Albert Zholi: Kriza botërore e ujit dhe realiteti i dhimbshëm shqiptar
Faqja 1 e 1

Kriza botërore e ujit dhe realiteti i dhimbshëm shqiptar
Nga Albert Zholi
Kriza e ujit ka mbërthyer botën. Ajo vë në rrezik shëndetin e miliona banorëve të tokës. Chapa janë bërë që të normalizohen shpërndarja dhe përdorimi i ujit?
Një fjalë e urtë uzbeke thotë: “Kur shteron uji, shteron jeta”. Këtë disa specialistë nuk do ta quanin proverb por parashikim. Çdo vit vdesin rreth 2 milion veta si pasojë e kushteve të këqija higjienike dhe ujit të ndotur, e 90 për qind e viktimave janë fëmijë. Sot bota është ndarë në disa grupime për llojin e marrjes së ujit. Disa hapin thjesht rubinetin në çdo kat të shtëpisë, por në shumë vende ndodh rëndom që të bëhet goxha udhë me këmbë që të mbahet dhe radhë e pastaj të çohet gjymi apo bidoni i ujit në shtëpi. Dhe për të shkuar deri këtu duhen orë të tëra rrugë, pritje dhe ardhje. Kjo është gjendja reale në shumë vende të botës. Në librin Luftërat për Ujin : Thatësirat përmbytjet, marrëzia dhe politika e etjes, Diana Reins Uardi thotë se 40 % e popullsisë së botës, “e merr ujin me puse, lumenj, rezervuar dhe pellgje jashtë shtëpisë”. Në disa vende gratë
harxhojnë deri në 6 orë që të nxjerrin ujin për familjen. Pastaj me zor e çojnë deri në shtëpi me enë që peshojnë mbi 20 kile kur mbushen plot. Më shumë se një e treta e popullsisë së botës po e heq në kurriz krizën e ujit dhe të kushteve higjienike. Situatat është e rëndë sidomos në Afrikë ku 6 në 10 veta nuk kanë asnjë banjë për së mbari. Pasojë e kësaj sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është përhapja e baktereve viruseve, dhe parazitëve që gjenden në jashtëqitjen e njeriut, të cilat ndotin burimet e ujit, dheun dhe ushqimin”. Kjo ndotje siç thotë raporti, është ndër shkaqet kryesore të diarresë, vrasësit numër 2 të fëmijëve në vendet në zhvillim dhe i sëmundjeve të tjera të rënda si kolera skistosomiaza e trakoma”. Uji është quajtur floriri i lëngët ose nafta e shekullit të 21. Prapëseprapë kombet po e shpërdorojnë aq shumë këtë lëng
të çmuar, sa lumenjve të mëdhenj mezi u mbetet të derdhin ujë në det. Vaditjet dhe avullimi bëjnë kërdinë, ndaj dora-dorës po shterojnë dhe shumë lumenj të famshëm si Koloradoja në perëndim të SHBA, Janceja në Kinë, Gangu në Indi dhe Nili në Egjipt.
Ç’është bërë për të lehtësuar krizën? Cila është zgjidhja përfundimtare?
Njëherë e një kohë liqeni Çad ishte pikë referimi për astranautët që i binin rreth e përqark globit, kurse tani ata mezi e pikasin. Liqeni ndodhet mes CD, Kamerun, Niger dhe Nigeri. Dhe që në vitet 1960 është zvogëluar 60 %. Në atë zonë kërkesa për ujë vaditjeje ka arritur kulmin si pasojë po thahen përrenjtë dhe lumenjtë që e mbushin atë. Kështu së shpejti liqeni Çadit mund të zhduket krejt dhe vendodhja e tij mund të mbetet mister për brezat e ardhshëm.
Afrika e Jugut
“Të varfrit në Durban marrin ujin e mohuar prej kohësh”. Ky është titulli i një artikulli në revistën Scienece. Artikulli bën të ditur se të varfrit që jetojnë atje nuk kanë pasur ujë të mjaftueshëm për dekada të tëra si pasojë e aparteijdit, politikë e qeverive të mëparshme që tani ka marrë fund. Në vitin 1994 siç thotë artikulli, çerek milionë familje në Durban nuk kishin fare ujë të pastër ose kanalizime të ujërave të zeza”. Që të ndreqej situata më 1996, një inxhinier ndërmori një program, që do t’i siguronte çdo familjeje rreth 200 litra ujë në ditë. Rezultati : Nga 3.5 milionë banorët e Durbanit, vetëm 120 mijë nuk furnizohen me ujë të pastër. Sot në rastin më të keq e kanë veç disa hapa larg. Goxha përparim në krahasim me të kaluarën. Kur mjaft veta bënin mbi 1 km rrugë për të marrë ujë.
Gjithë uji i botës përmblidhet në 97.5 %, ujë i kripur dhe 2.5 % ujë i ëmbël. Ky i fundit 99 %, është në akullnaja dhe ajsbergë ose nën tokë. Pra, vetëm 1 % e ujit është në dispozicion të afro 7 miliardë njerëzve dhe miliarda e miliarda gjallesave të tjera. Për të prodhuar një ton drith duhen 1 000 tonë ujë. 70% e ujit në mbarë botën shkon për vaditje.
Kili
Ky vend i Amerikës së Jugut shtrihet 4 265 km përgjatë bregut të Paqësorit në perëndim të vargmaleve të Andeve në lindje. Në shumë zona mungonte uji i pijshëm. Që të mos shpërdorohej uji shteti vendosi që uji të përdorohej me nikorqillëk nga ata që të kishin në pronësi dhe autorizoi ndërtimin e digave dhe të kanaleve. Rezultati? Tani 99% e banorëve të zonës furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.
Ç’ndodh tek ne ?
Le të marrim vetëm Tiranën. Uji i pijshëm shpërdorohet në mënyrë masive. Në mes të metropolit shikon tubacione uji të çara, lavazhe të pafund, të cilët e derdhin ujin lumë vetëm për të fituar 300 lekë pa matës, ku harxhimi i ujit mund të jetë dy herë më shumë në vlerën e harxhuar pasi uji merret drejtpërdrejt nga tubacioni kryesor. Në shumë pallate apo zyra, institucione shtetërore, banja ka derdhje dhe rrjedhje të panumërta. Të gjitha këto sa për defekte nënvleftësuese teknike, po aq dhe për indiferentizëm apo moskokëçarje të drejtuesve pasi pagesa bëhet nga institucioni. Janë me mijëra burime në Shqipëri që nuk shfrytëzohen, por dy janë vendet që duhet të merren masa të menjëhershme Uji i ftohtë i Tepelenës dhe Syri i Kaltër i Sarandës. Këto dy burime të jashtëzakonshme uji të pijshëm mund të furnizojnë me ujë gjysmën e popullsisë së vendit, por sot dhe kësaj dite uji i tyre shkon d[/size]ëm. Ato lumenj uji të kristaltë përfundojnë në lumenjt natyralë që në më të shumtën e rasteve janë shumë të ndotur. Ari i bardhë në Shqipëri është me bollëk, por asnjë qeveri postkomuniste nuk e ka vrarë mendjen se si ta shfrytëzojë në dobi të popullsisë këtë dhuratë të pakursyer të natyrës. Edhe Shqipëria në shumë zona është nën krizën e ujit, kur ky është gjithkund me bollëk. Kjo është një fatkeqësi për popullin tonë. Kësaj i thonë, zoti ta jep ndërsa ti e shkel.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi, Shpetim Zinxhirija: Realiteti-Burgjet, një turp për Greqinë moderne
» Albert Zholi:Fjalori enciklopedik shqiptar(Parathënie)
» Albert Zholi:Himni shqiptar, më i rralli në botë, ende pa një dokumentar
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Era të dua

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi