Presidenti Topi feston me jetimët
Faqja 1 e 1
Presidenti Topi feston me jetimët
Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë z. Ilir Çumani, i akordon Zonjës së Parë Teuta Topi, Titullin “Simbol i Vlerave Humane”
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, në prag të festave të fundvitit, ka organizuar festën tradicionale me 120 fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria.
Në një veprimtari humanitare e Festive, janë argëtuar në një drekë artistike - festive dhe humanitare të organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me mbështetjen financiare të kompanisë celulare Eagle Mobile, këta fëmijë jetimë, me rastin e festave të fundvitit.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, fëmijë jetimë të gjakmarrjes, fëmijë jetimë të komunitetit rom, nga fshati SOS, Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, fëmijë jetim të qendrave të ndryshme rezidenciale, shtetërore dhe joqeveritare, si dhe fëmijë jetim në komunitet dhe të tillë të mbetur nga tragjedia e Gërdecit.
Të pranishëm në këtë eveniment të zhvilluar në ambientet e Hotel - Tirana – International, ishte edhe Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe Zonja e parë Teuta Topi, të shoqëruar nga dy vajzat e tyre...
Njëkohësisht, të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore z. Orhan Xhoshkun, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taşkın (Tashkën), dhe Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani.
Në fjalën e tij në këtë program artistiko – festiv, Presidenti i Republikës përshëndeti këto nisma, duke veçuar punën e palodhur dhe të jashtëzakonshmë të bërë në gjithë këto vite nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë për integrimin e këtyre fëmijëve në jetën e Shoqërisë, duke vënë theksin se të gjithë duhet të kontribuojnë në të tilla iniciativa që vënë në fokus fëmijët jetimë.
Ndërsa Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore z. Orhan Coşkun (Xhoshkun) theksoi se Grupi Çalik Holding ka patur dhe ka në politikat e saj sociale ndihmën e këtij komuniteti.
“Fëmijët janë e ardhmja, dhe ne punojmë sot duke menduar për të ardhmen. Çalik Holdig i u ka dhënë dhe u jep rëndësi të veçantë arsimimit të këtyre fëmijëve, prandaj edhe politikat e kësaj Kompanie e kanë caktuar si pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë sociale”, tha Xhoshkun.
Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin, ndër të tjerash tha se Eagle Mobile e shpalli vitin 2009, “Vitin e Fëmijëve Jetimë”, dhe në këtë kuadër jo vetëm që ndërmori iniciativën e dhënies së 20 bursave për studime në shkolla të mesme dhe të larta për 20 fëmijë, por u bë shembull për 25 kompani të tjera që operojnë në Shqipëri, duke bërë që edhe ata të japin mbështetjen e tyre sipas mënyrës dhe mundësive përkatëse. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, pasi falënderoi Presidentin e Republikës për prezencën dhe vëmendjen e veçantë të Tij për problemet e shumta që ka kjo kategori e shoqërisë shqiptare, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi i akordoi Zonjës së Parë Teuta Topi, Titullin “Simbol i Vlerave Humane”, me motivacion për merita të veçanta dhe kontributin e çmuar në fushën e përgjegjësive sociale në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe të shtresave në nevojë.
Nga ana e saj, Zonja Topi, duke falënderuar për vlerësimin e bërë me këtë rast, vuri në dukje mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë Eagle Mobile. Ajo shtoi se, kjo kompani është bërë një shembull ku bashkohet humanizmi me biznesin.
Më pas fjala ka qenë e fëmijëve, të cilët janë argëtuar në koncertin me artistë të njohur si Bashkim Alibali, Mefarete Laze, Liljana Kondakçi, Valbona Mema, Kristi Popa, Irma Libohova, etj, të cilët kanë kënduar vetëm për fëmijët e pranishëm.
Kjo veprimtari u moderua nga Aktorja e mirënjohur e Filmit dhe e skenës së Teatrit Kombëtar, znj. Ema Andrea.
Me skenar te poetit te mirënjohur për fëmijë Jorgo Papingji, u përcollën në këtë veprimtari mjaft mesazhe të qarta, kuptimplote dhe shumë prekëse për të gjithë të pranishmit, ku nuk mungoi edhe interesimi i mjaft mediave elektronike si dhe ajo e shtypit të shkruar.
Veprimtaria i çel me Himnin e Jetimëve dhe u mbyll sërish me këtë Himn, autor të të cilit janë Kompozitori i njohur Kristi Popa me vargjet e poetit Jorgo Papingji.
Ky aktivitet ka përfunduar me shpërndarjen e dhuratave të përgatitura nga Eagle Mobile dhe Instituti i Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Kompania rinore Eagle Mobile ka treguar një interes të veçantë për këtë pjesë të shoqërisë. Krahas ndihmesës së dhënë nga kompania, edhe punonjësit e saj individualisht janë angazhuar për të ndihmuar në mënyrat dhe mundësitë e tyre.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Stamboll: Presidenti Topi lobon për Kosovën
» Tragjedia në Himarë, Presidenti Topi ngushëllon familjarët
» Presidenti, Bamir Topi viziton familjen Jashari
» Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani
» Presidenti Topi: Mirënjohje Amerikës për forcimin e demokracisë në Shqipëri
» Tragjedia në Himarë, Presidenti Topi ngushëllon familjarët
» Presidenti, Bamir Topi viziton familjen Jashari
» Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani
» Presidenti Topi: Mirënjohje Amerikës për forcimin e demokracisë në Shqipëri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi