Monda Korca: Syte e Anes - Tregim -nga - Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Syte e Anes - Tregim -nga - Raimonda Moisiu
Monda Korca: Syte e Anes - Tregim -nga - Raimonda Moisiu
""…….brenga e dhimbshme, e mbyllur në një cep të së kaluarës, doli nga
skuta e errët. Ndjehu një therrje në zemër, dëgjonte ulërimën
vajtonjëse të saj...."
-.-
Kishte disa orë që dielli kishte perënduar dhe errësira kishte
hedhur kuvertën e saj ngado. I humbur në mendime, Dani kishte tretur
vështrimin tutje në horizont, aty ku hëna e rrethuar nga një rreth I
kuqërremtë bënte dashuri me aureorën e ndricimit të yjeve. Ndjehu hapat
e lehtë të Anës, mbylli sytë ndërsa ajo mëngadalë e rroku nga beli. U
kollit paksa, pastaj psherëtiu ëmbël. Ndjehu gishtat e tij të shëtisnin
me delikatesë në krahët poshtë mëngëve të këmishës së bardhë prej
mëndafshi. Gjithë ditën e kishin kaluar në krevat, në krahët e njëri
tjetrit.
*******
…….brenga e dhimbshme, e mbyllur në një cep të së kaluarës, doli nga
skuta e errët. Ndjehu një therrje në zemër, dëgjonte ulërimën
vajtonjëse të saj...
Por jo!
Ana nuk dëshironte ta sillte atë dhimbje në kujtesë, atë kohë kur
ishte e rrethuar nga vdekjet. Ajo nuk mundej të hapte plagët e së
kaluarës, të cilat I kishte lënë mbas disa vite të shkuara, vdekjen e
Jorgos dhe të babait, të cilat ia ndrydhnin mëndjen, sikur të kishin
ndodhur dje.
Trupi I Jorgos dhimbte shumë nga plagët e aksidentit. Ishte në një
gjëndje kome. Megjithse Ana dhuroi gjak për të, lëkura e tij, ishte e
përzhitur, e rjepur, e flluskuar dhe digjte zjarr. Kishte tre netë me
rradhë që qëndronte të koka e krevatit të Jorgos, në spital. Lëmonte
varësen që kishte rreth qafës. Ishte një varëse e bukur në formë libri.
Ia pat dhuruar Jorgo në ditëlindjen e saj. E hapte herëpashere. Në të
dyja anët e saj fotoja me sytë e qeshur të Anës dhe buzëqeshjen e
shpenguar të Jorgos…….
******
-Nuk pandeha se do të të zgjoja – I mërmëriti ajo ndërsa qëndronin
sëbashku të bërë njësh, nën ndricimin e yjeve dhe vallëzimin e aureorës
në largësi.
-Duhet të pushosh, Ana!- I mërmëriti përsëri.
Ana bëri një rrotullim. Qëndroi me fytyrë nga ai. U fsheh thellë në gjoksin e ngrohtë të tij.
-Si ndjehesh? – e pyeti ajo nëpër dhëmbë. Dani hungëriti lehtë dhe tundi kokën:
- Shumë mirë. Ndjehem akoma më mirë kur ti je në krahët e mij. Ana
ngriti kokën dhe e vështroi. Ai e puthi ngadalë. Buzët e saj ishin
prush të nxehta. Të mbushura me dëshirë e shpresë, për të ardhmen.
-Mundohem ta bind veten time, se ti je gjithshka për mua, - I
mërmëriti Ana. – Faleminderit shumë për gjithshka ti bën për mua! Ai I
buzëqeshi. Zëri I tij emocionues, I butë:
- Nuk është nevoja të më falenderosh. Gjithshka e bëj se të dua,
ndjej për ty! Ti ke hequr shumë vitet e fundit. Dua të bëhem pjesë e
dhimbjes, qetësisë, të ndrydhësh vetminë, ta flakësh atë. Unë të kam
dashë kaq shumë, sa ndruhesha se mos të lëndoja. Zure vënd brenda meje.
Kur desha të qetësoja shpirtin të përfytyroja ty. Kujtoja dicka të
bukur.!
Fjalët e tij mbaruan me një ofshamë, teksa përkuli kokën mbi të sajën.
Rrëmbeu buzët e saj në një puthje plot afsh. Dëshira gufonte në
brendësi të tij, përvëluese dhe tunduese. Ai e dëshironte Anën atë
cast, në krevat, poshtë vetes, nën vëzhgimin e syve. I përhumbur brenda
dëshirës së tij, ai nuk dëgjoi një trokitje të lehtë te dera e dhomës.
Do ta kishte injoruar komplet, po të mos kishte dëgjuar Anën, t’I
thoshte duke iu marrë fryma:
-Dikush është këtu! Nuk ia vuri veshin fjalëve të saj. E afroi më shumë pas vetes e po e puthte.
******
…….Ana mbylli sytë. I shtrëngonte fort, fort, ato, përkundrejt
perdes së kujtimeve që e mbytëte atë –këputja e varëses nga qafa,
tingulli I saj që u bë njësh me tingullin e grahmës të fundit të
Jorgos. Ulërimat dhe qarjet e dhimbshme të saj, të motrës e nënës së
tij. Ana shkundi kokën, duke u munduar me dëshpërim të largojë atë
kujtim që ishte ngulur si një horror në trurin e saj. Fjalët nuk I
dilnin nga gjuha. Ato mbetën në carkun e grykës, me një kotkë akull
tmerri, që ishte hapur, thellë, gjoksit të saj…..
*******
Ndjenjat e saj për Danin e bënë që ajo të ngjitej më shumë pas tij.
Për herën e parë që pas vdekjes së Jorgos, po provonte dicka të
ankthshme dhe emocionuese.
Më të ankthshme akoma! Ana e ndjente që Dani mund të ishte njeriu që
ajo mund të mbështetej fort, mjaft fort sa për të hapur një realitet të
ri-përkundrejt cdo gjëje dhe ndjenje që ajo pat ndrydhur brenda qënjes
së saj, përkaq gjatë. Një pjesë e saj, dëshironte të besonte që ai mund
të ishte njeriu I vetëm të qëndronte pranë saj, në cdo sakrificë, sfidë
e mbijetesë. Pat qënë një luftë e brendëshme, me vetveten, ndaj
dëshirës e nevojës, për ta futur Danin në jetën e saj. Ajo po ruante
një sekret të sajin, edhe nga ata që e rrethonin, që i kishte njohur që
në fëmijëri. Që në castet e para të njohjes, kur sytë e argjëndëte të
tij u takuan me vështrimin e syve të saj, në kishë, aty ku rrëfeheshin
mëkatet dhe I luteshin zotit për shpresën e të ardhmen. Pse zemra e saj
rrihte cdo cast që ajo ishte pranë tij??!!
Pse ajo ndjehu që përkundrejt llogjikes dhe arësyes, ata I përkisnin njëri-tjetrit???
Me gjakftohtësinë e kujtimeve të së kaluarës, dhe pasigurinë e së
ardhmes që zvariteshin në brendësi të saj, ajo kishte nevojë për
ngrohtësi , mbështetje, të vriste frikën e vetmisë.
Jo vetëm për dicka, dikë……por për atë! Ajo kishte nevojë për
ngrohtësinë dhe forcën e Danit, tashmë, -ndoshta edhe vetëm për një
kohë!
******
……
……troktija u bë më e fortë dhe këmbëngulëse. Dani hungëriti I pakënaqur
lehtë, dhe me kujdes largoi fytyrën e bukur të Anës. Kur hapi derën e
dhomës para tij qëndronte dikush me një tufë trëndafilash. I morri ato,
duke iu marrë erë ia zgjati Anës. Në anë të tufës ishte ngjitur një
zarf I vogël. Ana e hapi atë.
“Jetë të lumtur, e dashur Ana ! - Me dashuri Drita dhe Jeta!” Sytë e Anës u lotuan.
-Është nga nëna dhe motra e Jorgos, - I tha ajo Danit. Ai I buzëqeshi. Me pëllëmbën e dorës I fshiu lotët .
Ata u puthën. Ana e përskuqur në fytyrë, Dani I hodhi një vështrim
të ngrohtë vajzës që ai e dashuronte . Zemra e tij e mbushur plot, me
gjithshka ai dëshironte të shprehte atë moment, gjëra që dëshironte t’I
ndanin së bashku……premtimet që ai donte t’I bënte atë cast, me shpresën
se do të kishte shansin të shëronte dicka nga kujtimet e dhimbshme, që
ishin strukur, në sekretet e ankthin e saj. Dani hodhi krahun në
shpatullat e Anës dhe e ngriti peshë. Ndërsa këmbët e saj u shkëputën
nga toka, Ana dihaste, lotonte e qeshte si një ketrushe e gëzuar. Të dy
e lanë ballkonin e sakaq u gjendën në dhomë…pranë krevatit…
-Më ul poshtë Dani!
-Oh, po po, atë po bëj, shpirt, - I tha ai duke mos ia ndarë sytë me një uri mashkullore që nuk mundej ta fshihte.
*****
Ata bënë dashuri që me stuhinë e parë, bashkuan trupat e pëvëluar,
të dy humbën në pusin e emocioneve dhe urisë së papërmbajtur për njëri
tjetrin. Dani rroku trupin e saj, përshkonte gishtat ledhatonjës nëpër
lëkurë dhe Ana u dorëzua ndaj furisë së tij mashkullore. Trupi I sa
pulsonte nga vala e kënaqësisë. Ai përkëdhelte cdo shqisë të saj. Futur
thellë në gjoksin e Danit, përqafuar nga krahët e fortë të tij, ndjehu
se e donte atë thellë në shpirt. Në muzgun e pasionit të tyre, ajo e
kuptoi se edhe ai ndjente për të, gjithashtu. Prekja e tij ishte e
dashur, drithëruese, ëmbël, e ndjeshme, ndërsa gishtat lëmonin qafën e
bukur, rrëshqisnin poshtë veshëve dhe I krihte flokët.
- Duhet të të kisha thënë më parë e jo të ta kisha rrëmbyer puthjen
asaj nate, - vazhdonte Dani t’I pëshpëritëtë në buzë dhe sytë ngulur në
të Anës.
-Nuk ka gjë. Unë kam gjithshka, tani. Jemi sëbashku. Unë
dëshiroj…..dua…..të të kem përgjithmonë. Fjalët që dolën nga ajo, jo
nga pasiguria e frika, se sa nga mungesa e gjatë e një fjale dhe
ledhatimi mashkullor. Nguli sytë e saj thellë në argjëndin e syve të
tij.
-Gjithshka që unë dua je ti!-
- Gjithshka për mua është që ti të jesh e gëzuar e lumtur. Mos kij më frikë nga vetmia!
- Unë jam më e lumtur se kurrë, dhe akoma më e sigurtë kur jam në
krahët e tu. Morri mes duarsh fytyrën e tij të bukur nga mirësia.
-Dashuria është forca më e madhërishme . Asgjë në këtë botë nuk ka fuqinë hyjnore të saj.
-Ti I beson asaj?
-Më shumë se gjithshkaje në këtë botë. Besoj në forcën e saj shpirtërore.
-E besoj dashuria bën gjithshka të mundëshme.
Dani e afroi më shumë pas vetes. E puthi. Ana provoi puthjen më të
bukur që kishte kohë që nuk e kishte marrë. U shkri e tëra brenda tij.
Emocionet lundronin në thellësinë e syve të tij,
-Përgjithmonë?
-Përgjithmonë, Dani, - pushtomë fort tani, dua të të shijoj.
-Ti je e imja Ana, je e imja përgjithmonë!
-Atëhere më trego, - I pëshpëriti ajo, Tregomë që gjithmonë do të të përkas ty!
-Duamë, Dani,- pëshpëriti Ana.
-Përgjithmonë, - iu përgjigj ai. E rrëmbeu nën vete me një ofshamë,
dëshirë e kënaqësi të papërmbajtur. U zhytën thellë në detin e pasionit
e të dashurisë…..
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Janar, 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Të papërligjurit -Tregim-nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Te fitosh lirine!-Tregim nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Fustani i bardhe - Tregim -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Kafeqejfi-Tregim-Pjesa e Pare-Nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Te fitosh lirine!-Tregim nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Fustani i bardhe - Tregim -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Kafeqejfi-Tregim-Pjesa e Pare-Nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi