Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike

Shko poshtë

Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike Empty Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 3:30 am

Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike U1_HilmiSaraciIsa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike

Nga Prof. Hilmi Saraçi

30 vjet luftoi pa ndërprerë për pavarësinë e trojeve shqiptare

Isa
Buletini është njëri ndër patriotët më të shquar të historisë tonë
kombëtare. Lindi në fshatin Boletin me 1864, nga babai Ademi dhe nëna
Ajshe Zhabari. Ai luftoi pa ndërprerë më se 30 vjet për pavarësinë e
trojeve etnike shqiptare derisa u vra babesisht më 16 janar 1916 në
afërsi të Podgoricës nga forcat reakcionare dhe shofeniste malazeze…

Kanë
kaluar 98 vjet nga dita e ngritjes së flamurit tonë të shënjjtë, kuq e
zi i cili është ndër më të vjetrit në historinë e popujve tè botès .
Për flamurin kombëtar dhe për pavarësinë e Shqipërisë , merita të
veçanta ka Isa Boletini, kryetrimi i Kosovës. Derisa popujt e tjerë,
në veri dhe në jug të teritoreve etnike shqiptare e kishin fituar
autonominë dhe pavarësinë qysh në vitët e 30 të shekullit të XIX,
Perandoria Osmane as nuk goxonte dhe as nuk e dëshironte ta zgjidhte
me kohë çështjen shqiptare të ngritur sidomos që nga Lidhja e
Prizrenit. Përandoria osmane e dobësoi faktorin shqiptar në Ballkan
gjatë terë shekullit XIX , duke lënë zvarë këtë çështje të vetme të
pazgjidhur në këto hapsira ballkanike , pasi që Porta e Lartë ra
nën ndikimin e shteteve dhe të diplomatëve të huaj, sidomos të asaj
ruse. Shqiptarëve nuk u mbeti tjetër veç ta mbronin çështjen kombëtare
edhe me luftë të armatosur, prandaj shqiptarët organizuan kryengritjen
e viteve 1910-1911. Në këto luftra u dallua Isa Boletini me luftëtarët
e tij. Këto luftëra , megjithatë nuk u kurorizuan me sukses të plotë ,
por ato ishin si hyrje e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të
vitit 1912, pasi që të drejtat e shqiptarëve vazhdimisht
nëpërkëmbëshin. Shtetet ballkanike kishin dalur me parullën ” Ballkani
popujve të ballkanit” , por pa shqiptarët. Ideologët kryesor të
lëvizjes shqiptare kombëtare ishin në bashkëpunim me të gjithë
fqinjët për rreth, por jo pa garante të forta për fatin e Shqipërisë…

Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike U1_IsaBoletini
Isa Boletini me luftëtarët e tij në Vlorë
Me
28 Nëntor 1912 në orën 14 u hap në Vlorë Kuvëndi Kombëtar në të cilën
në fillim merrnin pjesë 37 delegatë. Kuvëndi zgjodhi kryetar Ismail
Qemalin i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë , për sundimin otoman
dhe për luftrat e shqiptarëve për liri dhe pavërsi kombëtare . Ai vuri
në pah se nga rrethanat e krijuara nga lufta ballkanike e vetmja rrugë
shpëtimi është ndarja e Shqipërisë nga Perandoria Osmane”.Të gjithë
delegatët njëzeri vëndosen: Shqipëria të bëhet që sot e lirë e
pavarur, me Qeveri të Përkohshme…


Isa
Boletini kishte arritur në Vlorë me 100 luftëtarë të armatosur ku
caktohet që të organizojë një ushtri të vogël (Gardën Kombëtare).
Gjithashtu Ismail Qemali për roje të tij personale , në derë të
kabinetit dhe të qeverisë i emron luftëtarët e Isa Boletinit i cili
caktohet komandant i Gardës Kombëtare. Vëllezerit nga Kosova u priten
me bujari të madhe nga të gjithë banorët (qytetarët) vlonjatë. Shumicën
prej tyre në lagjën e vjetër “Tapana” (tani “ Katër heronjët”) në
pjesën e sipërme të së cilës u krijua vend pushimi i kuajve dhe
paisjeve luftarake të tyre . Kjo ishte një kodër bregore e vogël e
mbushur me ullinjë prej nga shihej krejt qyteti. Të gjithë u miqësuan
shpejt me njëri tjetrin. Mandje ata (qytetarët) në shënjë ndërimi
filluan ta thërrasin kodrën thjesht edhe shkurt “Kaqanik” ngase shumica
prej tyre kishin luftuar në Grykën e Kaqanikut dhe nga atje kishin
ardhur. Kështu kodra “Kaqanik” tani po kthehej kësisoi në një
përmendore të veçantë historike për përjetësimin e ardhjes së Isa
Boletinit në Vlorë … (shih një punim të Qerim Vrionit , botuar në
“Albanica”-2008)

Me
28 Nëntor 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, Ismail Qemali
kishte thënë: “duke ju falënderuar këtij trimi, sot po valon flamuri
ynë i lirë”. Pastaj e kishte caktuar ministër të mbrojtjes, por Isa nuk
e kishte pranuar këtë detyrë, sepse kishte thënë se ka të tjerë, më të
mençur për t’i dalë zot kësaj detyre me rëndësi të veçantë kombëtare.
Kështu në vend të tij e kishte propozuar Mehmet Derallën, njeriun që në
atë kohë kishte të kryer shkollimin superior në laminë ushtarake…

Veprimtaria
e tij patriotike gjithmonë ishte bërë halë në sy të armiku serbo
malazez, . Në këtë periudhë kohore (1915) Isa Boletini qendronte në Mal
të Zi që ishte këthyer kohë më parë nga Shqipëria. Këtu kishte pasur
disa lëvizje dhe takime me disa përsonalitete të vëndit si me gjeneral
Vusheviqin , konsulin austriak e të tjerë . Mirëpo si duket qendrimi i
tij kishte ra në sy shpejt qarqeve të caktuara shofeniste dhe
reakcionare serbo- malazeze, prandaj me 16 janar 1916 rreth 80
gjandarë kishin zënë pusinë në dy anët e urës mbi lumin Rubnicë
duke pritur Isa Boletinin që i kishin caktuar kohën për tu lajmëruar.
Në atë moment kishte arritur Isa Boletini të Ura e Ribnicës dhe i
kërkojnë dorëzimin e armëve . Isa Boletini kundërshton..”jo besa kurr
sja kam dorëzuar mbretit as kralit..” Zhvillohet një luftë e vërtetë
dhe brenda një kohe vritet kryetrimi i Kosovës, Isa Boletini dhe
shtatë të tjerë :

1. Isa Boletini 52 vjeç -Boletin
2.Halil Boletini i biri 24 vjeç -Boletin
3. Seid Boletini i biri 18 vjeç -Boletin
4. Jonuz Boletini nipi i tj, 25 vjeç -Boletin
5. Halit Boletini nipi i tij 24 vjeç -Boletin
6. Hajdar Selim Radisheva , mik i Isasë - Radishevë
7. Idriz Bislimi , djal i vëllaut të Hajdarit 18 vjeç -Radishevë
8.Nisim Nimon Bala 28 vjeçar. -Isniq
Pra vriten të gjithë trimat në vend. Nga ana e të pabesve malazez vriten 7-8 xhamdarë dhe plagosen 10-12 të tjerë …

varrimin e tij të datës 25 janar 1916 moren pjese një numër i
konsiderueshem të përsonaliteteve shqiptare nga Shkodra, Podgorica si
dhe myftiu i qytetit, një kolonel, konzul austriak me dy kompani
ushtarësh i cili kishte mbajtur një fjalim. Fjalën e rastit e kishte
mbajtur gjithashtu edhe shkodrani Nasuf beg Dizdari. Lajmi i vrasjes
së Isa Boletinit u përhap dhe shkaktoi dhëmbje dhe hidhërim të thellë
në mbarë popullin shqiptar…

Tani
kanë kalua 98 vjet nga vrasja e tij dhe megjithë përpjekjet që janë
bërë, ende eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk
prehen në vendin e merituar, në vendlindjen e tij, në Boletin …


Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike U1_RemziMuratiIniciativa për bartjen dhe rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit

Njëri
ndër ata që ka dhënë kontribut të madhë për zbulimin dhe gjetjen e
varrit të heroit tonë kombetar , është edhe Mulla Asllan Murati nga
Zhabari i Poshtëm, shumë vite kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë,
tani imam në Xhaminë e Zallit i cili flet me respekt të vaçantë për
iniciativën dhe bartjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe
bashkëluftëtarëve të tij në atdhe. Iniciator për barttjen e eshtrave të
Isa Boletinit në Kosovë, në vendlindjen e tij në Boletin, ka qenë
profesor Pajazit Nushi nga Prishtina i cili në muajin maj të vitit
1998, bashk me Masar Rizvanollin kishin bisedua me prof. Latif
Berishën,kryetar i LDK-së, dega në Mitrovicë e kishin thirr Mulla
Asllan Muratin dhe në një shtepi private në mënyrë sekrete e kishin
shtrua çështjen për bartjen e eshtrave të heroit kombëtar, Isa
Boletinit. Pajazit Nushi kishte shpjeguar në këtë takim se kur ishte
sekretar për arsim e kulturë të Kosovës gjatë vitit 1968/70 ishte
përpjekur që zyrtarisht t’i bartë eshtrat e Isa Boletinit nga
Podgorica, por udhëheqsia malazeze nuk kishte pranua kërkesën e
parashtruar.Tashti në këtë takim kishin ardh në përfundim se e vetmja
rrugëdalje që të realizohet kjo iniciativë, ishte që nëpër mes
Bashkësisë Islame në Mitrovicë dhe Bashkësisë Islame në Mal të Zi të
bëjmë diçka, prandaj ishin drejtua për ndihmë të Mulla Asllani që ishte
kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë. Mulla Asllani me knaqësi
kishte pranuar që të angazhohet në këtë iniciativë të lartë patriotike
dhe kështu me 6 maj 1998 kishin shkua në Mal të Zi: Muhamet Shukriu,
(Prizren),Asllan Murati (Mitrovicë), Remzi Murati (Mitrovicë-nip i Isa
Boletinit) dhe Fetah Hasani (shofer nga Këqiqi i Madh). Në Podgoricë më
parë kishin vizitua vendin e varrezave, ku Muhamet Shukriu kishte bërë
një maketë qysh në vitin 1970 dhe e dinte saktësisht vendin e varrezave
të Isa Boletinit me 7 bashkëluftëtarë të tij. Pastaj kishin shkua në
Bashkësinë Islame në Podgoricë dhe ishin takua me kryetarin e BI të
Malit të Zi, prof. Idriz Demirin.Menjëherë kishin tregua qellimin e
ardhjes së tyre dhe kishin shkëmbyer mendimet.Idriz Demiri ishte
përgjegjur se është vështir që të hyhet në këtë punë…


Kërkesa
me shkrim e Bashkësisë Islame në Podgoricë dhe konsultimi me
presidentin , Ibrahim Rugovën për rivarrosjen e eshtrave të Isa
Boletinit


Mirëpo
ata i kishin propozua që në emer të Bashkësisë Islame të Malit të Zi
të bënë një kërkesë zyrëtare që varrezat në Pobërgjë që ishin brenda në
qytet të transferohen në varrezat e përgjithshme të qytetit, sepse
varrezat në Pobërgjë ishin shëndërrua në fushë të lojnave sportive,
prandaj të lejohet transferimi i këtyre varrezave dhe të ruhen nga
shkatrrimi dhe azgjasimi-tregon Mulla Asllan Murati. Kryetari i
Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Idriz Demiri e kishte dërgua shkresën
në KK në Podgoricë. Në muajin tetor 1998 ishte shpallur në fletën
zyrëtare dhe në gazetën “Pobeda” se mund të bëhet transferimi i
varrezave nga Pobërgja në varrezat e përgjithshme të qytetit, por edhe
ku të duan vet të interesuarit. Pas kësaj z. Demiri kishte lajmërua
Mulla Asllan Muratin se është aprovua kërkesa në lidhje me transferimin
e varrezave të Pobërgjës dhe kërkon që sa më parë të shkojnë në
Podgoricë (Pobërgjë) për t’i transferua (nxjerr) eshtrat nga varrezat.
Të nesermen Mulla Asllani kishte lajmërua prof. Latif Berishen për
vendimin e marr në Podgoricë dhe menjëherë vendosin për të shkua . Më
parë prof. Latif Berisha shkon në Prishtinë dhe konsultohet me
kryetarin, Ibrahim Rugoven dhe i siguron mjetet prej 2000 DM, kështu
Asllan Murati merr për sipër që brenda ditës të lajmërojë Muhamet
Shukriun dhe Remzi Muratin. Të nesermen janë tubuar në zyrën e
Bashkësisë Islame: Latif Berisha ,Muhamet Shukriu, Remzi Murati ( nipin
e Isa Boletinit ). Mulla Asllani i kishte marr 2000 DM në brëmje nga
prof. Latif Berisha dhe gjatë konsultimit në zyrën e tij u dorëzon 2000
DM dhe me makinën e tij i kishte përcjellur deri në stacionin e
autobuzave për të shkuar sa më parë në Podgoricë. Mulla Asllani nuk
kishte shkua kësaj radhe për arsye që mos të diktohet dhe të bije në sy
malazezëve veshja dhe uniforma e tij fetare. Muhamet Shukriu dhe Remzi
Murati menjëherë posa mbërrijnë në Podgoricë, shkojnë në Bashkësinë
Islame. Takohen me kryetarin Idriz Demirin dhe konsultohen dhe
udhëzohen si të nesermen të fillojnë aksionin për nxjerrjen e eshtrave
të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Angazhojnë disa punëtorë
dhe fillojnë punën sipas maketës se Muhamet Shukriut. Para se të
mbërrinin në Podgoricë Mulla Asllani e kishte lajmërua Idriz Demirin me
telefon në ora 12 të natës se kishte dërgua shokët e tij, prandaj nese
kërkon nevoja t’u ndihmojë edhe matërjalisht. Kështu brenda javës
kryhet me sukses kjo punë. I kishin marr eshtrat me veti në hotel ku
banonin. Aty i kishin pastrua me brushë dhe i kishin vendosur në një
kese prej najlloni, të deshifruara, me iniciale, për t’i ikur
deshifrimit të mundëshëm të policies serbo malazeze. Pastaj i vendosin
në çanta sportive, në gepek të autobuzit dhe pa brobleme i kishin
sjellur në ora 15 pas dite në Bashkësinë Islame në Mitrovicë. Muhamet
Shukriu i lodhur nga udhëtimi kishte shkua në Prizren.


Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike U1_MuhametShukriu-AsllanMurati-RemziMurati
Muhamet Shukriu (nga e djathta) ,mulla Asllan Murati dhe Remzi Murati
“Imam po t’i lëmë ty në amanet që t’i vendosesh në vend të sigurt, ku ta merr mendja ty”- kishte thënë profesor Latif Berisha


Pas
dy ditëve ishte kthye dhe përsëri ishin tubua në zyrën e Bashkësisë
Islame: kryetari i BI, Mulla Asllani, Latif Berisha dhe Muhamet
Shukriu. Pas një konsultimi kishin dalë jasht zyrës për ta caktua
saktësisht vendin e sigurt të vendosjes se eshtrave të Isa Boletinit me
bashkëluftëtarët e tij. Në fund Prof. Latif Berisha dhe Prof. Muhamet
Shukriu pasi që i kishin vu tiketat, me emer dhe mbiemer i kishin
thënë Mulla Asllanit: “Imam po t’i lëmë ty në amanet që t’i vendosesh
në vend të sigurt ku ta merr mendja ty”. Mulla Asllani kishte vendosur
që t’i vendos në oborrin e xhamisë, kështu gjatë ditës e kishte
siguruar oksigjenin për ta salduar një arkivol të metalit të lehtë dhe
kishte angazhuar dy mjeshtër që dijnë të kryejnë këtë punë. Këta
mjeshtër ishin: Haxhi Mehmet Berani (Mitrovicë) dhe Haxhi Mustafë
Shala (Mitrovicë).Në zyre, më parë u kishte tregua dhe i kishte
radhitur eshtrat: 1..Isa Boletini 2. Halil (Isa) boletini- djal i Isa
Boletinit 3. Seid (Isa) Boletini- djal i Isa Boletinit 4. Halit (Ahmet)
Boletini- djal i vëllaut të Isa Boletinit 5. Jonuz (Ahmet) Boletini 6,
Idriz Radisheva ( mik i Isa Boletinit) 7.Hajdar Radisheva ( mik i Isa
Boletinit ) 8. Misin Bala nga Isniqi. Pasi i kishin radhitur i kishin
vu kapakun arkivolit dhe e kishin saldua në ora 10 të natës. Pastaj
arkivolin me eshtra e kishin mbështjell me najllon dhe në mënyrën më
sekrete e kishin hapur një varr në oborrin e xhamisë dhe i kishin
varrosur. Të nesermen Mulla Asllani e kishte thirr prof. Latif Berishen
dhe nipin e Isa Boletinit z. Remzi Muratin. U kishte tregua vendin e
varrimit të eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Kështu
kanë ditur për këtë sekret: Mulla Asllan Murati, prof. Latif Berisha,
Remzi Murati, Haxhi Mehmet Berani dhe Haxhi Mustafë Shal


Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike U1_LatifBerishaLatif Berisha fanar i ndriçimit atdhetar

Latif
Berisha u lind në vitin 1931 në Smrekovnicë (Vushtrri) nga një familje
e shquar atdhetare. Ai ishte njëri ndër punëtorët e palodhshëm arsimor
- edukator i dalluar i gjeneratave të reja , ideator i lirisë dhe
pavarësisë kombëtare. Njëri ndër patriotet e shquar dhe të dëshmuar të
kombit shqiptar. Herët, si fëmijë kishte treguar aftësi dhe dituri
duke hapur kështu, qysh nga fëmijëria e hershme dritarët e diturisë dhe
të atdhedashurisë.


Ishte
ndër mësuesit e parë në rrethin e Vushtrrisë. Pastaj ndër profesorët e
parë të diplomuar në degën e albanologjis. Puna e tij me përkushtim,
ideali i lartë patriotik dhe kombëtar mbetet gjithmonë në zemrat e
popullit tonë . Në këtë fushë dhe në shumë të tjera ishte fanar i
ndriçimit në hapsiren e diturisë ( arsimore, kulturore, shkëncore
dhe kombëtare). Ai ishte profesor i njohur në Uuniverzitetin e
Prishtinës, studijues i zellshëm i letërsisë shqipe dhe poet i dalluar.
Në këtë fushë ka merita të veçanta. Në veçnti shquhet poezia e tij
lirike, e frymëzuar nga zemra dhe shpirti, për dashurinë e madhe që
ushqente ndaj popullit , atdheut, lirisë dhe ardhmërisë së tij . Ishte
njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethinen e
Mitrovicës dhe kryetar shumëvjeçar i saj, prijës dhe udhëtregues për
çlirimin nga armiku serb, bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës me të
cilin shpalosi dhe realizoi idenë për çlirimin dhe pavarësiminë e
Kosovës. Gjatë kësaj periudhe të angazhimeve të tij ishtë edhe në krye
të pajtimeve të gjaqëve (1989-1990) në rrethinën e Mitrovicës dhe më
gjerë , ku gëzonte një besim dhe autoritet të madhë ndër masat e
gjëra për pajtim dhe bashkim kombëtar . Ishte i patrembur, i
paluhatshëm dhe stabil në qendrime dhe vëndime. Ishte gojëmbël, i
afërtë dhe i dashur për të gjithë, si për fëmijë ashtu edhe për të
rritur gjatë bisedave- fytyrëndritur dhe humanist i madh . Ishte i urtë
për kah natyra , por shumë i ashpër ndaj armikut. Kurrë nuk u gjunzuar
para kundërshtarit dhe armikut . Nga fronti i luftës, për lirinë dhe
pavarësinë kombëtare , kurrë nuk u nda. jetoi dhe punoi në mesin e
popull të cilin e deshi aq fortë. Ai ishte njëri ndër ata që kishte
kontaktuar me Adem Jasharin ,heroin tonë kombëtar (1997-1998), duke u
konsultuar për rrjedhat e luftës për liri dhe për pavarësi të Kosovës .
(nga një bisedë e profesorit dhe autori të librit me 1998) Përkrahës i
madh dhe inkurajues për qëndrimin dhe ruaitjen e pragut të shtëpisë,
sepse ” pragu i shtëpisë është i shënjtë nuk duhet të lejohet cenimi i
tij”...Kurr nuk e lëshoi shtëpinë , deri në momentet e fundit, kur
kriminelet serb kishin planifikuar vrasjen e tij ( e kishin në
regjistrin e tyre për ta vrarë, i gjetur më vonë ku ishin të shënuer
edhe shumë përsonalitete të tjera patriotike ) . Ata e dinin se Latif
Berisha nuk e lë pragun e shtëpisë, nuk ndahet nga populli dhe nuk
dorëzohet, prandaj një mëngjesi të hërshëm , pikërisht më datën 24 mars
1999 ( datë kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë) kishin hyrë në befazi
në oborrin e shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës .Kur kishte dalë
dhe kishte tentuar të mbrohet, rebeshët e automatikut të kriminelëve
serbë e kishin plandosur për toke patriotin, njëriun me ideale të larta
kombëtare që luftoi deri në momentin e fundit për liri dhe pavarësi të
Kosovës.. .


nesermën me shumë mundime dhe peripeti, falë angazhimit të Mulla Asllan
Muratit, njërit ndër bashkëpunëtorët më të afërtë të tij , më parë
ishte bartur trupi i pajetë i tij në Xhaminë e Zallit , ku pas
ceromonisë modeste fetare që kishte mbajtur imami i xhamisë, Mulla
Asllan Murati, trupi i pajetë i profesorit ishte bartur dhe varrosur
në Zhabar (Mitrovicë), nën presjonin e rreptë të forcave kriminele
serbe. .Pas mbarimit të luftës në vitin 2003 eshtrat e profesorit janë
bartur dhe janë varrosur në vëndlindjen e tij në Smrekovnicë (Vushtrri)
me ndërime të larta , pjesëmarrje të madhe të banorëve të kësaj ane dhe
të mbarë Kosovës. Në shenjë respekti dhe nderimi mbi varrin e tij është
ngritur përkujtimorja mbi të cilën ndriçon emëri i tij i skalitur me
shkronja të arta, ndërsa për rreth kurora lulesh përherë të freskëta…


Pas vrasjes së prof. Latif Berishes, Mulla Asllani i kishte tregua vendin sekret një bashkëpunëtori të ngusht të tij

Pas
vrasje së Prof. Latif Berishes nga forcat serbo çetnike më 24 mars
1999, Mulla Asllani, një bashkëpunëtorë të ngusht e kishte dërgua të
varri dhe i kishte thenë: Prof. Latif Berisha është vrarë. Mua policia
serbe po me kërkon në çdo hap, prandaj në qoftse me vrasin, të kesh me
dijeni vendin ku janë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të
tij… Prof. Asllan Murati pas 5 viteve të pritjes për rivarrosjen e
eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij kishte shkua një
ditë të Pajazit Nushi në Prishtinë dhe i kishte thenë: “Profesor, Ju
keni qenë iniciator për bartjen e eshtrave të Isa Boletinit, ejani të
kryejmë këtë punë, sepse u bënë pesë vjet që i kemi eshtrat e tyre.
Unë e kam barrë të rendë dhe po kam frikë se ndonjë keqbërës do t’i
azgjasojë (vjedhë) eshtrat e Isa boletinit”… Pas kësaj, në vitin 2004
është marr iniciativa përseri. Ministri për Arsim, Shkencë dhe
Teknologji, z. Rexhep Osmani kishte bisedua me presidentin Ibrahim
Rugova dhe kështu e kishin thirr Mulla
Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike U1_IsaBoletini2
Isa Boletini me luftetarèt e tij duke shkuar nè Vlorè
Asllanin
në ministri. Pastaj ishte zgjedhur këshilli për rivarrim : Behgjet
Brajsholli (kryetar), Rexhep Osmani, Pajazit Nushi, Muhamet Shukriu,
Asllan Murati, Zekeria Cana, Remzi Murati, Jusuf Bajraktari, kol. Arif
Muçolli, për t’u zgjerua më vonë në 23 antarë. Me 26 shtator 2004 ishte
caktua termini për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe
bashkëluftëtarëve të tij, por KVOR-i nuk kishte dhënë leje për
rivarrimin e tyre, me ceromoni ushtarake, sepse fshati Boletin gjendet
nën komunen e Zveçanit…

Megjithse
është bërë restaurimi i kullës dhe është hapur varri i Isa Boletinit
dhe i bashkëluftëtarëve të tij, me mbishkrimet, ende kjo punë me
rendësi të vaçantë patriotike dhe historike ka mbetur pa u realizua…
Tani Mulla Asllan Murati i cili prej fillimit ishte angazhua me tërë
qenjen e tij, ka marr përsipër edhe më tutje që t’i ruaj eshtrat e Isa
Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, prandaj për shkak të
sigurisë ka ndërruar vendqendërimin e tyre.Tani nuk ka njohuri kurkush
ku gjenden eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij, përveç
Mulla Asllan Muratit. Pritet që sa më parë të bëhet rivarrimi i tyre.
“Unë jam i gatshëm në çdo moment që posa të krijohen kushtet t’u
dorëzojë organeve të pushtetit eshtrat e heroit tonë kombëtar Isa
Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Jam krenar dhe i priveligjuar
që pata nderin që të jam rojtar i eshtrave të heroit tonë kombettar,
Isa Boletinit”- tha në fund Mulla Asllan Murati…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi