Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lexoni e mos beson, ose besoni se në Kosovë ndodhin çudira

Shko poshtë

Lexoni e mos beson, ose besoni se në Kosovë ndodhin çudira Empty Lexoni e mos beson, ose besoni se në Kosovë ndodhin çudira

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 29, 2009 12:49 am

Lexoni e mos beson, ose besoni se në Kosovë ndodhin çudira Arrestimet,_13_janar-490x320


Gjashtë veta në burg për 50 euro
Orhan Bojnik (1948), Blerim Krasniqi (1973), Ramiz Musliu (1977), Agron Bajrami (1968), Xhemil Hashani (1970) dhe Ismail Qestenegjiu (1970) janë emrat e të arrestuarve që po mbahen në paraburgim prej 72 orësh nën dyshimin se kanë marrë ryshfet.


Nga F. Ismajli më 28.01.2009 në ora 19:15

Gjashtë punëtor të KEK`ut janë arrestuar sot në Prizren nën dyshimin e kanë marrë pesëdhjetë euro ryshfet nga një qytetarë në këmbim të kyçjes në rrjetin elektrik. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka konfirmuar se gjashtë punëtorët e KEK`ut, janë dërguar prapa grilave, pasi dyshohet se ata i kanë kërkuar një qytetari 50 euro ryshfet.

“Sot me datë 28.01.2009 rreth orës 14:00 Drejtoria e KEK –ut ne Prizren ka njoftuar Policinë se një qytetar ishte ankuar tek ata, se një ekip i KEK-ut i mirëmbajtjes së rrjetit kishte kërkuar atij 50 euro për t`ia kyçur rrymën, pune që duhej të kryhej nga KEK pa ndonjë kompensim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë ndalimin e gjashtë punëtoreve te KEK-ut, kurse tek njeri ka gjetur bankënotën prej 50 me numër serik të njejtë me bankënotën e fotokopjuar.

Orhan Bojnik (1948), Blerim Krasniqi (1973), Ramiz Musliu (1977), Agron Bajrami (1968), Xhemil Hashani (1970) dhe Ismail Qestenegjiu (1970) janë emrat e të arrestuarve që po mbahen në paraburgim prej 72 orësh.

“Pas intervistimit të tyre ne konsultim me prokurorin publik të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në Qendrën e Ndalimit ne Prizren”, ka bërë të ditur Zëdhënësi Elshani.

Për 50 euro burgosen pesë persona e që don me thënë nga dhjetë euro për person. Ndersa në anën tjetër vidhen milionat dhe nuk burgoset askush. Çudi të tilla që janë për në librin e Ginisit ndodhin në hapsirat shqiptare!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi