Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mauritania e njohu Kosovën

Shko poshtë

Mauritania e njohu Kosovën Empty Mauritania e njohu Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 12:01 pm







Mauritania e njohu Kosovën Moz-screenshot-9Mauritania e njohu Kosovën

“Republika
Islamike e Mauritanisë, me 12 janar 2010, ka marrë vendim që të njohë
Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në komunikatën e
ministrisë së Jashtme në Prishtinë.

Në notën e njohjes thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e
Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hap
mundësi të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe
bashkepunimit me interes të ndersjellë në të gjitha rrafshet.
Pas shumë komunikimesh intensive ndërmjet ministrive të jashtme të
Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Mauritanisë dhe
takimeve në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, Republika
Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, mori vendim që të njohë
Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Njoftimi u bë sot nëpërmjet
Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, me
një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit
e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Republikës së Kosovës. Në notën verbale të njohjes, mes të
tjerash thuhet: “Duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij,
ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skënder
Hysenit, dërguar Ministrit të Jashtëm dhe të Bashkëpunimit të
Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e
Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve
të Jashtme të Kosovës se Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur
Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë
marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh”. Republika Islamike e
Mauritanisë është vendi i 65-të që e ka njohur Republikën e Kosovës,
shtet të pavarur dhe sovran. Republika Islamike e Mauritanisë gjendet
në Afrikën Veriperëndimore dhe kufizohet me Oqeanin Atlantik, me
Senegalin, me Malin, me Algjerinë dhe me Marokun.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi