Presidenti Topi: Mirënjohje Amerikës për forcimin e demokracisë në Shqipëri
Faqja 1 e 1

Presidenti Topi takon ish-të Ngarkuarin e SHBA-së për Kosovën, Frenk Uisner.
Presidenti Topi i shpreh falënderimet më të sinqerta për ish-të Ngarkuarin e Posaçëm të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën, Frenk Uisner
Tiranë-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi priti të mërkurën ish-të Ngarkuarin e Posaçëm të Departamentit të Shtetit amerikan për Kosovën, Frenk Uisner në kuadër të vizitës që z. Uisner po zhvillon në shtetin shqiptar. Në këtë aspekt është vlerësuar lartë progresi i arritur në Shqipëri, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe standardet demokratike.
Në këtë takim, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të aleatit tonë më të madh e më të rëndësishëm, të SHBA-së për Shqipërinë për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në vend, konsolidimin e shtetit ligjor, të shoqërisë civile, dhe sidomos për realizimin e reformave për anëtarësimin në NATO. “Bashkëpunimi me SHBA-në në kuadrin e NATO-s do të rritet dhe në drejtim të modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të gjerë në këtë fushë”, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke rikonfirmuar se Shqipëria dhe faktori shqiptar do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm e moderator në Ballkan në shërbim të rritjes e forcimit të paqes e qëndrueshmërisë rajonale. Në vijim të bisedës, Presidenti Topi vlerësoi lart mbështetjen e fuqishme amerikane për çështjen e Kosovës dhe arritjen e pavarësisë, por dhe procesin e forcimit të shtetit të ri. Në këtë kontekst, Presidenti shprehu konsideratën e tij dhe për rolin dhe veprimtarinë e z. Uisner në përmbushjen e misionit të tij si ish-i Ngarkuari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën. Ish-i Ngarkuari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën, Frenk Uisner pasi i shprehu Kreut të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, vlerësoi arritjet e vendit tonë në proceset e tij integruese si në drejtim të reformave të rëndësishme të ndërmarra si ajo në drejtësi, reforma zgjedhore, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimi i shtetit të së drejtës, etj.Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për krizën financiare botërore dhe efektet që mund të ketë ajo për vendet e rajonit tonë dhe ndanë të njëjtën pikëpamje se e ardhmja e të gjitha vendeve ballkanike pa përjashtim është e projektuar drejt integrimit në gjirin e strukturave euro-atlantike dhe në familjen e madhe evropiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes
» Bajrush Morina: Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes
» ELEZ BIBERAJ ME RASTIN E DEKORIMIT: FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PRESIDENTIT TOPI
» Presidenti Topi feston me jetimët
» Stamboll: Presidenti Topi lobon për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi