Obama, SHBA-ja dhe bota
Faqja 1 e 1
Obama, SHBA-ja dhe bota
Obama, SHBA-ja dhe bota |
» Dërguar më: 25/01/2009 - 12:21 |
|
Shanset e tij, që të rindërtojë Amerikën, janë të mira. Rikthimi i lidershipit të SHBA-së në një sistem multipolar global, do të jetë më i vështirë. Presidentja e 47-të e dha zotimin në një ditë të ngrohtë për muajin janar. Presidentja Gloria Evangelista, presidentja e parë hispanike dhe gruaja e dytë presidente e SHBA-së, u zotua mbi një bibël në gjuhën spanjolle të mbajtur nga bashkëshorti i saj, Victor Chu. Kontraversja rreth kontratave të pasura lobimi për kompanitë kineze u harruan përkohësisht. Ish-presidenti Barack Obama, flokët e tij të thinjura që nga muajt e fundit traumatikë të mandatit të tij në zyrë, qëndronte duke shikuar, i futur në mes të paraardhësit të tij republikan, George Bush, dhe pasardhëses, Kitty McFarlane. Moti i çuditshëm në këtë 20 janar të vitit 2025 iu atribuua nga shumica e efektit të ngrohjes globale, të cilën administrata e Obamës, pa sukses kishte provuar ta ngadalësonte. Gjatë fjalimit të saj inaugurues, të thënë pjesërisht në anglisht dhe pjesërisht në spanjisht, presidentja Evangelista i dha falënderime të plota partneritetit strategjik kinezo-amerikan, i njohur si G2-shi.
Aq shumë është thënë për ditën “historike” të inaugurimit të Obamas në historinë e shpejtë amerikane, por ne gjithashtu duhet ta shikojmë në perspektivën e të ardhmes së mundshme. Sipas të dhënave të fundit të vetë Këshillit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, “gjer në vitin 2025, sistemi ndërkombëtar do të jetë global dhe multipolar, ku hapësirat në mes të fuqisë kombëtare të shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim do të vazhdojnë të ngushtohen”. Kjo nuk do të thotë se Amerika do të bjerë; vetëm se të tjerët do të vazhdojnë të ngrihen. Në një fjalim i cili ishte shumë i mirë, por jo se u quajt madhështor lincolnian, presidenti Obama i foli edhe shtetit të vet, edhe botës. Besoj se ai pati sukses retorikisht dhe mund të ketë sukses posaçërisht me audiencën e parë, pavarësisht nga vështirësitë e këtyre kohëve, por nuk jam aq i sigurt për të dytën. Në fakt, ekziston një tension që mezi vërehet në dallimin se si Obama i flet Amerikës, si flet në emër të saj dhe për të, dhe në mënyrën se si ai i flet botës dhe si flet për botën. Tema madhështore e tërë jetës së tij deri në këtë moment, përfshirë literaturën të cilën ne e dimë se e ka lexuar më intensivisht, vetë librin e tij (“Ëndrrat nga Babai im”) dhe fjalimi i tij më i miri gjer tani (ai në Philadelphia mbi “racën”), është përzierja e identiteteve të
shumëfishta në Amerikë, të cilat më në fund do të bëhen një me veten. Ai jo vetëm që është, por e prezanton veten si apoteozë të Ëndrrës Amerikane. Ai premton jo vetëm të kapërcejë, më në fund, kontradiktën themelore të SHBA-së në mes lirisë dhe skllavërisë, por gjithashtu të përgatitë Amerikën për një rend të ri të diversitetit etnik. Ai mund të gjejë gjuhën që të zgjojë këtë përzierje të të qenit së bashku dhe të qenit një. Me kohë besoj, se kjo ndjenjë e një “ne” gjithëpërfshirëse mund të lirojë energji të mëdha në
mesin e atyre më pak të privilegjuarve të shoqërisë amerikane. Andaj: Rindërtimi i Amerikës? Po, ai mund ta bëjë. Asgjë në të ardhmen nuk është e sigurt, pos vdekjes dhe taksave, por ai ka një shans, posaçërisht nëse i jepet mandati i dytë. Por, riformimi i botës nën udhëheqësinë e ripërtërirë amerikane? Këtu jam më skeptik. Gjërat me siguri do të jenë më mirë se tetë vitet e fundit. Kjo nuk është e vështirë. Obama nxori shumë nota, të cilat bota dëshiron t’i dëgjojë nga Washingtoni, dhe i bëri me një hir karakteristik. Ai foli për disa prioritete: mposhtja e zgjerimit nuklear dhe ndryshimi klimatik, dhënia e kontributit më të madh në zhvillimin e “shteteve të varfra”. Ai i dërgoi një ofertë speciale “botës myslimane”: një mënyrë të re përpara, “të bazuar në interes dhe respekt të përbashkët”. Pasazhi kryesor ishte ky: “Andaj, për të gjithë popujt dhe qeveritë të cilat po shikojnë sot, nga kryeqytetet më të mëdha deri te fshati i vogël ku lindi babai im: dijeni se Amerika është mik i secilit komb dhe secilit burrë, grua dhe fëmijë të cilët kërkojnë të ardhme me paqe dhe dinjitet, ne jemi të gatshëm të udhëheqim edhe një herë.” Gjëra të mrekullueshme; por kleçka vjen në fund. Amerika mund të jetë e gatshme të udhëheqë “edhe njëherë”, por çka nëse bota nuk është më e gatshme të pasojë? Çka nëse beson se Amerika ka humbur shumicën e të drejtës së saj morale që të udhëheqë gjatë tetë viteve të fundit, e as nuk e ka fuqinë që e ka pasur, dhe ashtu kështu jemi duke shkuar kah një sistem global multipolar, ashtu si parashikon vetë Këshilli Kombëtar i Inteligjencës së Washingtonit? Andaj, ja ku është tensioni në mes të vizionit të udhëheqësisë së ringjallur kenediane amerikane në botën të cilën ia shpalos shtetit të vet, dhe atë që pjesa tjetër e botës dëshiron ta dëgjojë apo është e gatshme të pranojë. Një tension, e përsëris, jo një kontradiktë. Se si do ta menaxhojë këtë tension, do të jetë edhe një nga shumë sfidat komplekse me të cilat përballet ky mjeshtër i kompleksitetit ende rinor.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Obama Presidenti i fundit i SHBA?!
» Barack Obama
» Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga
» Alfred Papuçiu: Mbështetje ndaj reformës së Presidentit të SHBA, Barak Obama
» My letter to President Obama re: Albania - Letra ime për Presidentin Obama
» Barack Obama
» Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga
» Alfred Papuçiu: Mbështetje ndaj reformës së Presidentit të SHBA, Barak Obama
» My letter to President Obama re: Albania - Letra ime për Presidentin Obama
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi