disa javëve Komisioni e BE-së ia
ka dorëzuar 2280 pyetje, në të cilat duhet të përgjigjet. Fjala
është për pyetjet në ekonomi dhe sistemin juridik.
Tani kandidat veç Turqisë,
janë Maqedonia dhe Kroacia. Kroacia edhe pse ka problem tani me Slloveninë
për shkak të kufirit në Adriatik, pritet të anëtarësohet në janar
të vitit 2011. Në 17 prej 35 fushave politike bisedimet e aderimit
kanë përfunduar, për 11 të tjera janë në bisedim e sipër.
Hyrja e Kroacisë do ta rriste shumë presionin e vendeve të Ballkanit
Perëndimor mbi BE-në për t´u pranuar më shpejtë. Kjo mund t´i
japë impulse procesit të hyrjes Serbisë, Shqipërisë, Malit të
Zi dhe Maqedonisë. Unioni gjendet para debateve të nxehta. Vendet
tepër të varfra dhe të karakterizuara nga korrupsioni si Shqipëria,
Bosnja Hercegovina dhe Kosova në rastin më të shpejt do të jenë
të gatshme për hyrje në BE në vitin 2025. Në anën tjetër në
Ballkanin Perëndimor mund të krijohet një shoqëri dy klasore, të
cilën e theksojnë shumë anëtarë të BE-së dhe vendet që aspirojnë
aderimin. Kjo mund të behet e rrezikshme dhe të çojë në destabilizimin
e ri. Këtë nuk e dëshiron askush në Bruksel.
Nga gjermanishtja: Naser Aliu
albemigrant
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të dhimbshme
» Reforma zgjedhore - peng i mosmarrëveshjeve
» Kosova pa reforma - as pas 500 vjetësh në BE
» Historia e dhimbshme e emigrantit shqiptar
» LËNJA E ATDHEUT SHPËRNGULJA E DHIMBSHME!
» Reforma zgjedhore - peng i mosmarrëveshjeve
» Kosova pa reforma - as pas 500 vjetësh në BE
» Historia e dhimbshme e emigrantit shqiptar
» LËNJA E ATDHEUT SHPËRNGULJA E DHIMBSHME!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi