Burbuqe Thaçi: Sherri i mikut të mirë në ditët e vështira!
Faqja 1 e 1

Sherri i mikut të mirë në ditët e vështira!
Studim rasti nga përvoja personale për diskriminimin me viza tranzit nga ana e Kroacisë kundër Kosovës
Nga Burbuqe Thaçi
Gazetare Hulumtuese
Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike
Prishtinë, Republika e Kosovës
Cili
ishte lajmi më kryesor dhe më i shpeshtë, dhe njëkohësisht edhe më
dëshprues, për Kosovën dhe shoqërinë e saj gjatë vitit 2009? Ndoshta
nuk e kemi të vështirë ta zgjedhim një, dhe të arrijmë një lloj pajtimi
për të. Pavarësisht kësaj, shpresoj se, nëse jo më kryesori, së paku
lajmi që mori dhenë në Kosovë i cili vazhdon të prodhoj lajme
përcjellëse, komente, debate, analiza, reagime, e shumëçka tjetër,
ishte vendimi i datës 15 korrik për liberalizim të vizave nga Komisioni
Evropian (KE) si organ ekzekutiv i Bashkësisë Evropiane (BE) për tri
vende të Ballkanit Perëndimor: Serbinë, Malin e Zi, dhe ish-Republikën
Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) në njërën anë, dhe përjashtimi i Bosnjë
Hercegovinës (BH), Shqipërisë, dhe Kosovës në anën tjetër. Vendimi hyri
në fuqi më 19 dhjetor 2009.
Nuk
dua të thellohem shumë në diskutimin e diskriminimit në liberalizimin e
vizave nga ana e KE-së, ndonëse do ta përmendi kur pashmanshëm e kërkon
nevoja në raport me një heshtje të pafalshme, e ndoshta edhe të
dënueshme, të shoqërisë kosovare ndaj një pengese më të kushtueshme me
viza se ajo e KE-së. Fjala është për vizat tranzit të Kroacisë që i
zbaton vetëm kundër Kosovës. Në vazhdim po u sjelli përvojën time
personale me vizën tranzit të Kroacisë, e cila mestararisht kushton
dyfish më shtrenjtë se ato të vendeve të BE-së. Edhe Kroacia është vend
i Ballkanit Perëndimor. Ka përfituar nga liberalizimi i vizave të KE-së
me herët. Tani është në proces të anëtarësimit në BE dhe kjo ka gjasa
të ndodh gjatë vitit 2011.
Përshkrimi dhe diskutimi i rastit
Shënim:
Për këtë problem të vizava tranzit të Kroacisë kundër Kosovës,
krahasimin me regjimin e vizave të KE-së, heshtjen e pakuptimtë të
shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë të
Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovës, jam duke e përgatitur
një hulumtim më të gjërë.
Pas
një qëndrimi disa javësh në Ljubjanë, në fund të muajit vendosa të
udhëtoj për në Prishtinë nëpërmjet Kroacisë. Kisha vetëm një hall. Më
duhej vizë tranzite kroate, përderisa prindërit e mi këtë problem nuk e
kishin. Ata kanë pasaporta sllovene. Në ambasadën kroate në Lubjanë për
një vizë 24 orëshe paguajta 71 euro. (Edhe në ambasadën e Kroacisë në
Prishtinë po kushtojka 71 euro për 24 orë). Më pak se gjysmën e kësaj
shume (35 euro) kisha paguar për vizë shengen italiane tre muajshe pa
kufizime. Nejse, u nisëm, dhe gjithçka shkoi mirë deri në kufirin
kroato – boshnjak – kroat, te porti i Neumit, e vetmja hapësirë e BH-së
me dalje në detin Adriatik. Aty na ndaluan. Dhe filluan maltretimet
psikike. Sipas policëve kufitarë, mua nuk më lejohej hyrja në ato pak
kilometra shtet boshnjak. “Çfarë të bëjmë më ty”, ishte pyetja e
policit (sipas të gjitha gjasave kroat; mbi 90% e popullsisë së Neumit
janë kroatë), i cili dukej sikur kërkonte t’i futeshin disa euro në
xhep, si “shpërblim” për të mos na humbur shumë kohë, në udhëtimin e
gjatë që po na priste deri në Kosovë. Polici sillej vërdallë rreth
veturës sonë, me regjistrim të Lubjanës. Një ekstrakt nga biseda që ia
vlen të theksohet, ishte:
Polici: E dini ju që ne (BH) ende nuk iu kemi njohur juve (Kosovën) si shtet?
Unë: E di, por as ne (Kosova) ende nuk iu kemi njohur juve (BH-në) si shtet!
Pas
30 minutash, pritjeje, pasi polici në fund e kuptoi se ne nuk po e
“hanim foren” t’i jepnim ryshfet, na liroi. Mirëpo, shqiptarët e
Kosovës që udhëtojnë nepër atë rajon kroat të shtetit boshnjak, duhet
të kenë kujdes dhe ta ngrisin zërin menjëherë kundër MPJ-së “sonë” sa
nuk i ka shkuar mendja edhe këtij kantoni të BH të na plaçkis me viza
tranzit. Harrojini një herë vizat e shteteve të BE-së dhe merruni me
vizat tranzit më të shtrenjta që i zbaton një shtet “mik” i Kosovës i
cili nuk është anëtar i BE-së.
Prej
Neumit unë prap do të kaloja në Kroaci. E mllefosur, nga rruga e gjatë
që bëmë deri aty, dhe nga ky maltretim që besoj nuk e meritonim, hapa
dritaren e veturës së babait dhe fillova t’i hedh lëvoret e bananeve
pak nga inati që mua si kosovare edhe sa do të më duhet të maltretohem
kështu nëpër kufinj, e më shumë nga mllefi që mu krijua për MPJ “tonë”
të cilës, kurrë nuk iu kujtua ta diskutoj e ta zgjidh këtë problem. Unë
jam vetëm një nga kosovarët e shumtë që ballafaqohen përditë gjatë
vajtje-ardhjeve të tyre nepër Kroaci, ku vizat tranzit kushtojnë
mesatarisht dyfish më shumë krahasuar me vizat tjera. Përfitimi nga
këto viza tranzit është vetëm çmimi që duhet paguar për kalim nëpër
Kroaci. Faktikisht, përfitimi i mirë dhe i paarsyeshëm është i
ambasadave kroate në kurriz të shtetasve të Kosovës.
Kur i hodha lëvoret e bananeve nga vetura gjatë rrugës nepër autostradë me shpejtësi të madhe, babai filloj të më qortoj:
- Uuu qikë, sa e pa kulturuar që je! E çka bane ashtu?!
-
Po ia kthej Kroacisë shpenzimet e vizës tranzit, taksat për mbrojtjen
e mjedisit dhe pagesat që i bëmë nepër vend ndalimet e autostradave.
- Hahaha! Mirë, po ruaju se po na vërejnë, e na dënojnë, na kallin.
-
Le t’na kallin e le t’na djegin! Edhe ashtu s’po na lënë keq pa na
plaçkitur. Kur t’na kallin, s’mund të na plaçkisin më dhe kjo është
humbje për Kroacinë. Nëse na arrestojnë, bëhet pak e madhe dhe dikush
nga Kosova, së paku MPJ-ja dhe ndonjë komentator i guximshëm, do të
reagojnë.
- Jaaa! Gabim e ke. Mos mendo se reagon kush nga Kosova, e aq më pak MPJ-ja.
E
përmenda këtë rast gjatë udhëtimit, jo aq shumë për të kërkuar nga
shoqëria kosovare dhe institucionet e “saj” të merren me zgjidhjen e
këtij problemi të vizave tranzit, por me tepër të theksoj se niveli i
shpërlarjes së trurit në Kosovë është aq i tmerrshëm sa që supozoj,
ndonjë shqiptar mund të dal dhe ta lajmëroj policinë kroate se, Buqja
gjatë udhëtimit nëpër Kroaci i ka hedhur lëvoret e bananeve nga vetura!
Kjo ishte arsyeja pse në fillim të shkrimit nuk e ceka se në cilin muaj
të këtij viti kam udhëtuar nepër Kroaci. Nëse dikush është shumë i
zellshëm, le t’i kontaktoj autoritetet kroate ta hulumtojnë rastin,
ashtu që plaçkitjet me viza tranzit kundër Kosovës dhe taksat tjera në
llogari të Kroacisë, konkretisht në rastin tim, te kenë sadopak
domëthënie, pra le të ketë ndonjë aktivitet, çfarëdo qoftë, e mos të
jenë vetëm plaçkitje “qyl”.
Me një vizë standarde shengen 35 euro (disa kushtojnë më shtrenjtë) ju
mund të udhëtoni nepër vendet e BE-së për qëndrim të përkohshëm, të
përhershëm, për punë, studime, e shumëçka tjetër. Mirëpo, për të shkuar
në shumicën e atyre vendeve me veturë, autobus, apo tren, në momentin
që shkelni në Kroaci duhet të keni vizë që kushton 70 + 1 euro (me
aeroplan për në aeroportin e Zagrebit kushton 35 euro). Pse po e
përmendi edhe këtë +1 euro dhe çfarë domëthënie ka kjo? Këtë 1 euro
duhet ta paguani në bankë. Ajo nuk shkon në llogari të Kroacisë, por
megjithatë del nga xhepi i juaj si shpenzim shtesë, duke mos llogaritur
këtu edhe vajtje-ardhjen në bankë. Shumica e vizave paguhen brenda
ambasadës. Për shembull, në ambasadën e Sllovenisë në Shkup ju paguani
vetëm 35 euro brenda në ambasadë, pa pasur nevojë të shkoni në bankë
dhe të paguani edhe një euro shtesë. Ambasada e Kroacisë në Kosovë (nuk
është e vetmja në këtë rast) ndoshta me këtë sistem pagese të vizës në
bankë don të zvogëloj vëllimin e punëve brenda saj me pagesa, prandaj
ia beson këtë bankës.
Kur
e përmendem udhëtimin për në Slloveni nga shtetasit e Kosovës, nuk
duhet ta shikojmë këtë si diçka që nuk ka lidhje me Kroacinë. Sllovenia
duke e ditur çmimin e vizave tranzit të Kroacisë vetëm kundër shtetasve
të Kosovës, në një far forme i nxitë ose sinjalizon ata të udhëtojnë me
aeroplan në relacionin Prishtinë - Lubjanë nëse duan ta shmangin
plaçkën kroate. Ç’është e vërteta, edhe Sllovenia përfiton shumë nga
kjo alternativë e udhëtimit të shtetasve kosovarë prej Prishtinës në
Lubjanë. Kjo realizohet nepërmjet biletave shumë të shtrenjta të avio
kompanisë sllovene Adria Airways. Të rralla janë destinacionet nga
aeroporti i Prishtinë për në qytete tjera të Evropës kontinentale ku
bileta mund të kushtoj më shtrenjtë se në relacionin Prishtinë -
Lubjanë, cili mesatarisht sillet ndërmjet 300 dhe 350 euro. Me çmim më
të ultë se ky, ju mund të udhëtoni shpesh me aeroplan nga Prishtina
(drejt, pa ndërrim të aeroplanit) në Vjenë, Mynhen, Cyrih, Frankfut,
Shtutgart, e në shumë qytete tjera të Evropës kontinentale që e kanë
distancën nga Prishtina dyfish më të largët se Lubjana. Edhe për këtë
çështje askush nuk e ka ngritur zërin në Kosovë. Unë do t’u sjell më
shumë detaje në versionin e zgjeruar dhe përfundimtar të këtij studimi
rasti.
Kosova
në raport me Kroacinë dhe Slloveninë është gjendur në një pozitë
gjeopolitike shumë të pafavorshme. Në fakt, Kosova nuk gjendet në
pozitë të tillë, por këtë e kanë krijuar njerëzit ose institucionet e
Kroacisë, Kosovës, e deri diku edhe të Sllovenisë. Askush pos shtetasve
të Kosovës që udhëtojnë më së shumti përgjatë këtyre kufinjve
(përderisa shqiptarët e Shqipërisë kanë dalje në det, nuk u duhet të
kalojnë nga Kroacia) nuk paguan viza tranzit 71 euro për Kroaci.
Kroacia ka zënë grykën për shtetasit e Kosovës që duhet të udhëtojnë
për në shumë vende të BE-së si: Slloveni, Austri, Gjermani, Itali
Veriore, e të tjera. Kushti për marrjen e vizës tranzit për Kroaci,
është se ju si shtetas të Kosovës, duhet të keni vizë të shtetit tjetër
ku synoni të udhëtoni. Posa të jetë çdo gjë në rregull me vizën tuaj
shengen që ua ka lëshuar Austria ose Sllovenia dhe ju duhet të arrini
atje me veturë, ambasada e Kroacisë në Kosovë i lëpin buzët menjëherë;
juve u duhet viza tranzit për Kroaci, e cila kushton 71 euro.
Paramendoni nëse udhëtoni si familje 4-5 anëtarëshe nëpër Kroaci sa do
t’iu kushtoj vetëm për viza tranzit.
Si po funksionon sherri i mikut të mirë (Kroacisë) në ditët e vështira (kundër Kosovës)?
Për
periudhë më të gjatë kohore, për shembull 6 muaj, viza tranzit për
Kroaci kushton 35 euro. Pse e përdor Kroacia këtë sistem të
standardeve të dyfishta me viza kundër shtetasve të Kosovës, dhe për
çfarë qëllimi?
Për
ta kaluar Kroacinë me veturë, më së shumti u nevojitet 7-8 orë,
eventualisht 10 orë me disa pushime, e jo 24 sa u jep afat viza 71
euro. Për afat më të gjatë të vizës tranzit, Kroacia është e
vetëdijshme se ju duhet të flini diku në ndonjë hotel, të hani diçka,
me fjalë tjera, të shpenzoni para që e tejkalojnë shumën e 35 eurove
tjera që i ka përfshirë në vizën tranzit me afat të shkurt. Duket se të
gjitha ambasadat e Kroacisë për shtetasit e Kosovës veprojnë si
ekonomistë të mirë për vete.
Për
t’ua përkujtuar edhe një herë kroatëve, qytetarët e Kosovës kanë
kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë. Në mesin e më të
njohurve janë gjeneralët Rrahim Ademi dhe Agim Çeku. Edhe në sport,
sidomos në futboll kanë kontrobuar shumë, ku vlen të përmenden lojtarët
e kombëtares së Kroacisë Kujtim Shala dhe Ardian Kozniku, shqiptarë të
Kosovës me nënshtetësi kroate. Nuk po zgjerohemi më shumë në miqësinë e
fortë të shqiptarëve dhe kroatëve në sport. Po ia përmendim edhe vetëm
një rast. Atë të kampionit botëror në karate, Enver Idrizi (shqiptar
nga Shkupi). Te ky i fundit është diçka me vlerë të rrallë të
përmendet. Medalen e parë për Kroacinë e kishte fituar në ditën kur
Kroacia ishte njohur si shtet i pavarur nga vendet kyçe të BE-së.
Raportohet se vetëm shkaku i tij dhe prej asaj date kur e fitoj
medalen, karate është bërë sport shumë i popullarizuar në Kroaci.
Ambasadori
i Kroacisë në Prishtinë, Zllatko Kramariq po shitet gati më shqiptar se
ne duke shkuar në ahengje të ndryshme nëpër Kosovë. Në vend se në
shenjë “falenderimi” për kosovarët ta zbuste koston e vizave tranzite
kroate për kosovarët, të cilat nuk janë asgjë tjetër pos një plaçkë e
madhe, ai vazhdon me sistemin e standardeve të dyfishta duke i
diskriminuar shtetasit e Kosovës me viza tranzit. Sidoqoftë, ai nuk ka
faj sa ka shoqëria e Kosovës dhe institucionet e saj. Cili institucion,
organizatë joqeveritare (OJQ) e Kosovës, komentator i guximshëm e ka
diskutuar ose raportuar seriozisht këtë problem? Askush.
Ne ua dijmë për faleminderit qëndrimin pro-Kosovës të Kroacisë në
Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND). Por, regjimi i kushtueshëm
i vizave ndaj shtetasve të Kosovës, është një problem i madh të cilin
autoritetet kosovare bashkë me ato kroate do të duhej ta zgjidhnin.
Kroacia nuk ka mundur të mbaj qëndrim pro-serb në GjND për një numër
shumë të madh të arsyeve. Asaj i duhej qëndrimi pro-Kosovës. Po të
mbante qëndrim pro-Serb, atëherë shumë shtetas të Kosovës do të
nxiteshin të marrin pasaporta të Serbisë që të udhëtojnë nepër Kroaci
sa herë të kishin nevojë, pa e paguar asnjë cent për viza (tranzit apo
të çfarëdoshme). Duket se Kroacia kur mbajti qëndrim pro-Kosovës në
GjND i ka mbrojtur edhe interesat e veta mirë.
Kroacia
ende mbetet mik i mirë i Kosovës. Vetëm se po e rjep në formën më të
mundshme. Serbisë, Sllovenisë, Bosnës, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të
Zi, nuk ia bënë kështu. Proverbi shqiptar “Miku i mirë njihet në ditët
e vështira” është më se i vërtetë në rastin Kroaci – Kosovë. Shqiptarët
e Kosovës e përkufizojnë ndryshe, ndërsa realiteti po e tregon se me
çfarë veprimi njihet miku i mirë. A nuk u bë më e njohur Kroacia si mik
i joni me këto viza?
T’i
kthehemi edhe një herë MPJ-së “tonë”. Pas kthimit tim nga Sllovenia,
lexoja ngapak lajme se çfarë është duke bërë kjo ministri për interesat
e shtetasve të vet. Me doli një lajm shumë skandaloz. Ministri Skënder
Hyseni dhe zëvendësja e tij Vlora Çitaku ishin pjesë e një vendimi
skandaloz të kyreministrisë për t’a marrë nga një pagë hiq më pak se
16.800 euro. U trishtova. Edhe më herët jam trishtuar ngapak nga
skandalet e institucioneve “tona” të cilat zakonisht vijnë në kohët kur
shoqëria e Kosovës i ka punët më se keqi ose ballafaqohet me ndonjë
vështirësi, por jo si tani. Prandaj, duke mos dashur të flas nga
emocionet dhe shresoj se ju do të kuptoni drejt, e kam vëtëm një
propozim të sinqertë për juve:
Në
rast se shpërthen lufta e tretë botërore, ju lutem të keni kujdes
maksimal nga shumica e shoqërisë kosovare dhe institucionet e saj.
Nuk
është hera e parë dhe as e fundit që këto shfrytëzojnë rastet e
ndikimeve negative kundër Kosovës të bëjnë marrëzira. Ata e
shfrytëzojnë rastin kur jeni në “vurmak” për t’iu goditur fuqishëm,
pavarësisht se i kemi dhe na kanë miq, dhe jemi të njëri tjetrit. A nuk
po bindeni edhe këtu se “Miku i mirë njihet në ditët e vështira”?
Në
dhjetëditëshin e parë të janarit 2010 në Kosovë do të jetë për vizitë
kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq (tani në largim, i ka skaduar afati).
Shumë media në Kosovë, sidomos gazetat, para disa javëve ka filluar me
publicitet ta quajnë këtë si vizitë historike. Madje Komuna e
Prishtinës mori vendim ta shpall qytetar nderi. Është bërë traditë e
pahijshme e disa institucioneve të Kosovës në nivel qendror apo lokal
të shpërblejnë njerëz të huaj për rolin e tyre kundërthënës ndaj
shqiptarëve. Para më se një viti, Komuna e Istogut kishte shpallur
qytetar nderi ish-zëvendës kryeadministratorin e Kosovës të shkarkuar
nga posti, Stephen Schook. Ka pasur shumë komente për këtë vendim
kundërthënës të Komunës së Istogut. Madje një koment që e gjeta në
internet, më bëri të shpërthej në gaz nga ironia. Vetëm titulli i atij
komenti “Schook-u agresiv, qytetar nderi i Istogut të butë!” të bënë
për të qeshur (dhe natyrisht edhe për të qarë). Nuk janë aq të ndryshëm
në këtë kuptim as shqiptarët e Shqipërisë. Krybashkiaku i Tiranës Edvin
Rama do ta shpërblej çetnikun dhe antishqiptarin Goran Bregoviq (që
mbante koncerte në urat e Serbisë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
gjatë vitit 1999) me “çelësin e Tiranës”. Tash së fundi, Oda Ekonomike
e Kosovës i ndau mirënjohje një shtetase gjermane (Verena Knaus) nga
një OJQ që paska thënë diçka rreth vizave të BE-së për Kosovën, që Odës
Ekonomike iu paska dukur si krijim i imazhit pozitiv për Kosovën!
Imazhi pozitiv i Kosovës krijohet me heqjen e vizave, e jo me “fol e
rruj vo”. Universiteti i Prishtinës ka nderuar edhe antikombëtarin Sali
Berisha me titullin “Doktor nderi”. Nuk po hyjmë në shumë raste tjera
kur institucionet e Kosovës kanë shpërblyer shumë njerëz të huaj që
Kosovës nuk i kanë sjellë gjë të hajrit në praktikë, e disa madje i
kanë sjellë dëme si Schook-u, Berisha (ky më shumë Shqipërisë dhe
çështjes kombëtare) dhe Bregoviqi (këtë e shpërblej Tirana). Po ndalemi
te rasti i planifikuar për shpalljen qyetar nderi të Prishtinës të
kryetarit kroat në largim, Stip Mesiq. Pse duhet të shpallet Mesiqi
qytetar nderi i Prishtinës? Se flet mirë për Kosovën? Jo. Ai mund të
shpallet qytetar nderi vetëm pasi ne nuk do ta lëshonim të kthehet
prapa në Kroaci pa ia hequr vizat diskriminuese Kosovës. Ne duam
zgjidhjen e problemeve praktike, jo demagogji si ushqim me fjalë të
mira pas të cilave heshturazi na e fusin thikën pas shpine.
Pavarësisht
se çka i bënë Kroacia Kosovës, për shumicën e shoqërisë dhe
institucioneve të Kosovës, Kroacia është miku i mirë që njihet në ditët
të vështira. Nëse është kështu, atëherë, të gjithë ju gazetarë,
shkencëtarë, politikanë, hulumtues, komentator të guximshëm, mos e
lëshoni Stipe Mesiqin të dal gjallë nga Kosova pa na i hequr këto viza
diskriminuese dhe plaçkitje. Shkoni me qëllim të qartë në takimin me
Mesiqin, pyesni vetëm për një qëllim tërë kohën dhe asgjë tjetër –
heqjen e vizave. Mos u dalldisni fort duke pyetur lidhje e palidhje
“kodër mas bregu” për lloj teme. Pyesni vetëm për vizat trazit tërë
kohën. Kërkoni përgjigjen dhe zgjidhjen e vetëm të këtij problemi tërë
kohën. Nëse ia arrini qëllimit dhe Kroacia na i heq vizat, atëherë mund
ta quani mik (por ende jo të mirë). Lë të na trajtoj neve Kroacia së
paku si i trajton serbët dhe Serbinë që i kanë shkaktuar gjakderdhje
ndaj të cilave ne ishim në anën e Kroatëve. Le ta harroj Kroacia
kontributin tonë për ta në luftë dhe sport. Le të na trajtoj njësoj si
i trajton serbët dhe Serbinë të cilëve ua ka pa sherrin shumë dhe nga
të cilët ka derdhur shumë gjak.
Unë
do të isha në gjendje të vij dhe t’ia bëjë këtë presion Mesiqit, por
kam frikë se “izbacivaqët” (term serb i “standardizuar” në shqip nga
shumica e shqipfolësve në Kosovë) shqiptarë do të më nxjerrin shqelma
jashtë po tentova të flas diçka për vizat diskriminuese dhe plaçkitjen
kroate. Këtë nuk po e them aq shumë nga mllefi. Ju thashë më herët se
niveli i shpërlarjes së trurit të shumicës së shoqërisë dhe
institucioneve të Kosovës, është i tmerrshëm.

Prishtinë, 30 dhjetor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Burbuqe Thaçi: Servilizmi ndaj serialomanisë
» Baki Ymeri: Liga e ligë dhe libri i keq i Mikut të mirë
» Elez Alikaj:Z.Agim Gashi mikut tim te mire dhe patriotit te madh
» Thaçi: Lexojeni mirë deklaratën
» Thaçi: Marti të gjejë avokatë të mirë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi