Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës Empty Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 22, 2010 12:01 am

Me durimin tënd e bëmë, e ndërtojmë dhe e lulëzojmë shtetin e Kosovës së Re – të Dardanisë Antike

(monolog /nga larg/ me presidentin historik –
të parin të Republikës së Kosovës –
Dr Ibrahim Rugova, në 4 vjetorin e kalimit në amshim)

Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 4946_1143355315221_1567621193_30342123_536046_n
Shkruan: Engjëll KOLIQI

Garlate (Lecco), 21 janar 2010
Sot u mbushën plot katër vjet, që kur Dardania e Lashtë dhe e Shenjtë, Kosova e martirizuar por gjithmonë krenare mbeti pa strategun që ia nxorri kokën nga zgjedha shumë e vështirë e pushtuesve dhe ia hapi udhën e amshuar të lirisë, të demokracisë e të prosperitetit të mirëfilltë kombëtar e njerëzor. Nuk dua të bëj ndoj përkujtim biografik për Presidentin Rugova, as të shkruaj ndoj kolumne, apo artikull analitik, sepse kur jam i zhytur në kujtimet për Te nuk më mbeten fuqi krijuese, por thjeshtë dua që me këtë zemër të plasur të bëj me Te një monolog nga larg, një monolog duke i qëndruar besnik realitetit tonë dhe aspiratave e dëshirave tona që Ai ua kushtoi tërë jetën, tërë dijen, tërë fuqinë shpirtërore, intelektuale, mendore e mjeshtërore të një strategu të rrallë, çfarë do kjo botë e trazuar e çfarë vetë Zoti ia dhuroi Dardanisë Sonë.
Prandaj, kësaj radhe – siç dijnë shkrimtarët e mirë, po e imagjinoj një ndenjë me Presidentin e Madh dhe unë po flas, pa i lënë radhë Atij. Unë po flas, sepse më ka marrë shumë malli të flas me atë njeri të madh, me njeriun që na dha shumë, që na mësoi shumë – me njeriun i cili na mësoi të jetojmë njerëzisht e me dinjitet, me njeriun që na mësoi ta njohim e ta vlerësojmë veten tonë, me njeriun e parë të Dardanisë së Re. Pra, pa humbur shumë kohë e po filloj – shkurteshqip:
O President Rugova! Kaluan plot katër vjet e ne udhëtojmë pa Ty shtigjeve e labirintheve të Dardanisë së Re, të shtetit më të ri e më të këndshëm në botë, që Ti e ngrite mbi themelet e Dardanisë së Lashtë. Megjithëse të lodhur o President i dashur, ne po marshojmë pandalur dhe të paepur drejt prosperitetit dhe drejt ditëbardhave që po na presin, sepse Ti na ke bindur me identitetin tonë të shenjtë, me vlerat tona të mirëfillta njerëzore, me dashurinë tipike dhe të shenjtë dardane. Të lutem shumë President Rugova, mos më ndërprej me pyetje, sepse pastaj habitem dhe nuk mund të flas më... më lejo që kësaj radhe kjo bisedë me Ty të jetë vetëm një monolog nga ana ime, ma lejo këtë privilegj të lutem e Ti vetëm më dëgjo. Më ke pyetur mjaft e edhe më je përgjigjuir me kryeveprat tua në shërbim të Dardanisë, në shërbim të Ilirisë, në shërbim të identitetit dhe të dinjitetit tonë kombëtar e njerëzor, në shërbim të dashurisë së mirëfilltë për njeriun e për historinë, në shërbim të të mirës së përbashkët e të prosperitetit të amshuar për mbarë farën tonë e edhe më gjërë... Prandaj nuk ishin e nuk janë të rastësishtme hsumë epitete që për Ty dëgjuam e dëgjojmë nga të gjitha horizontet, duke filluar nga “Gandi i Ballkanit”, pastaj “ekstremisti që nuk lëvizte asnjë milimetër”, e çka nuk dëgjohet... Secili do t’a vlerësojë me kutin e vet veprën tënde, që të tjerët vështirë do e bënin. Kush nuk do të donte ta vlerësojë strategun, i cili dijti t’ia ndërrojë kahjen një historie të çoroditur ballkanike?! Kush nuk do t’i jepte vetit privilegjin të flasë për të Madhin Ibrahim Rugova, çfarë bota jonë rrallë kishte, mbase vetëm një herë në disa shekuj.

O President Rugova, Ti – biri i Dardanisë së Shenjtë, i pari e pe Nënëloken në rrezik jete dhe qenësie. Rreziku në shekullin e fundit po i kanosej nga shovinistët pa themel as pa identitet, që dijnë të bëjnë vetëm tragjedi – nga serbianët e tërbuar që “të vetmin shpëtim” e shihnin në trojet tona. Prandaj mblodhe popullin dhe secilit i dhe detyrat e veta operative – dikuj me pushkë, dikuj me laps, dikuj me diplomaci, dikuj me humanitet e me solidaritet, dikuj ... Ishe i pari që shqiptarëve u dhurove pluralizmin politik, duke themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, që në të vërtetë nuk ishte vetëm parti politike, por ishte lëvizje mbarëkombëtare e shqiptarëve të pushtuar nga orditë sllave nën ish Jugosllavinë, ishte lëvizja që po organizonte kryengritjen e gjithëmbarshme kombëtare për lirinë e shqiptarëve dhe për demokracinë e vërtetë, ishte thikë helmuese që do të copëtonte krijesën shtetërore e kriminale të krijuar nën rrëke gjaku në Ballkan, me emrin Jugosllavi. Kështu o i Madhi President, ia mundësove secilit të veprojë në mënyrën e vet dhe me forcat e me formulat e veta, kështu që Dardanisë Plakë t’i rikthehet identiteti e dinjiteti kombëtar e njerëzor. Të gjithë i muarën dhe i kryen detyrat e veta. Sot edhe ne shqitarët kemi demokraci, bile do të thosha pak të tepruar, sepse janë shumë shqiptarë, si në Dardaninë Tënde edhe jashtë saj, që merren edhe me gjëra që nuk u takojnë, që ofendojnë e sulmojnë edhe pa motive edhe pa kurrëfarë levërdie, vetëm me ligjet absurde të tekeve personale e klanore bile edhe të rrezikshme, madje edhe duke dëmtuar çështjen kombëtare, me vetëdije apo edhe pa ditur gjë. O i Madhi President, ne po marshojmë edhe pa Ty, por janë disa që kanë shmangur udhën e po shkojnë tatëpjetëzave shumë të rrezikshme, ku – në mos sot, nesër do të rrolkullisen e do e thejnë qafën, duke rrezikuar edhe jetën. Tashmë disa po shihen duke u rrokullisur. Ka edhe të tillë që në shumë dreqëri dhe në interese personale e klanore, ende vazhdojnë të thirren në emrin e madh – Rugova. Po e shoh se ka ardhë koha që t’u thuhet mjaft njëherë e përgjithmonë dhe të stopohen, që të mos u lejohet të ngarkojnë më mbi shpinën e kërrusur të popullit tonë të vuajtur. Çuditërisht ka ende të tillë që mendojnë se patjetër ata duhet të jenë në ballë të çdo gjëje që bëhet në trojet tona, pa kuptuar se janë vetëm një pikë uji në oqeanin kombëtar.
Sidoqoftë, o i Madhi President, shumica e arbërorëve sot lirshëm e njohin dhe e dijnë identitetin dhe dinjitetin e tyre, prandaj plot krenari marshojnë udhës së vërtetë historike, me bekimin e vetë Zotit, drejt bashkimit dhe prosperitetit të kombit tonë, pa sjellur telashe as implikime për popujt tjerë. Kjo është krenaria shumëshekullore dhe shenjtëria ilire, e dëshmuar në histori. Në mbretërinë tonë kombëtare, ashtu siç deshte Ti, do të mbrtetërojë dhe do të sundojë gjithmonë, edhe tej amshimit dashuria për njëri-tjetrin, dashuria për të tjerët, besa e mirëfilltë, amaneti i të parëve tanë për një prosperitet të gjithëmbarshëm kombëtar e njerëzor, për një dashuri universale, jashtë intereseve personale, grupore e klanore. Dardania jonë po bëhet shtyllë e fortë e Ilirisë, çfarë e ke dashur gjithmonë dhe për të cilën ke punuar gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë tënde publike. Ne, bijtë e Saj, po ndjeheni gjithnjë e më krenarë, gjithnjë e më të denjë për të dhënë kontributin tonë në regjimin e shenjtë të Dashurisë. Dhe të garantoj o President i Dashur dhe i çmuar deri në amshim, se Dita Jonë po vjen shumë shpejt. Po arrin ajo ditë, bile edhe më parë seç e kemi pritur. Dalëngadalë të gjithë arbërorët po e njohin mirë vetëvetin dhe po dëshmohen, me të gjitha traditat e shenjta dardano-ilire. Dinjiteti ynë po bëhet shembull i mirë në të gjitha horizontet dhe në të gjitha pëllëmbët e kësaj bote. Me dashurinë tonë të mirëfilltë po i bindim të gjithë se e vetmja rrugë e prosperitetit njerëzor e kombëtar është vetëm dashuria dhe kryerja e detyrave me dinjitet.
Eja o President, dhe siç din vetëm Ti, me gjithë fuqinë e ekstremitetit dardano-ilir kapi të gjithë e t’i kthejmë në rrugën e drejtë, që të jetësojmë të gjithë së bashku aspiratat tona kombëtare e njerëzore, që të njohim identitetin tonë të mirëfilltë dhe të jemi të denjë të kremtojmë në Ditën e Madhe të Bashkimit Kombëtar, që shpejt po afrohet dhe po mbërrin. Bëji që të gjithë të këndojnë njëzëri në kremten mbarëkombëtare të kurorëzimit të Dashurisë Arbërore. Duhet vepruar pa vonuar, sepse kështu kërkojnë Shën Konstantini e Shën Niketë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbe e e Madhja Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Eja o President Rugova, sepse në elitën e figurave iliro-arbërore, mbas tyre në radhë je Ti, për ta mirëmbajtur e për ta kultivuar mrekullueshëm kopshtin iliro-arbëror. Eja se duhet të jemi të përgatitur për Ditën e Madhe. Eja o President, se pa Ty nuk mundemi. Eja se të thërrasin shekujt iliro-arbërorë, eja se të thërret amshimi ynë, eja se të thërret ardhmëria jonë kombëtare, eja se të thërret mrekullia!!! Eja, se pa Ty nuk jemi mësuar dhe e kemi vështirë. Eja e merri detyrat që ne vetëm nuk i kryejmë dot. Eja se gjithnjë të thërret realiteti ynë kombëtar, të thërret dinjiteti ynë, të thërret zëri i arsyes! Eja President Rugova, eja se të thërret Shqipëria – të thërret Kosova!





Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301183660831_1567621193_30757123_7967157_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301184300847_1567621193_30757124_4666747_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301185060866_1567621193_30757126_861379_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301185380874_1567621193_30757127_1894798_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301186420900_1567621193_30757130_6218809_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301186740908_1567621193_30757131_8383738_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301187300922_1567621193_30757133_7844160_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301188020940_1567621193_30757134_3049714_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301188780959_1567621193_30757135_5091772_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301189660981_1567621193_30757136_285545_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301190180994_1567621193_30757137_1506916_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301190501002_1567621193_30757138_2607336_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301191781034_1567621193_30757139_3167428_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301192821060_1567621193_30757140_3373059_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301193061066_1567621193_30757141_5211830_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301194101092_1567621193_30757142_1774586_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301195301122_1567621193_30757145_2284559_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301195941138_1567621193_30757146_7388749_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301196261146_1567621193_30757147_5195342_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301196981164_1567621193_30757148_42204_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301197181169_1567621193_30757149_3066338_n


Engjëll Koliqi: FALEMINDERIT PRESIDENT - në 4 Vjetorin e kalimit në amshim të Dr Ibrahum Rugovës 19474_1301197581179_1567621193_30757150_2952070_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi