Syle Mujaj: LETËR KULLËS SE OBRISË NGA KULLA E RUGOVËS
Faqja 1 e 1
Syle Mujaj: LETËR KULLËS SE OBRISË NGA KULLA E RUGOVËS
Syle Mujaj: LETËR KULLËS SE OBRISË NGA KULLA E RUGOVËS
Mikut Fadil Demakut
*****Gjenerata e studenteve te periudhës 1981 1990 janë plagët e renda te Kohës se Rankoviqit e Kompani pra është gjenerata e te ish përsekutuarve pra PRINDËRVE TANË , pra kush ishte ne burgjet Jugosllave ishin kjo gjenerate e lindur ne ketë tmerr te Serbisë qe e zhvilloj ne Kosovën tone gjenerata e vitit 1981-ës ,mik janë ajo gjenerate e vitit 1955-1960, kush janë këta mijëra vete Miku im: janë vetë plagët e popullit qe duan shërim e nuk duan mëshirë te askujt, kjo gjenerate ****NUK DONË PUSHTET POR JEP PUSHTET****
Adem Demaqi sot është ende i gjallë, qe paska gabuar apo tek është si mbas teje i “futur ne ujërat e turbullta”, duke te falënderuar ne fjalën tënde qe vete e the; "ju nuk paskit nevoje me per mua. Ju paskit plote intelektuale edhe me te mire se une. Ja Rugova..."
Ne simbolin e Mendeles e çmojmë se nuk është i yni, /sepse ne jemi ne shpirte ende rob, qe dimë ta çmojmë te huajin dhe e vlerësojmë deri ne një servilizëm te robit/.
Nuk është faji as i imi as i yti është ne gjenin tone...!!!?
Ne nga vete shpirtëroberia - xhelozia e mosbesimi brenda vetes tone nuk i çmojmë vlerat tona si shembullin e Adem DEMAQIT, qe edhe i vdekur; E ne ta kishim vetëm nga një asht te tij do te ecnim krenar ne rrugën e një populli sot te çliruar qe done atë me te thjeshtën bashkimin fizik te tij si çdo Kombe me vlere qe e dine çka kërkoi dhe ku po shkon...dhe si duhet ta interpretoj drejte te miqtë tanë te sodit te shumët fatbardhësisht, qe deri dje ishin miqtë e Serbisë...
Fadil miku këtu është problemi kinse i disa “grushtalecave” qe i paske pare ne ecejaket e tua, e kinse dikush është bashkëkohor apo servil me tepër e dikush është primitiv e folklorik...
Te ndalemi pak or mik sot kur kaluam nga ai ortek i një gjenocidi te pa pare ne popullin tone, te ndalemi pake sot kur askush nuk po na ndjek me nuk kemi zhurma te tankeve serbe, nuk kemi kolona te grave e fëmijëve neper tenda e traktor te ndryshëm, te ndalemi pake se nuk kemi çka te humbasim e kemi humbur vetëm ROBËRIN PUSHTUESE, te ndalemi pak ti kërkojmë nëse duam vlerat, pse po ngutesh or vëlla, sot kur prekem edhe ne pragun e drejtësisë e nesër po krijohet edhe ligji,
Mos u ngut or vëlla, e grushtin e djeshmit te REVOLTËS ta cilësosh si ideologjike apo jo demokratike, kur dihet se te çdo popull Armiku donë grusht e Plumb, edhe ketë ja dhamë armikut.
Te ndalemi sot te Fjala DREJTËSI PARA ZOTIT E PARA POPULLIT, a po e sheh se po funksionon; kemi raste kur një kriminel i vogël i quajtur Bllaca, qe si djalosh i paditur “u gëzonte kur vriste spiunë”, kur e kuptoj se filloj me vra ne popull edhe krimineli u ndal, u hutua, nuk u hutua vetëm ai kriminel Bllaca u hutova edhe unë edhe Ti,
Ndalu or vëlla, se Drenica apo Kosova legjendare do ti bllokon te pa disiplinuarit qe vrasin e vjedhin.
Vërtet u bë pak tepër nëpër këta emra te përfolur qe pa dyshim te gjithë veç janë krye ulur ne gjygjin e zotit gjygjin e popullit por me ngutje nuk ka drejtësi e kur dihet se ky lloj aparati qe është i quajtur “KANDAR” edhe nga vetë pushtuesi ne propagandën e tij na ishte si lloj HARAMI !!?
Dorën ne zemër, e kandarin ne dorë /drejtësi e ligj/ nuk është haram por është hair i popullit Sovran te Kosovës.
Një apo dy te burgosur politik te Kosove nuk mund te cilësohen si te mire apo te keqinjë
Te Burgosurit politik te Kosove e benë edhe një hap /gjigant/ apo te madh për te dal nga robëria shekullore 500 vjet ndër Turk e 100 vjet nder shka. Dhe vërtet miku im dolëm dhe sot nuk kemi me pushtues.
Njoftoj se te burgosurit politik nuk vrasin as spiun as atdhetare e nuk prekin ne popull se janë vete populli me plagë e hallet e tij, te burgosurit i shërojnë plagët e Kosovës or vëlla e nuk lëndojnë.
Kur te dëgjohet zëri i te burgosurit politik te Kosove, atëherë kur e sheh vete atë kalim caku apo kur ka padrejtësi te mëdha ne popull.
Deri me sot mik pak ke dëgjuar e pakë paske njohur te burgosur qe dinë edhe te lëshojnë OSHETIMË se nuk po shkojnë punët mirë... vetëm ne drejtësi këtu është i ngritur apo i dëgjuar ky zë ...
Ish i burgosuri sot po kërkon te drejtat e veta, njëjte si valët e zërit te popullit LIRIA është tash duhet DREJTËSIA, apo jam i shurdhet vetëm ketë zë unë po e ndiej, po e preki po e kuptoj dhe pa dyshim edhe e përkrahi.
Nëse edhe zëri yt e ka këtë qellim atëherë çdo gjë është ne rregull nga Kulla e Rugovës ne Kullën e Obrise.
Populli u kthye nga ai fare gjenocidi te tmerrshme ne krye nuk pati as një lider politik, mendoj se ...populli është SOVRANI i Kosovës, Populli duhet ta pranoj apo jo e jo... te pritet nga lloj-lloj matrapazi apo njeriu qe nuk e përfill se pari popullin, pra jemi te elementi Drejtësi qe ne as një mënyrë as te rastit me te thjeshte te një hajni ordiner nuk po e shohim ne gjygjesinë e Kosovës, pra edhe unë e ti Fadil jemi si anëtare te këtij populli / sot rastësisht apo me qellim ne mërgatën shqiptare/, te ja vejmë gishtin kokës se kush vërtet po na përfaqëson, apo vërtet a po na përfaqëson dikush apo jo...!!!?
Sulmi i kurdisur vetëm mbi ish te burgosurit është i pa drejte se te ish burgosurit janë plagët e Kosovës,kjo se pari duhet te reflektohet racionaliste ne popullin e Kosovës.
Kam shkruar dhe mund te furnizoj me materiale te sinqerta atdhetare pa implikime Ideologjike sa te duash nëse vërtet nuk ke hile por je djalë i mbarë i Drenicës legjendare...!!!?
Ndalem vetëm ne strukturat e vetë te burgosurve politik te Kosovës qe mund te dëshmoj deri diku qe vetë ne 10 vitet e mija i kam njohur shumë mirë, dhe padyshim me ka interesuar vetë gjeneza e tyre familjare, dhe shih me ka dal diçka interesante se pari për ty por dhe për popullin tim qe ishte i robëruar rende nga një pushtues shume i egër i quajtur jugo-Serbi apo ajo qe quhej koongleomerat Jugosllavi. Këtu është edhe theksi im qe unë po e kërkoj nga lexuesit apo individët e sinqertë te populli im, duke qenë i lumtur qe te tjerët nuk ishin ne gjendjen ton te një dekade /10 viteve nëpër zandanët e tmerrit sllav/.
Gjithkush nise nga vetja apo regjioni i vetë, ne nga grupi i Rugovës ne krye me Ali Lajqin, Riza Demaj e Ibrahim Nikqin /sot martir i Kombit/ dhe unë Syle Mujaj... e te dal ne anën tjetër te Kosovës ne Karadak me Emin Krasniqin, Musli Kosumin, Bajram Kosumin... te kalojmë ne anën tjetër te Familja gjakovare Kusari, Rogova, Nura, ....Kadri Kryeziu, Gani Krasniqi... e te kalojmë edhe ne anën tjetër te Kosovës; Meh Uka /martir i kombit/, Raif Qela, Smail Smakiqi.... te hyjmë pake brenda ne Drenicën e Azem Bejtes e Shaban Polluzhes, Fazli Graiqevci, Gani Syla e Jakup Krasniqi, Shaban Shala, Ramadan Gashi, Gani Koci, Murat Musliu...apo Dukagjini i famshëm me Familjen Gërvalla, Ismail Haradinaj...apo nga Kryeqendra jone e quajtur Prishtinë e rrethine, Agron Rrahmani e Bahri Fazliu /dëshmor/, Ilir Konushevci /dëshmor/, Sejdi Veseli,...Zona tjeter Hydajet Hyseni me grup dhe familjen e madhe Xhemaili, Familjen Kastrati Isa e shumë te tjerë familjen Dërmaku...Zona e djemve te Llapit: Ali Ajeti e Zahir Pajaziti /martir/, Gani Hoxha...duke ju kërkuar falje mijëra te tjerëve te mbarë regjioneve te asaj Kosove.
Miku kjo mund te them se është aspekti rielefor i Kosovës tone, po ti njohsh me afër këta njerëz e jo prej distance, qe nuk patëm rastin kurrë, apo nuk deshët kurrë apo ketë periudhe e mbajtën mshelur apo përdhunisht mshelur nga çdo qeveri apo parti e madhe apo e vogël, kinse ngutje ne procese, dhe padyshim unë shoh shumë dinamizëm qe për 29 vite nga ai tmerr pushtues sot kemi aparati e quajtur Kosovë Sovrane te njohur mbi 65 shtete, edhe një hap drejtë zgjedhjes se ish problemit ne Ballkan, apo bashkimin edhe fizik te tyre, ashtu si i ndanë këta miqtë tanë te sodit.
Fadil miku unë te këta njerëz nuk e gjeje “grushtin e proletareve” te djeshmit qe ju mbeti kinse si veç enverist, bile me te thëne te drejtën, dhe nuk e kam parë apo nuk me ka interesuar “ky grusht i ndonjërit edhe nëse e ka quar” atëherë ne kohën kur simpatia për Jugosllavinë nuk ishte e vogël ne popullin tim për arsye e motive te ndryshme
Çdo herë shoh e ndiej vetëm revoltën e tyre kundër pushtuesit shekullor, dhe sa interesant nëpër burgje ne nuk kemi biseduar për Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë Slloveninë,...e rrallë herë për Enverat e Titat, apo nuk kishim kohe apo ishte me e rëndësishme qe kjo energji e Kosovës duhet te trasohet e te përpunohet me ketë energjinë e vetë e te baballarëve te vete qe te çlirohemi nga Jugosllavia, ky ishte dhe mbeti qëllimi ynë jetik qe po vazhdon edhe sot ne forma qe mendojmë se e fitua e nxuarrem e morëm Kosovën nga pushtuesi.
Tash mund te debatojmë te lirë edhe ne mënyrë demokratike, nëse aty këtu mund te jetë edhe ndonjë reflektim i majtë apo te djathtë.
Duke menduar me te drejtë qe mund te shkon deri te një social - demokrate e jo me tutje, sepse metoda “marksiste-leniniste“ mbeti vetëm një ide e fituar ne demagogji e dështuar ne realitet.
Për ketë metode sa është reale mund ta tregoj or mik i “OBRISE SE MEQUR”, edhe një mesele nga poezitë e Majakovskit te implikuar deri ne hundë nga kjo propagande qe thoshte; “sot te punëtori rus për mes një rubineti vijnë dy ujëra ndaq te ftoftë e ndaq te nxehtë”, e kur krejt bota sot po e sheh dhe po e ndien se mbeti vetëm uji i ftoftë akull.
Nuk i kisha dhëne te drejte vetës as popullit tim te hyj ne këto vlerësime duke e ditur gjendjen qe na e krijoj ajo farë Jugosllavie; ishim te thuash ne një gjendje te stërkequr te një qytetari ne gjendje te një varfërie te “kënaqshme” por te pa ndryshuar “e te mjerë”, deri te një shtëpi, dy tri berre apo dhi dhe pa një perspektivë atdhetare e as qytetare.
Ti çmojmë vlerat e popullit tonë se nëse nuk njihen te burgosurit politik apo keni dëgjuar qe ende edhe sot ne mënyre zyrtare janë me “PRANGA NE DUAR”, e qe gjendja e tyre shëndetësore fizike e psikike është edhe me e rëndë se sa e invalidëve te luftës qe padyshim është edhe kjo plagë ne nderin tonë, për veç 24-15 veta qe janë ish te burgosur nëpër ndonjë institucion tonin te tjerët janë te shpërndarë me mungesën edhe te një kothere buke, e nuk janë pakë por janë me 10.000 vetë.
Te burgosurit politik KURRË NUK MARRIN PUSHTET POR JAPIN PUSHTET si ishte rasti i “Qarkorja e se Rugovës”ne vitin 1990, kur mbas Verrave te Llukës u nis një letër e ketë letër te shumëzuar, ne shumë kopje përmes Adem Mikullovcit /te me kuptosh drejtë nuk është humor/, kaloj ne Fron Ibrahim Rugova, qe për mua mbeti një shpirtëror i madh i popullit tim.
Me përshëndetje te sinqertë nga Sylë Mujaj Lugano Zvicër
Kulla e Rugoves
Letra e derguar me shprese qe lexohet ne pranvere
Kulla e Obrise
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Syle Mujaj
» Syle Mujaj: TE BURGOSURIT DUHET TA THONE TE VERTETEN E KOSOVES 1981-2010
» Syle Mujaj: ATY BUROJNË
» Syle Mujaj: ARDHMERIA JONE
» Sylë Mujaj:Përshëndetje dhe ftesë!
» Syle Mujaj: TE BURGOSURIT DUHET TA THONE TE VERTETEN E KOSOVES 1981-2010
» Syle Mujaj: ATY BUROJNË
» Syle Mujaj: ARDHMERIA JONE
» Sylë Mujaj:Përshëndetje dhe ftesë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi