Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës

Shko poshtë

Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës Empty Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 30, 2009 4:36 am

Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës U1_IbrahimRugovaReagim në shkrimin e Xhafer Shatrit: "Luftëtarët e vjetër, politikanët e rinj

BUKEPERMBYSET AKTIVIZOHEN KUNDER RUGOVES

Nga Skënder Gashi, Jarinë - Pejë

Kritizerëve të kundërshtarëve partiakë të Presidentit Rugova, së fundi, po u bashkohen edhe disa nga ata që Ibrahim Rugova i veshi me tituj e pushtet! Kjo kategori është quajtur thjeshtë: bukëpërmbysët. I tillë na doli edhe Xhafer Shatri, ish-ministër i Informacionit në Qeverinë e parë në ekzil. Siç duket vëllaznia Shatri nuk pajtohen të jenë më pak se ministra. Kështu ndodhi edhe me Hakiun, i cili u shit te një parti me mentalitet dhe veprime komuniste, e dyshuar për kriminalitet politik (vrasje seriale) dhe ekonomik (pasurim marramendës të jashtligjshëm.)

Emërimi i zotit Shatri ministër ka një shtysë fisnike dhe shpërblyese të Presidentit Rugova, i cili, në atë kohë, në konsultimin me bashkëpunëtorët e motivoi këtë emërim, duke shprehur konsideratën e lartë për veteranin luftarak Kadri Osmani(Mani) dhe grupin e tij, i cili qysh nga vitet `60-a dhe për gjysmë shekulli me radhë nuk e pushoi veprimtarinë atdhetare. E veçanta e këtij grupi, sipas Rugovës, ka qenë gërshetimi i aktivitetit ilegal me atë legal në parashtrimin e kërkesave politike. Kadri Osmani, ka thënë Dr. Rugova, edhepse gjilanas, i shpërngulur në Prishtinë dhe prej aty në Istog krijoi bërthamën ilegale, duke shtruar kërkesa legale të guximshme për kohën, që u përdoren edhe në demonstratat e 68-ës. Ka qenë rasti i parë që pas një mbledhje rinore-zgjedhore, ku kam qenë prezent edhe unë, brenda natës të udhëtojë për atje (Istog) kryetari i partisë të Kosovës, pra, partia para policisë - është shprehur Dr. Rugova.

Në emërmin e zotit Shatri nuk kishte asgjë nepotike. Përkundrazi, ishte vlerësim jo vetëm për grupin e Kadri Osmani me shokë si Idriz Zeqiraj, Binak Ulaj, Xhafer Shatri, Metë Shatri e tjerë, që kaluan një pjesë të jetës burgjeve, por për të gjithë ilegalen e burgosur të Kosovës, që ishin frymëzim për qendresë karshi pushtuesit dhe pararendës të lirisë të sotme. Ish-ministri Shatri, krahas analizës që bën për tri UÇK-et shqiptare, me shtrembërime të dukshme për atë të Kosovës, sulmon e denigroin Ibrahim Rugovën! Kështu ai i bashkohet korit të çjerrë të faqeve të Interneteve të shumta me emra real dhe të rrejshëm, të dirigjuara nga Partia Demokratike e Kosovës dhe SHIK-un e saj kriminal.

Për rolin vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, kushdo që dëshiron ta mësojë të vërtetën, duhet t`i referohet studimit të argumentuar që është botuar ne faqen kombëtare të Internetit "Zemra Shqiptare .net" nga zoti Xhafer Leci, në reagimin ndaj shpifjeve trashanike të bëra nga SHK-asi i PDK-së Sheradin Berisha. Prandaj, këtu do të merem vetëm me denigrimet pa asnjë bazë që bën zoti Shatri karshi njeriut që bëri epokë, Ibrahim Rugova. Zoti Shatri thotë:"Me Ibrahim Rugovën identifikohej lëvizja paqësore", ndërsa "krahu radikal identifikohej me Adem Demaçin e me çunat dhe çikat e UÇK-së"! E vërteta është se Ibrahim Rugova ishte edhe i paqës edhe i luftës. Janë djemtë dhe vajzat e LDK-së që bënë luftën dhe e legjitimuan atë. Ndësa "radikalizmi" i zotit Demaçi ishte kohëshkurtë e simbolik, pa mundur t`i aktivizojë as "çunat" dhe as "çikat" në asnjë betejë!
.
Eshtë për t`u çuditur se si zoti Shatri, si ministër i Informacionit, i mungon informacioni për delegacionin e Rambujesë. Nëse Serbia përfaqësohej ne nivelin më të lartë dhe kishte edhe kryesimin të atij niveli, Kosovës i mungoi kryesimi dhe nuk arriti asnjëherë ta kishte një udhëheqës të delegacionit. Udhëheqës të delegacionit zotin Thaçi, së pari, e ka shpallur fletushka antikombëtare e sabotuese e luftës "Zeri i Kosovës" dhe, së dyti, zoti Shatri!! Hashim Thaçi ishte i dhunshëm, sepse ai ishte vetshpallur komisar politik i UÇK-së, por, "sundimi" i tij shtrihej vetëm në zonën e Drenicës dhe në një pjesë të Malishevës. Megjithkëtë, as shtabi lokal i Drenicës nuk e ka njohur Thaçin si përfaqësues dhe as Jakup Krasniqin si zëdhënës, sepse ky i fundit ngatërroi tanë Drenicën me komunikata shpifëse e lavdëruese, të cilat do t`i mohonte vet në tërësi në Hagë. Ata dhe të tjerët, që flisnin dhe vazhdojnë të flasin për luftën, jetonin në Tiranë, ishin shkëputur nga lufta, kishin humbur lidhjet me popullin, duke e humbur edhe të drejtën e përfaqësimit të tij. Kjo lexohet qartë në intërvistën e shefit të SHP të UÇK-së Sulejman Selimi. Koha dëshmoi se ata prisnin lirinë nga bota dhe përgaditeshin për ta sunduar Kosovën, njësoj si baba i tyre Enveri dikur! Por, duhej të kishin edhe diploma e tituj dhe vëllezërit tanë atje, në Tiranë, nuk i kursyen për bijtë e Enverit në Kosovë!

Akuzat për "kryeneçësi" dhe "papërgjegjësi" të Ibrahim Rugovës na bëjnë të qeshim me "xhevahiret" e këtij ish-ministri. Mbrojtja e parimeve nuk është kryeneçësi, por virtyt. Ai kishte përgjegjësinë për fatin e popullit të vet dhe nuk mund të bënte pazare me ata që instruktoheshin në zyrat e Sigurimit (SHISH-it) dhe të zyrtarëve puçistë të Tiranës, që ngroheshin në zjarrin që bandat e ndezen me urdhrin e tyre. Nuk e di nëse zoti Shatri ka pasë ndonjë premtim nga ata që ai i quan "krahu i luftës", (në fakt, nuk hynë kurrë në luftë), por, dorëheqja e tij, nga posti i ministrit në atë kohë, ishte një përkrahje e hapur për ata dhe një "dajak" për krahun institucional, (të cilit i përkiste edhe vet Shatri), i cili ishte i angazhuar në frontin e luftës dhe për pushtetin do të veprohej në rrugë ligjore, me zgjedhje normale dhe pa patërnalizmin e puçistëve, të cilët morën pushtetin duke e shkrumbuar Shqipërinë! Anarkia nuk ka qenë dhe nuk është në natyrën e LDK-së. Janë kundërshtarët e saj anarkistë, sepse "ujku mjegullë don".. Ata frikësohen nga normaliteti, rregulli, sepse mbesin në hije, pa vlerë e pushtet.

Presidenti Rugova ishte i lidhur fort me popullin e vet, ai donte ta ndante fatin me popullin e Kosovës. Ai me profesor Aganin dhe bashkëpunëtorët, pas Rambujesë, udhëtoi për Kosovë, ndërsa "krahu i luftës" mbeti në Tiranë, për të bërë qeveri dhe intriga kundër LDK-së dhe kryetarit të saj. Eshtë sajesë, insinuatë dhe shpifje e rëndë e zotit Shatri se gjoja "Rugova i vetzënë peng ëndërronte formimin e një qeverie të Kosmetit me bekimin e Millutinoviçit". Me ata që kanë flirtruar me Millutinoviçin zoti Shatri ka qenë më afër se sa Rugova me shokë. Se cilat kanë qenë ëndërrat dhe zhgandërrat e Ibrahim Rugovës, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, ai i dëshmoi edhe në Gjykatën e Hagës dhe, vërtet, siç thotë shoku i tij (i Shatrit) i ilegales, Kadri Osmani, "Ibrahim Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë." Janë të njohura tri opsionet e Presidentit Rugova qysh ne themelimin e partisë të parë pluraliste, LDK-së. Dhe, reduktimi në të vetmin opsion- pavarësinë me vonë. Kjo e vërtetë është konfirmuar në të gjitha deklarimet dhe aktet tjera shkrimore, që mbajnë firmën e Presidentit Rugova.

UÇK-ja, "krahu i luftës", dështoi në luftë dhe politikë, duke sabotuar edhe angazhimin serioz që bënë forcat luftarake institucionale të Presidentit Rugova. Lufta në Kosovën Lindore pati po atë rrjedhë si ajo e Kosovës. Shkarkimi i Shefket Hoxhës nga kreu i Shtabit të UÇPMB-së, i cili akuzoi "gilipterin Thaçi", siç qe shprehur ai, për grabitjen e miliona frangave zvicëriane dhe zëvendësimi i tij me Shefket Musliun, vegël e Lëvizjes marksiste të Thaçit, sjellja brutale e përjashtuese, njësoj si "krahu i luftës" në Kosovë, bëri që të humbasë përkrahjen e popullatës të atjeshme si dhe të subjekteve tjera politike, të cilat banda e Musliut i konsideronte armiq, njësoj si marksistët e Lëvizjes që luftonin LDK-në! Pajtohem me vlerësimin pozitiv të zotit Shatri për guerilen e UÇK-së në Maqedoni. Ajo mësoi shumë nga pësimet dhe dështimet totale të Lëvizjes marksiste në Kosovë dhe Kosovën Lindore. Asnjë rol nuk ka ringjallja e ndonjë lëvizjeje marksiste, por ishte sjellja korrekte e pajtuese e krerëve të luftës, që fitoi përkrahjen e shqiptarëve të atjeshëm. Ali Ahmeti me shokë luftonte armikun dhe nuk i vriste shqiptarët prapa shpinës, siç bënte "krahu i luftës" me SHIK-un e SHISH-in në Kosovë dhe në Shqipëri!

Eshtë e rëndë, bile edhe e turpshme, të fitosh në luftë dhe të dështosh në paqë, në politikë.. Mjerisht, kështu i ndodhi edhe Ali Ahmetit me shokë! Kulltuqet e pushtetit bënë që të harrojnë Marrëveshjen Ohrit dhe të drejta të tjera që u përkasin shqiptarëve atje. Përndryshe, shqiptarët në trojet e tyre në Maqedoni, po të jenë të bashkuar, mund të imponohen dhe ta bllokojnë nacionalizmin primitiv maqedonas. Me keqardhje, duhet pranuar se zëri i tyre oponent dëgjohet vetëm kur ndonjëra nga partitë shqiptare mbetet në opozitë. Asnjë fjalë e mirë nuk mund të thuhet për trinomin intrigues: Arbër Xhaferin, Rexhep Qosjen dhe Agim Vincën. Ata kanë qenë dhe mbeten mbeturina të komunizmit ruso-sllav dhe duke përçarë shqiptarët, u shërbejnë besnikërisht qarqeve reaksionare antishqiptare.. Ku ishit Ju z.Shatri si ministër për Informim që nuk reaguat me kohë kur Dr.Rugova bisedonte me Millutinoviqin? A nuk është turp për Ju me kaq vones pas vdekjes së presidentit Rugova të shkruani të pa vërteta, kur dihen opcionet dhe kërkesat e Dr.Rugovës për pavarësinë e Kosovës!?

Në fund, zoti Shatri na zhgënjeu tej mase. Se ku e ka synimin, mund t`i dalë tymi më vonë!? Ndërsa përfoljet për do farë "përpunimësh" të UDB-së, si të zotit Shatri, ashtu edhe të Enver Hadrit, Hero i Kosovës, nuk i marr seriozisht. Angazhimi atdhetar i tyre është dëshmuar me vepra. Gjeturia momentale, qoftë edhe me pranim "përpunimi" nga UDB-a, mund të jenë taktikë shpëtuese, e motivuar për veprime të mëtejme në shërbim të çështjs kombëtare. Heroit Enver Hadrit i kushtoi me jetë angazhimi për Kosovën në Parlamentin Evropian. Sillni në mendje, qoftë edhe vetëm për një çast, atë dosjen voluminoze, në ulësen e veturës të përgjakur të Heroit Hadri. Një dëshmi e demant që nuk ka nevojë për koment.


Fund dhjetori 2009 - Për ZSH: Dardan Drenic
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi