Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie!

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie! Empty Enver Bytyçi:Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 12:34 am

Enver Bytyçi:Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie! Enverbytyqi1

Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie!

Enver Bytyçi

Kontrastet brendashqiptare!

Mbrëmë, më 07 janar, u njoftua se Drini i Bardhë ka shkaktuar përmbytje në jugperendim të Kosovës. Dëgjova në TV 21 një pronar të një biznesi të shprehej: "Po. Shihni, ka shumë dëme. E çfarë të bëjmë? Ky është fati që na jep natyra. Nuk mundemi t'i imponohemi asaj!". Tash që po shkruaj është ora 19.30 e datës 8 janar. Po në ekranin e TV 21 ndjek Agë Batushën si dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, të cilët duken të kenë harruar përmbytjen e djeshme dhe të deklarohen për ndihmën ndaj banorëve të Nënshkodrës: - Ndihmë financiare, strehimin e të pastrehëve, ndihmë ushqimore... kjo është kryefjala e këtyre njerëzve të urtë e patriotë. Ndërkaq njoftohet se ndihma vijnë nga e gjithë Kosova, deri nga Podujeva. Me shqiptarët është solidarizuar Italia, Gjermania, Austria, Maqedonia e Mali i Zi. Vetëm krerët e opozitës shqiptare të Tiranës janë vënë kundër përpjekjeve për ta evituar katastrofën nacionale!!!
Panorama e përgjegjësive qytetare e nacionale ndërshqiptare si dhe ajo e huaj u jep shpresë dhe optimizëm jo vtëm të dëmtuarve nga vërshimi i ujrave nga reshjet e shumta dhe shkarkimi i ujrave të hidrocentraleve. Ndërkaq pjesa e opozitës dhe shkulmat mediatikë të saj në vend të solidarizimit përpiqen të sjellin vështirësimin e situatës së krijuar. Kjo pjesë e papërgjegjshme dhe e gjymtuar në vend të ndihmës dhe kontributeve të saj ka ofruar mentalitetin arkaik të baltës dhe plehrave si dhe ka ushqyer mesazhet e urrejtjes dhe konfliktit brenda shqiptar. Eshtë tmerr i vërtetë të ndjekësh në ekranet e televizionit gazetarë si Mero Baze apo shkrimet mediatike të gazetave të manipuluara nga kreu i opozitës!!! Eshtë torturë psiqike e llojit të veçantë "Made in Albania" të dëgjosh Edi Ramën dhe gramafonët e tij, të cilët janë gjallëruar si kërpudhat pas shiut për të sjellë mesazhet e vdekjes në këtë situatë tragjike. Eshtë vërtet tragjike të mendosh se si e manipulojnë opinionin dhe bëjnë thirrje këta gramafonë për "dënime", "ndëshkime", "pranga" dhe "burgime" të anëtarëve të një kabineti, i cili si kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar është vënë në krye të menaxhimit të situatës për parandalimin e një katastrofe kombëtare. As në kohën e diktaturës, e cila e kishte shndërruar vendin në një repart ushtarak, nuk kishte ndodhur të mobilizohej në mënyrën e tillë siç është mibilizuar sot në këtë situatë tragjike qeveria e Sali Berishës. Asnjë qeveri e socialistëve të Edi Ramës nuk ka dëshmuar ndonjëherë në vitet e shumta të qeverisjes së pamerituar përkushtimin e tillë në ndihmë të të dëmtuarve. Asnjë qeveri tjetër e këtij vendi nuk kishte dhënë në ndonjë rast garanci të plota për zhdëmtimin e të dëmtuarve si qeveria e Sali Berishës. Asnjë qeveri tjetër e këtij vendi nuk e kishte mbajtur premtimin e dhënë në raste fatkeqësish, si qeveria e koalicionit të demokratëve! Nëse dikush do të donte të dëshmonte të kundërtën, atëherë ai nuk dëshiron të shohë rastin e shumëpërfolur të Gërdecit e atë të Peshkopisë. Dhe fjala e mbajtur për gërdecarët e ka shndërruar mirënjohjen e qytearëve në vota për demokratët.
E megjithatë për Edi Ramën dhe gramafonët e tij mediatikë Sali Berisha "mbetet përgjegjësi kryesor i asaj që ndodh në Shkodër". Madje të krijohet përshtypja e tillë sikur opozita bën skenarë të ngutshëm që dramat e fatkeqësive t'i shndërrojë në tragjedi.
Ndryshe nga të gjitha opozitat e vendeve të shumta demokratike në botë, opozita shqiptare shfaqet hapur si e entusiazmuar nga fatkeqësitë që ndodhin në Shqipëri. Në të vërtetë ajo e ka dëshmuar këtë tipar dallues destruktiviteti me përkushtim antinjerëzor e antishqiptar në shumë raste gjatë më shumë se gjashtëdhjetë viteve. Ajo nuk ka lënë rast pa shfrytëzuar që ta manipulojë opinionin shqiptar për të hedhur baltë kundër vendit të tyre, madje dhe me çmimin e jetëve njerëzore. Ajo nuk ka kursyer që me tragjeditë të synojë bllokimin e suksesve dhe ngjarjeve historike të këtij vendi, si në rastin e pranimit në NATO, kur vetëm dy javë para datës së caktuar për këtë qëllim ndodhi shpërthimi në Gërdec. Edhe atëherë opozita e Edi Ramës ishte dëshmuar si opozitë destruktive për ta penguar suksesin e demokratëve për pranimin e Shqipërisë në aleancën ushtarake e politike më të fuqishme të botës.
Kodet njerëzore e sidomos ato tipike shqiptare nuk e lejojnë përçarjen në fatkeqësi. Kodi shqiptar aq i kritikuar i mesjetës me emrin "Kanuni i Lekë Dukagjinit", e ndalon hakmarrjen e gjakmarrjen në mort. Por as të tilla kode morale, aq shumë të përfolura si kode të mesjetës, nuk kanë mundur ta ndalojnë opozitën destruktive shqiptare për të dhënë mesazhe paqeje në këto ditë të trishtueshme për shqiptarët. Për ata nuk ekziston humanizëmi njerëzor, solidariteti, ndihma socale, shpirti social, dhembshuria e maturia, kur është fjala për ta shfrytëzuar rastin për marrjen ose mbajtjen e pushtetit. Tek ata nuk ekziston madje as ndjenja e mëshirës, ndaj lusin Zotin çdo minutë të lëshojë qiellin mbi tokën e dëshiruar si çiflik të tyre me emrin Shqipëri.
Ka dhjetë ditë që njerëzit e qeverisë qëndrojnë në Shkodër. Bashkë me ta dhe kryeministri vendit. Me energji dhe përkushtim të pashembullt. Por papritmas lideri i opozitës kthehet në ditën e tetë nga pushimet e stërzgjatura të vitit të ri në Paris dhe lëshon mesazhe ogurzeza për vendin e tij. Në kodin etik shqiptar ditët e fatkeqësive, madje dhe ditët e dasmave i bashkojnë ata. Në kodin etik të Edi Ramës qëndron ndarja, madje përballja e egër me qeverisë. Ai nuk ka pranuar të zgjedhë përkushtimin në rrugën e arësyes njërëzore ose hyjnore, por ka marrë rolin e varrëmihësit dhe pamjen e njeriut të etur për të shkaktuar tragjedi të reja më të mëdha në këtë vend.
Ndërsa ekranet e televizioneve të Kosovës përçojnë ndjenja solidariteti të jashtëzakonshëm, televizionet e Edi Ramës dhe emisionet e tipit të këshilltarit të tij kryesor, Mero Baze, gërmojnë si Tarja për të gjetur ndonjë "abuzim" qeveritar. Kur nuk e gjejnë këtë, marrin dhe bashkojnë vula dhe firma të dikastereve qeveritare, më pas i montojnë ato përmes kompjuterit në fundin e teksteve kobsjellëse që hartojnë dhe ua japin shqiptarëve si "dëshmi" të "krimit qeveritar". (Fatkeqësisht kam qenë vetë dëshmitar i padëshirueshëm i praktikave të tilla të neveritshme). Kur dështojnë në këto prapaskena dhe nuk gjejnë të çarë në përkushtimin e shtetit për evitimin e tragjedisë së ëndërruar prej tyre, atëherë shpikin "katastrofa që do të ndodhin në të ardhmen". Madje flasin me atë gjuhë sikur parashikimet ogurzea që shpalosin kanë ndodhur në terren. Kur publiku dërgon mesazhe qortuese për emisionet e tyre destruktive televizive dhe montazhet provokuese, atëherë akuzojnë përsëi Sali Berishën "për manipulim". Nëse të dëmtuarit nuk do të ishin në bastionin e demokratëve, por në ndonjë bastion të të majtës, atëherë këta të pashpirt që luajnë me jetë njerëzore organizojnë protesta me parullat" duam ujë, duam drita"!!! Nëse qytetarët dalljnë dhe besojnë në seriozitetin dhe premtimet e qverisë, atëherë lideri i opozitës hakërrehet "Ne nuk do ta lëmë Sali Berishën të qetë derisa t'i ç'dëmtojë qindarkë më qindarkë të dëmtuarit për dëmet e shkaktuara!!!", duke dashur ta japë këtë si "provë" të fajësisë së kryeministrit. Ndërkohë diplomatët e huaj të përkushtuar për t'i marrë në mbrojtje shpifjet dhe trillimet e kreut të opozitës, ata diplomatë që janë prononcuar edhe për "një pordhë" të Mero Bazes, janë fshehur dhe nuk duken të gjallë. Duket se me këtë mungesë prononcimi ata dëshmojnë se përkushtimi i tyre për fatet e vendit tonë nuk vlen sa përkushtimi për të mbrojtur manipulimin "demokratik" të autorëve të krimit propagandistik antinjerëzor e antishqiptar të kësaj pjese të keqe të shoqërisë shqiptare.
Kjo pamje e zymtë e kritikuar edhe nga drejtues të opozitës (Kastriot Islami) është dëshmia e imoralitetit politik të krerëve të opozitës shqiptare, imoralitet që vjen në kontrast të plotë me nismat dhe qëndrimin e qyteraëve shqiptarë në përgjithësi dhe të shqiptarëve jashtë kufijve të vendit në veçanti. Shkodra e qytetarët e saj, Gjakova, Prishtina, Podujeva dhe shqiptarët në të gjithë Kosovën mbeten bastionë të shqiptarizmit dhe përkushtimit solidar. Opozita shqiptare e Edi Ramës, megafonët e tij televizivë e mediatikë i dhe Beogradi e qendrat e tjar antishqiptare mbeten skalioni i fatkeqësisë shqiptare. Prapambetja morale e elitës politike opozitare dhe gjigandëve të saj mediatikë në krahasim me moralin qytetar e nacional të shqiptarëve është ndoshta dukuria më dëshpruese që kërcënon të sotmen dhe të ardhmen e vendi tonë.


Marre nga gazeta "Bota sot".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi