Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURËS KOMUNISTE DHE LETËRSIA PAS VITEVE 90

Shko poshtë

REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURËS KOMUNISTE DHE LETËRSIA PAS VITEVE 90 Empty REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURËS KOMUNISTE DHE LETËRSIA PAS VITEVE 90

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 8:51 pm

REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURËS KOMUNISTE DHE LETËRSIA PAS VITEVE 90





REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURËS KOMUNISTE DHE LETËRSIA PAS VITEVE 90 Vilhelme-Haxhiraj1-201x300Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Një shkrimtar e ka paksa të vështirë të paraqesë realitetin e çdo
kohe si duhet. Aq më tepër kur krijuesi ndodhet midis dy kohëve. Nëse e
shkuara e hidhur, tragjike për shumicën e komunitetit, për dikë ka qenë
e tillë sa arrin majat, nuk besoj se ka lënë vragë plagësh dhe as
shijen e hidhur të dhimbjeve tek ai. Pse? Sepse në diktaturën
komuniste, i përndjekuri nga lufta e klasave, më e egra që njohu
njerëzimi, nuk mund të bëhej Dikushi. Për gjysëm shekulli ai ngeli
Askushi, le të ishe më i zoti si asnjë trjetër. Edhe nëse dikush kishte
arritur të arsimohej si duhej në Perëndim, nuk e linte të gjallë
Diktatura e kuqe . Ose do ta kalbte në burgjet me emrin “Ferri i Kuq”
dhe nëse dilte gjallë do ta syrgjynosnin në internim bashkë me
familjen, me soj e sorollop; ose do të përfundonte në gijotinë. Ky
ishte ligji i xhunglës për gjithë ata që ecnin kundër rrymës së
shoqërisë së re socialiste, e cila përshkohej si një fill i kuq nga
idetë markësiste- leniniste. Kjo shoqëri “e re” shqiptare, parimi i
dikurshëm i së cilës ishte atdhetarizmi apo shqiptarizmi,në diktaturë
ishte mbrujtur me ideologjonë sllavo-komuniste në tru, në mendje, në
ndërgjegje, në shpirt dhe po t’i bëje ADN e çdo qelize, nuk do të gjeje
më genet e vërteta shqiptare. Gjaku i prishur nga dogmat e gënjeshtërta
nxirrte si të vërtetë gjenetike formulën: “Marks, Engels, Lenin,
Stalin, Enver, Mao”. Kjo ishte aq e vërtetë se edhe martesat
kombinoheshin sipas kësaj formule. Dita e dasmës është dita më e bukur
e një çifti, por nuk mund të bëhej martesë pa e pirë me fund dollinë e
këtyre simboleve të formulës, që u ngjanin hieroglifeve, sepse as vetë
ata nuk e dinin se ku po e çonin njerëzimin. Mjerë ai që nuk e piu
dollinë për mustaqet e Stalinit, se u dënua për agjitacion dhe
propagandë.
Ndyshimet politiko-shoqërore bëhen për t’i sjellë vendeve progres
dhe jo skllavëri, jo mohim vlerash, jo mohim jete, jo shtete burgje
rrethuar me mure betoni dhe tela me gjemba të dukshme dhe të padukshme,
jo… Si mund të jetë shkrimtar i të gjitha shtresave një N/kryetar i
Përgjithshëm i Frontit Demokratik Shqiptar, “ organizata, që bashkonte
shqiptarët pa dallim feje, krahine ideje”, apo Kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve, Drejtor i Teatrit, Drejtor i Ansamblit, kur nuk
paraqisnin në veprat e tyre realitein e hidhur? Këta njerëz të letrave
dhe të artit si i pranonin krimet makabare, ndarjen e një kombi vital
në dy klasa armike deri në vdekje?! Nuk e shikonin vallë se gjysma e
shqiptarëve nuk kishin të drejtën e votës të zgjedhin?( se për të
drejtën e zgjidhjes ata ishin “bombë me sahat”). Si nuk u bënte
pështypje gjithë këtyre krijuesve, me poste të rëndësishme në Shtet apo
Parti ,që fëmijët (shumë të përgatitur) të finikëve apo intelektualve
të burgosur, të vrarë apo internuar dhe arratisur, apo pse mbanin një
mbiemër të respektuar shqiptar, nuk kishin të drejtën e arsimit apo
ushtrimit të profesionit?
Shkrimtarët dhe artisti janë të parët opozitarë të problemeve
sociale që sjell një regjim totalitar ose edhe demokratik. Femra të
shndërruara në vigane dhe burrat superheronjë, nuk di si i kanë
përshkruar. Një krijuesi që bën një vepër të tillë, hiperbolizim të
gënjeshtërt, apo shtrembërim realiteti, a nuk e vret ndërgjegja vallë?
Këta që bënë vepra të tilla të relizmit socialist, që u vlerësuan, u
përkthyen në gjuhë të huaja, dhe u njohën nga bota, a nuk ishin
shpërblim i besnikërisë ndaj pushtetit diktatorial komunist?! Përmes
këtyre njerëzve të besuar në vende drejtuese, vepronin Sigurimi i
shtetit, Partia dhe Shteti për t’i shpallur kulakë dhe armiq klase
njerëz të pafajshëm. A nuk janë bashkëfajtorë si eprorët e tyre?!
Nuk janë të paktë ata shkrimtarë dhe poetë, artistë, këngëtarë, që
u burgosën dhe u vranë për idetë e tyre anti komuniste. Ata po, janë
disident të letërsisë. Ne, ne të vuajturit dhe shqiptarët e ndershëm i
njohim anti komunistët e vërtetë. Këta fatkeqë, janë shumë dhe do të
ruhen në kujtesë si shqiptarë të vërtetë që me penë, me penelë, apo me
rolet e tyre në skenë u përleshën me Përbindshin e Kuq dhe fituan.
Fituan një emër të madh :“ Njeri”. Për qeniet humane nuk vlen asnjë
thesar, asnjë çmim, asnjë trofe, sado i vyer të jetë, aq sa vlen të
qenit “Njeri”. Mund të jesh gjithçka, por është shumë e vështirë të
jesh njeri. Kur je i tillë, i ke marrë të gjitha çmimet e mësipërme,
qoftë edhe ato botërore.
Po tregoj një rast si u përçmua dikush që nuk piu dollinë për
mustaqet e Stalinit. Pas 8 vite burgimi, doli. Djali që kishte
birësuar, që ishte nipi i tij, krijoi familjen veçmas. Kur ai vdiq,
nusja e djalit (me origjinë komuniste, ndërkohë hipur mbi gomar) iu
përgjigj kureshtareve pse s’ishte as në vaki dhe as në varrim: “Uh,
ngordhi një qen. Kur do të ngordh edhe qeni tjetër!” -ishte fjala për
vëllanë tjetër që sapo kishte dalë nga burgu. Kështu trajtoheshin
fisnikët e rrëzuar, jo njerëz, por kafshë.
Pikërisht ndonjeri nga këta shërbyes të bindur, si qen i rrahur,
besnik të diktaturës vrastare, aty nga vitet 1993 pati guximin të
shkruajë:“Ku janë, ç’u bënë fisnikët, shtresat e persekuatuara? Tani që
fituan lirinë, përse nuk i japin vlerat? Është e drejta e tyre të
shpalosin dhuntitë e mohuara. Kujtoja se do të bënin një bum, por
vazhdojnë të heshtin…”
Një shkrimtaruce e soc-realizmit, me një cinizëm përçmues:,pyeti
një krijues të rilindur: Përse nuk shkruajte qysh në vitin 1990?
A e dinin këta këta mohues të sé vërtetës se sa kohë donin të
rimerrnin veten këta fatkeq? Po a e kuptonin vallë se ç’do të thotë
luftë klase? E dinin që koba komuniste e tjetërsoi njeriun, e varfëroi
jo vetëm materialisht, por edhe mendërisht. Të përndjekurit ende nuk
besonin se kishte rënë Diktatura. Që të shkruash libra nuk do vetëm
talent, por do edhe mjetet. Janë të ardhurat të cilat u mungonin dhe iu
mungojnë të persekutuarëve edhe sot. Për sa kohë ata do të quhen “Ish
të persekutuar”, “Ish të përndjekur” dhe “Ish pronar”, talentet e kësaj
shtrese do të hezitojnë pak, por kurrë nuk do të ketë kthim pas për ta.
Ata janë pronarët e ligjshëm, paçka se nuk kanë marrë asgjë. Për ta ka
rëndësi e drejta e madhe që kanë fituar; e drejta e mendimit të lirë
përmes fjalës së lirë. Mirë të harruarit që s’kishin nga ta zinin, po
ata që kishin jetuar me librat dhe vunë një emër?
“Këta” shkrimtarë të soc-realizmit, e kanë pyetur veten ndonjëherë,
se meqë veprat e tyre kishin qenë me nënkuptime, pse nuk shkruajtën
veprat për krimet e diktaturës qysh në fillim të viteve 90?
E vërteta dhe Pandehma për krijimtarinë e tyre, janë dy të kundërta
që nuk të bëjnë të besosh se ata kanë qenë kundër krimeve të
Diktaturës. Këta shkrimtarë titullarë të Frontit dhe shumë organizmave
të tjera si Bashkimet Profesionale, organizatat e Rinisë, Gruas e sa të
tjera ishin levat e Sigurimit të Shtetit. Me demek se dënimet dhe masat
merreshin në emër të popullit.“I shkreti popull që besonte verbërisht!”
Pas 20 vitesh më 2009, shkrimtarët e dy epokave, u kujtuan të
shkruajnë për gjëmat e diktaturës. Por çuditërisht nuk shkruajnë për
fëmijët që ngelën në rrugën e vështirë dhe vrasëse të internimit, ku
nënat e tyre të mrekullueshme, që fati i përplasi në udhëkryqet e
jetës, i rritën me lakra pa vaj, por i edukuan ata me dashurinë për
vendlindjen, me dashurinë për njeriun. Këta shkrimtarë të penduar nuk u
kujtuan as për jetimët me baballarë gjallë. Kurse bijtë e syrgjynosur
në internim, duke ua mohuar vendlindjen, pronën dhe të qenit njeri me
gjithë të drejtat, të edukuar nga nënat e tyre fisnike, kurrë nuk
kërkuan hakmarrje ndaj shkaktarve të vuajtjeve çnjerëzore. Ata, të
leqendisurit, të vuajturit, të mohuarit barktharët për gjysëm shekulli,
në genet e të cilëve rrjedh gjak i pastër shqiptari, dinë të falin dhe
thonë :“Mos harro se ne kemi një vatan, lindëm nga e njëjta baltë”…”
“Nëna nuk i do fëmijët të ndarë…mos harro të më buzqeshësh pak, zgjatma
dorën të ecim bashkë!” Cili prej shkrimtarëve që i kënduan Diktaturës,
ka shkruajtur vargje të tilla faljeje dhe pajtimi kombëtar?! Ata nuk
guxojnë të shkruajnë për zhdukjen dhe mohimin e shtresës që në shekuj
kishte bërë luftën dhe mbajti gjallë kombin, sepse kanë frikë se
fëmijët që u rritën barakave të internimit, bodrumeve pa dritë, në
lagështi dhe myk, do t’i përgënjeshtrojnë veprat e tyre false. E
vërteta e tyre duhet kërkuar vetëm te Realizmi socialist, varrmihës i
gjysmës së shqiptarëve dhe izolimit nga kultura Perëndimore e 95% të
shqiptarëve. Është kjo arsyeja që u dhimbsen bijtë e Byroistëve dhe
Komitetit Qëndror, të Sekretarve të Partisë, Kryetarve të Këshillit, të
atyre që shpikën luftën e klasave. Fëmijët e këtyre kriminelve kishin
dhe kanë të drejtë ta jetojnë jetën, por jo të merren si shembull i
pasojave shkatërruese të luftës së klasave. Lufta e prindërve të tyre
ishte për pushtet, për mitizimin dhe përjetësimin e Demonve dhe
Peshkaqenve komunist. Veç çdo shkakëtar vuajtjesh çnjerëzore duhet të
shohë fëmijën e vet në kushte të vështira mes jetës dhe vdekjes, që të
besojë gjysmën e shqiptarëve që i mbijetuan Ferrit që ata e ndërtuan
enkas për ta.Unë jam nënë dhe më vjen keq që nëna të mos shoh fëmijën
në çastet e fundit të jetës. Po ata fëmijë që u vranë qysh në barkë tok
me nënën, që nuk e panë dritën e diellit? Po ata mijëra djem dhe vajza
nënash që mbushën varrezën shqiptare me varre pa emër? A nuk kishin një
nënë? Vallë kush e di se ç’pengje kishin dhe ç’ amanete lanë?!
Si shembull në letërsinë bashkëkohore duhet të merren jetët e
mohuara, kurse personazhe duhet të jenë fëmijët pa fëmijëri, ata që nuk
luajtën kurrë, që nuk buzëqeshën kurrë, që i ndaluan të ëndërronin apo
të dashuronin. Duhet të merren ato gra, ato nëna dhe motra që lidhën
shaminë e zezë dhe u rropatën rrugëve të përbaltura për t’u çuar një
gjellë shtëpie pa mish, pa vaj, pa vezë, pa qumësht, por u çonin atyre
që i donin dhe u mungonin aq shumë, shpirtin e tyre të dëlirë,
dashurinë, sinqeritetin dhe besimin se e drejta do të dilte në shesh
një ditë. Dhe ata besonin se asgjë, madje edhe burgimi nuk është i
përjetshëm. Edhe nëse nuk dolën gjallë nga kthetrat vdekjeprurëse të
Ferrit Komunist, vdiqën me besimin se Diktatura nuk do të ishte e
përjetshme dhe e drejta e tyre do të fitonte një ditë. E lanë këtë botë
të lumtur, se fëmijët e tyre i mbijetuan kamxhikut fshikullues të
Diktaturës. Turp dhe mëkat për ndonjë autor që për snobizëm, për ta
bërë të shitur romanin e vet, merr nëpër këmbë dinjitetin e grave të
persekutuara, se gjoja paskan prostituuar për të rritur fëmijët. Kjo
është shpifja më bastarde, më e ulët dhe më pa dinjitet për një
shkrimtar. Shqipëria ka përjetuar aq drama sa ka material dhe tema të
bollshme për ta realizuar një letërsi të re, një letërsi ndryshe.
Si përfundim them me bindje se çdo kohë ka njerëzit e vet të
mëdhenj, si në çdo fushë të jetës, edhe në letërsi. Vlerësimin real çdo
shkrimtar i realizmit socialist duhet ta kërkojë në atë shoqëri, së
cilës i ka shërbyer me fanatizëm. I lumtur është ai që dhe kur ka në
dorë, nuk lëndon, apo nuk harron ata që koha i mori zvarrë. Këtë e bën
vetëm kur paraqet realitetin real. Kjo gjë arrihet kur letërsia të jetë
krejtësisht e pavarur nga influenca e pushtetit dhe të shkruhet nga
krijues pa komplekse politike dhe ndërgjegjeje. Vetëm ata që shkruajtën
për herë të parë pas 90-ës, kanë nisur një letërsi të re, e cila nuk ka
asgjë të përbashkët me letërsinë e realizmit socialist. Kjo letërsi e
Realizmit real sipas analizës së Mujo Buçpapës:
“ka prishur hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në
mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e orientuar
politikisht”.

Marre nga http://tribunashqiptare.com/news/119/ARTICLE/3214/2010-01-06.html


Ripublikuar ne http://kosova.albemigrant.com/?p=14988
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi