Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - TRI XHAKETA PËR FËMIJËT E MI

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - TRI XHAKETA PËR FËMIJËT E MI Empty Afrim Asllani: Poezi - TRI XHAKETA PËR FËMIJËT E MI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 1:01 am

Afrim Asllani: Poezi - TRI XHAKETA PËR FËMIJËT E MI 13052_1132651766421_1531091616_30295139_768634_n
Afrim Asllani: Poezi - TRI XHAKETA PËR FËMIJËT E MI



Po e di mirë se e tëra kjo
që më shkatërron çdo ditë nga pak
është dhembja dhe dashuria
sa herë e marr me dorën time
ta heqi nga plaga që kam
veç sa më shtohet mërzia
dhe ajo më futët në brendi të palcës
sa herë kujtoj fëmijët e mi.

Sa i gjatë ky ritëm dhembjeje
kërkoj të vie diç në plagën time
e të futët në brendi
të fillojë dhe t’më shërojë
me një mehlem për t’gjitha Nënat
që presin gjatë
me shpresë se do të jenë t’gjallë
dhe një ditë do të vijnë.

Malli më shkatërron o fëmijët e mi
Nëna erdhi shumë e lodhur
por me shpresë se do t’ ju gjej
n’Kosovën e lirë.

Unë erdha dhe kaluan disa vite
dhe Nëna ende s’di për ju
duke shpresuar se jeni gjallë
drita e syve të mi.

Xhaketat që bleva për ju
t’ua dhuroj me dorën time
t’ ju shoh Nëna si ju bien
n’Kosovën e lirë.

Po e mendon edhe më të keqën Nëna
se pritja e gjatë
fillova ta humbë shpresën
dhe po më vret çdo ditë në shpirt
se eshtrat e juaj
Nënë e mjerë me i prit.

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është!

Afrim Asllani: Poezi - TRI XHAKETA PËR FËMIJËT E MI 4488_1048576744598_1531091616_30110314_3135933_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi