Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: Cikël poetik

Shko poshtë

Shaban Cakoli: Cikël poetik Empty Shaban Cakoli: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 2:08 am

Shaban Cakoli: PRIJËSIT E DEMOKRACISË SHQIPTARE
Shaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n



Kush lufton , oh, për ditë të reja ?

Rexhep Qosja, Ismail Kadareja !

Në Atdhe edhe në mërgatë –

Të shënojnë histori të artë !

Lum ky popull , trim kreshnik -

Me shkrimtarë dhe akademikë !

Me penë n’ dorë e mençuri –

Ju prijnë popullit për demokraci

Refreni:

Për bashkim, për liri –

Për Kosovë me Shqipëri !

Janë bashkua forcat shqiptare –

Në partitë , oh, parlamentare !

I pari priu Ibrahim Rugova –

Demokratëve , oh, nga Kosova !

Gazmend Zajmi , Idriz Ajeti ,

Mark Krasniqi edhe Don Lush Gjergji .

Hivzi Islami , Reshat Nurboja ,

Mirë ligjërojnë ,oh, ju lumtë goja !

Refreni:

Për bashkim, për liri –

Për Kosovë me Shqipëri !

N’ ballë të grave – Luljeta Pula ,

Vepra e saj si kopshti me lula .

Janë bashkua Muhamedi e Krishti –

Udhërrëfyes Lazër Krasniqi.

Mehmet Bardhi nga Ulqini ,

Nga Presheva – Riza Halimi ,

Nga Tetova – Nevzad Halili ,

Ligjërojnë ,oh, me zë bilbili !

Refreni:

Për bashkim, për liri –

Për Kosovë me Shqipëri !

Hapen dyert n’ xhamia dhe n’ kisha –

Gramoz Pashko e Salih Berisha .

Mbarë Shqipërinë, erë e re e tundi –

Stalinizmit , oh, i erdhi fundi !

N’ këmbë u ngritë e tërë Shqipëria ,

Fryni era – erdh demokracia !

Mori vesh gjithë bota mbarë –

Asht bashkua gjithë populli shqiptarë !

Refreni:

Me Preshevë , me Tetovë,

Me Ulqin e me Kosovë ,

Me Tivar e Çamëri –

Për bashkim me Shqipëri .

Me Preshevë , me Kërçovë ,

Me Ulqin e me Kosovë ,

Me Tivar e Çamëri –

Për bashkim me Shqipëri !

Gjilan, më 23.12.1989. Demir KRASNIQIShaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1160404740376_1535548066_30370091_1356407_n

Shaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1160405100385_1535548066_30370092_372261_n

Shaban Cakoli: KOSOVA E KUQE




(Oj Kosovë e kuqe
e lame në gjak
ty ta falim jetën
dhe na duket pak)

Shporru këlysh i bushtrës
çka kërkon n´kto anë
ne ta nisim luftën
me pushkë e me këngë

Se këto troje shqipesh
na i lan të partë
jan troje fisnikësh
ne i mbrojmë me gjak.

Oj Kosovë e kuqe
e lane me gjak
ne ta falim jetën
dhe na duket pak.


Ky refren i këngës
dëgjohej n´brigadë
kur ja thoshte këngës
Muja komandant

Bushtra e sllavisë
dridhej në të zeza
kur ja thonin këngës
Muja edhe Beqa.

GJëMONTE kOSHARJA
KRENOHEJ GJILANI
KUR JA THOSHTE KËNGËS
AGIM RAMADANI

Këlyshët e sllavisë
digjeshin nga inati
bukur i qëndiste
ai Isa Kastrati.

Bacë Ademi e Hamza
pushkë e këngë në prag
mbi kulla flamuri
valëviste lart

Oj Kosovë e kuqe
ngriti supet lart
ty ta falim jetën
s´na dhimbset aspak.

Ti ke lëshu kushtrimin
trimat janë vargisë
kemi dhënë betimin
t´jem zot të shtëpisë.Shaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1160452661574_1535548066_30370136_2676823_n


Shaban Cakoli: ETJA



Tërë ditën punova
tërë natën nuk fjeta
në ty kur mendova
se ç´më mori etja.

Krojeve të burimit
sa shumë piva ujë
në mes flakërave dhe tymit
etjen s´mund ta shaj


Se ç´më pyeti vasha
ç´digjesh kështu aman
se më mori etja
për burimin tënd.Shaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1160462221813_1535548066_30370147_7105588_n



Shaban Cakoli: LAKMITARËT




Krerët sërb
përpunojnë landë
dojnë ankesë me bërë
në Holandë
janë tubuar bëjnë mixhlis
pavarësinë
me nae qitë në gjyq

T´mjerët bëhen
kinse nuk dijnë
nuk ka gjyq
që dënon lirinë
ne pa kulm nuk duam
shtëpinë.
se lirinë që e kanë shqiptarët
pëllëmbë për pëllëmb
e fituan me gjak

mbi gjak tonë s´mund jetojnë barbarët
si mbanë toka edhe me dashtë
nga ka shkel këmba e Adem JASHARIT
Kurrë më s´ka vend për barbarët.
Shaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1160467261939_1535548066_30370150_3297979_n

Shaban Cakoli: Cikël poetik 18147_1160467661949_1535548066_30370151_5086549_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi