Idriz Zeqiraj: Mbrojtja e krimit të inkriminon
Faqja 1 e 1

MBROJTJA E KRIMEVE TE INKRIMINON
Nga Idriz ZEQIRAJ
1. Organizatat jo qeveritare - bisht i komunistëve
Shqipëria komuniste ishte sinonim i mjerimit ekonomik dhe politik. Por, ishte një supërfuqi lehëse mediale, propaganduese. "Shqipëria vendi më i lulëzuar dhe më i begatë në Europë", dhe pas prishjes me kinezët "Shqipëria vendi më i lulëzuar dhe më i begatë në botë"- oshëtinin radio, televizioni, gazetat, revistat në shumë gjuhë të botës. Ndërkohë që, realisht, Shqipëria ishte e nivelit afrikan, ku mungonte qumështi e mishi, vezët e patatët, pasta e dhëmbëve e brekët e femrave. Pra, mungonte gjithëçka, përveç lehjes qençe dhe dajakut masiv, që ishin me bollëk!
Në trajtime me temë komunizmin është përsëritur ngjajshmëria me fashizmin, si dy pika uji ose si me e ndarë një bajgë përgjysmë. Vendet ish-komuniste, të prira nga Çekia, i propozuan Bashkimit Evropian, që ta dënojë komunizmin njësoj si nazizmin. Komunizmi, ashtu si edhe fashizmi, i përzgjedh individët vegla, për t`i vënë në krye të organizatave jo qeveritare (OJQ), që vetënominohen si "jo politike!" Kështu ishin edhe në Shqipërinë komuniste. Por, kur ngordhte qoftë edhe një viç në fermat e lopëve, këto organizata "jo politike", sapo jipte sinjalin Partia (Partia shkruhej me gërmë të madhe, ndësa atdheu me gërmë të vogël (!), tuboheshin në kruzhokët komuniste dhe, me deklarata revolucionare, kërkonin vdekjen e "sabotatorëve!" Dhe, "zëri i masave, është zëri i popullit" (pasi Zotin e kishin përzënë, për të mos thënë zëri i Zotit) dhe, "Partia e mprehte shpatën, edhe një herë për situatën", duke bërë gjyqe rrufe, në qoshet e shtallave të lopëve, vetëm pak metra larg ku ishte "helmuar" viçi nga "sabotatorët" (sepse mishi po mungonte në treg, pasi në çdo gjashtë muaj "armiqtë sabotatorë" po e "helmonin" nga një viç(!) Dhe, "në emër të popullit" pasonin dënimet "meritore", sepse kjo ishte kërkesë edhe e shoqërisë civile, pra, OJQ-ve dhe 3 "armiq sabotatorë" pushkatoheshin, 5 dënoheshin me nga 25 vjet, 8 me 15 vjet, 20 me nga 10 vjet burg të rëndë dhe 500 anëtarë të familjeve të "armiqve sabotatorë të rrezikshëm", përfshi këtu edhe kushërinjtë e të afërm, internoheshin në cepët e izoluara dhe lehtë të kontrolluara të Shqipërisë, ku as televizioni vendor dhe as emetimet e radiostacioneve të huaja nuk mund të shikoheshin e dëgjoheshin, si p.sh. Kurbneshi i Mirditës, që kishte formën gjeografike të hinkës dhe gjetkë.
Komunistët, edhepse humbën pushtetin faktik, ata ruajtën me fanatizëm pushtetin politik mbi shoqërinë civile, përkatësisht - organizatat jo qeveritare (OJQ) dhe shoqatat tjera të këtij lloji, siç e kemi parë horrin Erjon Velijaj, në aktivizimin e tij përkrah bazës të tij komuniste,alias Partia Socialiste.
E njëjta praktikë është bartur edhe në Kosovë. Organizatat dhe shoqatat jo qeveritare nuk kanë as paanësi dhe as pavarësi. Ato janë pjesë integrale e të majtës staliniste-enveriste të Kosovës dha manipulohen nga PDK-ja dhe AAk-ja. Ato janë si bishti i kalit, i cili e përdorë atë kundër pickimeve të mizave në pjesët e prapme. Për destruktivitet të skajshëm janë shquar të ashtuquajturat shoqata të dala nga lufta, ndër ato edhe Organizata e Veteranëve e Luftës (OVL). Edhepse ajo vetëquhet OVL e Kosovës, ajo, realisht, përfaqëson vetëm një pjesë të vogël, simbolike të veteranëve. Dihet, luftën e ka organizuar dhe e ka bërë krahu institucional, pra, e djathta e Kosovës. Megjithatë, veteranët e saj nuk janë të përfaqësuar, e aq më pak e kryesojnë këtë organizatë në nivel lokal apo qendror. Mania përvehtësuese e komunistëve tejkalon çdo normë maturie. Edhe shtabin lokal për Drenicë e konsideronin si shtab të përgjithshëm për Kosovën. Ishte një falsifikim dhe manipulimi i vrazhdët. Shumë nga kryesuesit e OVL të Kosovës, në qendër dhe bazë, nuk janë as pjesë faktike e luftës dhe, megjithatë, kanë uzurpuar kreun e organizatave nëpër komuna! Ata janë parë gjatë luftës duke bredhur rrugëve të Tiranës dhe të Kosovës pa u shqetësuar, madje disa syrësh akuzohen edhe për imoralitet, ndërhyrje, pothuajse, të dhunëshme në familjet pa mëshkuj.
Në Kosovë statuesin e veteranit të luftës e kanë marrë edhe ata që nuk kanë asnjë ditë "stazh" në luftë. Ilustrojmë me një shembull okular: Në Papaj të Tropojës kishte ardhur një "veteran" i tanishëm me 17 ushtarë. Ata ishin stacionuar, dhunëshëm në këtë pikë ushtrimore, të hapur nga heroi Sali Çekaj me një kontraktues vendor, i cili, në rrethana të dyshimta, u aksidentua sëbashku me babain e këngëtarës tonë simpatike Leonora Jakupi. Grupi i "ushtarëve" prej 18 vetash, tani anëtarë të OVL të Kosovës, ushqeheshin mirë, duke ngrënë, kryesisht, konserva mishi, që ne, prapavija e luftës, i seleksiononim vetëm për ushtarët në front. Ndonëse ishin pjesë e të majtës, provokonin "rugovistët" që i njihnin, duke u thënë "ejani me ne të ushtroni për luftë", ndërkohë që ata ishin ushtruar me kohë nga oficerët e kolonel Tahir Zemaj dhe tani ishin pozicionuar në shpatet e Koshares, ballë për ballë me njësitë speciale serbo-sllave. Kur Komandanti i Kosharës i ftoi të rrjeshtoheshin në luftë, krahas ushtarëve të tjerë, "komandanti" i djeshëm, alias "kryeveterani" i sotëm u gjegj: "Ne hymë në luftë vetëm si brigadë e veçantë!!!" ("Komandanti i madh" me 17 ushtarë donte të ishte brigadë! Luaje macë kryet e buallit!)
Dhe, u kthyen, pa e shkrepur qoftë edhe një plumb, në ish-klubet e bollshme të Parkut "Rinia" në Tiranë, duke pritur për t`i rritur mjekërrat dhe për t`u mburrur për "heroizmat" e bëra në Koshare! Dhe, këta megallomanë e halabakë provokatorë bëjnë edhe greva, për t`u trajtuar si veteranë të dorës të parë, pa hyrë kurrë në luftë! Shtrohet pyetja legjitime: A e ka marrë ndonjëherë mundimin Qeveria për të përcaktuar statuesin e veteranit të luftës? A janë pyetur ndonjëherë pretenduesit, për këtë statues, në sa beteja dhe ku janë pjesëmarrës faktik, fizik?!!
Organizatat e Veteranëve të Luftës, kudo në botë, janë shumë të respektuara, sepse përfaqësojnë elementin më heroik, më të përkushtuar për çlirim dhe mbrojtje të Atdheut. Me keqardhje, si në Shqipëri ashtu edhe në ish vendet komuniste, përfshirë edhe Kosovën, ka ndodhur e kundërta. Duke mbetur në anën e regresit, në ruajtjen e dogmës errëtake të komunizmit vrasës, Organizata e Veteranëve të Luftës vazhdon të jetë e dyshuar për krime, kryesisht me motive politike. Në Kosovë,tashmë, ky dyshim është i bazuar dhe drejtësia duhet t`i zhvesh nga maskat e veteranizmit, duke i prangosur për krimet seriale kundër atdhetarëve shqiptrarë.
Për ta arsyetuar dhe faktuar mendimin e shprehur më lart, përmendim vetëm disa nga veprimet skandaloze, të bëra nga kjo organizatë famëkeqe:
Së pari, krimet politike në Kosovë zënë fill që nga lufta, për të vazhduar pas luftës. Viktimat i përkasin krahut institucional. Më parë UNMIK-u, tani edhe EULEX-i, arrestuan ca vrasës të shumëfishtë të shqiptarëve. Dhe, ishte organizata e juaj (OVL), me disa simotra të kuqe, që marshonit rrugëve të Kosovës, për mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, me sllogane mashtruese si "mbrojmë vlerat e luftës", "mbrojmë çlirimtarët" dhe marrëzira tjera! Por, vrasësit e komandantëve, të oficerëve, që njihnin institucionet tona, që kishin ndërmarrë aksione luftarake, kishin bërë betejën e Loxhës dhe luftën e Kosharës; disa prej të cilëve, pas luftës drejtonin LDK-në në komuna ose ishin kuadro të lartë të LDK-së; veprimtarë e gazetarë në median e orientuar djathas e tjerë, nuk mund të jenë pjesë e UÇK-së dhe aq më pak çlirimtarë!
Dhe, ndërkombëtarët, duke qenë të inspiruar edhe nga ish-pushtuesi, kur shihnin falangat marshuese, në mbrojtje të krimit të organizuar politik, sikur thonin në heshtje: "Lëri të vritën deri në rraskapitje shqiptarët, mos të lodhrmi për t`i zbuluar krimet, pasi vetë nuk duan ndëkimin e krimit!" Dhe, OVL-ja me shoqe fliste në emër të popullit të Kosovës, duke mos e kundërshtuar, pothuajse, askush, pasi SHIK-u kishte marrë masat preventive. Terapia efikase ishin plumbat, kur ndonjë gazetar "kokëkrisur" apo zëra të vetmuar intelektualësh, guxonin të reagonin.
Keni dëgjuar çfarë po ndodhë në Kroaci? Heronjtë e djeshëm të luftës, për arsye të përvehtësimeve të paligjshme ekonomike, sot kanë humbur titujtë e meritat dhe janë prangosur, duke u trajtuar si kriminelë. Ndërsa në Kosovë shumë nga "heronjtë" e djeshëm kanë vjedhur e vazhdojnë të grabisin pasurinë shtetërore, kanë turturar dhe vrarë. Dhe, megjithatë, vazhdojnë sundimin e dhunëshëm, pa u hyrë ferrë në këmbë. Bota ka ligje, ndërton shtet demokratik dhe jo shtet vrastar, siç po ndodhë në Kosovë!
Së dyti, ngjarjet e mars - prillit 2004, janë vepër e të majtës ekstreme dhe, sipas të gjitha gjasash, me penetrimin e Serbisë, nëpërmjet agjentëve të vetë në Kosovë. E majta vuri në krye të protestave të dhunëshme, rrugaçërore e kriminale OVL-në me shoqet e kuqe. Ditë tregu në një qytet të Dukagjinit. Kreu partiak vendor i të majtës, sëbashku me kryesinë e tij, bllokoi daljet nga qyteti. Trafiku u pengua. U kërkua llogari. Përgjigja: "Do të protestojmë kundër Serbisë për mbytjen në lumin Ibër të fëmijëve të Çabrës". Një qytetar ia ktheu "Në këtë qytet është vetëm një grua serbe, edhe ajo e martuar me një shqiptar. Hyr në veturën time dhe eja të shkojmë në Veriun e Mitrovicës, të protestojmë dhe po deshe edhe të luftojmë!" Dhe, dalja u zhbllokua dhunëshëm.
Eskalimi i protestave ishte i marrëzishëm. Turmat partiake të majta, me OVL-në në ballë, me urët e zjarrit në duar, shtinin me armë dhe digjnin shtëpira e kisha. Bota u befasua dhe i cilësöi shqiptarët si racistë e fashistë! Policia, në mbrojtje të pakicës të sulmuar, hapi zjarr dhe u vranë 18 shqiptarë, kryesisht të rinj dhe asnjë nga OVL-ja apo urdhërdhënësit partiak! Shqiptarët nga kjo "betejë" dolën me buzë të kuqe: të vrarë, të sharë, të koritur dhe të fikur.
Nuk kishte motiv për të protestuar, aq më pak për të djegë e shkatërruar. U mbytën fëmijtë në lumë. Dhembje e madhe, vërtet, por asnjëherë nuk u qartësuan rrethanat. Edhe nëse serbi i "çmendur" nga urrejtja ua ka ndërsyer qenin fëmijëve, edhe nëse i ka frikësuar me armë, ai është individ ose edhe grup po të jenë, përsëri nuk kishte motiv për sulme të tilla vandale.
Rrjedhojat e këtyre protestave idioteske ishin fatale. Bota, ndërkombëtarët u zhgënjyen dhe tek shqiptarët e Kosovës besojnë aq sa "beson" EULEX-i për t`ua lënë në birucat e burgut të Prishtinës SHIK-asin vrasës të penduar Nazim Bllacën! Dhe, mburremi se kemi polici dhe shtet ligjor?! Hajde rrena, hajde!!!
Protestat ndryshuan gjithëçka për të keq. Qendrat e vendosjes sugjeruan enklavizimin dhe u riaktivizua ideja për mundësinë e ndarjes të Kosovës. U promolgua edhe çështja e pavarësisë të Kosovës. Rrjedhojat ndjehen edhe sot, në procesin e ngadalshëm të njohjes të pavarësisë, nga filmimet tmerruese që Serbia i ka shpërndarë kudo nëpër botë.
Së treti, Organizata e Veteranëve të Luftës, me porosi të partive të ekstremit të majtë, ka prirë në aktin e turpshëm dhe thellësisht kundërkombëtar në djegienn e e flamurit dardan, me elemente të theksuara të historisë tonë të lashtë. Ju dhe padronët tuaj burracakë e profanë edhe dhjetë jetë po t`i kishit, as te thembra nuk mund t`i afroheshit gjeniut Rugovë. Akti i shëmtuar i djegies të flamujve të Dardanisë, ideuar nga themeluesi i shtetit të Kosovës - Presidenti Historik dr. Ibrahim RUGOVA, vulosi urrejtjen e të gjithë kombit, të të gjithë shqiptarëve atdhedashës, ( me përjashtim të komunistëve stalinistë-enveristë, që janë internacionalistë dhe nuk kanë atdhe), për organizatën tuaj fantomë!
Tendenca e OVL-së për të tërhequr pas, në aktet e saj vandaliste, për llogari të partive të ekstremit të majtë, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, atë të të Zhdukurëve e ndonjë tjetër, të respektit dhe të dhimbjes të skajshme, është hile djallëzore, sepse këto nuk kanë asgjë të përbashkët me OVL-në, vegël qorre e bandave komuniste dhe të SHIK-ut vrasës. Të kuptohemi drejt: për asnjë rast nuk përgjithësoj dhe nuk ngatërroj Organizatat dhe Shoqatat që bëjnë punën e tyre të pavarur dhe nuk bëhën bisht i partive politike.
2. Çeta e Hamëz dhe Adem Jasharit është heroike
Fillimisht, sqaroj pse nuk e ndaj Hamzën me Ademin: Vëllezërit heronj, Hamza dhe Ademi, u lindën nga të njëjtit prindër, janë rritur sëbashku, kanë luftuar bashkë dhe, së fundi, janë flijuar sëbashku. Atë që ka bërë Ademi, ka bërë edhe vëllai tij Hamza. Ademi ishte kryeçetanik, sepse kishte bërë kursin në ushtrimoren e Labinotit në Elbasan, ku e kishte dërguar atë me shokë Presidenti Rugova. Ndarja e Hamzës nga Ademi është krejt e pamotivuar, e bërë me qëllime të caktuara nga profiterët politikë të luftës. Edhepse batakçinjtë profiterë mendojnë se realizuan qëllimet e tyre djallëzore, ata do të dështojnë turpshëm. Fillimi i këtij dështimi është parë në marsin e 2008-ës. Në manifestimin përkujtimor kushtuar Adem Jasharit morën pjesë rreth 200 vetë, edhepse mbahej nën patronatin e kryeministrit. Dhe, siç konstantonte gazetarja, në Prishtinën shumëmijëshe, pjesëmarrja nën çdo parashikim ishte skandaloze. Kjo ishte fyerje jo vetëm për heroin Ademin dhe dëshmorët tjerë, por edhe për vetë familjen e nderuar Jashari. Dhe, fajësi të rëndë kanë profiterët politikë të Kosovës dhe personalitetet tjera, që i dinë qëllimet e profiterëve e, megjithatë, heshtin, madje u shkojnë pas si "Muça pas daive!"
Ademin, fillimisht, e shkëputën nga vëllai më i madh dhe më i shkolluar - Hamza. Pastaj e shkëputën edhe nga bashkëluftëtarët, nga dëshmorët. E zhveshën nga misioni i tij - lufta, duke i atribuar të bëra dhe të pa bëra! E kthyen në mit, në legjendë, në përrallë, që të mos besohet më për asgjë si një e vërtetë e natyrëshme! Profiterët politikë të luftës nuk përmendin as dajën Osman Geci, as emrat e luftëtarëve të çetës të Ademit, sepse ata, profiterët, mungojnë, sepse ata nuk ishin pjesë e luftës, sepse ata intrigonin me Tiranën zyrtare - komuniste, për t`i bërë puç Presidentit Rugova!
Për ta denigruar tërësisht heroin Adem Jasharin, u angazhuan edhe akademikë, politikaj e gazetarë oborrtarë pa asnjë parim, edhe sahanlëpirës e dallkaukë gjithëfarësh. Familja e nderuar Jashari, e mbetur edhe pa kryezotin e saj Shaban Jasharin, një burrë trim e fisnik, të cilin bota shqiptare e njohu dhe e kujton nga ato intervistat e tij të qarta e përmbajtësore, nuk arriti t`i hetojë me kohë hilet e lajkat e profiterëve politikë, andaj dhe nuk reagoi me kohë, duke u mjaftuar me pritjet dhe përcjelljet rutinë të njerëzve, të cilët e ndjenin për obligim moral t`u bëjnë homazhe fëmijëve dhe nënave të tyre, viktima të një masakre makabre të pushtuesit serbo-sllav; të nderonin plakun Shaban Jashari me djemtë heronj - Hamzën e Ademin; dajën Osman Geci nga LLausha, vatër e trimërisë dhe e burrërisë; të nderonin Jasharët tjerë të viktimizuar në këtë masakër, të bërë me një sadizëm të ngeshëm, të cilët askush dhe askurrë nuk përmenden me emër, madje as në ditët e shënuara për homazhe!
Partia urdhëroi të bëhet, madje me çdo çmim, devalvimi i deklaratave të agjentit SHIK-as Bllaca dhe, krerët e OVL-ës Muharrem Xhemajli e Ismet Elezi, iu kthyen arkivave të një dekade më parë, për të zbuluar "mëkatet" e deputetit Gani Geci, duke e cituar të këtë thënë se "nuk ka pasur luftë, por puç kundër Ibrahim Rugovës" se "kur ka krisur një plumb, ne kemi ikur tri katunde larg", rrjedhimisht ka mohuar luftën e UÇK-së!?
Zoti Gani Geci është luftëtar i orëve të para të çetës të Hamëz dhe Adem Jasharit. Kjo çetë luftarake, sëbashku me simotrën e saj - Grupi i Djemve të Deçanit-, i organizuar më parë, në fillim të viteve `90-a, nga heroi Sali Çekaj me shokë, janë çeta heroike, madje të barazvlefshme me brigadat e mëvonshme, sepse ishin të parat që organizuan rezistencën e armatosur, në kushte dhe rrethana tejet të vështira.
Nëse një luftëtar i krismave të para në Drenicë flet për aksionet e çetës të tij dhe ikjet nga kundërgoditja, rreziku, qoftë edhe "tri katunde larg", ai thotë të vërtetën absolute, sepse raporti i forcave, qoftë në numër apo armatim, ishte tmerrësisht i pabarabartë. Zoti Gani Geci është trim, është hero i gjallë, është shokë lufte i vëllezërve Jashari me shokë. Trimi nuk lavdërohet, nuk gënjen vehten dhe të tjerët,. Ju dhe soji juaj mund të flisni e llomotisni përralla për "betejat" ballpërballë me pushtuesin të kësaj çete! Por, shtrohet pyetja, cilat janë betejat e bëra, kur dhe ku u zhvilluan ato?! Çeta, që në nismë numëronte 15 luftëtarë, zhvillonte ndonjë aksion rrufe, tërhiqej shpejt, sepse nuk kishte as mundësi teorike për të bërë beteja me forcat policore apo ushtarake serbosllave. Ta pohosh të vërtetën për luftën, nuk është mohimi gjakut të dëshmorëve, por kontribut për historinë më të re të Kosovës tonë.
Parashikimi i Presidentit Rugova se në Kosovë nuk mund të këtë luftë të mirëfilltë, por masakër, doli i saktë. Megjithatë, dr. Rugova punoi shumë për mbrojtjen dhe luftën, qoftë ajo edhe simbolike, si në organizimin e mbrojtjes territoriale, në përgaditjen e djemve për luftë dhe deri ke dhënia e kushtrimit më 1997 "të mbrohet pragu i shtëpisë!"
Në Kosovë ka pasur aksione kundër policisë pushtuese në shumë zona, është bërë një betejë në Loxhë të Pejës, janë zhvilluar luftime në interval kohor më të gjatë në Koshare. Megjithatë, në Kosovë më shumë se sa luftë, ka pasur masakër. Dhe, këtë e dëshmon bilanci tragjik, raporti i viktimave të palëve në konflikt: shqiptarë civilë të vrarë 10.097; ushtarë të vrarë 1950; shqiptarë të plagosur - invalidë 2654. Vrasje masive të shqiptarëve 269 raste. Pra, këtu futën vrasjet grupore, si: masakra e Reçakut, e Prekazit, e Mejes, e Krushës, e Suharekës, Landovicës, Llapashticës, Lubeniqit, Padalishtës, Studenicës e dhjetra të tjera. Ndësa numri i jo shqiptarëve, përfshi këtu edhe serbët, të vrarë nga luftëtarët tanë, nga NATO dhe nga disa plaçkitës të shtëpive, që donin të ishin "veteranë" të ardhshëm, duke vrarë pleq e plaka serbe, shifra e saktë është 1.150. Ndërkohë që ju shkruani se "në radhët e pushtuesit me mijëra policë, ushtarë dhe mercenarë janë vrarë"!!! Dhe, kur thuhet me mijëra, kuptohet tejkalim të dy shifrorit, pra, mbi 10 mijë. Dhe, kësaj i thonë përrallosje të historisë, mashtrim e gënjeshtër publike, njësoj si Enver Hoxha kur përsëriste dhjetra herë në ditë slloganin mashtrues e rrenacak se "Shqipëria është vendi më i lulëzuar dhe më i begatë në botë"(!), ndërkohë që mungonte shumëçka, për të mos thënë gjithëçka, madje edhe artikujt elementarë si pasta e dhëmbëve dhe brekët e femrave.
Thirrja në emër të dëshmorëve, kinse "mbrojtja" e tyre, përlavdërimet bajate e pa mbulesë reale, janë dëmtuese e shkatërruese të vlerave, idealeve dhe vetë figurave të dëshmorëve, ashtu siç kemi goditjen fatale të Adem Jasharit nga profiterët politikë të luftës. Nuk mund të quhet luftë dhe aq më pak epope, kur në një sulm të armikut viktimizohen 50 shqiptarë dhe një ose asnjë armik! Dhe, kjo ka vetëm një emër: m a s a k ë r. Përndryshe do të binim në pozitat e kojshive serbë, të cilët, betejën fatalisht humbëse të Kosovës, shekuj më parë, edhe sot vazhdojnë të mburrën dhe ta trajtojnë si fitore!!!
Dëshmorët nuk kanë nëvojë për mbrojtje, aq më pak nga shërbyes të paguar të politikës ditore. Gjaku i tyre, flijimi në emër të lirisë, të Atdheut, ata i bënë të pacënueshëm nga askush. Rënien në fushë-betejë dëshmorët nuk do ta quanin sakrificë, por detyrë karshi Atdheut. Kam njohur dhjetra luftëtarë, dëshmorë të mëvonshëm, ndoca i kam pasur edhe nxënës. Ata ishin modestë; respektoninin hierarkinë e institucioneve, njihnin Presidentin e Kosovës, Qeverinë e saj; paguanin kuotën përcaktuese për mbijetesë të popullit të Kosovës.
Ju kemi pëcjellur në vite, në deklarata e veprime. Ju jeni antipod i dëshmorëve. Anarkistë, mohues të institucioneve legjitime të Kosovës, mospagues individual dhe agjitatorë regresivë kolektiv. Në këto sulme frontale kundër Kosovës, ju ishit në një linjë, partner me pushtuesin, Serbinë. Edhe kjo është një e vërtetë absolute.
Kosova, në fushën e betejes, e humbi luftën. Mund të bëhej një rezistencë më dinjitoze, po organizimi i luftës u sabotua, marrëzisht, nga e majta, nga stalinistë-enveristët të Kosovës, që zbatonte verbërisht planet e Tiranës zyrtare - komuniste, e cila, pavarësisht nga çmimi i Kosovës, donin ta ruanin bërthamën komuniste në këtë pjesë të Ballkanit, me qëllim të vazhdimit të pushtetit të Enverit, pa Enverin. Dhe, Kosova shpëtoi nga më e keqja, vetëm në saje të politikës urtake e gjeniale të njeriut, tashmë, të pranuar në shkallë kombëtare, dr. Rugova, i cili me guralecat nëpër xhepa, të nëntokës tonë të begatë, e bindi botën demokratike e liridashëse - Amerikën zëmadhe se duhet të ndihmohet e shpëtohet një popull në rrezik real për shfarosje. Dhe, njeriu që solli NATO-n në Kosovë ishte pikërisht themeluesi i shteit të Kosovës - Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova. Këtë të vërtetë absolute e ripërsëriti çlirimtari faktik i Kosovës, Presidenti Bill Klinton, ca javë më parë në Prishtinë.
Qëllimi i majtistëve: Puç kundër Ibrahim Rugovës
Luftëtari i çetës të parë në Drenicë, Gani Geci, paska thënë se "nuk ka pasur luftë, por puç kundër Ibrahim Rugovës." Zoiti Geci është pjesë e luftës dhe e historisë të Kosovës; është pjesë e respektimit të institucioneve të para luftës dhe të pasluftës; është pjesë e shtetbërjes. Ai e ka ndjenjen e përgjegjësisë për historinë e popullit të tij; ai historinë e konsideron si shkencë dhe nuk preferon ta devalvojë e ta bëjë legjendë, përrallë siç bëjnë puçistët e Kosovës me figurën e Adem Jasharit. Zoti Geci nuk është drenicas as dukagjinas provincial, si ata që kanë zënë kreun e partive dhe kupolën shtetërore, përkundrazi, ai i përket të gjithë Kosovës dhe më gjerë. E vërteta duhet thënë, qoftë ajo edhe e hidhur.
Se sa luftë është bërë në Kosovë, është thënë më sipër në këtë shkrim. Ndërsa e thëna e zotit Gani Geci "por puç kundër Ibrahim Rugovës", është sintezë lapidare, e parë me sy dhe e jetuar praktikisht, madje çdo ditë përgjatë një dekade të tërë. Dhe, prononcimi i tij publik për ngjarjet e jetuara, pjesë e të cilave ishte individualisht dhe familjarisht, meriton vëmendje dhe vlerësim objektiv, që historia e sotme e Kosovës të mos falsifikohet e sakatoset, siç bëri hileqari falsifikator Enver Hoxha dhe lakejtë e tij "historianë" e "akademikë", të cilët historinë e bënë paçavure, njollosën atdhetarët dhe hymnizuan bastardët; luftën civile, të shkaktuar nga komunistët, e paraqitën si luftë çlirimtare!
Edhe në rastin e Kosovës historia u përsërit, në mënyrë po aq tragjike sa edhe në Shqipëri! Kryeministri pranon atë që ne e kemi thënë me kohë. "SHIK-u ka ekzistuar para partive politike", pra, është organizuar nga Sigurimi komunist i Enver Hoxhës në vitet `80-a, me instruktorë ish-policë të Sigurimit, kinse diplomatë në ambasadat shqiptare, pikërisht atëherë kur bëhet fjalë se "duke i vrarë shokët tanë, i rritet nami organizatës tonë!" Dhe, ky SHIK u bart me qendër në Tiranë gjatë luftës, për t`u bartur që andej në Kosovë pas luftës, me veprime puçiste, të egra dhe të përgjakshme; me të vetmin qëllim për t`i bërë puç Ibrahim Rugovës; për ta likuiduar atë me shokë politikisht dhe fizikisht; për ta marrë pushtetin; për ta shfrytëzuar atë në pasurimin rapid dhe tërësisht të paligjshëm; për ta vendosur diktaturën moderne, me qëllim të përjetësimit të pushtetit, me deklarime si të djathtë, por me veprime tipike të majta e ekstreme staliniste dhe enveriste.
Puçit kundër Ibrahim Rugovës i paraprinë tubimet gjithë histeri e demagogji, me emrin dhe simbolet e UÇK-së, në sallat luksoze të Evropës dhe të botës, duke mbledhur para "me kapuç" si dhe duke thirrur për linçime të kuadrit ushtarak institucional, të bashkëpunëtorëve të Presidentit Rugova në Kosovë dhe të veprimtarëve të LDK-së në diasporë!
Në një tubim në Suedi, ish-kryekëshilltari i kryeministrit aktual u premtonte mërgimtarëve të pranishëm në sallë se do ta vrasim ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqi!!! Në Mannhein të Gjermanisë, në një tubim masiv, i kryesuar nga këshilltari i parë i ish-kryeministrit të parë të pas luftës në Kosovë, u kërkua vrasja e autorit të këtij shkrimi, atëbotë anëtar i Kryesisë të LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Nëndegës të LDK-së në Landin e Rheinland Pfalz-it. Sepse në shkrimin e tij të titulluar: "Hilexhinjtë e diasporës në mjegullnajën e fondeve" ua ka kujtuar mërgimtarëve porosinë sintezë të Presidentit Rugova: "Mos hidhni pare në kapuç!" Porosia vinte nga njeriu i parë i Kosovës, i cili e vlerësonte shumë djerësen e bashkëkombasve të Tij dhe kërkonte administrimin zyrtar të lekut, gjer në qindarkën e fundit, të mbledhur të kurbetçarëve tanë të përjetshëm, për Atdheun e robëruar dhe popullin e tij të shumëvuajtur.
Thirrja e kobshme në sallë që UÇK-ja ta vrasë veprimtarin jo vetëm partiak, por edhe institucional, i cili ndodhej në shërbim të luftës në Malësinë e Gjakovës, ndërkohë që asnjëri nga ata, që dëgjuan thirrjen për linçimin tim dhe, deri sa nuk reaguan, aprovuan në heshtje, kurrë nuk kaluan Urën e Matit, (200 km. larg Kosovës), gjatë luftës! Dhe, kryekëshilltari, përfaqësues i asaj "UÇK-je" puçiste, në vend që të reagonte se UÇK-ja nuk vret të angazhuarit në shërbim të luftës, por lufton kundër pushtuesit në Kosovë, heshti si peshku dhe kjo u lexua si aprovim i thirrjes për linçimin tim!!!
Listat ogurzeza vrastare, të hartuara nga SHISH-i i Klosit dhe SHIK-u i Kosovës, të dala nga një mitër e përgjakur, Sigurimi komunisto-fashist i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, me shkrirjen e metodave të GESTAPO-s hitleriane, KGB-së ruso-sovjetike dhe UDB-së jugosllave, i vunë në tavolinën e krimit, për ta realizuar me çdo çmim puçin kundër Presidentit Ibrahim Rugova.
Respektimi i zbatimit të listave vrastare filloi pikërisht në Tiranë me vrasjen e gazetarit kombëtar Ali Ukaj, të tribunit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari, ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit; zhdukja pa gjurmë e kuadrit ushtarak dhe veprimtarit të madh Sadri Ramqaj nga Studenica e Istogut, për të cilin vazhdon të heshët turpshëm nga të dy shtetet shqiptare; të Ilir Konushevcit me shokun e tij doktor vendor, të vrarë në rrugën Kukës - Tropojë. Mos, vallë, edhe këta i vranë serbët, brenda kufirit shqiptar, si të liruarit nga burgjet e "UÇK-së" në Llap, Drenicë e Dukagjinë?!!!
Në funksion të puçit kundër dr. Rugovës ishte edhe vrasja e Rushit Elezit, në dalje të Kukësit, kontaktuesi i ushtrimorës të Kalimashit, që u vu në dispozicion të forcave ushtarake institucionale. Dhe, për rrjedhojë, puçistët pushtuan pikën ushtrimore, duke vrarë të gjithë oficerët e pabindur në politikën sabotuese e puçiste.
Garda puçiste, pas kthimit nga Rambueja, u shkëput nga Presidenti Rugova dhe profesor Fehmi Agani me shokë, (të cilët udhëtuan për në Kosovën e përflakur nga pushtuesi), për të intriguar me zyrtarët komunistë të Tiranës, nga që ata nuk donin të rrezikonin, sepse donin të puçonin, të likuidonin kundërshtarët dhe pastaj ta sundonin Kosovën e gatshme!
Çlirimi i Kosovës nga NATO-PAKTI, rikthimi i popullit në vatrat lindake, në Kosovën e lirë, pa pushtuesin një shekullor serbo-sllav, por keqas të përkallur, gëzoi skajshëm shqiptarët e "gjakut të shprishur" nëpër botë. Për ironinë e lirisë, pasi u shkelën nga njerëzit e thjeshtë minimet e lëna "dhuratë" nga pushtuesi, me pompë e bujë, po kthehej në Kosovë shtabi puçistë kundër - Rugovë, tashmë, i konvertuar në Qeveri të Përkohëshme, "qeveri" kjo e kompozuar në vilat bllokiste të shefit të shtetit Rexhep Mejdani dhe të shefit të SHISH-it Fatos Klosi!
Çuditërisht, prania ndërkombëtare në Kosovë, jo vetëm që nuk i pengoi puçistët, përkundrazi, i favorizoi dukshëm! Gjatë qëndrimit në Tiranë, banda puçiste e Kosovës, kishte vënë lidhje të forta me bandën në pushtet të Tropojës, e cila, me vendimin e Qendrës, ekzekutoi tribunin Azem Hajdari. Kjo bandë, pengoi kalimin e Brigadës "Mërgimi" në Koshare. U kthyen në rrugën e mundimëshme të Qafë Malit për në Kukës. Gjenerali famëkeq Kudusi Lama ishte në pritje të "gjahut". Me një urrejtje dhe egërsi klasike komuniste u turr për t`i çarmatosur, sepse kështu "mbrojmë komunistët në Kosovë", do të mburrej turpshëm gjenerali i SHISH-it shqiptrar. Dhe, kalvari në rrugëtim i Brigadës "Mërgimi" nuk mbaroi me kaq. Banda puçiste kishte zënë pusira në Prizren, Gjakovë, Deçan, e cila, ushtarët dhe oficerët, i grushtoi, i shqelmoi dhe i çarmatosi!
Në ditën e dhjetë të lirisë, më 22 qershor 1999, në ditën për diell, në qytetin e Pejës, arrestohen pesë (5) oficerët e betejës të Loxhës dhe të luftës të Kosharës. Të arrestuarit dërgohen në zyrën e Prefektit, të Qeverisë të Përkohëshme, të Pejës. Dhe, asaj mesnate, të 22 qershorit, u ekzekutuan, pa gjyq fare, katër (4) nga oficerët, ndërkohë që i pesti, duke përfituar nga avaria e makinës me erë - vdekje e morg, plus errësira e natës, ia doli të arratisej, të shpëtojë, për të qenë dëshmitar okular i një krimi të llahtarshëm.
Si mund të pagëzohet një ushtri që në kohë lufte vret ministrrin e luftës dhe personalitetet kroate, ku ai më parë ka shërbyer, pyesin me habi: A e dinë shqiptarët se ke kanë vrarë?! Sepse, ai ishte heroi i kazermës të Gospiçit.
Çfarë emri t`i japim një ushtrie që vret prapa shpine oficerët në pozicionet e luftimit, vetëm e vetëm pse ata respektojnë institucionet legjitime të Kosovës?!
Çfarë ushtrie është ajo që organizon atentatin kundër kryeministrit të Kosovës, madje në kohën kur kanë bërë disa marrëveshje për luftën me atë, kanë marrë edhe milionat e markave, kinse për nevoja të luftës, por që nuk janë shpenzuar për çka qenë destinuar. Dhe, siç pohon, madje me shkrim, nënkryetari i Parlamentit të Kosovës se "unë e shpëtova kryeministrin Bukoshi nga atentati i sigurtë!?!"
Ç`emër t`i japim asaj ushtrie, e cila qysh në nismë të luftës, harton listat e vdekjes për Presidentin e vendit, zëvendësit e tij shtetërorë e partiakë; për akademikët e shquar; për gazetarë e kuadro, që i përkisnin partisë të parë pluraliste, e cila për një dekadë përballoi, me qendresë të pashoqe, turturat dhe përndjekjet e policisë të egër pushtuese.
Dhe, kjo më se paku ishte UÇK-e dhe nëse ngulmojnë të vetëquhen të tillë, ne i japim emërtesën se çfarë në të vërtetë ishte: "UÇK-e puçiste!"
Vrasjet seriale të ushtarakëve institucionalë dhe të veprimtarëve të LDK-së, nga e majta ekstreme staliniste-enveriste e Kosovës, nga ajo pjesë e "UÇK-së", e cila mburrej se "bëri luftën", në fakt, nuk ka luftuar, por ka menduar dhe vepruar për t`i bërë puç Ibrahim Rugovës. Dhe, këtu fillon ngerçi i lirisë, ngrirja e buzëqeshjes dhe e gëzimit gjithëshqiptar, i shkaktuar nga organizatat terroriste "Shqiponjat e zeza" dhe "SHIK-u". Tashmë, nuk ka hamendje se kjo platformë kriminale ka pasur shtabet përkatëse planifikuese dhe ekzekutuese.
Dhe, kjo ekspoze e veprimeve kriminale, e faktuar katërcipërisht, vërteton bindshëm deklarimet e çiltëra të luftëtarit Gani Geci, se kush luftoi për lirinë dhe kush mendoi, organizoi dhe veproi për puçin kundër Ibrahim Rugovës.
3. Intrigimi me familjet e dëshmorëve
Pas 11 vjetësh, të një ngjarjeje tragjike, vjen deklarata e Sanije Geci-Rexha, me shtypjen e butonit nga partia. Si kundër përgjigje për denoncimin e krimeve, deklarata e saj rreket për të devalvuar apelin e kushëririt Gani Geci. "Doja ta vrisja Ganiun, por tani po ngre akuzë" - u tha ajo gazetarëve.
Ngjarja e rëndë, në tetorin e 1998-ës, ishte shokuese për të gjithë ne, sepse drama u zhvillua brenda çetës simpatike dhe tejet përkushtuese të lirisë. "Ne e kemi vrarë ministrin Ahmet Krasniqi dhe do t`i vrasim të gjithë rugovistët" - tha dhëndërri i Gecajve Abedin Rexha! Dhe, nuk u mjaftua me kaq, por zbërtheu revolën. Nga kundra reagimi i Ganiut, ai u ngrit, duke kërcënuar ushtarët të mos e shoqëronin Ganiun, përndryshe "do t`ju vrasë të gjithëve!" Dhe, zuri pusi, por u viktimizua nga reagimi i ligjshëm në vetëmbrojtje i Ganiut. Ky reagim jo vetëm që nuk është demantuar, por edhe është konfirmuar nga ushtarët e çetës.
"Ne e kemi vrarë ministrin Ahmet Krasniqi dhe do t´i vrasim të gjithë rugovistët" - është shprehur publikisht Abedin Rexha. Sipas kësaj mund të aludohet se ai ka qenë atentatori ose pjesëmarrësi ose ka qenë në dijeni për atentatin që do të bëhet dhe u bë, dmth. ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe SHISH-it njëherësh, meqë atentati është organizuar dhe ralizuar në metropolin shqiptar- Tiranë. Sipas ligjës, me vetëdeklarimin, ngarkohet me krim, ndërsa sipas kanunit ngarkohet me gjak. Dhe, kur nuk vepron ligja, një ditë mund të luftojë kanuni. Gjithësesi, ai mbetet borxhlinj.
Akuza e zonjes Sanije është në adresë të gabuar. Ajo duhet të akuzojë strukturat drejtuese të SHIK-ut vrasës, pse e kanë keqpërdorë bashkëshortin e saj gjer në krim. "Mos të raft me harrue" - thotë malësia. Kanuni, për dryshim nga ligji, vonon, por edhe nuk harron. Në Malësinë e Mbishkodrës stërnipërit u hakmorën për stërgjyshin pas 87 vjetësh. Dhe, kur bota e qytetëruar e dha si lajm senzacional, përgjigja shqiptare ishte normale se "gjaku ujë nuk bëhet", se "gjaku nuk harrohet dhe nuk humbet." Prandaj, zonja Sanije duhet t`u drejtohet krerëve të partisë të saj, për të mësuar masën fajësisë të të shoqit, në vrasjen e ministrit Krasniqi. Ky sqarim dhe veprimet e mëtejme për pajtim, është i këshillueshëm për hir të fëmijëve të saj, të mos mbetën me borxhin e babait, madje pavarësisht të viktimizimit të tij.
Një nipi im intelektual, ma qajti hallin si nipi dajës. Qysh në krismat e para në Dukagjin, sëbashku me vëllanë oficër, tashmë, i vrarë në një betejë të mirënjohur, u rrjeshtuam në luftë. Ishim luftëtarë të respektimit të komandës institucionale. Disa grupe, jashtë organizmave tona, herëpashere na provokonin dhe, ne më shumë ruanim shpinën prej tyre, se sa gjoksin nga armiku. Tani e harrova vëllanë vrarë! Ata që dje kërkonin kokën tonë, sot intrigojnë dhe përçajnë familjen tonë, duke e pajisur me libreza të partisë së tyre familjen e vëllait tim, të ndihmuar edhe nga dajtë e fëmijëve, me arsyetimin banal se partia e tyre është e "krahut të luftës" dhe, "natyrshëm", edhe dëshmorët janë pronë e partive "të dala nga lufta!"
Në korrikun e 2004-ës bënim homazhe në varrezat e dëshmorëve në shpat - Koshare. Mikja ime e kohës të luftës, Sabahate Tolaj, që natyra harmonishëm kishte shkrirë në njësh tek ajo bukurinë, mençurinë dhe trimërinë, më prezantoi kushëririn e saj, i cili, kohë më parë ishte liruar nga burgjet serbe. Oficerja pilote, shefe e Emergjencës gjatë luftës, u vra , sëbashku me Isuf Haklaj, në cilësinë e hetueses speciale. Tani mësojmë se kushëriri i saj, që ishte i bindjeve institucionale e rugoviane, njësoj si ajo, ka ndërruar mendje, është tufëzuar pikërisht në partinë që dyshohet se ka gisht në vrasjen e saj dhe ikjen e vrasësit nga burgu i sigurisë të lartë, ndonëse ajo me bashkëpunëtorin Haklaj dinin shumë për krimet politike dhe duhet t`i merrnin në varr sekretet.
Krejt i freskët rasti skandaloz i Ruzhdi Rexhës. Keqpërdori besimin e partisë, e cila e emëroi për të qenë kandidat për të parë të Prizrenit. Përmes premtimeve, lajkave dhe lavdërimeve, madje edhe të vet kryeministrit, kaloi në krah të së majtës ekstreme, duke përdhosur e shkelur edhe mbi gjakun e të vëllait, dëshmor të demokracisë, të vrarë nga bandat e SHIK-ut, në prag shtëpie.
Përmenda vetëm disa nga rastet, tashmë, të njohura, por ndërhyrjet intriguese në familjet e dëshmorëve dhe në familjet tjera të njohura, që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë sakatosur nga komunizmi, madje edhe më parë, në krah të së djathtës shqiptare.
Një qortim edhe për Gani Gecin
Zoti Gani Geci, me vëllezër, është veprimtar i hershëm i LDK-së. Familja Geci, për dy dekada radhazi, vazhdon të jetë shumë aktive, në mbështetje të institucioneve të fillim pluralizmit, ashtu edhe në luftë dhe sërishmi në proceset e shtetbërjes dhe të demokracisë, si sfida më madhore aktuale.
Drenica - vatër kaçakësh më parë dhe rezistente, gjer në sakatosje më vonë kundër komunizmit, tani ndodhet nën presionin deri në vrasje të stalinistëve-enveristë dhe të SHIK-ut goditës. Dhe, ky presion primitiv, njësoj sikur ministri supër-partiak i "arsimit", shoku Enver Hoxhaj, i cili, pacipshëm, me drekat dhe darkat me kolektiva mësuesish, ngulmon për ta komunistizuar e gjymtuar bërthamën arsimore në Kosovë, bëri që Drenica krenare dikur, sot të dhunohet e përtoket keqas dhe të votojë, në tufëzim, të majtën, kundër demokracisë.
Presidenta Rugova, edhepse më së paku i votuar në Drenicë, për arsyet që përmendem më lart, duke qenë njeriu më i rrezikuar në botë, nga klyshëria ruso-sllave-enveriste, jetën e tij ua besoi pikërisht drenicakëve: derës konak e bajrak të Gecajve të LLaushës, nipërve të Adem Delisë, Shaban Polluzhës dhe familjeve të tjera kaçake. Kjo është dëshmi vetëfolëse për besimin, vlerësimin dhe respektin e madh që kishte Ibrahim Rugova pë Drenicën tonë luftarake, përgjatë një shekulli të tërë. Dhe, nga i gjithë personeli, ruajtës dhe bashkëpunues të afërt, kishte vetëm një polic istogas. Ja, pra, ky ishte "nepotizmi" i dr. Rugovës!
Krerët e OVL-së, Muharrem Gjemajli dhe Ismet Elezi, me bujë nediatike, përjashtuan nga kjo organizatë, tashmë, famëkeqe, Gani Gecin. Kjo ishte diçka e pritur, sepse kur partia porositë, OJQ-it, edhepse të "pavarura", zbatojnë urdhërin me servilizëm.
Të qenurit pjesë e një organizate me emër joshës, është nder. Por, kur dikton prapësitë seriale të saj, madje me peshën e krimit, mos reagimi, heshtja është aprovim i krimit. Përsërisim: demonstrimi në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve; ngjarjet e mars-prillit 2004, të projektuara nga Serbia, në krye të tyre OVL-ja me shoqe "ta dala nga lufta", ( më sakt - të dala boje) dhe, për rrjedhojë, enklavizimi i Kosovës; djegia e flamurit të Dardanisë dhe, për pasojë, zëvendësimi i tij me një flamur hibrid, me elemente të flamurit sllav.
Edhe hyrja apo qendrimi në një parti me dyshimin e bazuar të implikimit në krime, të inkriminon, të bën pjesë të krimit. Tufëzimi partiak është unikal në Kosovë, si rrjedhojë e një papjekurie foshnjore politike dhe të interesave karieriste e neveritëse, të një populli me ndjenjen e lirisë dhe të demokracisë të gjymtuar, nga robëria shumë shekullore.
Dhe, pyesim e qortojmë fort, njëherësh: si ndodhi që zoti Gani Geci të jetë pjesë e një organizate, me një bagazh enormë kriminal, siç është OVL-ja e udhëhequr nga binomi Gjemajli - Elezi?!!! Mos, vallë, janë pjesë e kësaj organizate edhe luftëtarët e Loxhës, Kosharës dhe luftëtarët tjerë institucionalë anekand Kosovës?! Uroj të mos jenë! Dhe, nëse po, e pafalshme!
Slloganet mashtuese e mohuese
Të dyshuarit potencial për krimin e organizuar politik, tashmë, "të zënë me pelë për dore", lëshojnë në etër deklarata mohuese e mashtruese, duke e cilësuar denoncimin e krimit, nga vrasësi i penduar Nazim Bllaca, si sajesë të "qarqeve të caktuara politike serbe."
Një pësëritje bajate të këtij sllogani mjegullues e bëjnë edhe krerët e OVL-së. Pavarësisht rrjedhes të procesit hetimor Bllaca, sepse edhe EULEX-i mund të neglizhojë si edhe UNMIK-u, me moton "bëje Zot llugë në Kosovë", pyetja se kush i vrau burrat dhe djemtë, por edhe vajzën luftarake Sabahate Tolaj, të LDK-së, do të mbetet gjithëherë aktuale, gjersa ta marrë përgjigjen e pritur për më shumë se një dekadë. Na ishte një kohë, madje hiç e largët, kur asnjë anëtar apo simpatizant i partisë të Ibrahim Rugovës, nuk bënte ecjen në oborrin e vet, pa drojën se plumbat mund ta përshkonin trupin e tij!
Dhe, krimi i pa ndëshkuar, edhepse i zbuluar me kohë, mund të riaktivizohet me prekje të sustës. Dhe, cilit shqiptar të Kosovës i duhet kjo liri fiktive?! Eshtë pikërisht kjo qetësi mashtruese e droguese që përdhos gjakun e të rënëve dhe sakrificën e shqiptarëve, madje kudo që ata janë, përgjatë shekujve të historisë të tij të rrëmujshme.
E kemi thënë edhe më parë, e përsërisim edhe tani, sepse gënjeshtra po riciklohet marramendas, andaj duhet të pohohet zëshëm e vërteta, se liria pa demokraci nuk vlen asnjë qindarkë, se ajo është një nga përrallat e netëve të gjata të dimërave me dëborë.
Dhe, siç apelonte poeti çek, Juliu Fuçik, para skuadrës pushkatuese fashiste:
"Njerëz, ju kam dashur.
Jini vigjilentë!
këtë porosi, sa njerëzore, aq edhe shqetësuese, gjithmonë aktuale për Kosovën, e përsërisim sot e mot, gjer në triumfin e demokracisë të njëmendët, me parametrat e botës të sotme të civilizuar.

Dhjetor, 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» IDRIZ ZEQIRAJ:KOALICIONI - MBROJTJE E HASHIMIT DHE E KRIMIT
» Idriz Zeqiraj:PER TE QESHUR DHE PER TE QARE
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi