Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika

Shko poshtë

INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika Empty INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2010 10:38 pm

INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika

Ndërtesat arkivore kanë një rregjim tjetër nga ai i ndërtesave të institucionve të tjera

Albert Zholi

INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika U1_AlbertZholi1
-Zonja Nevila, ju keni disa kohë që drejtoni një nga institucionet më të
rëndësishme shtetërore të shtetit shqiptar, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, kur ju emëruan në këtë post si u ndjetë?
Kisha shkelur derën e këtij institucioni sapo mbarova fakultetin dhe mbas gadi 30 vjet
punë i kisha kaluar të gjitha proceset e punës arkivore nga më i thjeshti e
deri tek shefe sektori apo edhe e Arkivit Qëndror. Gjithsesi emërimi në
detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Arkivave shqiptare ka qenë një befasi e paksa hutim
në çastet e para. Isha e para grua dhe për më tepër arkivisti i parë që ulej në
detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm. Historikisht në këtë post ishin emëruar
gjithnjë burra dhe që vinin ose nga administrata e lartë shtetërore ose nga
institucione të Akademisë së Shkencave. Më pas e në vazhdim më duhet të
pranoj me shumë kënaqësi se jam ndjerë mjaft e vlerësuar si nga eprorët
ashtu edhe nga kolegët, vartësit apo edhe thjesht të njohurit.

-Keni vite të tëra që punoni në këtë Institucion kaq të rëndësishëm, e kishit
menduar ndonjëherë që do të arrinit ta drejtonit atë?
Të them të drejtën jo. Kur kam hyrë këtu isha vetëm 22 vjeç, më e reja e
Arkivit. Të gjithë më dukeshin shumë të mëdhej në moshë e me shumë përvojë
aq sa më vinte zor edhe t'ju flisja. Mbaj mend se shefes time të parë, të
ndjerës Eleni Duka Theodhosi më vinte rëndë ti thoja shoqja Leni, zonja Leni
apo edhe ti drejtohesha me emër, kështuqë prisja rastin kur më shihte në sy
për ti folur. Vitet kaluan pa u kuptuar, pasi puna në Arkivin Qendror është
e tillë që përditë ke mundësi të mësosh diçka të re, dhe të them të drejtën
që të arrija në drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm nuk më
kishte shkuar mendja. Gjithsesi kam qenë dhe mbetem e mendimit se
puna në Arkivin Qendror është fat, të cilin duhet të dish ta shfrytëzosh.
Unë nuk u mjaftova thjesht duke bërë mirë punën time si arkiviste. Ndër vite jam
angazhuar pothuaj në të gjitha veprimtaritë shkencore të zhvilluara nga
institucioni ynë, por edhe më gjërë. Në vitin 2004 mora titullin Prof. As.
Dr. në Histori.

-Ju thuajse jeni bërë si e shtëpisë në arkiv. Mos vallë kjo bën që të mos e
keni në shkallën e duhur kërkesën e llogarisë ndaj vartësve?
Absolutisht Jo.Përkundrazi nga që të gjitha e dinë mirë se unë njoh çdo
qelizë të këtij institucioni "dridhen" përpara se unë të hap gojën. Por ajo
që gjithashtu ma lehtëson punën ose më mirë marrëdhëniet e mija me vartësit,
të cilët unë i konsideroj kolegë në radhë të parë, është se unë njoh
karakteret, aftësitë, e problemet e tyre familjare. E gjitha kjo më bën mua,
por mendoj edhe të gjitha ata që janë rrotull meje të ndjehemi si një
familje e madhe, ku natyrisht nuk mungon kurrë kërkesa e duhur e llogarisë
në të mirë të punës.

-Cilat janë sfidat me të cilat përballet sot arkivi i shtetit?
Janë disa, por më kryesorja është njohja e brezave të rinj, por edhe
publikut me të panjohurat apo shtrembërimet e historisë tonë. Gjithashtu edhe shërbimi që ne ju bëjmë jo vetëm studjuesve shqiptarë e të huaj, por edhe institucioneve shtetërore e qytetarëve nga i gjithë vendi. Më pas është
pasurimi i Arkivit me dokumente të reja nga arkivat e huaja, por edhe nga
familje e individë brenda vendit; botimet dokumentare; numerizimi i mjeteve
të kërkimit arkivor për të lehtësuar punën e vetë arkivistëve, por edhe të
frekuentuesve të tij.

-Cilat janë materialet më të rralla që ka Arkivi Qendror Shtetëror dhe qe bota
akademike i quan si thesare në arkivin e Shtetit shqiptar?
Gjithë pasuria dokumentare që ruhet pranë Arkivit Qendror Shtetëror është
një thesar i paçmuar. Ne arkivistët jemi si nënat që nuk bëjnë dot dallim për
fëmijët e tyre.

-A është arkivi ynë në mënyrën e organizimit, kushteve, përgatitjes së
punonjësve në nivelet e Arkivave të vendeve perëndimore?
Nuk ka asgjë për tu ndjerë keq ose më poshtë se arkivat e huaja. Arkivat e
puna arkivore në Republikën e Shqipërisë janë të bazuara në Ligjin "Për
Arkivat". Kualifikimi i arkivistëve është i vazhdueshëm si brenda ashtu
edhe jashtë vendit. Ndërsa përsa u takon kushteve të punës në këto tre
vjetët e fundit mendoj se ja kemi dalë mbanë në krijimin e kushteve
jashtëzakonisht të mira për punë.

-A është e vështirë për një femër të drejtojë një institucion të tillë, që
kërkon forcë, mbështetje, investigim, përballje, punë pa orar dhe si mundeni
ti përballoni këto strese?
Edhe aq e lehtë nuk është, por unë ja kam gjetur çelsin. Komunikim sa më
njerëzor e qytetar me kolegët e vartësit dhe ata që trokasin në derën e këtij institucioni, por edhe kërkesë llogarie për
punën dhe jo për fjalë korridoresh. Në të njëjtën kohë marrëdhënie
institucionale jashtëzakonisht korrekte me institucionet e tjera e sidomos
me ato të vartësisë. Ndërsa përsa i takon punës jashtë orarit mendoj se në
se shfrytëzon mirë orarin zyrtar shumë rrallë mund të kesh nevojë për të punuar mbas 8 orëshit. Shtoj këtu se ndërtesat arkivore kanë një rregjim tjetër nga ai i ndërtesave të institucionve të tjera. Ato hapen shumë rrallë mbas mbarimit të orarit zyrtar dhe vetëm me leje të titullarit, pasi hapja e mbyllja e dyerve ka një procedurë gadi si ajo e bankave.

-Cfarë lexoni në kohën e lirë?
Nga të gjitha llojet, por gjithsesi pas kaq vitesh pune në arkiv pothuajse nuk arrij të lexoj dot letërsi artistike se atë pak kohë që kam ia kushtoj librave që kanë të bëjnë me profesionin tim si historiane dhe arkiviste.
-Për ju si intelektuale kush ka më shumë rëndësi libri, apo gazetat?
Natyrisht libri, por edhe gazetat nuk është se nuk i lexoj.

. Cilët janë elementët që kanë ndikuar në
suksesin tuaj?
Prindërit e mi e rrethi im familjar, si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës time. Duke qenë se të parët e mij kanë qenë të shkolluar dhe kanë patur funksione të ndryshme në hierarkinë shtetërore të vendit (legjislativ dhe ekzekutiv), me sa duket kanë transmetuar tek unë ndjenjën e të qenit një nëpunëse e përkushtuar.
-Si është një ditë e zakonshme e Nevilës?
Shtëpi, punë, shtëpi.
-Ç’është familja për ju?
Gjithçka, është strumbullari i gjithë jetës simë.
- Duke parë pozicionin tuaj, a mendoni se femra shqiptare ka zënë pozicionin
e duhur sot në jetë?
Nuk është aty ku duhej të ishte duke patur parasysh peshën e kontributin e saj në jetën shqiptare. Megjithatë diçka edhe është bërë, por jo gjithçka bëhet e arrihet sa hap e mbyll sytë. Emancipimi i gruas është një proçes i gjatë e paksa i ndërlikuar, nuk bëhet me urdhëra e vendime partie e qeverie. Për të arritur rezultate në këtë drejtim mendoj se edhe pjesa tjetër e shoqërisë ka nevojë për tu emancipuar.
-Jeni supersticioze në jetë?
Deri diku si çdo njeri. Kur kam qenë studente edhe po, sidomos në sezonin e provimeve.
-Cfarë pëlqeni dhe cfarë kritikoni tek një njeri?
Të qenit i ndershëm, punëtor dhe i komunikueshëm. Mosmirënjohjen e mendjemadhësinë.

-Cfarë i mungon sot politikës shqiptare parë në këndvështrimin tuaj?
Të qenit politikan apo e thënë ndryshe të meresh me politikë për shumë njerëz konsiderohet diçka e thjeshtë dhe e lehtë, aq sa është arritur në përfundimin se kushdo mund të bëhet politikan ose politikane. Jam e mendimit se për të qenë politikan apo të jesh pjesë e botës politike është shumë më e ndërlikuar se sa mendohet. Të nevojitet të jesh njeri me integritet në të gjitha drejtimet, të njohësh mirë të kaluarën e vendit, të kesh njohuri pothuaj për të gjitha fushat e jetës dhe të mos ndash kurrë nga dora librin. Por mbi të gjitha të duash vendin tënd në mënyrë të pakushtëzuar nga asgjë, që do të thotë pavarësisht se kush qëndron përballë teje si kundërshtar politik, mbi të gjitha duhet të qëndrojnë interesat kombëtare. Nisur nga sa më sipër mendoj se ende politika shqiptare, por do të thoja edhe shoqëria shqiptare, për shkak të të kaluarës jashtëzakonisht të shëmtuar
komuniste, ka nevojë për më shumë atdhedashuri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi