Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JU LUTEM, ME SHIHNI NE ZEMER!

Shko poshtë

JU LUTEM, ME SHIHNI NE ZEMER! Empty JU LUTEM, ME SHIHNI NE ZEMER!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 15, 2010 2:33 am




JU LUTEM, ME SHIHNI NE ZEMER! 22350_107107245970572_100000138922269_180625_8134869_n


JU LUTEM, ME SHIHNI NE ZEMER!


Përralla në vesh, morali në lesh

"Kush janë? Nga vijnë? A i njihni spektatorët? A kanë të kaluar këta njerëz?
Po...! I njoh unë, di shumë për ta dhe për të shkuarën e tyre...këta janë ata, të gjuhës së lashtë me të cilën çoku "ngatërrohej" dhe Homeri te "Iliada", te "Odiseja", ata flasin gjuhën e perëndive. Këta janë ata të heroit Skënderbe që nuk lejoi otomanët të poshtëronin Europën, atë kurvë plakë që më vonë i telendisi nga intrigat e sajuara nëpër tavolinat e rrumbullakëta të 13-s, dhe si shpërblim morën prej saj produktet e fabrikimit shtazarak që po vuajmë dhe sot. Kjo turmë njerëzish është dhuratë e zotit e tejshitur prej xhudistëve. Këta janë bijtë e të madhit Mehmet Aliu që themeloi shtetin modern Egjiptian, të mendjes së Pashko Vasës që krijoi shtetin e Libanit. Janë zemra dhe gjaku i Kollokotronit, që metaksarat-nikolasgeixhiane e mbajnë për heroin e tyre kombëtar duke i "falsifikuar pasaportën e tij shqiptare" e Marko Boçarit, gjeneralit suliot me famë. Këta janë e njëjta racë me Odise Andruçin, Miaulin, Kunduriotin, Tombasin, Gurrën, Stromarin, Notin, Konstantinin, Bubulinën, që krijuan shtetin modern grek të 1821-shit. Janë ata të Nolit e Çajupit, të Ismail Qemalit e Isa Boletint, të Faik Konicës e Vëllezërve Frashëri, janë fëmijët e Terezës, nënës-tolerancë. Këta janë vëllezërit dhe motrat e Adem Jasharit, shqiptarit- kuq e zi.
Ky është populli që shihni, që po vuan nga "lojërat" dhe intrigat që ju, politikanë të pafytyrë po bëni në kurriz të tij. Po e vrisni, po e shisni në pazaret "sllavo-greke", po merrni nëpër këmbë fatet e tij, po bëni allishverishet e radhës në banko-provat nacionaliste grekosllave.
Zëri i njeriut muskuloz i nisur nga fundi i sallës po përplasej në fytyrën e skenaristëve…Pyetjet erdhën me forcë.
Si mundeni ju o të pafytyrë të detyroni këtë popull të flasë gjuhët e "jorgove" dhe të "popoviçave"?
Si guxoni ta ktheni në katastrofë një mrekulli të tillë për pesë franga të qelbura të servirura prej "shkive"?
Si mundeni ju, o burracakë e hipokritë të nëpërkëmbni ndjenjat e një kombi të vuajtur e të lashtë?
Me ç’moral i shërbeni sëmundjes sonë 96-vjeçare, e mbjellë nga intrigantët europianë dhe e ushqyer prej mushkonjave greke e mizave cece serbe?
Si mundeni ju, o të pamoralshëm të injoroni Shqipërinë dhe bashkë me të dhe Zotin, atë Zot që di veçse shqip të flasë?
Si guxoni,o të shpëlarë?
Ju, dordolecë e karagjozë, vegël e regjisorëve mafiozë evropianë, ju që po shkulni leshtë e kokës kinse nga dëshpërimi me shpresën të dilni pa lagur nga pellgjet e mëkateve tuaja.
Ju që i shërbeni shkatërrimit të këtij shembulli pozitiv që vet Zoti e krijoi dhe emrin ia vuri Komb shqiptar, mos harroni se do të digjeni si minjtë nga zjarri i së vërtetës së madhe dhe era e fëlliqur e djegies suaj do të ngrejë në protestë- pastërtie gjithë jashtëqitjen e globit!
Ju të pashpirtë, tradhtarë me surrat të shpifur prej Hamzai dhe shpirt të ndotur prej Esat Pashe, nuk do të mundeni kurrë të shkulni rrënjët e popullit tim. Ato janë të futura thellë në zemër të kësaj toke. Doni a s’doni, ju o këlysh të buçes putanë, kjo është dita jonë, ky është shekulli i artë i "Shqiptarisë"...!
Ju erdhi fundi! Ju do të shpërndaheni si kafshët në xhungël, të tmerruar nga ardhja e luanit mbret!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi