Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syku Pellumb: Dedikuar …

Shko poshtë

Syku Pellumb: Dedikuar … Empty Syku Pellumb: Dedikuar …

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 1:16 am

Syku Pellumb: Dedikuar … 4301_1152993947644_1311514780_404862_7792141_n




Syku Pellumb: Dedikuar …


Dy krahë tek një jastek mbërthyer
ledhatojnë një ëndërr të plagosur,
një fat të egër e një jetë zhgënjyer
dhe zbusin një zemër të inatosur.

I brishti trup mbi jastek palosur
djeg në heshtje zjarre të mohuara,
vallëzon gjëmash, mbet i mposhtur,
bie përgjumur n’lojra t’shfrenuara.

Ëmbël përkund çdo natë ai jastek
gjumin e trazuar mes sysh mbetur,
me makthet e liga që sillen si ortek
e dëshirat rinore që jehojnë tretur.

Ajo zemër tek ai jastek mbështetur
shpreson gjithë netët për ditën e re
e jep dhe veten sidoqoftë kërleshur
për një gjysëm’ëndërr mbi këtë dhe.

Syku Pellumb: Dedikuar … 22361_1329908210390_1311514780_948958_4205394_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi