Dibran Demaku: Pavarësia ekonomike
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku: Pavarësia ekonomike
PAVARËSIA EKONOMIKE
Nga Dibran Demaku
Në
prak të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (me 17.02.2008) një mik
gjerman i ishte drejtuar autorit të këtij shkrimi me fjalët:-Kam
dëgjuar këto ditë në media të ndryshme vizive se vendi nga vjen ti do
të shpall pavarësinë.Të them sinqerisht kjo gjë më gëzon edhe mua.Sepse
siç kam dëgjuar edhe nga të tjerë njerëz të ardhur këtu në Gjermani,nga
vendi juaj,ju keni vuajtur shumë nën sundimin serb.Por,desha të të pyes
për një gjë:Pas shpalljes së pavarësisë ploitike,vendi juaj a është në
gjendje të ekzistojë si i pavarur edhe ekonomikisht?! Apo thënë më mirë
vendi juaj a është i zhvilluar ekonomikisht në mënyrë që të mbahet vetë
në këmbët e veta? Sepse po nuk patët pavarësi ekonomike unë nuk di se
si do ta menagjoni pavarësinë politike?!
Autori i këtij shkrimi në
fillim kishte heshtur sepse nuk e kishte pritur një pyetje të tillë nga
miku i vet gjerman.Edhe ai,ashtu si edhe shumë qytetarë të Kosovës,i
preokupuar gjithnjë vetëm në pavarësinë politike të vendit të
vet,thuajse gati asnjëherë nuk ishte preokupuar për atë që tash po e
pyeste miku gjerman.Ai gjithmonë deri në atë moment ishte i bindur se
pavarësia politike e vendit të tij do të ishte ai çelësi i artë që do
të rregullonte gjithçka.Vetëm pas pyetjes së mikut të tij gjerman i
ishte kujtuar koha e shkollës,kur njëri nga mësimdhënësit në një orë
mësimi kishte thënë:-„Një vend për të qenë i pavarur politikisht,më
parë duhet të jetë i pavarur ekonomikisht!“.
Pastaj duke i
buzëqeshur mikut të vet gjerman kishte shtuar:-Le ta kemi së pari
pavarësinë politike të vendit tim,ndërsa për të tjerat,shohim e
bëjmë!Miku gjerman nuk kishte qenë i kënaqur me përgjigjen e tij,por
duke i buzëqeshur kishte kaluar në një temë tjetër të bisedës…
Pas
një muaji e ca ne do ta festojmë Përvjetorin e dytë të Pavarësisë së
Kosovës.Përvjetorin e pavarësisë politike!Dhe natyrisht që do ta
festojmë me gëzim dhe me krenari të ligjshme.Sepse jemi gjenerata më e
lumtur e kombit që arritëm që këtë pavarësi ta prekim dhe gëzojmë.Këtë
pavarësi për të cilën u sakrifikuan sa e sa gjenerata nëpër vite
thuajse gjatë një shekulli të tërë!
Por,tash kur e kemi pavarësinë
politike duhet që ta kthejmë shikimin nga pavarësia ekonomike.Duhet që
të gjitha forcat krijuese t`i drejtojmë në zhvillimin ekonomik të
vendit.Duhet që çdo njëri si individ në veçanti,por edhe si komb i tërë
në përgjithësi të gjejmë mënyra të ndryshme për një zhvillim të
tillë.Duke e zhvilluar vendin tonë ekonomikisht,e forcojmë atë edhe
politikisht.
Sepse siç dihet botërisht ne e kemi fituar pavarësinë
politike nga Serbia,por jemi të varur ekonomikisht nga ajo.Edhe pas
gati dy vite të pavarësisë politike,ne thuajse të gjitha produktet e
konsumit të gjer i marrim nga Serbia.Dhe atë për shkak të fajit
tonë.Arat tona i lëmë djerrë,ndërsa marrim grurin nga Serbia,kopshtet
tona i lëmë djerrë,ndërsa nga Serbia i marrim perimet e ndryshme.E
këtej ankohemi se nuk kemi punë!Ëndërrojmë se puna dhe fitimi do të na
vijnë nga qielli!?
E nuk ishte e largët koha,kur me punën tonë
merrnim grurin nga arat tona,merrnim pemët nga plantacionet
tona,merrnim perimet nga kopshtet tona.Të gjitha këto i merrnim sepse
atëherë e punonim tokën tonë,i punonim arat tona! Dhe asnjëherë nuk
mendonim dhe deklaronim sikur tash se.“punimi i tokës nuk është me
levërdi,se punimi i kopshteve nuk të sjellë fitim!“ etj,etj.
Gati
nuk kalon ditë e të mos shohim në ekranet e ndryshme televizive njerëz
të moshave të ndryshme që grumbullohen në Prishtinë duke kërkuar
punë.Dhe shumica e tyre janë nga fshatra dhe komuna të ndryshme,larg
Prishtinës.I lënë tokat e veta të punës djerrë dhe dalin në Prishtinë
për të kërkuar punë?!Qëndrojnë me ditë të tëra në diell e në shi duke
shpresuar se dikush do t`i ftojë për ndonjë punë,nga e cila do ta
fitojnë ndonjë para për kafshatën e gojës.E nuk mendojnë se atë
kafshatë të gojës,mbase më mirë dhe më lehtë do ta fitonin duke punuar
arat e veta!Por,jo në kokë u është ngulitur mendimi i dëmshëm se punimi
i tokës nuk është i levërdishëm,se nuk sjell para!Sikur buka e nxjerrur
nga punimi i tokës nuk qenka para,sikur perimet e nxjerrura nga punimi
i kopshteve nuk qenkan para etj,etj.
Mbase për të gjithë këtë kaos
të krijuar në vend,një pjesë të fajit e kanë edhe udhëheqësit e
ndryshëm shterërorë,apo udhëheqësit e partive të ndryshme
politike,gjatë fushatave të ndryshme të promovimeve të veta
politike,apo fushatave të ndryshme zgjedhore,premtojnë se do të hapin
vende të reja pune?! Dhe pas përfundimit të atyre fushatave çdo gjë bie
në heshtje,ndërkaq njerëzit shpresojnë se akcila ministri do të hap kaq
e kaq vende pune?!Dhe shpresat rriten e rriten deri në zhgënjim!Dhe
asnjëri nga këta udhëheqës nuk del dhe ta thotë të vërtetën se ka
kaluar ajo kohë kur shteti hapte vende pune.Tash është iniciativa e
tregut të lirë dhe secili duhet të kujdeset që të sipas mundësive të
krijojë vende pune së pari për vete e pastaj me zgjërimin e
kapaciteteve,edhe për të tjerët.Dhe se kjo është e vetmja mundësi për
punë!
Kur të gjithë ta kuptojnë këtë dhe secili t`i kthehet
profesionit të vet(pse jo edhe në bujqësi)atëherë do të fillojë që të
rritet edhe baza ekonomike individuale dhe karshi kësaj edhe shtetërore.
Atëherë,po
edhe ne do ta kemi pavarësinë ekonomike,nga vendet tjera.Dhe duke pasur
pavarësinë ekonomike,do ta rrisim e forcojmë edhe pavarësinë politike
të shtetit tonë…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi