Naile Zhupani: Monarkia e Shqiptareve!
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Monarkia e Shqiptareve!
Naile Zhupani: Monarkia e Shqiptareve!
Shpeshherë thuhet se për Monarkinë nuk ka më çfarë të thuhet, se
historianët e kanë “zbardhur” rolin e saj në historinë tonë të afërt
dhe ne sot do të bënim mirë t’i lëmë të shkruarat siç janë.
Atëherë: Pse të flitet mbi Monarkinë? Monarkia asht një moment kyç
në historinë tonë kombëtare. Për arsyet që tashmë i njohim, roli i saj
jo vetëm nuk asht “zbardhur”, por asht nxirë. Revolucioni komunist nuk
mund t’i njihte merita asaj që e quante “bota e vjetër”, përndryshe do
t’i duhej të pranonte disa vlera të saj themelore, siç qenë liria,
prona, tregu. Trashëgimia shqiptare shënon dy thyerje të mëdha në
histori: epokën otomane, që theu trashëgiminë humaniste të Skënderbeut
dhe Barletit, dhe epokën komuniste, që theu trashëgiminë liberale të
Mbretit Zog dhe Konicës. Të dy thyerjet patën si pasojë izolimin e
Shqipërisë nga orientimi perëndimor, mohimin thuajse total të
trashëgimisë politike e kulturore, si dhe modelimin identitar të
popullsisë përmes imponimit të surrogatove historike të tipit ‘njeriu
otoman’ në një anë dhe ‘njeriu i ri’ në anë tjetër.
U tha dhe u shkrua se epoka e qeverisjes së Mbretit Zog paska qenë
epoka më e zezë, më çnjerëzore e bile e më komikja e historisë
kombëtare. U teatralizuan xhandari, prefekti dhe e gjithë epoka, me
qëllimin e vetëm për të krijuar në popull një imazh degradues të
Mbretërisë dhe të Mbretit. Kjo vënie në skenë e Historisë sipas
ambicjeve të regjisorit ishte diçka që pritej: për të ndërtuar
diktaturën, komunizmit i duhej që të karikaturonte historinë.
Përgjegjësia e historianëve qëndron pikërisht në faktin se këta e
luajtën me kënaqësi dhe deri në fund rolin që u caktoi regjisori në
këtë mise-en-scène të turpshme. Detyra e shkencës historike sot
konsiston në çmontimin e mizanskenave të parafabrikuara, përmes
dokumentimit historik dhe faktologjisë.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo detyrë asht krejtësisht e
realizueshme, aq sa ç’jemi të vetëdijshëm për vështirësitë. Në të
kuptuarit e historisë, një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare vazhdon
të mbetet peng i interpretimeve teatrore, ku roli i personazheve asht
përcaktuar sipas optikës socrealiste bardhezi me heronj “pozitivë” dhe
“negativë”, një skemë që për fat të keq i përshtatet fare mirë
mentalitetit thjeshtëzues popullor, në të cilin, me të zënë vend, ajo
ngelet e ngulitur për një kohë bukur të gjatë.
Paragjykimi ndaj epokës së Monarkisë asht ngritur, pra, mbi një
keqkuptim monumental, të përforcuar dhe të stabilizuar emocionalisht në
popull edhe nga fjala patetike e poetëve zyrtarë. Mjafton t’u
përgjigjemi ndershmërisht tri pyetjeve për të krijuar një ide
fillestare mbi rolin e Monarkisë dhe të Mbretit Zog I në historinë
shqiptare:
1.Nga erdhi Shqipëria, përpara se Monarkia të merrte në dorë punët e shtetit shqiptar?
Trashëgimia otomane disashekullore la gjurmë të thella deri në
identitetin e shqiptarve; kujtojmë formulën e Fishtës / Konicës:
“Tashtii që u bë Shqipëria, duhen bë shqiptarët”.
Luftërat Ballkanike, më të egra se Lufta Botërore që pasoi,
përgjakën vendin dhe shpirtin e shqiptarëve, duke krijuar një komb të
përgjysmuar.
Vendi ishte pa infrastrukturë rrugore, ekonomike, tregtare;
s’kishte rrjet arsimor, kulturor, shkencor, spitalor e shërbimesh
sociale; asnjë potencial administrativ, industrial, ushtarak; sistem
ligjor jashtëfunksional; sistem politik empirik dhe i pastabilizuar;
sistem doganor e taksativ pothuaj inekzistent; sistem pronësie i tipit
feudal.
Në planin e mrendshëm: skamje, emigracion masiv, pasiguri,
papunësi; në planin e jashtëm: izolim nga bota, aleanca inekzistente
ose krejtësisht të kompromentuara.
2) Si e la Monarkia Shqipërinë në fund të dhjetëvjeçarit të
qeverisjes së saj, përpara se Lufta tjetër Botërore ta nxirrte jashtë
skenës politike?
Një orientim euro-perëndimor, i mbështetur në aleancat me Italinë dhe me Austrinë, dy ndër Fuqitë e Mëdha botërore.
Një periudhë paqeje dhe stabiliteti për gjithë vendin, pa ushtruar dhunë politike apo institucionale mbi popullsinë.
Punime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, hedhje e bazave të
ekonomisë së tregut, tregti e lirë dhe në përmasa serioze me fqinjët,
me prioritet aleancat ekonomiko-tregtare me Italinë ; rrjet arsimor i
nivelit të mesëm në gjithë qytetet, financim shtetëror për bursistët
nëpër universite të njohura europiane, promovim i figurave të shkencës
nëpërmjet inkurajimit të medias së lirë, të shoqatave dhe revistave
kulturore-shkencore ; krijim i një rrjeti funksional spitalor dhe të
shërbimeve sociale ; ngritje dhe konsolidim i administratës shtetërore,
i bazave të industrisë së lehtë dhe të rëndë, krijim i një ushtrie
profesionale nën mbikëqyrjen e ekspertëve nga Italia, Austria, Turqia;
konsolidim i ligjit, i kuadrit politik, i sistemit të doganave dhe
taksave; arritje serioze drejt një sistemi pronësie të garantuar dhe
modern.
Rritje e mirëqenies, kryesisht për qytetet, rënie e ndjeshme e
emigracionit, mundësi punësimi dhe vlerësim korrekt për nëpunësit
shtetërorë; dalje nga izolimi, por mbetje e vendit në nivelin e
aleancave të kompromentuara, kryesisht për shkaqe të jashtme të
gjeopolitikave ndërkombëtare në prag të Luftës II Botërore.
Të gjitha këto në një dhjetëvjeçar të vetëm dhe në kushtet e krizës ekonomike botërore.
3) Cila qe gjendja e mrendshme e vendit, nën Monarkinë:
Liri e besimit, liri e fjalës, liri e shtypit, liri e lëvizjes.
Garanci e pronës dhe e të drejtave themelore.
Respektim i komuniteteve fetare dhe i personaliteteve të kombit,
edhe në rastin kur mëritë personale mund t’i kishin imponuar Mbretit
qëndrim të kundërt, si psh. në raportet e tij me Konicën dhe me Fishtën
; nëse më përpara kishte pasur larje hesapesh me rivalët politikë, në
vitet e Monarkisë situata politike paraqitet e stabilizuar.
Lulëzim i vërtetë dhe i qëndrueshëm i kulturës, artit e sidomos
letërsisë, aq sa periudha e monarkisë mund të cilësohet si periudha
mbretërore ose periudha e artë e letrave shqipe.
Detyra e shkencës së sotme historike nuk asht kurrsesi që të
vazhdojë t’i përmbahet skemës bardhezi, duke e pranuar atë siç qe ose
duke ndërruar vetëm vendin e personazheve: më tepër sesa amatorizëm, ky
do të ishte krim intelektual e njëkohësisht krim social, në vazhdën e
paraardhësve. Sot, detyra e historianëve asht që të evidentojnë me
skrupulozitet përmbajtjen e qenësishme të epokave dhe të periudhave të
historisë kombëtare, si dhe rolin e personaliteteve e të forcave
politike në lojën komplekse të faktorëve historikë të ndërlidhur.
Angazhimi i QSA në këtë drejtim asht i qartë: ne synojmë t’u kthejmë
shqiptarëve pronën e tyne të përbashkët, historinë kombëtare, në të
cilën të gjitha forcat politike e të gjithë personalitetet janë aktorë
me të drejta të barabarta përfaqësimi, sipas kontributit e sipas
meritës realizuese.
Po na vjen kohë edhe ka ardh kohë për ri-kthimin e Monarkisë në Shqipni...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi