Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Ja vdekje ja liri (Marreveshja e Mukjes.!)

Shko poshtë

Naile Zhupani: Ja vdekje ja liri (Marreveshja e Mukjes.!) Empty Naile Zhupani: Ja vdekje ja liri (Marreveshja e Mukjes.!)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 22, 2010 3:20 am




Naile Zhupani: Ja vdekje ja liri (Marreveshja e Mukjes.!) 4171_1082329656081_1161530640_30203026_6647818_n


Naile Zhupani: Ja vdekje ja liri (Marreveshja e Mukjes.!)


Dedicated to Z. Engjell Gishti..

Historianët i rikthehen Konferencës së Mukjes, si një nga sfidat e
shkencës zyrtare. Nuk ishte një manovër për të marrë pushtetin, por
përpjekje për bashkim kombëtar dhe vendosjen e një regjimi demokratik

65-vjetori i parlamentit të parë pluralist

Plot 65 vjet nga mbajtja e Konferencës së Mukjes, historianët së toku
thonë se duhet parë nën tjetër dritë konferenca që shënoj bashkimin e
të gjitha forcave politike e që për 50 vjet u konsiderua një nga pikat
e errëta të historisë. Në sesionin shkencor të zhvillue dje nga
Instituti i Historisë, takimi i Mukjes u konsiderua “sfidë për
historianët”, që do të thotë se mbetet hala për të studiue dhe kuptue
se ç’ishte kjo konferencë dhe pse vendimet e marra në të dështuan. Cili
ishte qëllimi i dy forcave politike që morën pjesë në ngjarjen e madhe
dhe pse u dënua vetëm pak ditë ma vonë?

Cili ishte roli i Partisë Komuniste dhe i Ballit Kombëtar dhe si
ndërhynë jugosllavët? Të gjithë të pranishmit janë në një mendje kur
thonë se Konferenca e Mukjes ishte hapi i parë drejt bashkimit kombëtar
dhe drejt një rendi demokratik.

Për historianin Uran Butka, konferenca e Mukjes asht një ngjarje kyç në
historinë e Shqipënisë, e cila shpjegon jo vetëm ngjarjet e kohës, por
edhe të asaj që pasoj. “Mukja asht simbol i bashkimit dhe ndarjes”, -
thotë Budka. Për të, bashkimi i të gjitha forcave politike ishte
kërkesë urgjente e kohës dhe kjo ishte mëse e mundshme. Ai e argumenton
me faktin që asokohe si Fronti Nacionalçlirimtar, ashtu edhe Balli
Kombëtar “e konsideronin njëni-tjetrin partnerë, ndoshta si forca
rivale, por jo armiq” dhe se të dyja e konsideronin pushtuesin, armik
që duhej luftue. Tradita nacionaliste ishte, ndërkaq, ma e fortë se ajo
komuniste, e cila ishte e huazue.

Historiani e bazon këtë edhe në një dokument të randësishëm të 18
korrikut të vitit 1943. Asht një mesash që Fronti i dërgon
përfaqësuesve të Ballit për bashkim, dokument ky, që sipas Butkës ka
mbetur i papublikue për dekada. Për të mbërritur tek vendimet e vetë
konferencës, që zgjati tri ditë, ku vendimi i parë asht organizimi i
luftës së përbashkët, në krahë të aleatëve, kundër pushtuesve, nën
moton Ja vdekje, ja liri!”..
Luftë për një Shqipëni të “pavarme dhe etnike”, për një Shqipëni të
lirë dhe demokratike, ku forma e regjimit do të zgjidhej nga vetë
populli, përmes një asambleje kombëtare.

Marrëveshja e firmos nga përfaqësues të të dyja palëve si Myslim Peza, Abaz Kupi Ymer Dishnica ,Mustafa Gjinishi Omer Nishani , Haki Stërmilli, Gogo Nushi ,Mit’hat Frashëri , Hysni Lepenica, etj.

Budka thekson se për herë të parë në Mukje u diskutua çështja e
Kosovës. “Marrëveshja e Mukjes u arrit sepse të dyja forcat politike u
treguan tolerante”, - thotë ai, teksa e quan konferencën një model të
dialogut kombëtar. Rezultatet u dhanë menjëherë në betejën e 4-5
gushtit në Qafë Shtamë, kundër pushtuesve italianë. Por jetëgjatësia e
bashkimit ishte fare e shkurtër.

Marrëveshja u rrëzua pak ditë më vonë. Uran Budka thotë se ndikim
kryesor në këtë dështim pati Partia Komuiniste jugosllave dhe “Enver
Hoxha me qarkoret e tij, që urdhëroi fillimin e luftës civile”.

“Nuk ishte një përqafim me gjak, por gjak pas përqafimit”. Kështu e
përkufizoj historiani Muharrem Dezhgiu, Konferencën e Mukjes, e mbajtur
më 1 gusht të vitit 1943. Dezhgiu e vë theksin në qëndrimin e Ballit
Kombëtar. Nuk asht e vërtetë, sipas tij, që Balli Kombëtar kishte synim
marrjen e pushtetit dhe i quan “të kalçifikuara” mendimet e atyne
historianëve që vazhdojnë ta shohin vetëm në këtë drejtim ngjarjen në
fjalë. BK “nuk shqetësohej për pushtetin, por për llojin e regjimit”.
Dhe ata ishin mëse të vendosur që regjimi të vendosej nga vetë populli,
me zgjedhje të lira dhe demokratike, “kështu që bie pikëpamja e
shprehur që krijimi i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë ishte
manovër e Ballit Kombëtar”.

Sipas Dezhgiut “marrëveshja e Mukjes shmangte egon për pushtet” dhe
vendimet e tij u pranuan edhe nga zogistët që pretendonin të merrnin
pushtetin e lanë nga Mbreti Zog I. Ai, gjithashtu, asht i idesë që
marrëveshja “u sabotua” nga ndërhyrja e Partisë Komuniste Jugosllave,
personalisht e Miladin Popoviçit dhe më tej e Enver Hoxhës, që shtypi
pjesën më të mirë të udhëheqësve të Këshillit Nacionalçlirimtar, që
mori pjesë në Konferencën e Mukjes.

Për të prishja e marrëveshjes dëmtoi moralin e Luftës
Nacionalçlirimtare, çoi në largimin nga parimet e Frontit dhe solli më
tej si pasojë, jo vetëm vendosjen e regjimit diktatorial, po edhe
spastrimet etnike në Kosovë e Çamëri. Historianët e pranishëm në
sesionin e djeshëm, ishin të një mendjeje, që nëse do të ishin zbatuar
vendimet e Mukjes, historia do të kishte marrë një tjetër drejtim dhe
Shqipënia do të kishte sot të tjera pozita në Evropë.

E konsideruan “një parlament pluralist” Konferencën e Mukjes, por që
gjithsesi duhet njohur dhe duhet të përbëjë një subjekt për studim.
Naile Zhupani: Ja vdekje ja liri (Marreveshja e Mukjes.!) 18371_1222960971776_1161530640_30556764_7520599_n



Delegacionet:

B.K.

1. Hasan Dosti
2. M. Frashëri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkëpija
10. Halil Mëniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni

K.P.N.Çlirimtar

1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stërmilli
12. G. Nushi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi