Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: NË KËTË KOHË KUR BISEDOJMË

Shko poshtë

Gjakush Tana: NË KËTË KOHË KUR BISEDOJMË Empty Gjakush Tana: NË KËTË KOHË KUR BISEDOJMË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 11:37 pm




Gjakush Tana: NË KËTË KOHË KUR BISEDOJMË 9424_1142799572050_1289294870_30360555_6331800_n


Gjakush Tana: NË KËTË KOHË KUR BISEDOJMË



( miniatura )


1.
Në pritje mbes e ngrij si magma
sytë më erren kur shikoj mbi xhama !
Ishe ti Zhulijeta që e ndoze siparin,
apo, unë Romeo - aktor në drama ?!

2.

Eja ! Çdo çast të pres ! Të pres !
Si rrezen që e pret lulja e pranverës !
Fjalkalimin e di për ta hapur linjën
s'ka mur kinez në pragun e zemrës !

3.

E kuptoj ! Ti s'erdhe ! Unë të pres !
Pa Ty - mbeta i shkretë ! I mllefosur !
Në damarët e zërit - kënga pa shpresë,
digjet nga malli - e sakatosur !

4.

Je shenjtore apo hënë që del në Mesnatë
vezullon si rreze - sjell dritë agimi!
Në shpirt sërish më derdh dallgë - shtërngatë!
Në log të përballjes më thërret kushtrimi !

5.

Prej në cilin qiell nisesh si Perëndi
në zemër më mbërthen me afsh
dy sy bojëqielli më bëjnë det me shi,
në katandi kam ngecur apo dal në rrafsh ?!

6.

Për sonte E*trita këtë kuvend e ndalim
i ftojmë të tjerë le të hedhin ide,
qëndro madhështore se pa idealin
s'ka dashuri , nuk ka At Dhe !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi