Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998) Empty Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 15, 2010 6:31 pm

Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)


Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998) U1_MexhidYvejsiMulla Selim Selimi (1978-1998)


Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Emri i Selim Selimit, myezinit të
xhamisë, dëshmorit të lirisë, vërtetë me shekuj do t’i takojë
historisë, sepse në moshën 20 vjeçare e dha edhe jetën për çështjën
shqiptare…


Mulla Selim Selimi, djali i Shaip Selimit, lindi me 7 Korrik 1978 në katundin Belincë, në rrethin e Shtimes.
Mësimet fillestare i kreu në Shtime, kurse mësimet e mesme i vazhdojë në Prishtinë, në Medresenë “Alauddin”
Në Medresenë “Alauddin” nuk ishte nxënës i rregullt, por me korrespodencë. Meqë ishte djalë i zgjuar, me vullnet e dëshirë për të lexuar, mësuar, të gjitha provimet i jepte në afatin e caktuar.
Kështu, me dëshirë të zjarrtë, me shumë vullnet e kreu vitin e parë, vitin e dytë dhe vitin e tretë.
Pasi e kreu vitin e tretë të
Medresesë, ende pa i mbushur njëzetë vjet, meqë e kishte zërin e bukur,
përgatitje të mjaftueshme, sjellje të shkëlqyeshme këtë djalë Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998) U1_MullaSelimSelimitë ri e pranuen myezin në xhami.
Në Xhaminë e Shtimes, ku shërbeu
si myezin, kur besimtarët e nderonin, e çmonin e përgëzonin Mulla
Selimin për shërbimin e rregullt në xhami, por ai nuk e ndjente të
njëjtën kënaqësi!
Përse? Diçka i mungonte, diçka
e shqetësonte…! Se çka i mungonte, se çka e shqetësonte nuk shkojë
gjatë dhe u kuptue, kur dëgjuan se Mulla Selimi në rradhët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës u rreshtue…
Mulla Selim u rreshtue në radhët
e UÇK-së në pranverën e vitit 1998, në Krojmir të Drenicës, ku u pritë
nga ushtarët e eprorët me dashamirësi, ku edhe ky priti shumë të rinjë
të tjerë të gatshëm m’u flijue për liri…
Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer
nga Shqipnija, ku kishin shkuar për t’u furnizuar me armatim, së
bashku me 149 ushtarë të UÇK-së, prej të cilëve u vranë 36 ushtarë , në
mesin e tyre ishte edhe myezini, Mulla Selim Selimi…
Për dëshmorin, për luftëtarin,
për trimin Mulla Selim Selimin, motra e tij ia ka kushtue një poezi,
ku ndër të tjera, shkruen:


Shiko këtu në Belincë
Vrojto mirë me sy
Bën sikur të flet
Dikush gjendet aty.


Gjendet varri i trim Selimit
Dëshmorit të lirisë
Që me vite e shekuj
Do t’i takojë historisë


O im vlla, Selim
Lule pranverore
Varri të shkëlqen
Si kandil prore.


Emri i Selim Selimit, myezinit të
xhamisë, dëshmorit të lirisë, vërtetë me shekuj do t’i takojë
historisë, sepse në moshën 20 vjeçare e dha edhe jetën për çështjën
shqiptare…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi