Kadare: Ja diplomati që më "hoqi" çmimin Nobel
Faqja 1 e 1

Nga Ismail Xhaferi
GJIROKASTER - Eshtë kthyer pas 8 vitesh në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër. Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare ka thyer heshtjen e gjatë, duke folur për herë të parë mbi prapaskenat që lidhen me nominimin e tij për çmimin Nobel. Në takimin e organizuar në ambientet e Hotel "Çajupi", shkrimtari u shpreh, se një ish-diplomat shqiptar ka qenë ai që pengoi vlerësimin e tij me këtë çmim. Kadare pohoi një të pathënë deri dje, duke pohuar se një ambasador shqiptar në Suedi u bë shkak që ai të mos vlerësohej me çmimin e madh, por pa deklaruar publikisht emrin e diplomatit. Enigma e lënë nga Kadare, në sallën ku u organizua takimi mbi emrin e ambasadorit që guxoi kontestimin e dhënies së çmimit Nobel, u "zbulua" nga vetë miqtë që shoqëronin shkrimtarin e madh. Bëhet fjalë për Bardhyl Kokalarin nga Gjirokastra, i cili ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1992-1995. Mësohet se Kokalari i kërkoi zyrtarisht Komitetit të çmimit Nobel, që të mos vlerësohej me këtë çmim bashkëqytetari e bashkëkombësi i tij, Ismail Kadare. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, shkrimtari ka folur për shumë çështje që e kanë vënë atë në qendër të polemikave dhe debateve këto vitet e fundit. Po japim më poshtë të plota përgjigjet e Ismail Kadaresë për pyetjet që lidhen me prapaskenat e çmimit Nobel, përplasjen e tij me Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarëve, raportin që ka pasur shkrimtari dhe vepra e tij me diktatorin Enver Hoxha etj. [justify]
Z.Kadare, ju jeni nominuar thuajse për çdo vit për çmimin Nobel. Megjithatë ende nuk jeni vlerësuar me këtë çmim. Sipas jush, përse?
Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim. Ky ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë shtypi u mor gjatë me këtë çështje. E ç'është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra.
Një polemikë e gjatë dhe e ashpër ishte ajo mes jush dhe Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarëve. A keni diçka të re për të shtuar mbi këtë debat?
Debatet me Rexhep Qosen mbi identitetin europian të shqiptarëve, janë të njohura nga shtypi dhe nuk kam asgjë të re për të shtuar. Kam shprehur mendimin tim se jemi popull europian dhe duhet të jemi pjesë e familjes europiane. Qose mendon se jemi gjysmë përgjysmë. Nëse turpi nuk do na mbetet për çmitizimin e figurës së Gjergj Kastriotit, do na mbetet për këtë çështje. Të ngresh tezën se një popull e ndryshon identitetin e tij pas një pushtimi, është një gjë e turpshme.
Kjo dukuri është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Kjo është një histori e vjetër në shëmtinë e saj. Ka pasur teza për këtë çështje. Teza e parë është krijuar nga fqinjët tanë rreth 200-300 vjet më parë. Para tyre, këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta, Gjergj Kastrioti është një renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur përpjekje dhe nga pjesa renegate e popullit shqiptar që janë bashkuar me këtë tezë, se janë të dërrmuar nga kjo pjesë. Të jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë. Vendi ynë do të ishte i pari në Europë që do t'i vinte një njollë të madhe dhe të shëmtuar historisë, që nuk do të hiqej në shekuj. Njerëz perversë me shpirt pseudointelektuali, janë bashkuar në këtë fushatë kundër Gjergj Kastriotit, i cili është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Europën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë, do të jemi kombi më pa dinjitet në Europë.
A jeni dakord për atë që po quhet shpesh rivlerësimi i figurës së Enver Hoxhës?
Jam kategorik ndaj kësaj çështjeje. Europa ka kërkuar ashtu sikurse edhe vendeve të tjera të Lindjes, dënimin e periudhës komuniste. Unë mendoj se ky është një proces qytetërimi për kombin shqiptar. Nuk jam aspak dakord me idenë e rivlerësimit të diktatorit komunist.
Kadare |

Si i vlerësoni tezat historike të hedhura përgjatë këtyre viteve, një pjesë e të cilave e çmitizojnë figurën e Heroit tonë Kombëtar?

G. Shqiptare, 17/11/08
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadare propozohet për Çmimin Nobel
» Presidenti Topi propozon zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2009
» Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel!
» Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe
» Barack Obama

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi