Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. Besnik Bardhi:NË KOSOVË ME TË VËRTETË NDODHEN HELMIME NE VITIN 1990.

Shko poshtë

Dr. Besnik Bardhi:NË KOSOVË ME TË VËRTETË NDODHEN HELMIME NE VITIN 1990. Empty Dr. Besnik Bardhi:NË KOSOVË ME TË VËRTETË NDODHEN HELMIME NE VITIN 1990.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 8:33 pm

NË KOSOVË ME TË VËRTETË NDODHEN HELMIME NE VITIN 1990.
( KOSOVA – SPROVË E NDËRGJEGJES MJEKËSORE ).


( Reagim ndaj tendencave të shovenistëve serbë, sidomos prof.dr,Radovanoviq, për të fshehur krimin e tmerrshëm institucional që e bëri shteti serb në Kosovë, në vitin 1990, ndaj më shumë se 7000 të rinjëve shqiptarë )

Dr. Besnik Bardhi:NË KOSOVË ME TË VËRTETË NDODHEN HELMIME NE VITIN 1990. 13038_1324249064597_1181995764_30980049_4463325_n

Dr.Besnik R.Bardhi

Lajmet shokante që filluan të arrijnë nga Kosova lidhur me helmimin e mbi 7000 nxënësve dhe punëtorve shqiptarë, në gjysmën e dytë të muajit mars të vitit 1990, në Kroaci në atë kohë u pritën me habi dhe me indinjatë. Këtë lajm gazeta e përditshme autoritative “Veçernji list” që në ditën e parë të helmimeve e botoi në faqën e parë, si lajm ekskluziv nga Kosova, duke paralajmëruar kështu se në Kosovën e okupuar po ndodh edhe një krim i rëndë ndaj popullit shqiptar. Nga opinioni kroat i tensionuar, filluan të ngrehin zërin e protestës shumë organizata, asociacione humanitare dhe parti politike opozitare. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër, makineria propaganduese nga Beogradi filloi të jape kualifikime ”adekuate“ lidhur me këtë krim të përgatitur nga kuzhinat më famëkeqe shoviniste, që janë të drejtuara enkas për shkatërrimin dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar.
Edhe komisioni federativ. i emëruar për këtë rast, nuk u mbështet në të dhënat dhe argumentet shkencore, por iu nënshtrua politikës ditore dhe shtypit të Beogradit, i cili me një injorancë të pashoqe, të helmuarit i quajti ”aktorë të Kanës” !

Mjekët serbë nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë si dhe Shoqata e Mjekëve të Serbisë, i akuzuan kolegët shqiptarë se thyen rëndë kodeksin e mjekut, vetëm pse i shëruan dhe treguan humanizëm të pashoq ndaj të helmuarve.Rreth peticionit dhe përbërjës së tekstit të mjekëve serbë, drejtuar opinionit, do të tmerrohej edhe vetë Hipokrati. Në këto rrethana, në Zagreb, u përkrah iniciativa për organizimin e një tubimi shkencor, ku do të flitej në mënyrë të argumentuar dhe me gjuhën e shkencës për këtë dukuri.

Ishim të vetëdijshëm se shumë shpejt do të pasonin reaksionet. Filloi një fushatë e egër ndaj organizatorëve. Së pari, ky tubim shkencor u kualifikua si akt i koalicionit shqiptaro – ustash. Sipas tyre, këtij problemi i ishte vënë pikë nga ana e komisionit federativ, si më kompetenti. Së dyti, Drejtorisë së “Andrija Shrampar” i arriti një shkresë, ku kërkohej në mënyrë ultimative që të mos shfrytëzohen lokalet e këtij institucioni për qëllime politike.
Kjo shkresë ishte e nënshkruar nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd dhe nga kryetari federativ i Kryqit të Kuq.
Fatkeqësisht, drejtoria e kësaj shkolle u dorëzua para një presioni të tillë.Nuk munguan dhe presione të tjera dhe kështu u vazhdua deri në ditën e mbajtës së këtij tubimi. Ndërkohë arriti edhe raporti i punës nga prof.dr.Franjo Pllavshiq, lidhur me kërkimet që kishte bërë në mostrat e urinës së të helmuarve nga Kosova. Ai kishte arritur që të izoloj substancën kimike DiMetilPhosphoDitionat, që i takon grupit të pesticideve, i njohur në treg si DMPD. Por, për shkaqe që i janë të njohura vetëm profesorit të nderuar Plavshiq, në fund të raportit të tij thuhej se këto helmime janë të rëndomta tek spërkatësit profesionalë të pesticideve dhe se epruvetat e mostrave të urinës nuk ishin mbyllur sipas standardeve ndërkombëtare të parashikuara në këto raste. Është për t’u habitur se pse punës së vet të mundimshme disa javëshe i la edhe dilema ?
Këtu kishim të bëjmë me nxënës të helmuar dhe jo më spërkatës profesional të pesticideve!


Për shkaqe objektive, ky zbulim nuk u kumtua, por mbetej që të prezantohet si argument në tubim. Një javë para mbajtjës së tubimit u formua komisioni i dytë federativ për çështje të helmimeve në Kosovë, që si dukej kishte të vetmin qëllim, të diskualifikojë rezultatet e mundshme nga ky tubim. Pjesëmarrjen në tubim e paralamëroj edhe prof.dr.Dolenci ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në Lubjanë dhe njëherësh kryetar i Komisionit të dytë federativ, që ishte emruar qeveria federative për çështje të helmimeve në Kosovë. Një ditë para hapjes së tubimit arriti delegacioni francez i shëndetësisë, I kryesuar nga z.Lantarnje si dhe përfaqësuesit e organizatës “Albakos” nga diaspora shqiptare në Francë. Në cilësinë e të ftuarve special ishin edhe dr.Ibrahim Rugova dhe Luljet Pula – Beqiri.

Mjekët shqiptarë nga Kosova në kumtesat e tyre, gjithnjë duke u mbështetur në të dhënat shkencore dhe ku dominonte forca e argumentit, si arma më e fuqishme i hodhën dritë mjaft kësaj problematike. Ata ishin dëshmitarët e një ngjarjeje tragjike që u kanos si mortaja, pjesës më vitale të kombit shqiptar. Të gjitha punimet u ndoqën me një interesim të madh nga të pranishmit. Me interesim të madh u ndoq edhe diskutimi i prof.dr.Dolencit nga Ljubjana. Ai u deklarua se thirrja urgjente e komisionit të dytë federativ, pikërisht një javë para mbajtjës së këtij tubimi, sqaron shumë gjëra. Ai tha, mes tjerash, se është jo profesioniste dhe jo serioze që vetëm me 8 orë të kaluara në Kosovë, të përpilohet raporti dhe ai si i tillë të aprovohet. Ky u pajtua me të gjitha vlerësimet e prof.dr.Plavshiqit, si dhe u distancua nga raporti që kohë më parë vetë e kishte nënshkruar në cilësinë e kryetarit të këtij
komisioni. Në diskutimin e dy anëtarëve të komisionit vërehej se ata nuk dispononin me të dhënat, të cilat i prezantuan kolegët shqiptarë nga Kosova. Ishte e qartë se informatat e nevojshme ishin fshehur nga komisioni. Me vonesë arriti dhe edhe delegacioni trenëtarësh i mjekëve nga Republika e Sërbisë, i kryesuar nga prof.dr.Lubomir Eriq, ekspert nga lëmi i psikiatrisë. Gjatë diskutimit u hetua edhe tendenca e tij që të plasoj tezën mbi induksionin psikik kolektiv. Mirëpo, edhe oratoria e tij e shkëlqyeshme ishte boshe dhe demagogji e thjeshtë, që nuk kishte asgjë të përbashkët me shkencën. Shumë shpejt u gjet në grackën të cilën e përgatiti vetë, kur tha se këtij far induksioni i nënshtrohen vetëm personat e moshës mbi 11 vjet. Me insistimin tonë nga kryesia, prof.Dolenci tërhoqi vërejtjen se mjekët nga spitali i Gjakovës kanë të dhëna se helmimit i janë nënshtruar edhe 7 fëmijë të moshës
2 -6 vjeçare. Profesori nga Beogradi qe përgjigjur shkurt se për këtë argument duhej të sajonte një përgjegje ( moram neshto da smislim). As që u lajmërua më vonë për diskutim, ishte e qartë se teza e tij lidhur me iduksionin psikik kolektiv nuk qëndronte kundruall të dhënave të vërteta shkencore. Ai gjatë diskutimit të tij bëri një kthesë të madhe, sepse për herë të parë u demantuan tezat mbi aktrimin e nxënësve shqiptarë, që u plasuan nga propaganda e Beogradit.
Zbulimi i DMPD në urinën e fëmijëve kosovarë, padyshim mbeti argumenti më bindës për të pranishmit se në Kosovë, me të vërtetë pati helmime.


Video klipe te helmimeve:
https://www.youtube.com/watch?v=072DhnWTuPE
https://www.youtube.com/watch?v=7mzxXjLQJiI
https://www.youtube.com/watch?v=n-D6yQMX3Os
https://www.youtube.com/watch?v=Xfei26Tu1RQ

Fotot ne atchmnt: Pamje nga punimet e tubimit ne Zagreb si dhe nga trajtimi i te helmuarve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi