Namik Selmani:Dhimbja e Lokemadhes
Faqja 1 e 1
Namik Selmani:Dhimbja e Lokemadhes
Dhimbja e Lokemadhes
Ese nga Namik Selmani
(Me rastin e katërvjetorit të vdekjes)
Më 21 janar 2010 mbushen katër vite nga ndarja me një nga udhëheqësit më të njohur të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë së saj Ibrahim Rugova
Ese nga Namik Selmani
(Me rastin e katërvjetorit të vdekjes)
Më 21 janar 2010 mbushen katër vite nga ndarja me një nga udhëheqësit më të njohur të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë së saj Ibrahim Rugova
U thinj brenda një nate Kosova. Brenda disa ditësh. Si një Lokemadhe e heshtur ia kishte kishte hapur derën e rëndë vëllezërve për udhëgjatin e kryevëllain e tyre në një akrkëmort të flamurtë mbi supe. Ani, Prishtinë, bash i odës së lirisë e mençurisë! Në ato ditë të ngrira ti kishe më tepër frymë rugoviane, mençuri rugoviane, buzqeshje rugoviane. Në të gjitha pragjet e dyerve të shtëpive të tua që po merrnin ndjeshëm frymën e lirisë së munguar, sikur ishte nga një copë e shallit të tij legjendar. Si reliken më të bukur njerëzore që mund të marrë në duar një njeri e që mund ta lakmojnë të gjithë muzetë e rralla. Po si na iku kështu!!!??
Si maratonomak që porsa kishte lënë në duar stafetën e mençurisë e të dashurisë. Stafetën e valëvitjes së flamurit..Të një Himni që ende s’ia këndoi fjalën e fundit. Iku pa na vënë në duar Kurorën e Festës, Kurorën e Ëndrrës.Ta prekte. Të gëzohej si ai. Të heshtëte si ai. Të mendohej si ai. Ta bekonte si ai, i pagjumi, punëshumi e sëmundjeshumi i Kosovës.
Iku me një dorë të lodhur nga pena e sëmundja. Iku pa na thënë edhe një fjalë të pathënë. Si gurët e bedenave të një kështjelle ku nuk mungojnë asnjëherë kështjellarët. Madje në këto radhë kështjellarësh që shihnin shumë më larg se syri i zakonshëm i një njeriu donin të rreshtoheshin edhe ata që lindën në atë ditë erëngrira e morti. U deshën të thinjen në një çast lulet në palcën plisgjakosur të maleve të Rugovës, të Reçakut, të Drenicës, të Urës së Ibrit në Mitrovicës me aq ëndrra bashkimi, të lëndinave të Prizrenit apo të Fushë Kosovës për humbjen e bacë Ibrahimit. Dimri kishte shkuar në majën e tij më të lartë për t’u matur me veten, por jo për të na mundur. Jooooooo!
I patë varganët e njerëzve ?
Dikush tha se ne Prishtinë, diku aty pranë Skënderbeut e Nënë Terezës, kishte ardhur vetë DETI. Deti i dhimbjes vinte nga Krusha e nga Reçaku, nga Prizreni e Tirana, nga Nju Jorku e Bostoni, nga Peja e Australia, nga Vlora e Amerika. Nga Suedia e Tetova. Nga Shkupi e Tetova. Nga…..E gjërë rruga që i solli. A nuk ishte çdo trup që përkulej dhëmbshurisht si një lulëkuqe Rugove që aromizonte të nesërmen e Kosovës? I patë ata, të pangopurit në Etjen e tij? I patë tek ecnin në hullinë e fjalës së tij? Me ca plisa të bardhë mbi krye ku nuk dalloheshin thinjat e bardha nga dëbora që binte e binte në atë ditë dhimbjembushur. E si ta kalojmë këtë Dimër pa na thinjur edhe malet?- pyesnin pleqtë.– E si ta presim Pranverën me këtë Ortek që dashka të na zërë kullat e mbetura si Muze pa cicëronë?- thoshin poetet që rilindën në ato ditë me poezitë e tyre. “ Po si ta kapërcejmë të qetë gjumin në netët e tjera të ngrira?“- thoshin ca të tjerë.
Ani, ani.
-Mbillni një tjetër pishë–flamur në vlugun e shpirtit të kombit!-tha dikush, –vaditeni me lotin e gazit të së nesërmes që na e mbolli sadopak edhe Ai. Unë dhe ju. Ju dhe ata. Hej, Lokemadhe! Më tepër se ai dimër i ardhur nga Rusia e largët, ta kishte ngrirë pak lotin dhimba e arkëmortit të flamurtë të Ibrahim Rugovës. Ta kishte thinjur flokun e bukur! Ta kishte kthyer në një tel lahute ku lahutari e kishte ulur kokën si një mal kapuçbardhë tek thurte eposin më të ri. Eposin më të lashtë. Mbase 100-vjeçar. Mbase 200-vjeçar. Mbase 3757-vjeçar. Eposin e Mirënjohjes. Eposin e kujtesës që i bie këmbanave të Antiharresës. Ta kishte kthyer në udhë, në ugar. Ku plugojnë lavërtarët e farës së re. Lum ne që s’mbetëm kurrë pa lavërtarë, pa lahutarë, pa poetë. Se lufta me Dimrin e dashka jo vetëm kokrrën e grurit nën dëborë, edhe ylberin që mund mjegullnajën, por edhe duart tona që ngatërrohen me plisat e varreve e të luleve e që bëhen vëllamë me qiellin … Ma çan gjoksin dhimbja jote e asaj dite, moj Lokemadhe! Bash se me kenë biri i Kosovës. Bash si meken biri i Krujës e i Tiranës, edhe pse jam me palcë e gjak nga Çamëria, motra e vogël e Kosovës martire. Ajo motër me aq halle në historinë e saj të egër e që nuk i qeshi buza. Atëherë dhe tani. Ma bën edhe më të fortë ai vargan burrash nënash, nusesh. Ajo heshtje fëmijësh që ato ditë kishin marrë moshën e hijen e plakut të odës. T’u ngjatë jeta në breza, o Bacë Ibrahim Rugova. Si kalliri që rilind në farën e tij të vogël! Si mollët kokërrmbushura të plakut emërpaharruar që ende vilen nga nipër e mbesët, nga stërnipërit dhe vihen gazmueshëm aq bukurisht në kokat e të sapomartuarve… Si këngët e kreshnikëve që ende këndohen në kullat e vjetra e të reja.
Ehheeej, o lahutar i lahutës harktendosur! Nise dhe vazhdoje në breza këngën e Rilindjes! Bëja gati kurorën e ëndrrës së Bashkimit dhe mos e quaj më ëndërr të bukur që i tregohet nipërve gjunjëulur me sy të vemendshëm para fjalëve të tua të bukura. E mos ki droje nga thinjat. Jo. Jo. Se thinjat ashtu si vijnë, ashtu edhe bredhërojnë sërish larg, larg, larg….Si shqiponjat e munguara që fluturojnë kësaj radhe në qiellin e shpirtërave tanë të lirë, të lumtur shumë më të guximshëm për të njohur horizonte të tjerë. Si ca tufa pulëbardhash që kthehen prapë te liqeni për të vazhduar lojën e bukur të puthjeve të valëve. Atje ku një Dimër tjetër nuk i gjen ata edhe në fund te dheut.. Hallall pika e qumështit e mençuria e Lokemadhes, o Bacë Ibrahim Rugova.!
namikselmani@yahoo.ca
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 8 lirika nga Namik Selmani
» Namik Selmani:Dy poezi
» Namik Selmani:Laku i së vërtetës
» Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore!
» Namik Selmani:“Simfonia” për Çamërinë
» Namik Selmani:Dy poezi
» Namik Selmani:Laku i së vërtetës
» Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore!
» Namik Selmani:“Simfonia” për Çamërinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi