Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:EDHE NJË KËNGË E FUQISHME ATDHEDASHURIE

Shko poshtë

Demir Krasniqi:EDHE NJË KËNGË E FUQISHME ATDHEDASHURIE Empty Demir Krasniqi:EDHE NJË KËNGË E FUQISHME ATDHEDASHURIE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 12:00 am

Publikoi në fb Shaban Cakolli

EDHE NJË KËNGË E FUQISHME ATDHEDASHURIE

Nga Demir KRASNIQI

Në mesin e shumë këngëve me motive të zjarrta të atdhedashurisë ,
të cilat janë thurur, kompozuar dhe kënduar gjatë kohës së okupimit
osmanë mbi trojet etnike shqiptare, në veçanti gjatë kohës së Rilindjes
Shqiptare dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pa dyshim se vend meritor
zë edhe një këngë e vjetër popullore e cila radhitet në mesin e perlave
më të bukura të këngëve tona popullore me motive të atdhedashurisë , e
që njihet me titullin :”Në agim herët kur u çova”.
Kjo këngë e cila edhe sot e kësaj dite ruhet, kultivohet dhe këndohet
me dashuri nga interpretuesit e melosit tonë tradicional popullor, po
qe se analizohet mirë , do të mund të nxirren shumë konkluzione rreth
kohës dhe krijimtarisë së saj, duke u nisur nga vargjet e saj poetike ,
të cilat nuk mund të jenë produkt e një poeti laik, por që ato vargje
do të jenë shkruar nga dora e një mjeshtri të spikatur të penës dhe
poetikës artistike, i cili përdorë dialektin e gegërishtes së pastër
dhe të folmen shkodrane .
Krahas poetikës artistike e cila përmes figurave të fuqishme shprehë
vuajtjet e popullit shqiptar të robëruar nga osmanlinjtë , shprehë
dëshirën dhe zjarrin e dashurisë për lirinë e shumëpritur dhe të
ëndërruar me shekuj mbi trojet e Atdheut dhe foletë e shqipeve tona ,
këtu po aq i fuqishëm është edhe kompozitori anonim i melodisë së kësaj
kënge , i cili ka krijuar një melodi shumë të zhvilluar artistike, me
tinguj të fuqishëm dhe me një ambitus shumë të zhvilluar të shkallës
melodike , duke e ndërtuar atë melodi mbi bazat e një ritmi të fuqishëm
tradicional që shtrihet në masën kohore 7/4.
Vetë melodia, ritmi dhe teksti i kësaj kënge , na japin të kuptojmë se
kjo këngë është krijua, kompozua, interpretua dhe kultivua në ambientet
e një qytetërimi të zhvilluar, ku posedon me orkestër të pasur,
instrumentistë virtuozë dhe interpretues të gdhendur të këngës
popullore .
Kënga në fjalë, përmes figurave të fuqishme artistike dhe metaforave e
përshkruan Atdheun e robëruar , i cili gjatë kohë është verbëruar nga
terri i robërisë, nga vuajtjet e pa fund dhe nga lotët që ka derdhur
për liri !
Në ciklin e këngëve të atdhedashurisë , të cilat kryesisht janë krijuar
në epokën e Rilindjes Kombëtare, ndër figurat më të shpeshta dhe
metaforat që i atribuohen Atdheut, pa dyshim se është metafora e
“Bilbilit”, kurse robëria e Atdheut, gjithmonë përshkruhet përmes
metaforave “Thera”, “Çerdhja”, “Kafazi” etj.
Të shikojmë dhe analizojmë vargjet e strofës së parë të kësaj kënge, të
cilën “Bilbili”(Atdheu) do ta fillojë që në agimin e hershëm, duke
derdhur lot nga malli dhe etja për liri , lot këta që nuk shterojnë
kurrë dhe herë- herë duken si pika të shiut të cilat rrjedhin nga retë
e zeza që kanë pllakosur qiellin shqiptar:

“Oh, n’ agim - o, herët kur u çova ,
Oh, mu përga se binte shi !
Çova kryet e shikjova –
Ata ishin lot’t e mi!
Aman, aman, aman,
Ata ishin lot’t e mi!”

Vargjet e strofës së dytë të kësaj kënge, do të na i përshkruajnë
në mënyrë besnike vuajtjet, mallin dhe zemrën e djegur për liri të
Atdheut (Bilbilit) , të cilën e ka kapluar ndryshku i shekujve të zi
dhe se ai tanimë e ka humbur durimin dhe shpresat se një ditë do të
ketë dritë dhe diell të lirisë mbi Atdheun, të cilit si duket askush
nuk ia qanë hallet dhe dertet që atë e kaplojnë në vazhdimësi :

“Oh, zemra ime ndryshk ,o , ka zan – e ,
Oh, nuk do t’ sheh ma dritë , as diell !
Nji bylbyl , more , qi po vajton – e
S’ ia din kush hallin e tij !
Aman , aman, aman,
S’ ia din kush hallin e tij !”

Bilbili (Atdheu) do të qajë e vajtojë pareshtur për fatin e vendit
të vet, nga se askund tjetër në botë nuk do të gjejë qetësi dhe rehati
shpirtërore, ashtu si që do të jetë komod në vendlindjen e vet dhe në
pyllin ku ka lindë së pari !
Pra, vendlindja dhe Atdheu është më i dashuri dhe më i çmuari për çdo
njeri, qoftë ai pyll, apo vend ku nuk do të ketë kushte minimale për
jetë, po edhe mos pastë aty dushk , as bari :

“Oh, bylbyli e vajton çerdhen e vet ,
Oh, mu n’ at pyll , ku ka le s’ pari !
S’ don me e lanë shkret vendin e vet – e ,
Po mos pastë aty dushk , as bari !
Aman, aman, aman,
Po mos pastë aty dushk , as bari ! “

Të gjitha gëzimet, hareja dhe jeta e lumturuar do të lulëzojnë
gjithmonë vetëm në vendlindje dhe Atdheun e lirë dhe se jeta ka kuptim
vetëm aty ku ka liri të plotë dhe barazi. Zemra e njeriut do të rrahë
gëzueshëm vetëm në Atdheun e lirë, ku bijtë dhe bijat e tij do të
rriten të lirë dhe ata do të jenë trimat e vërtetë që do t’i dalin Zot
kurdoherë Atdheut të tyre, duke e mbrojtur atë me gjak dhe me jetë :

“Oh, aty asht gëzimi i ri – e ,
Oh, bini trima , o, përgjithmonë !
Për me dvetë a jeton n’ liri – e ,
Aty zemra i pushon !
Aman , aman, aman ,
Aty zemra i pushon !”

Zemra e Bilbilit (Atdheut) , ka një fuqi vepruese e cila nuk
pushon dot duke i kërkuar liritë dhe të drejtat e barabarta për bijtë
dhe bijat e veta, të cilët duan të bisedojnë lirshëm në gjuhën e vet
amtare, të shkollohen në gjuhen e vet, të qeverisin në gjuhën e vet, të
këndojnë lirshëm , të punojnë për vendin e vet, të rriten e të
zhvillohen lirshëm , pa u pengua dhe mbikëqyrur nga askush mbi kokat e
tyre:

“Oh, mori zemër , je hyqmet – e ,
Oh, gjithë po lypë , ti , me u çlirue !
Zemra e don gjuhën e vet – e ,
Me kanë t’ lirë me bisedue !
Aman, aman, aman ,
Me kanë t’ lirë me bisedue !”

Në fund, duke e parë se Bilbili (Atdheu ) është i zhgënjyer dhe i
lodhur nga robëria , duke e parë se i ka humbur të gjitha shpresat për
jetë në mungesë të lirisë, ai e vazhdon këngën e vet vajtuese me lot e
pikëllim të cilën nuk ka se ku ta këndojë tjetër, pos në çerdhen e vet
të cilën e ka ndërtuar diku në një therë, ku nuk mund ta trazojë,
sulmojë dhe shqetësojë askush !
Poeti, kompozitori dhe këngëtari anonim popullor, duke e parë
zhgënjimin, vuajtjet, mallin dhe lotët e Bilbilit (Atdheut) , sytë e të
cilit nuk u terën kurrë , do ta pyesin përmes figurave artistike se a
ka kund ndonjë shpresë të vetme, se një ditë do të vjen pranvera edhe
për te?!
Pra, këtu poeti popullor përmes metaforës së pranverës, aludon tek
liria e plotë e Atdheut, e cila herë do kur do të vjen edhe për neve
dhe vetëm atëherë do të çlirohemi nga gjembat e therave ,nga çerdhet ,
nga kafazet e mbyllura dhe do të këndojmë e fluturojmë lirshëm e të
gëzuar mbi trojet e Atdheut tonë të dashur !
Në favor të kësaj, poeti dhe kompozitori anonim popullor do ta
ndryshojë tërësisht konstruktin e vargjeve, rimës , melodisë dhe të
ritmit të kësaj kënge !
Poeti do ta përfundojë këngën me dy strofa që kanë vetëm nga dy vargje
, kurse kompozitori do t’ ia ndryshojë melodinë dhe ritmin prej masës
kohore 7/4 në masën kohore 2/4 , duke i dhënë këngës një dinamikë më të
fuqishme dhe ritëm më të gjallë , me çka e përfundon këngën me një
optimizëm se pas të gjitha atyre vuajtjeve, vajeve, lotëve dhe
nostalgjive, më në fund do të triumfojë liria, gjallëria dhe jeta e
hareshme:

“Ani, ç’ ki bylbyl qi knon n’ atë therrë –
Sytë e tu , kurrë pa tu terë ?!

Ani, a kije kun naj shpresë ,
Që na knon najherë n’ pranverë ,
Ah, najherë n’ pranverë ?!
Demir Krasniqi:EDHE NJË KËNGË E FUQISHME ATDHEDASHURIE 18147_1162061061783_1535548066_30373423_1990624_n
LUDHJA SHQIPTARE E PRIZERENIT

Më 10 qershor të vitit 1878,në prag të hapjes së kongresittë Berlinit,në Prizren fillon punën kuvendi i përgjithshëm shqi-
ptar
me afro 300 delegatë,ku u ngrit zëri i fuqishëm kundër coptimit të
tokave shqiptare,si thoshte Abdyl Frashëri,ne duhet ti presim hovin
armiqëve të pashpirt
duke lidhur besen shqiptare,duke u betuar se do
të mbajmë dhe mbrojmë me gjak trojet që na i kanë lënë me gjak
gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

Në shenjë të kujtimit të KLSHP,në këtë qytet u themelua Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit objekti i vjeter Muze.
e
kanë rrënuar barbarët sërb gjatë Luftës së Kosovës më 1999 duke dëmtuar
dhe humbur një pjesë dokumentacioni.Një vit më pas në të njejtin vend u
ndërtua kyobjekt.

PS:Për këtë temë ka shumë çka të shkruhet dhe
ju takon njerëzve përkatës të shkruajnë për këtë.Qëllimi im është
studimi dhe analizimi i disa këngëve të Demir Krasniqit
në këtë motiv,këngën të cilën do ua sjellim këtu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi