Mazllum Saneja: Figura patriotike e Fatmir Gorancit (1932-1990)
Faqja 1 e 1

FIGURA PATRIOTIKE E FATMIR GORANCIT (1932-1990)
NË LËVIZJEN KOMBËTARE TË BASHKIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE
Nga MAZLLUM SANEJA
Fatmir Goranci u lind më 1932 në Gjakovë, në një familje patriotike nga babai Musliu dhe nëna Shirine, që ishin të lidhur me mish e me shpirt me Lëvizjen e Ballit Kombëtar për bashkimin e trojeve shqiptare. Qysh si fëmijë, Fatmiri ish i mbrujtur me ide të shenjta kombëtare ndaj Atdheut, Kosoves dhe, shtëpija e Musli Gorancit ishte asokohe një çerdhe patriotësh dhe atdhetarësh kombëtar.
Familja Goranci asokohe vazhdimisht ishte në shënjestër të xhandarëve serb dhe të bashkëpunëtorëve të regjimit , që ngado ndiqnin dhe persekutonin familjet patriotike çfarë ishte familja e Musli Gorancit. Në qytetin e lindjes, Gjakovë, Fatmiri do të kryej shkollën fillore dhe gjimnazin, për t’ u punësuar më vonë si mësues në fshatin Cërmjan, përreth Gjakovës.
Duke e parë, aktivitetin e tij arësimor dhe patriotik në lëvizjen e rezistences kundër regjimit të atëhershëm policor serb, Fatmirin do ta dëbojnë nga arësimi ku ishte mesues dhe, që nga kjo periudhë atë do ta përsekutojnë këmba-këmbës regjimi i UDB-së i Jugosllavisë së atëhershme. Dhe, në pranverën e vitit 1947, akoma pa i mbushur 18 vjeç, Fatmiri i ri i rebeluar dhe kryengritës, duke mos u pajtuar asessi me një regjim policor, në agun e pranverës të vitit 1946 , në kodër të Çabratit të Gjakovës, do të shpalosë flamurin kuqezi dhe,sapo e zbuluan këtë akt heroik të Fatmirit, shërbimi sekret jugosllav UDB –ja do ta ndjekin për ta pushkatuar.Dhe së këtejmi, Fatmiri do të marr arratinë dhe, do të fshihet në shtëpija të ndryshme të Gjakoves dhe rrethines në Rrafshin e Dukagjinit. Pastaj, do të fillojnë bastisjet e njëpasnjëshme në shtëpinë e Musli Gorancit. Ishte kjo një kohë e vështirë jo vetëm për familjen Goranci. Ështe e udhës të vëmë në spikamë, kur në njerën nga netët e vështira për familjen Goranci, kur xhandarët serbe zunë të torturojnë tërë familjen për Fatmirin, madje as lutjet e nënës së Fatmirit nuk ndihmuan, që ta lënë djalin e tyre të qetë dhe, më në fund do ta burgosin Fatmirin në fillim me nga shtatë-tetë muaj për shkak të moshës së mitur.
Ndërkaq, Fatmiri sapo i mbush 20 vjeç do të inkuadrohet në grupin e Organizates Ilegale – BTSH, strategjia e sëciles ishte bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet, çfarë nuk i pëlqente një ide e tillë Jugosllavisë së atëhershme policore, shërbimi sekret i sëciles UDB-ja vazhdimisht e përcjellnin çdo lëvizje të njerëzve nga familjet e caktuara çfare ishte familja Goranci. Tashmë emri i Fatmirit figuronte te konfidentet e UDB-së si një emër i rrezikshëm dhe armiqësor për regjimin ekzistues. Aktiviteti i tij ilegal shtrihet pothuajse në tërë Rrafshin e Dukagjinit bashkë me shokët e tij Sylë Shala, Sylë Mehmeti,Nuredin Kastrati, Sali Mujka, Sali Hajdari, Haxhi Osmani – Paloku etj., që vepronin në ilegalitet kundër regjimit policor serbe.
Në moshën 21 vjeçe, shërbimi sekret jugosllav UDB – ja arrijnë ta arrestojne përsëri Fatmirin dhe, do ta dënojnë me një burgim të rëndë prej tete vjetesh në burgun famëkeq të Nishit(1948-1956). Në çelinë e burgut të Nishit , Fatmir Goranci do të përjetojë torturat më çnjerëzore, do të kalojë netë e netë të tëra të pagjumë si netët e gjata të Bartolomeut mes thikash. Megjithë torturat më mizore që i përjeton në çelitë e burgut famëkeq të Nishit, ai do të qëndroj i paepur dhe stoik, asnjëherë duke mos tradhëtuarë shokët dhe Lëvizjen e rezistences shqiptare, duke i qëndruar besnik idealeve të veta ndaj kombit, që shtypej mendimi dhe fjala e lirë kombëtare.
Pas lirimit nga burgu, u kthye në vendlindje, në Gjakovë. Megjithë përpjekjet që të gjejë ndonjë punë, ai nuk do të gjejë asnjë mbështetje dhe, për këtë vendos të ik nga Kosova, që aq shumë e deshi, që aq shumë punoi për çështjen e saj kombëtare. Dhe, më 1957 ai vendoset në Tuzëll të Bosnjës dhe, në fillim do të zë punë si nëpunës zyrë. Edhe në Bosnjë nuk do të ndërprej aktivitetin e tij patriotik dhe atdhetar për çështjën e shenjtë kombëtare, ku do të tubojë tok të gjithë shqiptarët me punë të përkohshme në Bosnjë, ku do të zgjojë vetëdijen patriotike kombëtare kundër Jugosllavisë, që gjithnjë po shkilte në mënyre flagrante të drejtat elementare të shqiptarëve çfarë është liria dhe fjala e lirë. Fatmiri, i cili tërë jetën e vet e kish shkrirë për idealet e shenjta ndaj kombit, iu kishte folur asokohe bashkëkombasve për bashkimin gjithëkombëtar, për bashkimin e forcave të brendëshme dhe mobilizimin e tyre, që në rrugëtimin tonë të bëhemi zot të vetvetes, se hegjemonizmi sërbomadh po shtypte mendimin dhe ndjenjën tonë kombëtare.
Ndërkaq, të rekrutuarit e UDB-se nuk reshtnin e pranin as në Bosnjë dhe, sapo e vëzhgojnë aktivitin e tij dhe aspiratat kombëtare të Fatmirit, sakaq e arrestojnë në Tuzëll, ku dënohet për veprimtarinë e ashtuquajtur kundërshtetërore të Jugosllavisë. Edhe këtu do të dënohet me pesë vjet burg, ku do ta deportojnë për në Zenicë të Bosnjës(1958). Vlen të theksojmë se gjatë burgimit të tij, do të përkujdeset e shoqja e tij, Fifi, me të cilën do të kurorëzohet kah fundi i burgimit të tij(1963). Dhe, më vonë, pas vuajtjes së dënimit, Fatmiri më në fund do të gjej një punë si agjent tregtar në Tuzëll. Por. malli ndaj Kosoves nuk e linte të qetë dhe, një ditë vendos të lë Bosnën dhe, me një valixhe në dorë do të vendoset në Prishtinë. Pas një kohe, bashkëpunëtorët e UDB-së as në Prishtinë nuk do ta lënë të qetë të jetojë dhe, Fatmiri duke e parë vetveten të rrezikuar ai dhe familja e tij, prapë do të kthehen në Tuzëll. Dhe, në moshën 69 vjeçe, më 1990 do e mbyll jeten e tij, duke mos e pare e përjetuar lirinë aq shumë të ëndërruar dhe të pritur të Kosoves, për të cilën flijoi tërë jetën Fatmir Goranci, duke ia kushtuar Lëvizjes kombëtare për bashkimin e trojeve shqiptare.
Varshavë,
fundi i janarit 2010

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mazllum Saneja: Ditari im (I)
» Poezi të reja nga Mazllum Saneja
» Mazllum Saneja: Poet i epokës
» Cikël poetik nga Mazllum Saneja
» Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi