Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE.

Shko poshtë

Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. Empty Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE.

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 1:27 am

Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. 18645_1355189958100_1181995764_31067969_4857220_n


Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE.

( Fushate sensibilizuese )

Besnik R. Bardhi, Janar 22

Te nderuar punetor te mediave ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi dhe diaspore, kesaj radhe perseri po ju lajmerohem me kerkese per bashkpunim, ndihme dhe sponsorim mediatik.

Ne muajin mars te ketij viti behen 20 vite nga helmimet e rinise shqiptare ne Kosove, ishin afer 8000 te helmuar, kryesisht te rinje te shkollave fillore, te mesme dhe parashkollore. Kete veper te pa pare ne keto ane te Europes e beri okupatori fashist serb nen patronatin e Slobodan Milosheviqit. Per te shenuar kete ngjarje te rende qe ndodhi ne Kosove ne vitin 1990, lypset ndihma e mediave dhe guximi i Juaj.
Duhet doemos te zgjojme nga gjumi erdhe shume zyrtare tane te cilet kesaj ngjarje dhe pjese te dhembshme te historise nacionale i vune pike. Pikerisht kete e deshi edhe pushteti serb i cili akoma punon ne kete çeshtje.


Kjo teme doemos duhet rinise te debatohet nga se duhet te ia demantojme genjeshtrat e raportit te Prof.Radovanovic i cili mohon helmimet dhe keto ngjarje i quan histeri kolektive. Ai tallet me tragjedine kosovare duke shkelur rende etiken dhe kodeksin mjekesor.
Punimi i tij per helmimet e e rinise shqiptare u publikua ne European Journal of Epidemiology ...
Prof Radovanoviq, arriti te manipuloje opinionin nderkombetar me te pa verteta. Ne shqiptaret e Kosoves edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente te bollshme nuk arritem edhe pas 20 viteve ta prezantojme te verteten karshi faktorit nderkombetar. Eshte koha qe tani te bashkuar dhe me forcen e argumentit ti tregojme botes te verteten lidhur me krimet monstruoze serbe qe i shkaktoj rinise shqiptare ne pranveren e vitit 1990 dhe e cila i parapriu me vone etnocidit te pa pare serb ndaj shqiptarve ne vitet 1998/99.

Deshmite dhe te gjitha materialet eksluzive, te helmimit te vitit 1990 si dhe video xhirimet e simposiumit nderkombetar “ KOSOVA SPROVE E NDERGJEGJES MJEKESORE ” te mbajtur ne Zagreb me 09.06.1990 enkas per fenomenin e helmimeve. Te gjitha keto materiale i kam ruajtur me kujdes te madh, sidomos gjate diteve rrezikshme dhe te luftes se pergjakshme ne Gjakove.

Keto materiale faktografike dhe me vlere historike per arkivin nacional kosovar ( dhe ne pergjithesi gjitheshqiptar ), i disponoj qe nga koha e mbajtjes se simposiumit ne Zagreb.
Keto dokumenta, video xhirime ... jane thesari dhe pergjegja ne enigmen te quajtur helmime ne Kosove. E verteta eshte ketu dhe nevoitet vetem ta plasojme.

Eshte ne interesin nacional te sensibilizojme opinionin si brenda ashtu dhe jashte per kete krim te pa ndeshkuar serb, sidmos tash pas seansave te GJND ne Hage. Zbradhja e kesaj te vertete do te luan rrol shume pozitiv ne njohjen e metejme te Kosoves si shtet i pavarur edhe nga shume vende tjera, sepse ata do te binden edhe nje here ne prirjet kriminale te ketij (pu)shteti ndaj fqinjeve shqiptar.

Duhet ta demaskojme genjeshtren e prof. Radovanoviq i cili arriti qe me raportin e plasuar t’i beje dem jashtezakonisht te madh shqiptarve, duke mbuluar krimet e qeverise serbe. Teza e prof.Radovanoviq per kinse histerine kolektive shqiptare ne vitin 1990, eshte kunder te se vertetes, antishkencore , tendencioze, jo humane dhe me prapavije te qarte politike e dirigjuar nga Akademia Serbe e Shkences dhe Artit dhe Qeveria serbe. Teza per histerin kolektive ne Kosove me 1990, nje here e mire eshte rrezuar per toke ne simposiumin e Zagrebit, me 1990, kur Prof.dr.Lubomir Eriq i perballur me forcen e argumentit , uli koken i turperuar para se vertetes.
Eshte koha kur ne duhet edhe pse me vonese te madhe t’i tregojme botes realitetin e hidhur i cili ngjan shume me krimet e Sadam Hysein, ne Irak, i cili helmoj popullaten e pa fajshme kurde.
Nevoitet sponsorim mediatik i fuqishem per sensibilizimin e ketij problemi ne prag te shenimit te 20 vjetorit te ngjarjes se ndodhur. Eshte koha kur edhe autori i genjeshtres prof.Radovanoviq duhet te perballet me te verteten dhe pasojat e veprimeve jo humane.

Ne, ekspertet shqiptare jemi te gatshem te ballafaqohemi me te ne “ duelin “ e mundshem shkencor, kjo le te jete njeherit dhe ftese zyrtare per te.!



Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. 18645_1355302880923_1181995764_31068183_4143969_n
"KOSOVA SPROVE E NDERGJEGJES MJEKESORE" 09.06.1990, ZAGREB


Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. 18645_1355310081103_1181995764_31068195_3651713_n
TRAJTIMI I TE HELMUARVE NE SPITALIN E GJAKOVES.23.03.1990


Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. 18645_1355310601116_1181995764_31068197_3496951_n
TRAJTIMI I TE HELMUARVE NE SPITALIN E GJAKOVES.23.03.1990


Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. 18645_1355311161130_1181995764_31068198_2536481_n
TRAJTIMI I TE HELMUARVE NE SPITALIN E GJAKOVES. 23.03.1990


Besnik R. Bardhi: APEL DREJTUAR TE GJITHA MEDIAVE SHQIPTARE NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NE KOSOVE. 18645_1355312081153_1181995764_31068199_7352233_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi