Asllan Dibrani:GEZUAR VITIN E RI 2010
Asllan Dibrani:GEZUAR VITIN E RI 2010
Dibrani - Transport me seli në Shtutgadt të Gjermanisë ju
uron të gjithë shqiptarëve:
GEZUAR VITIN E RI 2010
Të nderuar qytetar,vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar te nderuar klient dhe bashkëpunëtorë ku do që ndodheni Firma e jonë www.dibrani-transport.de ju uron festën e ndërrimit të mot- moteve duke
shpresuar qe ky vit të jetë një vit i tolerancës, mirëkuptimit dhe
paqja të mbretëroj në familjet e juaja , ky mesazh le të jetë si
mesazh i bashkimit tek flamuri i kombit shqiptar,si udhërrëfyes i
tolerancës dhe respektit të njeri-tjetrit. Për njerëzit që ju kemi
kryer shërbimet e transportit për Kosovë, Shqipëri , Maqedoni e
gjetiu i falënderoj duke sugjeruar që mangësitë ,planet dhe
obligimet qe nuk i kryem në ketë vit qofshin te realizuara në vitin
2010.
Me
lejoni që në emër të firmës " Dibrani -transport" ju dhe gjithë
pjesëtarëve të familjeve tuaja t'iu urojmë festat e fundvitit, dhe ne
veçanti Vitin e Ri - 2010, me dëshirën ma të madhe që vitin që po vjen
t'iu sjelle shumë fat e shumë suksese në çdo sferë të jetës dhe ne
veçanti shëndet ,gëzim dhe harmoni dhe një jetë të begatshme dhe te
mbarë.
Shtype në sipërfaqen e vizitë-kartës dhe kontktoni me faqen tonë te internetit
Të
nderuar qytetarë ne po ju bashkojmë edhe vizitë- kartën ku mund ta
shtypeni dhe lidheni drejtpërsëdrejti me faqen tonë te internetit me
shpresë që do t'ju hyj në shërbim për transporte nga shtetet e
Evropës me seli në Gjermani për në atdhe. Ata qe i bezdisim ju
kërkojmë ndjesë duke ju sugjeruar që të na njoftoni me qellim të
heqjes se E-malit tuaj nga listat tona.
Ju lutëm që ta shpërndani ketë vizitë-kartë
të njerëzit,miqtë dhe te afërmit tuaj që jetojnë dhe veprojnë ne
Gjermani apo gjetiu në Evropë me qëllim të ndihmës reciproke që të
kenë kontakt me neve mjafton një telefonatë apo shkrim-kërkesë
për mes e-mail adresës sipas te dhënave që posedojmë në faqen tone të
internetit. Mund të jemi në shërbimin tuaj edhe nëse bleni nëpër mes
internetit në Gjermani apo gjetiu ,çka do qoftë dhe ju ndihmojmë edhe
në çmime apo marrëveshje për shkak të komunikimit gjuhësor duke ju
ndihmuar në pagesë, shërbimin e transportit , këshilla etj sipas
marrëveshjes.
Me respekt nga Asllan Dibrani përfaqësues i firmës "dibrani- transport" Shtutgard Gjermani.
__________________________________________________________________________________________________________________
Festat e krishtlindjeve tek shqiptarët dhe skandalet e Anastas Janullatos
një priftit grek,me apetite antishqiptare
Nga Asllan Dibrani
Asllan Dibrani
Të krishterët
festuan lindjen e Krishtit në gjithë Shqipërinë ,Kosovë e gjetiu
por ishte skandaloze prezenca e Anastas Janullatos një prift grek
antishqiptar ne ritualet e kërshëndellave në Tiranë
Figure qe shkaktoj terror dhe dhunë në mbi 200 mije emigrant shqiptar
Shpallja "person i padëshiruar"
i një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare ne vitin 1994
solli ra-aprezaljen ma të tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptare.
Atëherë me shume se 200 mije emigrante shqiptare u përzunë dhunshëm, u
rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen te gjitha
dokumentet. Vete Janullatosi, ka shkaktuar shume probleme si vendosja e
gurëve te varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë
Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim te madh ne
Shqipëri, te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia etj
Besimtarët
e krishterë në të gjithë Shqipërinë, festuan para pak ditësh lindjen
e Krishtit. Kjo festë, për nga rëndësia është e dyta për besimtaret e
krishterë pas festës së Pashkëve. Në Shqipëri, në të gjitha kishat
katolike dhe ortodokse u festua me shumë solemnitet lindja e Jezu
Krishtit. Meshat, për nder të lindjes së Krishtit, kanë filluar në
mesnatë në mjaft kisha katolike të Shqipërisë të Kosovës dhe ma gjere
ne trojet tona shqiptare te popullata me besim katolik dhe ortodoks,
Ceremonia kryesore e Krishtlindjes është zhvilluar ne Katedralen e Shën
Palit në Tiranë, ku kanë qenë të pranishëm krahas qytetarëve të shumtë
edhe politikanë. Në fjalën e predikimit Arqipeshkvi i Metropolit,
Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita, bëri apel për më shumë dashuri,
falje, drejtësi e gëzim për të gjithë besimtarët e krishterë.
. Dita
e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit,
pemën e stolisur e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe
Kartolinave, familjen e bashkuar dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut
të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes, apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Ajo është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë,
paqe e dashuri ne gjirin familjar ,atë shoqëror dhe në botë. Secili
komunitet ka ditur të respektojë ndjenjat fetare të njëri-tjetrit dhe
të gjithë shqiptarët shohin te kërkimi i Zotit , urën e bashkëpunimit
miqësor dhe vëllazëror ku në shume vende pati vizita edhe nga
përfaqësues të besimit islam ne shenje urimi të krishterëve si
në Shqipëri edhe në Kosovë . Papa Benedikti XVI uroi shqip të gjithë
shqiptarët kudo punojnë e jetojnë festën e Krishtlindjeve. Ndër të
tjera, ashtu siç është bërë traditë nga Ati i Shenjtë, gjatë mesazhit
në sheshin Shën Pjetër, Papa Benedikti i XVI pas meshës së përgjithshme
të Krishtlindjeve, uroi popujt e gjithë botës në gjuhët përkatëse për
festën e Krishtlindjeve. Papa nisi urimet në 64 gjuhë të ndryshme të
botës, në të cilat, siç çdo vit, u përfshi edhe urimi në gjuhën shqipe.
“Për shumë vjet Krishtlindjet gëzuar”,- iu drejtua popullit shqiptar,
Festimi i krishtlindjeve te të krishterët ortodoks shqiptar
Që në
mëngjes herët, edhe besimtarët ortodoksë kanë marrë pjesë në ceremoninë
e Lindjes së Krishtit në Kishën Ortodokse Autoqefale, ku përkujtuan me
madhështi dhe devocion lindjen e Krishtit, duke u lutur për të. Me qirinj në duar, ata u lutën për paqe dhe qetësi, dashuri dhe gëzim.
Anastas Janullatos një grek antishqiptar
Mesha
tradicionale e kremtimit të lindjes së Krishtit është mbajtur nga
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastas
Janullatos një grek antishqiptar duke ligjëruar ne gjuhen greke
edhe atë para mjeteve te informimit siç ishte edhe televizioni
shqiptar aq ma keq edhe publikisht, dhe drejtpërsëdrejti në emetimin
e programit në TVSH ,duke i ndihmuar në përkthim ne gjuhën shqipe
bashkëpunëtoret e tij. Ishte kënaqësi kur i shihje në një te kremte
aq madhështore sikur mos ta prishte prezenca e një njeriu të huaj me
një gjuhe të huaj ,nga një kulturë të huaj ,një gjuhë greke që
deri në vitet e fundit u mbajtën marrëdhënie të tensionuara politike
në mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkaqe te terrorit dhe uzurpimit
të trojeve tona çame dhe terrorit që kanë udhëhequr kundër një
krahine shqiptare çame që edhe sot e kësaj dite nuk gëzojnë kurrfarë
të drejte në kulturën ,gjuhën, dhe zakonet e veta, ku ka një hapësirë
të gjerë gjeografike në Greqinë e sotme.
Gjithsesi
është mirë qe të përpiqet populli shqiptar ta unifikoj ketë çështje
për bashkimin e këtyre kishave ne një të vetme dhe unike për
shqiptaret, por edhe sikur Katoliket dhe Ortodoksët Shqiptarë të
vazhdonin te qëndronin ne këto pozita qe janë, kurrë nuk do te kishin
konflikt midis tyre. Ketë e ka treguar edhe historia e Shqipërisë,
sidomos në kohen e Gjergj Kastriotit, ku Katoliket dhe Ortodokset
luftuan të bashkuar kundër armikut te përbashkët, turqve qe ishin si
okupator dhe fatkeqësisht shqiptareve ju dhuruan edhe një fe të re
islamizmin. Pra gjithnjë kanë qenë të bashkuar kur është kërkuar
interesi kombëtar dhe kurrë nuk kane pasur konflikte me njeri-tjetrin
sikur mos te ishte ne skene një antishqiptar qe disa here e ka
dëshmuar veten si njeri me apetite shoviniste greke duke u
përpjekur që përmes fesë t'ju fut thikën shqiptarëve pas shpine
duke cenuar shpesh herë edhe territorin e Shqipërisë me paraqitjen
e tij arrogante nganjëherë edhe me përcjellje te forcave ushtarake
greke si ti thuhet ndryshe kësaj po pos një okupim poshtërim dhe një
nënçmim për autoritet e shtetit shqiptar që kane toleruar një
maskara një këlysh serbo-grek të futet ne mesin e mija besimtareve
ortodoks në forma dinake mundohet të krijoj një plasaritje dhe
përplasje në mes shqiptareve! Kjo lidhet me një drojë, se Kisha
Ortodokse Shqiptare mund të humbasë karakterin e saj autoqefal autokton
që e beri njeriu i madh Fan Noli. Është për tu kritikuar kohët e
fundit ka tendenca qe grekët po përpiqen të vënë njerëzit e tyre në
krye të kishës autoqefale shqiptare dhe po e greqizojnë plotësisht
kishën shqiptare e ma vonë me qellim manipulimi edhe në fushën politike
me përkatësinë nacionale?
këtë
te dhëne e pasqyrojnë shumë mire edhe reagimi i shpeshtë i qytetareve
shqiptar ku po e japim një përmbledhje shkrimesh të gazetave
."gazta shqip" dhe " gazeta sot":
At Nikolla Marku i Elbasanit akuzon Kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse Shqiptare
Elbasani ka përkujtuar dje 100-vjetorin e mbajtjes së meshës së parë në gjuhën shqipe. Peshkopi
i Kishës Autoqefale Kombëtare, në lagjen "Kala" të Elbasanit, At
Nikolla Marku, ka kremtuar sipas riteve fetare këtë përvjetor të
rëndësishëm. "Kemi kënaqësinë të përkujtojmë me nder e lavdi kombëtare
të madhin Fan Noli, i cili si sot, një shekull më parë, mundi të mbajë
në gjuhën e mëmës meshën e parë", tha At Nikolla Marku, prifti i kishës
së Shën Mërisë në Elbasan. Marku, modest e patriot, ka dhënë dje për
mediat një deklaratë, sido që me doza fetare, por në përmbajtje me
vlera atdhetare kombëtare.
Ai ka vlerësuar aktin historik të
Fan Stilian Nolit, i cili 100 vjet më parë, me shqiptarët e diasporës
në Amerikë, arriti të mbajë meshën e parë në gjuhën shqipe, me
shqiptarët që jetonin e punonin në Boston të shtetit Masaçuset. Sipas
tij, mesha ishte dhe ka mbetur themeli i Kishës Autoqefale Kombëtare,
për të cilën prifti elbasanas ka afro 20 vjet që lufton ta bëjë kishë
mbizotëruese në Shqipëri. "Dua të denoncoj publikisht me këtë rast,
aktin barbar dhe antifetar ortodoks të Hirësisë së tij Janullatos, që
këto ditë ka hequr nga Kisha Shqiptare Ortodokse e Bostonit fotografinë
e të madhit Fan Noli, emri dhe vepra e të cilit nderon të gjithë
bashkëkombësit kudo që ndodhen e në çdo këndvështrim që e shohim sot",
ka shtuar At Nikolla Marku. Ai ka ftuar të gjithë ortodoksët elbasanas
dhe të gjithë besimtarët e feve, që respektojnë dhe vlerësojnë figurën
komplekse të Nolit, që të jenë sot të pranishëm në meshën e mbajtur për
nder të 100- vjetorit të këndimit në shqip të këtij riti fetar
ortodoks, mbajtur në Boston të Amerikës. Pra sipas kësaj përfitojmë
realitetin se themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
është Fan Stilian Noli dhe ti hiqet fotografia nga një barbar grek
është një skandal i pa presidencë dhe një akt i cili duhet ta dënoj
çdo shqiptar pa marrë parasysh se në çfar forme ka arritur një grek me
qëndrime antishqiptare te jetë përfaqësues i Kishës Ortodokse
Shqiptare?!
Deklaratë e
priftit grek Janutllatos në një interviste me gazetarin Auron Dodi ne
shtëpinë e tij ne Athinë japë mjaft te dhëna se ky njeri është i
autorizuar në një formë te vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare
misionari që t'i greqizoj shqiptaret ortodoks,lind pyetja pse në
krye të Kishës Shqiptare Autoqefale Ortodokse të jetë një grek a thua
se pak ka njerëz Shqipëria qe t'i udhëheqë ritet fetare në gjuhën
amtare?
Figure qe shkaktoj terror dhe dhunë në mbi 200 mije emigrant shqiptar
Shpallja "person i padëshiruar"
i një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare ne vitin 1994
solli ra-aprezaljen me te tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptare.
Atëherë me shume se 200 mije emigrante shqiptare u përzunë dhunshëm, u
rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen te gjitha
dokumentet. Vete Janullatosi, ka shkaktuar shume probleme si vendosja e
gurëve te varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë
Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim te madh ne
Shqipëri, te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia etj
Protesta e vitit 2001 nga shqiptaret e Amerikes"Janullatos Go Home"
Ka
qene pikërisht Shoqata Atdhetare Pan Shqiptare e Amerikës "VATRA", e
udhëhequr nga kryetari i saj zoti Agim Karagjozi, ajo qe mblodhi me
2001 edhe dhjetëra shqiptar te tjerë te të gjitha besimeve, përfshirë
ortodoksit shqiptarë me banim ne Nju Jork, dhe kreu organizimin e
suksesshëm te protestës me moton "Janullatos Go Home". Kjo për
arsyen se edhe kryetari i saj i pare ka qene Fan Noli, themeluesi i
Kishes Ortodokse Autoqefale dhe një nga themeluesit e Vatrës.
Protestuesit ishin vendosur ne trotuarin përballë hotelit Hilton - ku
zhvillohej ceremonia dhe ne duar mbanin pankarta te ndryshme të
shkruara ne anglisht e shqip. Mes tyre binin ne sy parullat: "Jonulllatos është koha për t'u larguar", "Ne jemi ortodokse shqiptar dhe jo greke", "Anastasi ka
uzurpuar kishën tone Autoqefale" , "Janullatos go Home" e tjera si këto. Në mes të
protestuesve ishin vendosur Flamur shqiptar dhe amerikan. Këto
kundërshtime të here pas hershme të shqiptarëve me besim ortodoks janë
dhe kanë qenë zëri i arsyes qe ky grek dhe antishqiptar i pa
dëshirueshëm për shqiptaret të largohet sa ma pare nga Shqipëria.
Si
u ftua Janullatos ne nje ceremoni të nje stervitje ushtarake të Shtabit
të NATO në Shqipëri i vetmi nga komunitetet fetare në Shqipëri tekst i
botuar në "Gazetën Sot"
Gjenerali grek
Rintis, duke ftuar Janullatosin në ceremoni tregoi se ai ka qenë në
këtë pozitë thjesht si gjeneral grek dhe jo si gjeneral i NATO, si dhe
tregoi edhe Në ceremoninë e mbajtur pardje në Komandën e Doktrinës së
Stërvitjes në Tiranë, me rastin e ndryshimit të komandantit të Shtabit
të NATO në Shqipëri, ishte i pranishëm dhe kryepeshkopi grek i Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Për këtë
ceremoni, në faqen on-line të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Në këtë
ceremoni merrnin pjesë: Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes
Gazmend Oketa, ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, zv.ministrat e
Mbrojtjes Zana Xhuka e Petrit Karabina, shefi i Shtabit të Përgjithshëm
i FA-së gjeneral lejtnant Luan Hoxha,ambasadorë dhe atashe ushtarakë të
akredituar në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
gjeneralë dhe drejtues të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit
të Përgjithshëm të FA-së, drejtues të komuniteteve fetare etj”. Por, e
vërteta është, siç u pa qartë edhe në kronikat televizive, se në këtë
ceremoni ishte i pranishëm vetëm një drejtues komuniteti fetar, Anastas
Janullatos. Nuk duket të jetë rastësi fakti që Anastas Janullatos ishte
i vetmi klerik i lartë, i ftuar në këtë ceremoni, kur komandanti i
Shtabit të NATO në Shqipëri, që po dorëzonte detyrën në këtë ceremoni,
ishte një grek, gjeneral-brigade, Anastasios Rintis. Duket se
kryepeshkopi Anastasios ishte i ftuari special i Anastasios tjetër,
Komandantit grek të Shtabit të NATO në Shqipëri. Prania e Janullatosit
në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandantit të Shtabit të NATO në
Tiranë është një skandal i shumëfishtë, për NATO, për Kishën Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë, dhe për shtetin shqiptar. Së pari, për faktin
se kjo tregon që si grekët i keqpërdorin postet që marrin në Shqipëri
në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, në funksion të politikës
nacionaliste greke në Shqipëri, që është një politikë nacional
religjioze. Me praninë e Janullatos në këtë ceremoni, Gjenerali Rintis
dhunoi parimet bazike të NATO si një organizatë laike, që nuk ka lidhje
me një fe të caktuar. Grekët e dinin që po dhunonin parimet e NATO, por
megjithatë e bënë këtë me arrogancën që tregojnë ata kur veprojnë në
Shqipëri. Me praninë e Janullatosit në këtë ceremoni ku ishin të
pranishëm diplomatë të huaj të vendeve të NATO në Tiranë, grekët kanë
dashur t’ u thonë vendeve të aleancës se ortodoksët në Shqipëri janë
grekënjë herë se ushtria greke e shikon Janullatosin si komisarin e saj
politik në Shqipëri. .
Duke qenë Janullatos në ceremoninë në fjalë, është njëlloj sikur atje
të ishte edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, si dhe sikur bashkë
me gjeneralin Rintis, të kishte qenë në komandën e Shtabit të NATO në
Tiranë, edhe një gjeneral serb!
Pra sipas shënimeve te lartshënuara ka mjaft të dhëna se prania e Janullatosit
pran medieve shtetërore në Shqipëri edhe në këtë rast të këtij
përgëzimit te kërshëndellave në Shqipëri, ishte një skandal moral dhe
një ofendim për ata njerëz që ishin provokuar nga ky njeri,është
ofendim për popullin shqiptar ,për kombin shqiptar, për intelektualët
shqiptar, për studentët dhe për te gjithë besimtaret ortodoks
shqiptarë qe ti shkojnë prapa një armiku shekullor ! Duket shumë
shqetësues edhe takimi i shpeshtë i politikanëve të lart qe takohen
me te në shenjë urimi prandaj është momenti i fundit që Qeveria e
Shqipërisë ,Opozita
në Shqipëri,komunitet fetare , ortodokse ,katolike ,myslimane ,shoqata,
Parti politike,shoqata jo qeveritare,intelektual të Shqipërisë ,të
Kosovës dhe ma gjerë ta ngrenë zërin kundër këtij sindromi që të
shporret sa ma shpejt nga Shqipëria ky tekst le te jetë edhe si
mesazh i ndërgjegjësimit të Qeverisë së Shqipërisë për tolerancën e
gabuar në anën diplomatike që ju mundësua që ta ushtroj atë detyrë në
Shqipëri, një antishqiptar si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse
Autoqefale në Shqipëri. Është koha e fundit që te zëvendësohet ai
vend i kryepeshkopit me një klerik tjetër shqiptar me qëllim të
zgjidhjes së problemit aktual dhe shumë shqetësues për çdo shqiptar.
Shkruan Asllan Dibrani Dhjetor 2009 Shtutgard
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzuar Vitin e Ri 2010 !
» Burim Namoni: Gezuar Vitin E Ri 2010 !
» Asllan Dibrani: Uresë nënës për vitin e ri 1987, nga burgu i Nishit Serbi
» Don Noshi: Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010
» Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani
» Burim Namoni: Gezuar Vitin E Ri 2010 !
» Asllan Dibrani: Uresë nënës për vitin e ri 1987, nga burgu i Nishit Serbi
» Don Noshi: Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010
» Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi