Akademi kushtuar Rugovës
Faqja 1 e 1
Akademi kushtuar Rugovës
Akademi kushtuar Rugovës
Fjala
e Presidentit Sejdiu në manifestimin përkujtimor me rastin e
katërvjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Ibrahim Rugova
Sot,
nën Patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir
Sejdiu, u mbajt një manifestim përkujtimor me rastin e katërvjetorit të
ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim
Rugova. Në vijim e keni fjalën e Presidentit Sejdiu mbajtur në këtë
manifestim.
E nderuara familje e Presidentit Rugova,
I nderuari Kryeministër Thaçi,
I nderuar Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, z. Piter Faith,
Të nderuar deputetë e ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasador dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë
Të nderuar drejtues të KFOR-it,
Të nderuar drejtues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës,
Të nderuar kryetarë komunash dhe përfaqësues të jetës shkencore, kulturore e fetare,
Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit,
Zonja dhe zotërinj,
Sot është katërvjetori i shkuarjes në amshim të burrështetasit të
parë të Kosovës, Presidentit historik Ibrahim Rugova. Çdo vit, ne jemi
mbledhur kështu së bashku për t’i shprehur jetës dhe veprës së tij
kolosale nderimet tona më të larta, për t’i shprehur Atij falënderimin
për punën e jashtëzakonshme që ka bërë Ai për lirinë, pavarësinë dhe
demokracinë e vendit tonë, Kosovës së dashur.
Katër vjet më parë, ne, populli dhe institucionet e Kosovës,
mbetëm pa Prijësin që na kishte prirë me urtësi e me largpamësi në
etapën më të vështirë që kaloi jo vetëm vendi ynë, po i gjithë rajoni.
Janari i vitit 2006 sigurisht ka qenë ndër më të acartët në Kosovë.
Por, as moti skajshmërisht i ftohtë, as temperaturat konstante 15
celsius nën zero nuk i ndalën dot qytetarët e mbarë Kosovës për ta
rishprehur adhurimin për Presidentin Rugova. Sheshi “Nëna Terezë”,
gjatë ditëve të homazhit për Presidentin Rugova, ishte përplot me
qytetarë të të gjitha moshave. Asnjëherë më parë në historinë e Kosovës
nuk ka ndodhur që i gjithë populli, i madh e i vogël, të kishte vetëm
një cak – Kuvendin e Kosovës, aty ku i bëheshin nderimet e fundit
Presidentit Rugova. Ajo javë do të mbahet mend si java e Besëlidhjes së
Re të popullit të Kosovës me veprën e Presidentit Rugova. Besëlidhja e
Parë, e pathyer asnjëherë, ishte lidhur qëkur Ai ishte vënë në krye të
subjektit të parë politik demokratik në Kosovë, Lidhjes Demokratike të
Kosovës, e cila me kohë u shndërrua në një lëvizje të madhe kombëtare
për liri, pavarësi e demokraci.
Ndërsa Kosova ishte veshur me petkun e zisë kombëtare për humbjen e
madhe, nga mbarë bota vinin ngushëllimet dhe vlerësimet me konsideratat
më të larta për figurën brilante intelektuale, humaniste e politike të
Ibrahim Rugovës. Liderët e kombeve më të mëdha të botës shprehnin
nderimin e tyre për Presidentin Rugova. Edhe kësaj radhe, kujtojmë se
me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova, vetë Presidenti
Bush theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një mik
të vërtetë. Të kësaj shkalle ishin edhe vlerësimet e Presidentit Bill
Klinton, i cili me të marrë lajmin për vdekjen e Presidentit Rugova,
tha se, po citoj, “Presidenti Rugova çdo herë më impresiononte me
devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme
më të mirë për popullin e tij.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme,
Havier Solana, vdekjen e Presidentit Rugova e quajti “ironi të vrazhdë
të historisë”, sepse “Rugova u nda nga jeta në momentin kur duhej më së
shumti, në momentin kur pritej që si lider të ndihmonte në zgjidhjen e
statusit të ardhshëm të Kosovës”.
Atributet që e shoqëruan në përjetësi Ibrahim Rugovën janë të
pafundme, por këto duken të jenë më të goditurat: njeriu simbol për
Kosovën, njeriu flamur për Kosovën.
E nderuara familje Rugova,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja e zotërinj,
Po bëhen dy vjet që vizioni i Presidentit Rugova për Kosovën shtet
sovran, të lirë e demokratik është bërë realitet. Republika e Kosovës
është njohur nga 65 vende demokratike anekënd botës dhe ne po punojmë,
bashkë me miqt tanë, me tërë përkushtimin që ky numër të shtohet sa më
parë.
Procesi i njohjes së Republikës së pavarur të Kosovës është me
rëndësi jetike për ne. Këtë e kanë kuptuar drejt edhe miqtë tanë,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa dërrmuese e vendeve të Bashkimit
Evropian dhe vende të tjera nga mbarë bota, të cilat na kanë ndihmuar
pa hezitim në këtë proces. Po ashtu, tani së fundi, në Gjykatën
Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë vende e mbështetën legjitimitetin e
pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të drejtën e popullit të saj
për të jetuar i lirë duke shtruar argumente të bollshme, që ne i kemi
cilësuar si argumente të parrëzueshme në favor të Kosovës.
Republika e Kosovës, gjatë këtij dyvjetëshi të shtetësisë së saj të
njohur ndërkombëtarisht, ka dëshmuar se është e zonja të jetojë e
pavarur dhe të sigurojë shkallë të admirueshme të demokracisë në vend,
të garantojë dhe të sigurojë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore
e individuale për secilin qytetar të sajin pa dallim kombi e besimi.
Ndonëse jo pa vështirësi e pa sfida të shumta, gjatë kësaj kohe, me
politikën e fqinjësisë së mirë dhe me gatishmërinë për marrëdhënie të
mira bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, Kosova është dëshmuar
si një faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i së ardhmes së
përbashkët evropiane të rajonit. Kjo frymë politike ka dhënë rezultatet
e veta. Ne kemi raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinje, me
përjashtim të Serbisë, e cila po e vazhdon politikën e saj destruktive
kundrejt Kosovës. Megjithatë, ne u bëjmë thirrje sërish autoriteteve të
Beogradit zyrtar që të heqin dorë nga mendësia e vjetër e dominimit mbi
të tjerët dhe t’i hapin udhë perspektivës më të ndritshme të popujve
tanë.
Ndërkohë, vendi ynë ka arritur të faktorizohet duke marrë dita-ditës
vendin që i takon në kuadër të familjes së madhe të kombeve të lira dhe
ne nuk do të ndalemi derisa ky mision të mos jetë përmbyllur tërësisht.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi,
Studiuesit e veprës së dr. Ibrahim Rugovës, kujtoj me të drejtë, e
kanë vërejtur se Mendimi dhe Veprimi janë dy nyjat e jetës së Rugovës.
Citojmë: Edhe pse në fushë pragmatike, Rugova, së pari, është politikan
meditans, ai është prijës, pra krijues, ideolog. Ashtu siç e krijoi një
model kulturor, Rugova krijoi një model politik, me parabazë
humanitetin e thellë, fillin nacional të ideve dhe me kërkesë bosht –
pavarësinë e Kosovës.
Rugova, studiues, kapërceu nga Poetika në Polikë. Ky kapërcim
nënkupton kalimin nga fusha e ideve në atë të veprimit. Nga poezia, nga
kritika e studimi letrar, ku me bashkëmendimtarët e me bashkëkohësit e
tij krijoi Shkollën e Prishtinës, e cila dekada me radhë u dha dhe po u
jep ende vulën e saj meritore studimeve në fushë të dijeve
albanologjike, Ibrahim Rugova kaloi në arenën e veprimit politik, në të
cilën, po kështu, u shqua si emër prijatar e plotësisht i veçantë.
Përderisa në fushën e studimeve albanologjike Rugovën e bënin të
veçantë qasjet e tij krejtësisht të reja dhe jokonformiste të mbrujtura
nga thellësia e dijeve shkencore, të cilat ai i përsosi edhe me
përvojën e mësimeve të fituara nga Rolan Barti, në fushën e veprimit
politik Rugovën e bënte të veçantë urtësia e tij e paimagjinueshme, e
cila u proklamua dhe u zbatua në jetë si doktrinë nacionale për lirinë
dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur kjo pjesë e Evropës Juglindore
ishte bërë arenë e luftërave dhe e tragjedive të mëdha për popujt që
s’ishin të dashur për Millosheviqin dhe për kastën e tij gjenocidiale.
Krejt në fund, rikujtoj se Rugova është cilësuar arkitekt dhe ikonë
e pavarësisë së Kosovës, shenjë me të cilën identifikohet shteti më i
ri në botë – Republika e Kosovës.
Ibrahim Rugova, krijues i një modeli kulturor në Kosovë, u bë
fuqishëm figura më e madhe politike e historisë moderne të Kosovës.
Identifikimi me të, prandaj, paraqet vlerë! Këtë vlerë ne do ta mbrojmë
dhe do ta kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me dashuri të
paskajshme. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë ne të gjithë, për një
njeri që e solli koha për t’i prirë Kosovës, për një njeri që në Kosovë
bëri epokë, bëri kohën e vet!
Të nderuar pjesëmarrës,
Siç e dini, duke u mbështetur në përgjegjësitë dhe kompetencat e mia
kushtetuese, si president i vendit, unë kam themeluar dekoratën
“Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim
Rugova”. Kjo medalje u jepet qytetarëve të vendit dhe të huaj, vepra
jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e
paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
Sivjet, për herë të parë, me këtë medalje nderohet ish-Presidenti i
Republikës së Çekisë, dijetari e burrështetasi shquar Vaslav Havel.
Ftoj Ambasadoren e Çekisë në Prishtinë, zonjën Janina Hrebickova që të
vijë në këtë podium dhe të marrë këtë medalje në emër të Presidentit
Havel, të cilit i shprehim konsideratat tona për kontributin e
jashtëzakonshëm dhënë për lirinë, demokracinë dhe humanizmin në vendin
e tij dhe kudo në botë dhe i dëshirojmë shëndet e fat.
Ju faleminderit!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit
» Akademi përkujtimore kushtuar Presidentit Dr Ibrahim Rugova
» Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë
» Me 30 janar 2011 në Berlin Akademi përkujtimore kushtuar presidentit dr. Ibrahim Rugova dhe heroit Tahir Zemaj
» Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi