Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës

Shko poshtë

Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës Empty Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 10:04 am


Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës U1_HalitBogaj

CENZURA NDAJ KËNGËVE KUSHTUAR DR. RUGOVËS

Nga Halit Bogaj

Duke
lexuar një intervistë të Albërie Hadergjonajt në '' Zemrën Shqiptare ''
në të cilën flet për personalitetin legjendar të dr. Rugovës dhe për
këngën që ia ka kushtuar atij, më erdhi edhe mua të shkruaj diçka në
këtë drejtim.
Këngëtarja jonë e famshme na tregon arsyen se përse e
krijoi dhe e këndoi atë këngë të fuqishme , duke na e sjellur ndër mend
edhe një dukuri negative të mjeteve tona audiovizuele të cilat
asnjëherë nuk e transmetojnë këngën e saj të bukur kushtuar dr.Rugovës,
me emrin e të cilit mahnitej bota, kurse disa njerëz tanë, jo vetëm që
nuk lejojnë të këndohen këngët kushtuar atij , por edhe ia heqin
fotografitë nga atje ku e kanë vendin përgjithmonë,sikur që e kanë
Ataturku në Turqi ose Xhorxh Washingtoni në Amerikë.
Mjeranët ,
puthadorët dhe kameleonët e televizioneve tona të sotme , jo vetëm që
nuk emetojnë asnjë këngë kushtuar dr. Rugovës , por mendojnë se vërtet
janë në shërbim të popullit.Sikur të ishte ashtu do të duhej të
mendonin pak se kush ishte presidenti Rugova dhe çfarë bëri bota dhe
populli ynë gjatë ceremonialit të varrimit të tij. Do të duhej por ç'ti
bësh kur ato televizione të qullta i udhëheqin njerëzit që përfitojnë
donacione të ndryshme nga dreqi dhe i biri i dreqit dhe u hyjne nën
sjetull pushtetarëve të sotëm ( të cilët si qyqarë e patën hequr dhe
fshehur fotografinë e dr. Rugovës në ditën e shpalljes së Pavarësisë së
vendit tonë ), e ku kishte reaguar vetëm Melihate Tërmkolli.
Madje
, siç jemi dëshmitarë të gjallë , me rastin e vdekjes së presidentit
tonë të madh , RTK-ja në mengjesin e asaj dite të kobshme për të gjithë
ne ( përmes gojës së spikerit Mustafë Muçaj ) , dr. Rugovën gati e
shpalli tradhtar !!!.
Në të njejtën kohë , në vend që të jepnin
lajme bombastike përkitazi me vdekjen e presidentit tonë , flenin edhe
televiziionet e Surroit dhe Afërdita Saraçinit ( KTV dhe RTV 21).
Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës U1_IbrahimRugovaPër
t'u ndryshuar rrjedhat me shpejtësi drite, fati deshti kur të gjithat
televizionet në Shqipëri u ngritën në këmbë për ta kumtuar lajmin e
hidhur i cili e kishte pllakosur Kosovën.Në televizionet nga Shqipëria
u mblodhën njerëz të profileve të ndryshme : politikanë , analistë dhe
gazetarë të ndryshëm për të folur për rrugën maratonike të dr. Rugovës
drejt pavarësisë së Kosovës të cilën e gëzojmë sot falë angazhimit të
tij permanent për 20 vite të tëra. Të gjithë ata njerëz ndienin dhembje
të thella për humbjen e figurës kolosale e cila ishte nderi dhe
krenaria e mbarë kombit tonë. Filluan të bëhen edhe përgatitjet
shtetërore nga Shqipëria për të ardhur në varrimin e liderit tonë të
shquar i cili e solli Kosovën këtu ku jemi sot.
Pra këta mjeranat
tanë televizivë kur e panë se çka u bë në Shqipëri u përpoqën që edhe
ata t'ia jepnin sadopak hakun figurës poliedrike të dr.Rugovës.U ngutën
disi për ta zënë hapin e humbur në krahasim me vëllezërit tanë nga
Shqipëria , prandaj dhe filluan t'i bënin transmetimet e drejtperdrejta
nga rrjedhat spontane të atyre ditëve kur e tërë Kosova ndiente dhimbje
të madhe për shuarjen e jetës së njeriut të saj më të dashur.Pra edhe
ato televizione të cilat në fillim hezituan të ishin në nivelin e duhur
e panë se ishin nisur në një rrugë shumë të gabuar ngase bëhej fjalë
për presidentin tonë shekullor me të cilin do të frymojë përherë
çlirimi dhe pavarësia e këtij vendi.Por pas vdekjes së presidentit
Rugova , bukshkelësit e tij , të cilët e kanë shtrirë kurrizin për t'u
bërë urë kaluese për realizimin e interesave të tyre personale , kanë
filluar të distancohen edhe nga partia e tyre e mëparshme për të zënë
ndonjë post ministror , siç po ndodh me disa prej tyre , siç është edhe
rasti i vogëlushit Shatri i cili kaloi në një parti tjetër për ta
fituar sërish ndonjë vend të ëmbël/ndonse më parë e kishte provuar
shijen ministrore!/.

Nga të gjitha këto lëvizje të njerëzve,
nga njëra në tjetrën parti , është çudi e madhe se si kanë besim
liderët e atyre partive tjera , kur dihet se ''ai që ka tradhtuar
njëherë tradhton edhe herën tjetër''.
Unë e fillova këtë shkrim që
ta përfundoja pak më shpejtë , por siç thotë populli fjala fjalën e
nxjerr . Duke shkruar për cenzurën që iu bëhet këngëve kushtuar dr.
Rugovës ( për çka dëshmon edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ) u
ktheva në një kohë kur e kisha njohur këngëtarin e madh Luan Zhegun i
cili në ato vite erdhi në Kosovë me Ansamblin shtetëror të këngëve, që
me zërin e tij të bukur ta joshte dëgjuesin e kësaj ane të atdheut.
Luan Zhegun e kisha parë në Prizren në fund të viteve 70 , me të cilin atëherë zhvillova
një
bisedë shumë të këndshme vëllazërore të cilën nuk mund ta harroj kurrë.
E përmenda këtë këngëtar të madh , i cili sipas intervistës të Albërie
Hadergjonajt e kishte bërë kompozimin e këngës së saj kushtuar Ibrahim
Rugovës.Prandaj do t'i jemi tepër mirnjohës Luan Zhegut ngase na e
dhuroi një këngë të pavdekshme e cila do të jetojë përherë në zemrat
tona , edhe pse akoma ekzistojnë disa televizione që e ndalojnë
transmetimin e saj. S'di se ç'të them tjetër përveç jazëk u qoftë dhe
haram buka e Kosovës që e hanë , ashtu siç i kanë haram edhe paret e
taksapaguesve tanë që i vjedhin ( me metodat staliniste ) përmes
faturave të rrymës elekrike , siç nuk ndodh askund në botë.
Ata po
harrojnë , se nëse nuk i transmetojnë këngët kushtuar idhujve tanë , ne
do të gjejmë metoda të tjera për t'i dëgjuar ato dhe është interesant
të theksohet se gati për çdo ditë dëgjojmë llojlloj këngësh pa kurrfarë
vlerash kulturore artistike, nga të cilat na vjen gërdi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi