Skafi i Fierzës është dhuratë e Stalinit për Enverin
Faqja 1 e 1

Albert Zholi
INTERVISTA/ Flet Çelo Boraj ish komandant i Divizionit të Tropojës në vitet 1980-90

Çelo Boraj ka qenë komandant i Divizionit të Tropojës në vitet më të vështira, 1980-90- Ai në këtë intervistë eksluzive flet, për armatimin që ka pasur ushtria shqiptare, për rolin e fortifikimit në atë kohë, prioritetet kufitare të mbojtjes të ushtrisë shqiptare dhe mbi rëndësinë që i kushtonin ushtrisë Enver Hoxha dhe sidomos Mehmet Shehu.
Z. Çelo, ju keni qenë një ushtarak i lartë. Si ka qenë e organizuar ushtria shqiptare për të rujatur kufijtë shtetëror?
Unë kam kryer detyrën e Komandantit të Divizionit në Tropojës rreth viteve 1980-90. Në nëjsinë që unë komandoja struktura organizative e njësisë ishte në mënyrë të përsosur. Baza, startegjia e ushtrisë shqiptare ishte mbrojtja me çdo kusht e kufijve dhe territorit të Republikës së Shqipërisë. Struktura organizative përmbante forcat aktive të ushtrisë që ishin të gadishmërisë së menjëhershme, por kompletoheshin në masën 100 % me masën rezerviste. Nga ana strukturore ushtria përbëhesh nga forcat aktive, rezerviste, vullnetarët dhe forcat e lira. Në atë periudhë, në kohë shumë të kufizuar, në kohë rekord shkonim në postet luftarake. Divizionit i duheshin deri në 6-10 orë që të zinte pozicinet e luftimit (me forcat rezerviste). Forcat e gatshme i zinin këto pozicione për 20 -30 minuta. I gjithë populli, ishte i angzhuar në strukturat ushtarake. Me sa kam lexuar dhe studjeuar nga ushtrirë e huaja
dhe forcat ushtarake perëndimore këtë lloj organizmi të strukturave ushtarke i kanë dhe sot e kësaj dite në zbatim
Cërfaqonte në veri ushtria shqiptare?
Drejtimi Verilindor për shtetin shqiptar dhe ushtrinë shqiptare, ka qenë primar, në kohë të veçanta dhe me situatë të veçantë. Drejtimi Tropojës dhe Kukësit kishte të bënte me ushtrinë serbe që kishte dhe gëlltiste në vetevete një përgatitje të veçantë, strukturë të veçantë dhe një urretjtje të veçantë ndaj shtetit shqiptar. Situatat e gadishmërisë në veri ishin më të ngjeshura, më të tensionuara, dhe kërkonin një vëmendje të veçantë për ti zgjidhur dhe për ta përmbajtur. Ideja kryesore ishte të mbroheshin kufijtë, por dhe mos të krijoheshin probleme dhe incidente në kufij. Të mos bëheshim ne shkaktarë të një incidenti të filluar rishtaz apo problemeve midis dy shteteve. Mbi këtë bazë organizohej gadishmëria, me një disiplinë të veçantë, me një mënyrë lëvizjeje mjaft të maskuar, kun ë çdo rast do zbatohej sekreti dhe kriteret e Artit Ushtarak të vendosjes.
Në gjithë këto vite në drejtimin e një divizioni kaq delikat a ka pasu ndonjë provokim nga ana e forcave serbe?
Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje situatën përgjatë apo në kufirin shtetëror. Serbët ishin organizuar (vendsour) në mënyrë të tillë që në cdo 30 - 40 ushtarë që duhej të kishte posta serbe, një duhej të ishte patjetër shqiptar që të shërbente si përkthyes. Dhe kryesisht në kufirin tonë, shërbenin ushtarë kroatë dhe serb. Mbi këtë bazë ushtria serbe kishte një aramtim të shëndoshë të fuqishëm. Sepse ishte ndikuar edhe nga forcat perëndimore, por prodhonte dhe vetë aramtim dhe aviacion, sikundër ndihmoeshin vazhdimisht edhe nga rusët. Për t’u futur në luftë ndaj shtetit shqiptar (pjesa verilindore Tropojë-Kukës), forcat serbe duhej të merrnin masa paraprake, të mëdha dhe do ti duheshin 3-4 divizione këmbësorie, fonderie, që të vinin nga toka serbe në tokën kosovare. Ato forca që ishin në Kosovë (afro 13 mijë) nuk, ishin në gjendje të kalonin në një agresion kundër vendit tonë,
(direkt të hapur me Shqipërinë). Kjo për vetë faktin se forcën goditëse e kishin shumë të vogël dhe serbisë i duhej të sillte forca të tjera nga thellësia për të bërë goditjen. Ti rigruponte ato 24-36 orë, dhe pasatj të fillonte sulmin në drejtimin tokësor. Zona e Tropjës dhe Kukësit i kishin mundësitë e mbrojtjes për znbrapsjen e forcave të serbisë.
Si kanë qenë armatosja e forcave tona në raport me serbinë në atë periudhë?
Në vitet 80-90, ushtria shqiptare dispononte një armatim të shkëlqyer që mund të klasifikohej nga më të mirat në raport me grekun dhe me serbin. Sepse armët e këmëbsorisë ishin të gjithanshme, të fuqishme, dhe realizonin në praktikë në mënyrë lineare numrin e duhur të plumbave (për metër linear). Këmbësoria dispononte armatim të thjeshtë, karabinën, automatikun, mitrolozin, mortajë të lehtë, mortajë të rëndë, të gjitha paisijet përkatëse që kërkonte një luftë moderrne, në luftimin e afërt. Nga armatimi i rëndë, mund të them se artileria e rëndë dispononte një larghedhje maksimale në tokën e kundërshatrit dhe nga ana cilësore të mbronte larg. Përveç aramtimit të rëndë dhe të lehtë që përmbanin forcat e këmbësorisë, duhet të flasim edhe për aviacionin shqiptar si baza e Rinasit e Gjadrit, sepse gjithmonë mbrojtja duhejt të kishte dhe mbështetjen e aviacionit.
Ju përmendët stërvitjet. Në këto stërvitje a merrnin pjesë udhëheqësit e athershëm si Enver Hoxha apo Mehmet Shehu?
Idetë e planeve stërvitore të forcave tona, si dhe me shtabet në veri ndërtoheshin mbi bazën mbrojtëse. Asnjëherë nuk duhej të mendoje se do të sulmoje shtetin jugosllav. Kjo për faktin se ne ishim vend mbrojtës jo sulmues. Por në momente mbrojtëse mund të mendoje të forcoje pozitat dhe matanë kufirit, pjesërisht, që të ishe në pozita më të favorshme se ato që egzistonin në kohë paqe. Dmth, ta detyroje kundërshtarin që ti të ishe në pozita kyçe dhe nga lartësia dhe ai ta fillonte sulmin nga poshtë lart. Nga udhëheqja stërvitjet ushatarke ndiqeshin me vëmëndjen më të madhe dhe me shumë kujdes. Ata vinin e kontrollonin thuajse të gjitha stërvitjet. Mehmet Shehu ka qenë një ndër personat e paktë ushtarakë, një gjeneral dhe strateg ushtarak jo vetëm për ushtrinë shqiptare por në nivel evropian. Mehmeti i kishte kaluar të gjitha shkallët e hirearkisë ushtarake që nga ushtari deri tek Gjenerali. Ai
njihte jo vetëm terrenin, por ai njihte mirë dhe hartën ushtarake. N.q.s kishte problem ushtarak, apo i kërkohej ndonjë mendim edhe ushtarku më i përgatitur duhej të studionte mirë para se ti raportonte Mehmetit. Unë jam takuar 13 herë me të (takime pune). Kur i raportoje realisht mbi bazat e Artit Ushatarak ai të falënderonte. Nqs i bëje një raportim sipërfaqsor nuk i pranonte. Ai mbetet ideatori i fortifikimit të shtetit apo ushtrisë shqiptare.
Ju thoni ideator. Çdo të thotë kjo?
Strategjia e shtetit shqiptar ishte mbrojtja me çdo kusht e çdo pëllëmbe toke. Natyrisht ne kishim shumë kundërshtarë dhe nga të gjitha drejtimet. Ligji themelor i luftës është që kundërshari me numër forcash më të mëdha dhe përgatitje më të madhe, e mposht ushtrinë që ka forca numerike më të pakta. Ne kompesimin e forcave numerike më të pakta e bënim duke futur në lojë apo instalimi i një fortifikimi të qëndrueshëm, që kompesonte dhe humbjet që do pësonim në rast të një agresioni . Kundërshatrët tanë pas përmysjes së sitemit komunist e kanë vlerësuar në mënyrë të veçantë sisetmin e fortifikimit shqiptar. Sistem që ka kushtuar shumë por ishte i domosdsohëm për veprime mbrojtëse luftarake. Vetëm me një sistem të tillë mund ti bëje ballë veprimeve sulmuese të kundërshatrëve. Sistemi ynë i fortifikimit ka qenë dhe një ndjekje shkencore si mund të thuash. U bënë disa prova me të
gjitha llojet e armatimit të aviacionit, artilerisë, të gjitha armëve të ndryshme (mbi qendrat e zjarrit të fortfikuara që sa do ti rezistonin sulmeve të kundërshatërve). Pram bi qendrat e zjarrit u hodhën të gjtha llojet e armëve, të rënda. Provat u bënë në Gjirokastër, Delvinë, Mezhgoran, edhe me kafshë të gjalla. Ishin dy lloj fortifikimesh, ato fushore që montoheshin me mjete të rënda dhe ato malore që montoheshin me krahë. Ky sitem fortifikimi doli i efekshëm dhe athere u dha urdhër që të përhapeshin dhe montoheshin kudo. Unë kam qenë në Mezhgoran dhe në Delvinë kur u bënë këto eksperimente. Mehmeti ka qenë vetë në të gjitha provat. Bashkë me të ishin dhe kuadro të lartë të ushtrisë. Rezulati ka qenë pozitiv. Ky fortifikim për një situatë luftrake, eventuale të mundëshme për mua ishte mëse i dimosdoshëm.
Ndonjë rast konkret kur Mehmet Shehu ka marrë pjesë në stërvitje?
Në vitin 1976 në një stërvitje në Gjirokastër bëri një zgjidhje operative të Shtabit të Përgjithshëm në Minsitrinë e Mbrojtjes. Kjo ide e stërvitjes i përkiste kohës së luftës Italo-greke. U mblodh Shabi Përgjithshëm dhe bëri vërejtjet mbi drejtimet e goditjes mbi vendosjen e situatës në kufirin jugor. Dhe u dha urdhër që këtë ide stërvitje duhet ta zbatojë Korpusi i Gjirokastërës. Stërvitja filloi shumë mirë nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Veli Llakaj- Ai ngriti idenë e zbatimit dhe vendosjes së trupave aty ku kishin ndalur në momentin e fundit trupat italo-greke (gjatë luftës së dytë botërore). Kjo llj situate kishte dalë me efekt pasi kishte dhënë rezultat Mbaj mend se, pasi mbaroi stërvitja Mehmeti që erdhi dhe e pa e vlerësoi stërvitjen dhe dha mendime pozitive.
Cila pjesë e kufirit kishte më shumë përparësi për mbrojtje, ajo me Serbinë apo ajo me Greqinë?
Deri në vitin 1968 -70 ishte kufiri grek, ndrësa me lëvizjet në koosovë vëmendja u përqëndrya në verilindje. Zbulimi opretav dhe ai taktik ndqinim çdo lëvizje të trupave serbe gjatë lëvizjes në Kosovë. Ndiqnim çdo lëvizje të trupave serbe në drejtim të kufirit tonë. Dhe përcaktonim pozicionet tona më të pështëtshme për çdo situatë apo evnetualitet.
Arsenali i armëve që zotëronte ushtria shqiptare, a ishim të afta përballonim çdo situatë lufte apo sulmi?
Aramtimi dhe municioni ishte llogaritur për një luftë që do të zgjste për një kohë shumë të gjatë, ku llogariteshim edhe reaprte speciale për të dalë mbrapa trupave greke apo serbe, që ata të mos ishin të qetë të realizonin qëllimet e tyre.
Po sot cili është mendimi juaj mbi strukturën organizative të ushtrisë sonë?
Sot ushtria është shkërmoqur. Ne nuk kemi sistem mbrojtje të pavarur. Ushtria shqipatre nuk ka atë forcë që të mbrojë veteveten. Cdo shtet ka ushtrinë e vet. Mnëyra se si është shkërmoqur, dëmtimi aramtimit, si është bërë reforma, tregon se ushtria nuk është në vëmendje të asnjë qeverie postkomuniste. Sot shihet shpëtimi vetëm tek policia. Aktualisht në drejtim të Gjirokastrës mund të veprojë një grup mbështetës me forca aktive deri në 150 veta, në një kohë në vitet 1980, një divizon numëronte jo më pak se 50 mijë trupa. Sasia numerike sot është qesharake
Dita më e vështirë në jetën tuaj ushtarake?
Janë shumë. Athere kishte disiplinë, kishte këreksë të lartë llogarie, kishte vetmohim sa deri 80 përqind të kohës e kalonim në repart. Në 1986 në Fush Arrëz (Kukës) kishin rënë shumë rreshje dëbore. Rrugët u bllokuan. Mora urdhër nga Shabi Përgjithshën të hapnim rrugët Qafë e Malit-Bajram Curri- Kukës. Në Qafë të Malit filluan punën për hapjen e rrugës trupat e ushtrisë dhe mu desh të kthehem prapë në Divizion, Jemi nisur nga Kukësi gati në të errët. Duhej të kalonim liqenin e Fierzës. I thashë komisarit se gjendja ishte e vështirë. Liqeni i Kukësit kishte ngrirë. Situatë që nuk e kisha ndeshur asnjëherë. Mu desh që pa u errësuar plotësisht të mbrija në Fierzë. Kur mbërrita dhe hypëm në skaf, ai sa shkoi disa qindra metra nuk çante dot më para- Ngelëm ashtu bashkë me kapiteinin e skafit. Kisha me vete edhe disa oficera. Detyra ma donte të shkoja në Divizion. Të hidhesha në ujë nuk
bëhej fjalë. Akulli s’të linte. Kjo anije ishte e ujrave të kripura, jo e ujrave të ëmbla. Kapiteni i jepte pak mbrapa pastaj me forcë para, por akulli nuk çahej. Ishte e vështirë. Kjo lloj anije s’kishte paisje për thyerjen e akullit. Ky skaf ishte në Vlorë. Atë e kishte dërguar në vitin 1953, Stalini. Ja dhuroi Enverit. Psatj e mori Divizioni. Ajo mbrëmje më ka ngelur fort në mendje. Edhe sot e përjetoj sikur të ketë ndodhur sot. Fierzën nga bregu në breg nga 1 orë e bëmë për 4 orë. Kur mbërrita në Divizion u lehtësova.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nje liber ne gjermanisht i Artistes Alida Hisku eshte nje dhurate e bukur per cilindo...
» Berisha e krahason Enverin me Adolfin
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Kostaq Xoxa: Gramozi, si Nikolajevi i Stalinit
» Fritz Radovani: Kush ka hakërri për Enverin... të shkojë në...!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi