Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana akuza Londres per ekstradimin e 80 vrasesve

Shko poshtë

Tirana akuza Londres per ekstradimin e 80 vrasesve Empty Tirana akuza Londres per ekstradimin e 80 vrasesve

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 26, 2009 2:05 am

Tirana akuza Londres per ekstradimin e 80 vrasesve
» Dërguar më: 25/01/2009 - 06:22



Kreu i policisë shqiptare Ahmet Prençi akuzoi dje autoritetet britanike për strehimin e 100 kriminelëve shqiptare në këtë vend. Skandali u zbulua nga gazeta prestigjoze britanike “Daily Mail”, e cila njoftoi se shumica e tyre janë vrasës, që kanë arritur të përfitojnë strehim dhe azil politik, duke paraqitur dokumenta të rreme kosovare. Vetë kryepolici shqiptar shprehu pakënaqësi për refuzimin e kërkesave për ekstradimin e të dënuarve për vrasje, duke deklarur se kjo pengon përjekjet e qeverisë shqiptare për të çar në vend drejtësinë. Më poshtë vijon shkrimi i plotë i gazetës britanike.

Sue Reid Arthur Martin

Tetëdhjetë vrasës të huaj po shfrytëzojnë sistemin kaotik të azilit në Britani për të qëndruar në këtë vend. Vrasësit e dënuar nga Shqipëria kanë siguruar pasaporta britanike, pavarësisht se janë të listuar zyrtarisht si të kërkuar nga Interpoli. Shumica kanë kaluar nga Calais në Dover, të fshehur në pjesën e prapme të kamionëve apo nëpër tragete. Ata kanë përdorur emra dhe dokumente false për të përfituar azilin, shpesh duke deklaruar se vijnë nga Kosova e tronditur nga lufta. Skandali doli në dritë kur shefi i policisë shqiptare u ankua se 100 kriminelë nga vendi i tij kanë siguruar shtetësinë britanike dhe tashmë jetojnë në këtë vend. Shefi i policisë tha se kriminelët ishin lejuar të qëndronin në këtë vend, edhe pse qeveria shqiptare ka informuar Ministrinë e Brendshme britanike për identitetet e këtyre personave dhe krimet e tyre, ku përfshihen edhe përdhunimi dhe grabitja. Secili prej kriminelëve të dënuar jeton prej vitesh në Britani dhe ka krijuar familje atje.
Andreë Green, i zyrës së kontrollit të emigracionit, thotë se “është një shqetësim i vërtetë fakti që njerëz të akuzuar, dhe madje edhe të dënuar për krime të rënda, ta kenë kaq të lehtë të fitojnë azil në Britani. Rose Dixon, e grupit “Support After Murder and Manslaughter”, thotë se është shumë e habitur. “Nëse kjo ëshë e saktë, atëherë jam shumë e frikësuar nga fakti se këta njerëz ecin në rrugët e Britanisë. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë për këtë. Pasi Ministria e Brendshme britanike u informua për identitetin e vërtetë të azilkërkuesve, qeveria shqiptare nisi procedurat e ekstradimit ndaj tyre. Por, argumentet komplekse ligjore dhe nevoja për të gjetur përkthyesit dhe psikologët, ka sjellë për pasojë vonesa të zgjatura.
Kriminelët shqiptarë përdorin shtigje të panumërta në ligjet e ekstradimit për të parandaluar dërgimin e tyre në shtëpi.
Avokatët e tyre shpesh pretendojnë se ata do të përballen me cenimin e të drejtave të njeriut, nëse kthehen në vendin e tyre apo se gjyqet në mungesë ndaj tyre ishin të padrejta, sepse ata nuk mund të thoshin fjalën e tyre. Situata është më e komplikuar, sepse tashmë ata janë bërë shtetas britanikë. Sipas aktit për të drejtat e njeriut të vitit 1988, kjo u jep atyre më shumë mbrojtje dhe ndalon edhe ekstradimin e tyre, pasi jeta e tyre familjare mund të ndërpritet kështu.
Edhe kur ka një rast që më në fund shkon në një gjykatë britanike, është ministri i Brendshëm që vendos për fatin e azilkërkuesit. Ndërkohë, shumë të tjerë vazhdojnë të jetojnë pa dokumente të rregullta apo të kryejnë krime në Britani.
Ahmet Prençi, shefi i policisë shqiptare, thotë se ndien që “e gjithë puna e vështirë që forcat e tij kanë bërë për të gjetur kriminelët, ka shkuar kot”. “Ne kemi bërë një listë me njerëzit që fshihen në Britani, - tha ai. - Ka rreth 100 kriminelë dhe më shumë se 80 për qind e tyre kërkohen për vrasje dhe janë dënuar në mungesë. Atyre u është dhënë shtetësia britanike, pavarësisht nga përpjekjet tona për t’i ekstraduar ata, në mënyrë që të kryejnë dënimin me burg në vendin e tyre. Ne po punojmë intensivisht për të identifikuar, për të zbuluar ku ndodhen dhe me pas për të arrestuar shqiptarët e kërkuar në Britani”, ka thënë Prençi.
Fatkeqësisht, shumë prej tyre kanë pasaporta britanike dhe kanë siguruar azil në këtë vend duke pretenduar se janë kosovarë. “Jemi të pakënaqur për shkak të faktit se gjykatat e kanë refuzuar vazhdimisht ekstradimin e këtyre kriminelëve. Nuk ka asnjë arsye që një shtetas shqiptar që është dënuar për një krim, të mos e kryejë dënimin e tij”, - tha ai.
Deklarata e Prençit vjen në një kohë kur një raport i Zyrës Kombëtare të Kontrollit zbuloi se Britania po përpiqet shumë të menaxhojë numrin e madh të azilkërkuesve.
Agjencia e Kontrollit të Kufirit në Britani po shqyrton shumë raste dhe të tjera vazhdojnë të vijnë. Më shumë se 300.000 kërkesa për azil nuk janë shqyrtuar dhe nëntë, në dhjetë të huaj nuk kthehet mbrapsht në shtëpi. Chris Grayling, sekretari i Ministrisë së Brendshme thotë, se “Ministria e Brendshme ka paralajmëruar vazhdimisht ndaj hyrjeve të padëshiruara në vend, në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme, e megjithatë asnjë masë nuk është marrë për t’i kufizuar ato”. Ndërsa, Ministria e Brendshme është e përgatitur të mos bëjë asgjë për këtë, ne duhet të angazhojnë një forcë policore të dedikuar në Britani për të siguruar kufijtë”. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme iu përgjigj dje akuzave të shefit të policisë shqiptare se kriminelëve shqiptare po u jepet shtetësia britanike, edhe pse e kaluara e tyre njihet. “Ne nuk mund të komentojnë për rastet individuale të ekstradimit”, - tha shkurt ai.
“Daily Mail”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi