Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
Faqja 1 e 1
Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
SKENDERBEU - REGËTIMA E VDEKJES SONË SHEKULLORE
Nga Ferit RAMADANI
Vargu
i gjatë i heronjve të rënë për idenë kombëtare dhe mbrojtjen e
territorit shqiptar është aq i madh sa që kujtesa e brezave nuk ka
mundësi t’ i përfëshijë e t’i shënojë datat e tyre në datat e një viti
kalendarik. Megjithatë, për nga lavdia, për nga sasia e forcës dhe e
fitoreve që bëri, për nga strategjia e mençuria e një udhëheqësi të
pamposhtur siç ishte e mbeti përgjithmonë Skenderbeu - Gjergj
Kastrioti, në orientimin e përkujtimeve mbetet figura më e ndriçuar dhe
padyshim më e madhja, që në opinionin publik ka zgjuar jehonën për
domethënjen e veprimtarisë historike.
Ky vigan i kësaj distance
kohore sërish mbetet rrjedhë e një epoke për të nisur në binarët e
jetës potencialin shpirtëror të shqiptarit që saherë t’ia imponojnë
rrethanat e situatat ta mbajë përballë dhe me të, të ushqejë idealin,
aspiratat, që të synojë të bëjë realizimin me hijen e tij e me
krenarinë që i dha një burrë shteti dhe ushtarak në planin
mbarëkombëtar botës dhe historiografisë.
Në domethënje e përmbajtje
Skenderbeu, në këtë largësi shekullore jo vetëm që është figura më
prezente, por edhe mbrojtja jonë më energjike që personifikon unitetin
për të arritur integrimin në drejtim të një strategjie kombëtare dhe në
zhvillim të një plani aktual ku mund të bëhet ripërtrirja jonë
humaniste e bashkëkohore e përqëndruar në organizimin sa më adekuat.Në
këtë prizmë qartësishë ku qëndron aspekti i dukurisë së ligjshme e
natyrore shqiptare, personaliteti i këtij prijësi - shenjtori, ka edhe
karakteristikën e një veçorie në dimensionin evropian, i cili në
kuptimin e domethënjes së situatave doli heroi i një kuptimi modern ku
u mbështet synimi dhe veprimtaria e tij.
Skenderbeu - padyshim se
është simboli më i madh i tmerrit për armiqtë që me pak mjete dhe pak
luftëtarë ka ditur t’u nxjerrë pengesa të mëdha, t’i thyej e gjunjëzojë
sa herë që ata me toborre e toborre iu vardisën Arbërisë . Njëzetepesë
vjet luftë janë theksimi më kuptimplotë për qëndresën tonë shekullore,
pikërisht kur nën gjunjët e osmanlinjve të anadollit kishte rënë
Ballkani dhe Evropa.
Skenderbeu - padyshim se është simboli më i
madh i trimërisë që u shndërrua në legjendë ku vargani i fitoreve në
beteja krijohej vetvetiu dhe luftëtarët e tij ringjalleshin edhe
atëherë kur u skuqnin plagët nëpër trup. Në këtë relacion ku figura e
tij ngritej lubi për armiqtë e vatanit, dhe vigan shpëtimtar për
atdheun, Skenderbeu krijoi besimin tek populli shqiptar që përjetsisht
t’ia japin vlerën më të madhe dhe të shenjtë për ta quajtur :
Shqipërinë “Shqipëria e Skenderbeut”, shqiptarët, “Bijtë e Skenderbeut”, dhe flamurin, “Flamur i Skenderbeut”.
Me një fjalë, Skenderbeun për çdo kohë shqiptarët dhe Shqipëria e kanë Hero kombëtar !
Figura
jonë konvencionale ka kultivuar gjithmonë thesarët e ringjalljes,
mobilizimin patriotik e revolucionar për tërësinë territoriale dhe
pavarësinë e saj.Ai,ka krijuar klimën e një vendi ku kulti i qëndresës
lind e rritet me urtësinë të drejtën dhe të vërtetën.E mbi të gjitha,
në përpjesëtimet e ballafaqimeve me shekujt ngelet fortesa jonë heroike.
Megjithatë
Skenderbeu, saherë që në kalendarin e viteve afrohet data e 17 janarit,
kthehet në regtimë vdekjeje shekullore, prej nga shprishet qetësia
relative në urragan jehonash dhe del e shëtit anë e mbanë Arbërisë për
t’ia vënë themelet moderne e të pashembura kurrë që t’i shëmbëllejë
Krujës që hyri nga vitet e zezonave të një shtërngate të madhe deri
sot, në histori, në rrëfime, në këngë e poezi:
Krujë o qytet i bekuar
prite prite Skenderbeun
po vjen si pëllumb i shkruar
ta shpëtojë mëmëdheun!
Skenderbeu
- kryengritësi kundër sulltanit, i pamposhturi, padyshim se është epoka
jonë e madhe ku shqiptari i udhëhequr nga ai luftoi për lirinë dhe
pavarësinë e tokës së vet dhe me këtë rast, shpëtoi nga agresioni dhe
asimilimi shumë kombe e qytetrime . Më vonë, pas vdekjes së tij
pasqyrojnë shumë sulme kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, interese për
t’ia grabitur tok me pasuritë edhe traditat e historisë e patriotizmit,
që ta kthejnë shqiptarin në një qenje hibride e të nënshtruar
përgjithmonë, ndërsa flamurin e lavdishëm të Skenderbeut që valoi në
kohën kur Evropa iu nënshtrua gjysmëhënës, ta zhbijnë , ndërsa
Shqipërinë si term shtetëror ta vënë në gjumin e harresës .
Sot,kur
emri Skenderbe - jo vetëm që është shndërruar në simbol lavdie,
qëndrese, trimërie e madhështie , ai është shndërruar edhe në vëmendje
dhe konsideratë të rëndësishme të botës mbarë.Ky emër lavdie e fitoreje
është shembulli më unikat i një vullneti të pathyer që në çdo çast
krijon klimën e unitetit dhe prirjen për t’u ballafaquar me forcat që
kanë synime kundër lirisë dhe zhvillimit të pavarur të të tjerëve.Ky
emër i krijimit të proceseve që kanë shenjëzimin e mbështetjes në
shtresën e gjërë popullore ka një peshë përpjekjeje që përfiton në
proceset e bashkimit dhe në këto analogji siguron fenomenin e ligjshëm
e të natyrshëm për t’u zgjidhur çështjet vitale që në mirëqenjen e
njerëzimit krijojnë konflikte e dilema zhvillimore.
Skenderbeu - ky
Burimnjeri hapi shtegun e përjetshëm që ndaj shqiptarëve bota të ketë
konsideratë , e më vonë , me të si hero e strateg , të nderohen sheshet
e qyteteve ,ndërsa me Shpatën e tij të ligjërojë muzeumi më i vizituar
i Evropës Belvederja e Vienës.Për shumë krijues, historianë, eseistë,
romansierë, këngëtarë, dramaturgë, shkrimtarë e poetë, pastaj për shumë
strategë, juristë ,sociologë, dhe më në fund për shumë ente dhe
institucione, akademi dhe universitete, Skenderbeu ishte , është e do
të jetë personazhi kryesor dhe pozitiv që për nga mesazhi del më i
përkryeri.Ai është motoja e lavdisë dhe ngritja e të gjithë atyre që
deshën të mbështesin arsyen e veprimtarisë së tij luftarake. Portreti i
Skenderbeut është edhe frymëzimi i përheshëm i krijuesve shqiptarë. Për
të Penda më e fuqishme e artit bashkohorë Ismail Kadare i shkruan pos
shumë shkrimeve në prozë edhe poezinë e titulluar:
Ismail KADARE:
Portreti i Skenderbeut:
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë mbi atdhe.
Një emër Gjergj, e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skenderbe.
Dy brirë dhije kish mbi krye,
Emblemë e vjetër e çuditshme,
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.
Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
Çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skenderbeu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndanë,
Në mijëra varre ato u shtrinë.
Gjithçka të shumtë ai e pati,
Të vetmen kish veç Shqipërinë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
» FERIT RAMADANI
» Poezi nga Ferit Ramadani
» Poezi nga Ferit Ramadani
» Cikël poetik nga Ferit Ramadani
» FERIT RAMADANI
» Poezi nga Ferit Ramadani
» Poezi nga Ferit Ramadani
» Cikël poetik nga Ferit Ramadani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi